KROACI: E DJATHTA PËRBËN KËRCËNIM SERIOZ NË ZGJEDHJE

Qeveria është e shqetësuar nga një forcim i nacionalistëve në prag të zgjedhjeve.

KROACI: E DJATHTA PËRBËN KËRCËNIM SERIOZ NË ZGJEDHJE

Qeveria është e shqetësuar nga një forcim i nacionalistëve në prag të zgjedhjeve.

Tuesday, 6 September, 2005

E forcuar nga mundësia e afrimit të partnerëve të rinj të krahut të djathtë dhe zhgënjimi i njerëzve me qeverinë, partia më e madhe e opozitës Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, ka mundësi që të përbëjë një rival shumë të fortë për koalicionin qeveritar në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhëshëm.


Në të vërtetë, një anëtar i rëndësishëm i qeverisë ka thënë për IWPR se zgjedhjet e 23 nëntorit mund të shndërrohen në një referendum për një pyetje: A ka ardhur koha që HDZ - e mundur thellë në zgjedhjet e vitit 2000 të rivijë përsëri në pushtet?


Ndërsa partitë e djathta dhe koalicioni qeveritar i së majtës i grupuar rreth Partisë Social Demokrate, SDP, janë tanimë shumë pranë njëra tjetrës - secila me nga rreth 40 përqind të votave - sipas të gjitha shenjave partitë e djathta do të përbëjnë një sfidë serioze për qeverinë në zgjedhjet e ardhëshme.


HDZ - e forcuar nga mungesa e bashkimit ndërmjet partive pjesëmarrëse në koalicion dhe rezultatet e dobta në fushën ekonomike, dhe parashikimet për pjësëmarrje të ulët në votime nga ana e votuesve të majtë - ka nisur një fushatë të ashpër negative ndaj qeverisë.


Opozita është forcuar edhe nga një aleancë e mundëshme me dy parti të vogla të krahut të djathtë, e cila do të shtonte mundësinë e krijimit të një qeverie shumice të së djathtës.


Ndërkohë, partitë në pushtet, mund ta kenë të vështirë të mobilizojnë mbështetjen popullore për zgjedhjet e nëntorit, sepse arritjet e tyre vecanërisht në fushën ekonomike, kanë qenë shumë të kritikuara. Reformat e tregut nuk kanë dhënë rezultatel nuk ka pasur një përpjekje të organizuar për të luftuar korrupsionin masiv në procesin e privatizimit; papunësia nuk është ulur pothuajse aspak; dhe borxhi i jashtëm është shtuar ndjeshëm duke arritur në 19 miliard dollarë.


Autoritetet kishin shpresuar ta mbanin popullsinë me shpresë duke arritur progress në rrugën drejt anëtarësimit në BE, një hap ky i cili mbështetet nga 80 deri 90 përqind e popullsisë. Por pavarësisht një përpjekjeje të madhe diplomatike, pranimi i vendit në BE Brenda këtij dhjetëvjecari duket dicka tepër e largët sepse Britania dhe Hollanda nuk pranojnë të ratifikojnë statusin e kandidatit për Kroacinë deri sa vendi të dorëzojë në gjykatën e krimeve të luftës Gjeneralin Ante Gotovina, i cili për momentin nuk dihet se ku ndodhet.


Zhgënjimi ndaj qeverisë është aq i madh saqë disa anketime tregojnë se deri 35 përqind e elektoratit nuk do të marrë pjesë në votime, dhe pjesa më e madhe e tyre janë votues të cilët kanë prirje të majta politike.


E majta, duket se nuk do te ketë as mbështetjen e aleates së saj të natyrshme, sektorit jo qeveritar - i cili është i përcarë dhe i dobësuar nga mungesa e fondeve - për të nxitur njerëzit të votojnë, sic ka bërë gjatë zgjedhjeve të fundit kur një fushatë e këtyre shoqatave jo qeveritare ka pasur sukses duke e rritur pjesëmarrjen e votuesve dëri në 75 përqind. Studime të mëvonëshme kanë treguar se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje ka pasur një rëndësi të vecantë në fitoren e bllokut të drejtuar nga SDP në ato zgjedhje.


"Për fat të keq, organizatat jo qeveritare nuk do të jenë në gjendje të organizojnë një fushatë të ngjashme këtë herë," ka thënë analisti i njohur Drago Pilsel.


Në fakt ka disa shenja që vetë këto organizma nuk janë tepër të vendosura në këto zgjedhje. "Edhe vetë shoqatat nuk dinë për kë të votojnë, apo nëse do të votojnë apo jo," ka thënë Vesna Terseliq, drejtuese e Qendrës për Studime për Paqen. "Nuk është për tu habitur që disa prej këtyre organizmave po i japin publikut mesazhin për të mos marrë pjesë në votime".


Mundësitë e qeverisë për një fitore në zgjedhje pakësohen edhe nga fakti që anëtarët e koalicionit nuk do të dalin në zgjedhje në një grup, pavarësisht se sistemi zgjedhor është më i favorshëm për grupimet e mëdha politike.


Arësyeja për këtë është e dyfishtë: partitë e koalicionit qeveritar janë nën presion të fuqishëm nga anëtarët e tyre për të paraqitur lista të vecanta kandidatësh; dhe marrëdhëniet ndërmjet partive janë dëmtuar nga një sërë mosmarrëveshjesh, dhe së fundi një mosmarrëveshje e thellë ka lindur edhe në mes SDP-së dhe Partisë Fshatare Kroate konservatore mbi një numër cështjesh, përfshirë bashkëpunimin me shtetet fqinje të ish Jugosllavisë dhe mosmarrëveshjen e Kroacisë me Slloveninë për të drejtat territoriale në Adriatik.


Komentatorja e njohur Jelena Loviq ka thënë se partitë e koalicionit qeveritar janë të papërgatitura për zgjedhjet dhe mund ti humbasin ato, ndërsa opozita ka marrë në dorë inisiativën dhe tani është ajo "që po dikton ritmin e fushatës".


Në ndryshim nga problemet me të cilat po përballet e majta, e djathta duket se po forcohet gjithnjë e më tepër - pasi e ka marrë veten shumë mirë nga humbja e thellë në zgjedhjet e vitit 2000 - dhe është e vendosur të shfrytëzojë vështirësitë e qeverisë.


Sipas analistit politik, Davor Genero, e sigurtë në mbështetjen e përkrahësve të saj tradicionalë, HDZ është përqëndruar në dështimet e koalicionit qeveritar, me qëllim për të nxitur një pjesëmarrje sa më të ulët në votime, gjë e cila shkon në favor të saj.


Në të njëjtën kohë, ajo është fuqizuar edhe nga mundësia e një aleance parlamentare me Partinë Social Liberale Kroate dhe Qendrën Demokratike të cilat së fundi kanë krijuar një koalicion për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhëshme, pas disa bisedimeve shumë të gjata dhe të vështira.


Dalja në skenë e koalicionit është dicka e rëndësishme sepse nëse do të merrnin pjesë të ndara këto parti do ta kishin të vështirë të fitonin minimumin e nevojshëm prej pesë përqind për të hyrë në parlament, ndërsa së bashku kanë mundësi që jo vetëm të fitojnë më tepër vende, por edhe të ndihmojnë HDZ-në në krijimin e një qeverie.


"Nëse ato arrijnë të sigurojnë mbi dhjetë përqind të votave, do të ishte një problem serioz për ne, sepse ne llogarisim që vetëm HDZ do të fitojë rreth 20 përqind të votave," a thënë një politikan i lartë i SDP për IWPR.


Ndërkohë, SDP dhe partnerët e saj, duken se do ta kenë të vështirë të shmangin një fitore të mundëshme të partive të djathta. "Nëse zgjedhjet e para shumë partiake në Kroaci të mbajtura në vitin 1990 kanë qenë kundër komunizmit, dhe ato të fundit në vitin 2000, kundër HDZ e cila ishte kompromentuar, këto zgjedhje do të jenë një referendum në të cilin votuesit do të thonë nëse ka ardhur apo jo koha për rikthimin në pushtet të HDZ," ka thënë burimi i SDP.


Drago Hedl është një bashëpunëtor i rregullt i IWPR në Osijek. Anna McTaggart është oficere e operacioneve për IWPR në Londër.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists