Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

KROACI – PARTITË ESKTREME TË DJATHTA “NDËSHKOJNË” SANADERIN

Një numër i madh i incidenteve ndërlidhen me përpjekjet e kryeministrit kroat për të shtuar mundësinë e antarësimit në Bashkim Evropian.
By Drago Hedl

Përpjekjet kroate për tu distancuar nga e kaluara Ustashe dhe lëvizur drejt integrimit me Bashkimin Evropian duket të kenë shkaktuar reagime nga grupet esktreme të djathta në vend.


Me 9 janar, një grup i paindentifikuar ngriti një përmendore në nder të Jurle Francetiq dhe Mile Budak – të njohur për involvimin e tyre në lëvizjen vendore fashiste të Kroacisë, e cila morri në duar qeverinë gjatë okupimit nacist në vitin 1941 dhe gjithashtu ishte përgjegjëse për vrasjen e dhjetra mijërave serbëve, çifutëve dhe jevgjëve – në fshatin Solin, në rrethinë të Splitit.


Ditë më parë, një poster i madh i të dyshuarit për krime lufte Ante Gotovina u shfaq në Kastel Stari, afër portit dalmatin. Kjo pasoj shkatërrimin e përmendores së liderit komunist Josip Broz Tito në vendlindjen e tij në Kumrovec në veri të Kroacisë, një vepër e cila u dënua nga autoritetet si “vandalizëm politik dhe kulturor.”


Analistët besojnë se këto vepra janë kryer nga ekstremistët e djathtë me qëllim të “ndëshkimit” të kryeministrit Ivo Sanader për “tradhëtinë” e tij pas heqjes së përmendorës së Francetiq dhe Budakut nga një qytezë në qendër të Kroacisë.


Qeveria e qendrës së djathtë e udhëhequr nga Sanader pritet të filloj bisedimet për anëtarësim në BE me 17 mars, dhe analistët mendojnë se vendimi për të hequr përmendoret paraqet një tentim për të larguar besimin se Zagrebi injoron shfaqjet e simpatisë publike ndaj fashizmit apo simboleve lidhur me të.


Pak para Kërshëndellave, autoritetet gjithashtu hoqën një potret të madh të Gotovinës e cila ishte varur në qendër të Zadarit që nga viti 2001 kur aktakuza ndaj tij u bë publike.


Burimet policore i thanë IWPR-së se policët hoqën fotografinë gjatë natës, për t’iu shmangur konfrontimeve me simpatizuesit e gjeneralit në arrati.


Bashkpunimi me tribunalin e Hagës – qështje kyçe për anëtarsim në BE – ka kohë që ka shkaktuar telashe për qeverinë kroate, e cila ka qenë nën presion nga grupet nacionaliste dhe pjestarët e publikut që konsiderojnë të akuzuarit si “hero lufte” të cilët nuk duhet të ballafaqohen me gjyq për shkak të veprave te tyre.


Analisti politik Davor Gjenero thotë se aktivitetet e të djathtës ekstreme ilustrojnë mërinë e tyre ndaj Sanaterit për armiqësinë e tij rreth kohës së Ustashëve, dhe bashkpunimit të tij me tribunal.


“Në mënyre indirekte, porositë e tyre janë drejtuar [drejt Brukselit] gjithashtu,” thotë ai.


Për Sanaderin, synimi i anëtarësimit në BE dhe përfitimet financiare nga ky anëtarësim duhet të balancohen me rrezikun e fyerjes së grupit djathtist të partisë së tij të Unionit Demokratik Kroat, HDZ, shumë prej të cilëve mbështesin nacionalistët ekstrem të cilët janë kundër tribunalit.


Një zyrtar i HDZ, duke folur në kusht anonimiteti, tha, “Kundërshtarët e tij në parti – shumica prej të cilëve simptatizojnë me veprimet e djathtistave radikal – e kritikojnë atë për shpirtbutësi ndaj Brukselit dhe për shkak të mosbrojtjes së intereseve kombëtare”.


Nevoja për të kënaqur grupet djathtiste brenda partisë është përmendur si arsye e lejimit nga autoritetet të demonstratave në përkrahje të Ustashëve në Zadar gjatë muajit të kaluar, kur veteranët e Luftës së Dytë Botërore marshuan nëpër qendër duke mbajtur potrete të liderit fashist Ante Paveliq.


Kjo tolerancë ishte në kontrast të plotë me reagimin qeveritar kur një grup i studentëve serb zbuluan në qendër të Zagrebit potretin e Drazha Mihajloviqit, komandantit të çetnikëve serb të përiudhës së katërdhjetave. Dy nga studentët u dënuan me 15 dhe pesë ditë burg.


Analistët theksojnë se përkundër incidenteve me publicitet të lartë gjatë javëve të fundit, e djathta ekstreme nuk posedon me numër të konsiderueshëm votuesish.


Në zgjedhjet e fundit presidenciale në Kroaci, kandidatët kundër Evropës dhe Hagës Ivic Pasaliq, Ljubo Cesic Rojs dhe Tomislav Petrak fituan secili më pak se dy përqind të elektoratit.


Pasaliq, ish këshilltar i presidentit të ndjerë Franjo Tugjman, i cili tani udhëheq partinë e vogël Blloku Kroat, i tha IWPR-së se partia e tij dhe lëvizja djathtiste nuk kishin të bënin me këtë vandalizëm.


“[Ky vandalizëm] është organizuar nga provokuesit – të mbijetuarit e shërbimeve policore dhe ushtarake të Jugosllavisë së vjetër – të cilët përpiqen tani të paraqesin partitë djathtiste si parti kundër BE-së,” thotë ai.


Por Andjelko Milardoviq, udhëheqës i Qendrës për Hulumtime Politike në Zagreb, thotë, “Ky është konflikt i dy koncepteve – opcionit pro-Evropian të udhëhequr nga qeveria e Sanaderit dhe të djathtës radikale, e cila është kundër këtij opcioni”.


“E njejta gjë ka ndodhur me vendet e tjera në tranzicion si Sllovakia, por në Kroaci kjo rezistencë merr një formë me radikale”.


Milardoviq shton se për momentin, djathtistët radikal po dështonin në synimet e tyre politike.


“Fakti se më shumë se gjysma e popullatës mbështet aplikimin e vendit për antarësim në BE tregon se nacionalistët radikal nuk do të jenë në gjendje të bllokojnë procesin,” shtoj ai.


Drago Hedl është bashkëpuntorë i rregullt i IWPR në Osjek.