KROACI: DHUNA E EKSTREMISTEVE PRISH MANIFESTIMIN E PARE TE HOMOSEKSUALEVE
Zemerimi i ekstremisteve qe eshte leshuar mbi nje parade paqesore te homoseksualeve ka treguar mungesen e tolerances qe ekziston ne Kroaci ndaj grupeve te pakices.
KROACI: DHUNA E EKSTREMISTEVE PRISH MANIFESTIMIN E PARE TE HOMOSEKSUALEVE
Zemerimi i ekstremisteve qe eshte leshuar mbi nje parade paqesore te homoseksualeve ka treguar mungesen e tolerances qe ekziston ne Kroaci ndaj grupeve te pakices.
Parade e pare e homoseksualeve ne Kroaci ka perfunduar me gaz lotsjelles dhe dhune muajin e kaluar pasi pjesemarresit jane sulmuar nga grupe ekstremistesh, disa prej te cileve pershendesnin ne menyre Naziste.
Policia eshte detyruar te nderhyje, duke arrestuar 26 persona, ndersa dhjete pjesemarres jane derguar ne spital me plage te ndryshme.
Kjo paraqitje e mungeses se tolerances publike - e cila eshte transmetuar nga televizionet e te gjithe botes - ka ndodhur pavaresisht perfshirjes se ministrit te brendeshem Simo Lucin ne procesionin e 28 Qershorit dhe thirrjeve te tij qe pjesemarresit te "duan veten e tyre dhe te luftojne per te drejtat qe u takojne".
Jo te gjithe pjesemarresit ne parade jane impresionuar nga ky tregim solidariteti ne emer te qeverise se qendres se majte. Nje pjesemarres ka thene se Lucin dhe zyrtaret e tjere kane marre pjese vetem kur kane marre vesh se Huan Pablo Ordonez, drejtuesi i zyres se te drejtave te njeriut te OKB-se ne Kroaci, do te merrte pjese ne kete manifestim. "Ata kane organizuar kordonin policor per te mbrojtur veten, dhe jo ne," ka thene pjesmarresi.
Viktor Ivanciq, redaktor i Feral Tribune, nje gazete e majte me qender ne Split, thote se zhurma qe ka pasuar ka demtuar rende imazhin e Kroacise. "Ajo qe ka ndodhur gjate ketij manifestimi paqesor te homoseksualeve, te cilet guxuan te dalin haptazi ne publik pas kaq shume vitesh, ka shkaterruar iluzionin e nje kombi njerezor," ka thene ai.
Dhuna nuk ka qene krejtesisht e paparashikuar. Ne Kroaci, marredheniet ndermjet te njejtit seks konsiderohen pergjithesisht si nje anormalitet dhe deri nje perversitet, dhe nuk mund te flitet per te drejtat e tyre. Mbledhjet e tyre te fshehta te organizuara ne bare dhe kafene ne Zagreb apo qytete te tjera zakonisht vihen ne shenjester te sulmeve te ekstremisteve.
Keto sulme kane nje vemendje te madhe ne media, si ne rastin famekeq te nje homoseksuali Francez i cili eshte rrahur per vdekje ne qender te qytetit te Zagrebit disa vjet me pare.
Megjithate, pjesemarresit ne parade, nuk mund te akuzohen se jane paraqitur shume te ekzagjeruar. Ndersa marshimi ka pasur ne plan te terheqe vemendje mbi pozicionin e tyre te pabarabarte ne shoqeri, ata kane qene te veshur ne menyre normale per te mos provokuar kalimtaret e rastit.
Por nje gje e tille nuk i ka ndaluar ekstremistet e dhunshem. Pas perfundimit te marshimit, organizatoret e tij u detyruan te fshiheshin ne nje qender grash dhe te mos dilnin prej andej deri pas renies se nates, nga frika e sulmeve te mundeshme te ekstremisteve dhe njerezve te tjere te dehur.
Marijo Kovaq, i cili ka pasur ne plan te drejtonte marshimin, eshte sulmuar nga tre huligane te cilet i kane vjedhur edhe telefonin celular. "Me vjen keq qe kemi terhequr vemendjen e botes ne kete menyre," ka thene ai.
Megjithate, fakti qe marshimi eshte organizuar po shihet si nje fitore e vogel. "Pavaresisht asaj qe ndodhi, parada e pare e Homoseksualeve ne Zagreb ka pasur sukses," thote Dorino Mazin, kryetar i nje grupi aktivistesh dhe nje nder organizatoret e marshimit. "Ne i kemi treguar shoqerise Kroate se ne ekzistojme, dhe se jemi pjese e popullsise dhe se do te luftojme per te drejtat tona".
Furio Radin, kryetar i komisionit parlamentar per te drejtat e njeriut, ka thene se manifestuesit kane dhene nje shembull qytetareve te Zagrebit dhe kane treguar se ata kane forcen e karakterit per te demonstruar publikisht dicka qe per fat te keq eshte ende e papranueshme nga shumica.
Shume qytetare te njohur si homoseksual ne Zagreb nuk kane pasur kurajon te marrin pjese ne kete ngjarje.
Megjithate, shume parti nacionaliste te krahut te djathte e kane denuar paraden. Partia Kroate e te Drejtave te Pastra ka bere nje deklarate duke e pershkruar marshimin si nje "shemtim", duke insistuar se ai perbente rrezik per moralin dhe per kushtetuten.
Levizja per Jeten dhe Familjen, nje parti e linjes se ashper ekstremiste, e cila kerkon vendosjen e masave per krijimin e familjeve te medha, e ka denuar aktivitetin duke e quajtur "nje paraqitje publike te anormalitetit seksual".
Moraliteti i partive te djathta zakonisht mbeshtetet nga kisha Katolike shume e fuqishme ne vend, e cila ka nje qendrim te ashper ndaj marredhenieve brend ate njejtit seks. Glas Koncil, gazeta zyrtare e kishes, e ka pershkruar se fundi homoseksualitetin si nje "perversitet te rende", duke thene se ajo ishte e paranueshme "me moralin Katolik".
Kjo mungese tolerance, ka shkaktuar nje shqetesim ne rritje ne gjirin e pjeseve te tjera te shoqerise. Ivanciq paralajmeron se komuniteti i homoseksualeve eshte shnderruar ne shenjestren e rradhes per perkrahesit e linjes se ashper, tani qe pakica Serbe - ish "armikja e brendeshme" - ka pushuar se ekzistuari ne kuptimin e plote te fjales.
Drago Hedl eshte bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.