Krimet Ne Ljuboten
Hetimet e grupeve nderkombetare dhe lokale te te drejtave te njeriut kane konfirmuar se fshataret Shqiptare jane rrahur dhe vrare - dhe nuk eshte gjetur asnje prove qe te vertetoje se ata kane qene luftetare.
Krimet Ne Ljuboten
Hetimet e grupeve nderkombetare dhe lokale te te drejtave te njeriut kane konfirmuar se fshataret Shqiptare jane rrahur dhe vrare - dhe nuk eshte gjetur asnje prove qe te vertetoje se ata kane qene luftetare.
Historia e lufterave ne Ballkan eshte e mbushur me emra fshatrash qe kane qene viktime e krimeve te shumta. Ndersa procesi i bisedimeve ne Maqedoni ka vazhduar gjate gjithe muajit Gusht, betejat e pergjakeshme ndermjet forcave te sigurimit dhe luftetareve Shqiptare kane shkaktuar viktima te shumta. Por nje beteje, ne fshatin Ljuboten, mund t'i shtohet kronikave te krimeve te luftes.
Ndersa luftimet shperthyen ne mengjesin e 12 Gushtit rrethfshatit te vogel, 10 kilometra ne veri te kryeqytetit, fshataret etnik Shqiptare te frikesuar jane perpjekur te largohen nga fshati. Por ata nuk jane lejuar nga banoret Maqedonas nga fshati fqinj Ljubanci, te cilet kishin bllokuar rrugen.
Njoftimet e shtypit nderkombetar jane perqendruar ne pese Shqiptare te gjetur te vdekur pas luftimeve. Banoret Shqiptare vendas thone se ata jane qelluar prapa shpine ndersa perpiqeshin te largoheshin nga policia. Ministria e Brendeshme e Maqedonise i ka pershkruar te vdekurit si "terroriste", duke lene te kuptohet se ata kane qene anetare aktiv te Ushtrise Clirimtare Kombetare.
Por hetimet e metejeshme nga grupet e te drejtave te njeriut lokale dhe nderkombetare kane konfirmuar se Shqiptaret jane rrahur dhe pastaj jane vrare, dhe nuk kane gjetur asnje prove qe te tregonte se ata kane qene luftetare te armatosur.
Ne pamundesi per tu larguar nepermjet rruges, fshataret e Ljubotenit jane perpjekur te largoheshin permes fushave, ku ata kane hasur ne nje patrulle policie. Si rezultat i kesaj perballjeje, rreth 150 Shqiptare jane plagosur. Rreth 40 deri 50 njerez jane derguar me pas ne rajonin e policise ne Shkup ku jane rrahur egersisht, sipas Mirjana Najcevska, presidente e Komiteti Maqedonas te helsinkit.
Pjesa me e madhe e ketyre njerezve jane gjetur ne rajonin e policise, te gjalle por me shenja te shumta te rrahjeve te egra, sipas fqinjeve te tyre. Nje nene e intervistuar nga organizata Human Rights Watch ka thene se fytyra e djalit te saj 13 vje/ar, i cili ishte arrestuar, ishte me plage dhe shenja te zeza kur ajo e ka takuar ne burg. Me pas shume prej te ndaluarve jane liruar. Por 27 prej tyre jane akuzuar per terrorizem, bazuar vetem ne nje prove sipas se ciles ne duart e tyre ishte gjetur gjurme baruti.
Megjithate, te pakten nje prej te ndaluarve, ka vdekur nga demtimet e renda ne koke. Gjashte dite me pas, te afermit e 35 vje/arit Atullah Qaini, nje fshatar nga Ljuboteni i cili ishte zhdukur, e kane gjetur trupin e tij ne morgun e Shkupit. Qaini, i cili ishte pare per here te fundit ne duart e policise ne fshat, ka pasur shenja te dukeshme rrahjesh, dhe hetuesit e Human Rights Watch kane pare qe kafka e tij ka qene e thyer.
"Fshataret e Ljubotenit kerkojne zhvarrosjen e te vrareve me 12 Gusht," thote Najcevska. "Ata ngulin kembe qe aty eshte zhvilluar nje masaker, dhe kerkojne qe perfaqesues te gjykates per krime lufte te Hages te hetojne kete rast". Disa njoftime thone se ate dite ne fshat jane vrare nente njerez.
Zyra e prokurorit te Hages nuk ka pranuar te komentoje ne menyre specifike rreth ngjarjes ne Ljuboten. Por nje zedhenese, Florence Hartman, ka konfirmuar qe Maqedonia eshte nen juridiksionin e gjykates dhe prokuroria po mbledh informacion rreth kesaj ngjarjeje. "Nuk ka asnje hetim zyrtar per incidentin por thjesht nje hetim paraprak per te pare nese jane kryer krime te cilat jane nen mandatin e gjykates," ka thene ajo. Megjithate, burime ne Shkup bejne te ditur se tashme ka filluar nje hetim i plote per keto ngjarje.
Te mbijetuarit nga ngjarjet ne Ljuboten theksojne ve/anerisht rolin e Ministrit te Brendeshem Ljube Boshkovski. Ngjarja ka ndodhur ne nje moment ve/anerisht te nxehte ne kete zone. Pikerisht kur bisedimet po arrinin nje pike kritike, me 10 Gusht, tete ushtare Maqedonas jane vrare nga nje mine anti-tank ne rrugen prane fshatit.
Fshataret kane thene se atyre u eshte premtuar nga policia Maqedonase se nuk do te kene pasoja. Sipas intervistave te bera nga Komiteti Maqedonas i Helsinkit, ata kane thene se oficere te policise i kane siguruar se ata qe nuk kane marre pjese ne vendosjen e mines nuk kishin aresye per tu shqetesuar, dhe se fshati nuk do te bombardohej.
Por mengjesin e shperthimit te luftimeve, nje te Djele, media Maqedonase ka botuar njoftime sipas te cilave nje rajon policie ne rrugen ndermjet Ljubotenit dhe Shkupit eshte sulmuar. Ushtria Maqedonase, duke perdorur kete incident te sajuar, eshte pergjigjur duke hapur zjarr ndaj fshatit me helikoptere dhe artileri te rende.
Fshataret kane thene se nje plak dhe nje vajze 6-vje/are jane vrare gjate ketij sulmi. Por e keqja do te ndodhte me vone.
Pas bombardimeve, anetare te rezervisteve te policise kane hyre ne fshat. Keta oficere, sipas deklarimeve te bera nga banoret per Komitetin e Helsinkit, kane qene kryesisht banore te fshatrave me popullsi kryesisht Maqedonase rreth Ljubotenit. Sipas fshatareve, rezervistet kane "ekzekutuar" gjashte njerez, duke i qelluar ata ose ne shpine ose ne koke. Shqiptaret thone se nje burre eshte therrur me thike ne syte e babait te tij plak te paralizuar. Gazetaret perendimore qe kane vizituar fshatin disa dite me pas kane konfirmuar te pakten pese te vdekur, me plage ne shpine dhe ne koke.
Pas nje hetimi te ve/ante, Peter Bukaert i organizates Human Rights Watch ka arritur ne perfundimin se "Nuk ka asnje prove qe te vertetoje se ndonje nga personat e vrare ka veshur uniforme apo ndonje shenje dalluese te se ashtuquajtures UCK". Kjo organizate do te botoje se shpejti raportin e saj te plote.
Por perseri zyrtaret e Shkupit vazhdojne te kundershtojne /do akuze per keqtrajtim te civileve ne Ljuboten. Ministri i brendeshem i Maqedonise Ljube Boshkovski, i cili eshte drejtues i policise, eshte akuzuar se ka drejtuar personalisht operacionin e rezervisteve ne fshat. Por ai ka hedhur poshte /do krim kunder civileve.
"Ne fshat ka pasur luftime per dy dite," ka thene ai per IWPR-ne. Nje kishe Ortodokse eshte sulmuar deh jane shkaterruar varret e te Krishtereve (Maqedonasve). "Policia Maqedonase ka hyre ne fshat kur kishte mbaruar /do gje, pra ka qene e pamundur per policine qe te vriste ndonje nga banoret".
Ai fajeson per luftimet ne fshat vete Shqiptaret. "Ne kemi zbuluar se Shqiptaret po luftonin mes tyre," ka thene ai. Ministri ka ngulur kembe qe ekzistojne kaseta te filmuara qe tregojne "terroristet" qe vrasin civile te cilet nuk pranojne te bashkohen me UCK-ne dhe qe perpiqeshin te largoheshin per ne kryeqytet.
Per sa i perket akuzave qe ai personalisht ka marre pjese ne keto krime, Boshkovski ka kercenuar se "do te ngreje akuza ne gjykaten e te drejtave te njeriut ne Strasburg kunder idioteve qe perhapin keto lloj informacionesh".
Keto shfajesime nuk i kane bindur vezhguesit nderkombetare.
"Abuzimi i vazhdueshem i policise ne Maqedoni eshte di/ka tronditese," ka thene Elizabet Andersen, drejtoresha ekzekutive e Human Rights Watchper Europen dhe Azine Qendrore, ne nje deklarate per shtyp per ngjarjet ne Ljuboten. "Maqedonia duhet te konsideroje urgjentisht problemin e dhunes ne stacionet e policise. Shqiptaret etnik po keqtrajtohen rende, dhe ne disa raste jane rrahur deri ne vdekje, dhe askush nuk eshte quajtur pergjegjes per keto veprime," ka thene ajo.
Megjithate, keto fjale kaq te forta nuk kane gjetur jehone ne ato organizma qe duhet. Ndersa media ne gjuhen Shqipe ka tendencen te ekzagjeroje edhe veprimet me te thjeshta ushtarake te forcave qeveritare si nje krim, pjesa me e madhe e shtypit Maqedonas nuk ka njoftuar per asnje shkelje te mundeshme te te drejtave te njeriut si rasti i Ljuboten. Ato njoftojne shume dhe me detaje per rastet e spastrimit etnik te Maqedonasve dhe torturave, rrembimeve, apo vrasjeve nga "terroristet" Shqiptare. Por ato nuk tregojne asnje interes per rastet kur Shqiptaret pesojne shkelje te te drejtave te njeriut.
Vladimir Jovanovski eshte nje gazetar i revistes Forum ne Shkup.