KOSOVE: VRASJET NXJERRIN NE PAH PERCARJEN NE RRADHET E KOMUNITETIT

Vrasja tronditese e nje veterani te luftes ka zbuluar urrejtjen qe po zien ne rradhet e njerezve ne Decan.

KOSOVE: VRASJET NXJERRIN NE PAH PERCARJEN NE RRADHET E KOMUNITETIT

Vrasja tronditese e nje veterani te luftes ka zbuluar urrejtjen qe po zien ne rradhet e njerezve ne Decan.

Istref Ramosaj, nje veteran 42 vjecar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, shet cigare dhe leter tualeti ne nje kioske ne sheshin e qytetit te Decanit, ne perendim te Kosoves. Ndersa zgjatet per ti dhene nje djali te ri kusurin e pageses, menga e ngritur e kemishes tregon dy gishta te prere ne doren e tij te majte. Ky eshte nje kujtim i dhimbshem qe megjithese lufta ka perfunduar, kujtimet e saj jane ende prezente - dhe vecanerisht ne kete zone.


Pervec shtepive pa cati, ekonomise se shkaterruar dhe infrastruktures se demtuar, Decani ka trasheguar edhe disa plage te tjera nga lufta - percarjet e thella ndermjet partive te ndryshme politike, te cilat kane bere qe banoret vendas te jene teper te pasigurte.


Kaltrim Ukehaxhaj, 19 vjecar, shites ne nje dyqan, shpreh shqetesimin ne lidhje me percarjen e thelle ne gjirin e banoreve te Decanit. "Njerezit nuk te flasin me goje nese dine se cilen parti mbeshtet," thote ai. "Per shume njerez zgjedhjet dhe votimet jane ceshtje e vetem nje dite, ndersa per ne eshte nje menyre jetese".


Percarjet jane vecanerisht te thella ndermjet dy partive kryesore ne kete bashki, Lidhjes Demokratike te Kosoves, LDK, dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves, AAK. Ky rivalitet ka filluar qe ne kohen e konfliktit te armatosur ne vitet 1998-1999, kur bashkia ka qene shtabi rajonal i UCK-se. UCK-ja shume shpejt ka hyre ne konflikt me nje tjeter grupim te armatosur, Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves, FARK, te cilat ishin te aferta me LDK-ne.


Percarjet politike qe kane lindur nga rivaliteti ndermjet dy forcave kane arritur piken kulmore me 4 Janar te ketij viti, kur Tahir Zemaj - nje ish komandant ushtarak, i afert me LDK-ne - eshte vrare se bashku me djalin dhe nipin e tij ne nje prite te organizuar rreth 20 km ne veri te qytetit.


Vrasja e tij lidhet ngushtesisht me ngjarjet qe kane ndodhur shtate muaj me pare ne Qershor 2002, kur pese ish anetare te UCK-se nga Decani - te njohur si Grupi i Dukagjinit - jane arrestuar dhe akuzuar per vrasjen e kater anetareve te FARK ne fund te luftes ne vitin 1999.


Gjykatat i kane quajtur fajtore keta ish luftetare, pavaresisht protestave te ashpra te mbeshtetesve te tyre te cilet i konsiderojne ata si heronj te luftes. Me 17 Dhjetor, te peste keta ish luftetare jane denuar me 31 vjet burgim.


Daut Haradinaj, nje prej te burgosurve, i denuar me pese vjet burgim, eshte vellai i Ramush Haradinaj, drejtuesi karizmatik i AAK dhe nje prej njerezve me me influence ne rajonin e Decanit.


Si rezultat, zhurma qe ka pasur zhvillimin e ketij gjyqi nuk eshte pakesuar, dhe vrasjet e Zemajt, djalit te tij Enis dhe nipit Hasan - i cili ishte kryetar i Forumit Rinor te LDK-se ne Decan - i kane shtuar edhe me teper pasionet.


Lajmi i vrasjeve ka tronditur te gjithe rajonin, dhe shume banore kane vizituar shtepine e familjes se Zemajt ne fshatin Strellc per te shprehur ngushellimet e tyre.


Megjithese policia nuk ka dhene ndonje deklarim ne lidhje me vrasesit e mundeshem, zera te ndryshem e kane lidhur vrasjen e Zemajt me paraqitjen e tij si deshmitar ne gjyqin ndaj anetareve te Grupit te Dukagjinit.


Ibrahim Selmanaj, kryetari i bashkise se Decanit, i cili vjen nga rradhet e AAK, i hedh poshte zerat per nje lidhje te mundeshme ndermjet ketyre dy ngjarjeve. "Vrasja nuk duhet te lidhet me gjyqin," ka thene ai. "Krimineli mund te kete qene dikush i afert me Zemajn, i cili ka dashur te shfrytezoje kete per te fajesuar AAK".


Selmanaj nuk e fsheh zemerimin e tij ndaj perfundimit te procesit gjyqesor dhe vendimit te gjykates. Ai eshte nje nder qytetaret e shumte te zhgenjyer ne Decan te cilet mendojne se vendimi i fajesise ka qene i padrejte. "Cdo veprim qe njollos luften dhe e konsideron UCK-ne si kriminale eshte i papranueshem," thote ai.


Jo te gjithe ne Decan jane ne nje mendje me kryetarin e bashkise. Duke folur perpara dhenies se vendimit nga gjykata, drejtuesi lokal i LDK-se, Muhamet Osaj, ka thene se "Nese fajtoret per keto krime nuk ndeshkohen, ligji do te kete deshtuar dhe njerezit do te bejne hakmarrjen e tyre".


Darian Pavli, nje studiues i organizates jo qeveritare me qender ne New York, Human Rights Watch, e konsideron vrasjen e Zemajt si pjese e nje modeli vrasjesh te planifikuara dhe te kryera ne Kosoven e pas luftes. "Vrasjet e tipit mafioz jane bere menyra e pelqyeshme per te lare hesapet politike, apo per te krijuar perandori te dyshimta biznesi," thote ai.


Shume njerez kane menduar se forcat nderkombetare ne Kosove - UNMIK dhe KFOR, te cilat jane pergjegjese per sigurine - do te crrenjosnin dhunen e ketij lloji. Megjithate, kjo shprese nuk eshte permbushur deri me tani. Pavli thote se paqeruajtesit nderkombetare kane qene shume te "ngadalte dhe te pavendosur ne perballjen e tyre me ekstremizmin etnik dhe politik ne Kosove". Vdekja e Zemajt, shton ai, duhet te "sherbeje si nje kujtese per nevojen urgjente per forcimin e ligjit dhe te programeve per mbrojtjen e deshmitareve".


Por jo te gjithe banoret e Decanit kane vajtuar vrasjen e Zemajt. Ai ka qene nje figure e diskutueshme kontributi i te cilit ne perpjekjet e Kosoves per pavaresi ka qene gjithnje i diskutueshem, vecanerisht nga partite te cilat jane krijuar nga rradhet e ish UCK-se. disa e kane quajtur ate dhe njerezit e tij si tradhetare dhe kriminele.


Duke folur ne lidhje me kater personat per vrasjen e te cileve jane denuar anetaret e Grupit te Dukagjinit, nje banore vendas thote se "Nese ata do te ishin sot gjalle, Decani do te ishte si Perendimi i Eger ne Amerike". Ka gjithashtu disa te dhena se Zemaj ka kryer edhe nje denim me burgim prej 3 vjetesh, nga kater vjet ne Kosove me akuzen per trafikim droge, perpara se ai te largohej per ne Gjermani.


Por me e rendesishmja eshte se cfare pasojash do te kene keto ngjarje ne jeten e njerezve te thjeshte te cilet edhe pa keto tensione e kane teper te veshtire perballim e jeteses ne nje zone ku papunesia mendohet te jete rreth 70 perqind. Shume njerez mendojne se vrasjet me te fundit do te bejne qe te rinjte e papune ne Decan te shkaktojne me teper trazira.


Nje banor i pershkruan ata si "te rinj te cilet nuk kane asgje per te bere dhe presin te nisin ndonje konflikt ne emer te partive". Tanime mesa duket nuk do te presim me.


Ne kete gjendje tensioni qe mbizoteron ne rajon, ekziston frika se edhe ceshtje te thjeshta lokale - si cili fshat do te perfitoje i pari nje system te ujrave te zeza - mund te marrin permasa te rrezikeshme. Drejtuesi ekzekutiv i Decanit, Agim Makaj, nga rradhet e LDK-se i cili eshte larguar disa kohe me pare nga posti i tij, ka paralajmeruar se komuniteti rrezikon te percahet thelle rreth cdo projekti lokal investimesh te cilat mund te konsiderohen si te "njeaneshme" - per shembull sepse ato ndihmojne fshatra te njohura si mbeshtetese te AAK.


Konfliktet ndermjet partive jane po aq personale sa jane edhe ideologjike. LDK konsiderohet si partia e cila ka fituar nje pozicion te privilegjuar nepermjet burokracise se saj te vjeter. Rivalet e saj perfaqesojne ata te cilet kane fituar mbeshtetje popullore duke luftuar ne rradhet e UCK-se. keta te fundit mendojne se ata kane rrezikuar jeten e tyre per liri, dhe tani kerkojne nje rol me te madh ne qeverisje.


Decani eshte perballur me shume probleme kohet e fundit. Por ngjarjet e muajve te fundit kane bere qe percarja dhe mosmarreveshjet te arrijne piken me te larte, dhe vrasja e Zemaj nuk perben nje precedent te mire per zgjidhjen dhe sheshimin e ketyre mosmarreveshjeve.


Nje shenje shpresedhenese eshte se asnje incident nuk ka ndodhur kur te dyja palet kane manifestuar ne sheshin e qytetit. "Realiteti ne Decan eshte shume me i qete sesa ato qe shkruhen ne gazeta," thote Xheme Shehu, nje aktivist i nje OJQ-je lokale. Javet ne vazhdim do te tregojne nese eshte vertete keshtu.


Jehona Gjurgjeala eshte nje bashkepunetore e IWPR ne Prishtine.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists