Kosove: Veteqeverisja Fillon Nga Brenda

Perendimi po i nxit drejtuesit e zgjedhur rishtazi te Kosoves te perqendrojne energjite e tyre per zgjidhjen e problemeve sociale dhe ekonomike te provinces.

Kosove: Veteqeverisja Fillon Nga Brenda

Perendimi po i nxit drejtuesit e zgjedhur rishtazi te Kosoves te perqendrojne energjite e tyre per zgjidhjen e problemeve sociale dhe ekonomike te provinces.

Friday, 23 November, 2001

Duke qene se iu eshte mohuar enderra e tyre per pavaresi nga protektorati nderkombetar, fituesit e zgjedhjeve te pergjitheshme te javes se kaluar ne Kosove po nxiten te kthejne vemendjen e tyre nga ceshtjet e brendeshme.


Udheheqesi Shqiptar Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosoves, LDK, e te cilit ka fituar zgjedhjet e 17 Nentorit, i ka bere thirrje botes te njohe menjehere provincen si shtet i pavarur, duke deklaruar se "Kosova eshte e gateshme per pavaresine sot ose neser".


Por Uashingtoni dhe Brukseli e kane hedhur poshte menjehere kete thirrje. Duke folur ne emer te BE-se, ministri i jashtem Belg Luis Mishel eshte shprehur shume qarte duke thene: "Ne nuk perkrahim pavaresine".


SHBA dhe BE i kane kerkuar drejtuesve te zgjedhur rishtazi ne Kosove te mos sfidojne komunitetin nderkombetar per statusin e provinces. Ata kane kerkuar qe autoritetet Kosovare te merren me ceshtjet e brendeshme dhe ti japin partive te vogla nje pjese ne strukturat e qeverise se re.


Ministrja e jashteme e Austrise Benita Ferrero-Waldner ka thene: "Qeveria e re duhet te zgjidhe problemet ekonomike te Kosoves dhe te luftoje kriminalitetin".


Shumica e Kosovareve duket se jane dakort me keto prioritete. Sipas nje anketimi te fundit te opinionit publik te kryer nga Instituti Kombetar Demokratik, NDI, nje organizate jo qeveritare me qender ne Uashington, ekonomia, kriminaliteti dhe korrupsioni jane me te rendesishme per Kosovaret sesa ceshtja e pavaresise.


Por pavaresisht ketyre shqetesimeve, duket se perfaqesuesit e sapozgjedhur Kosovare nuk kane ndonje axhende apo ide te qarte per problemet e brendeshme dhe menyren e zgjidhjes se tyre. Nje nga problemet me te medha me te cilat perballen ata eshte mungesa e dijeve dhe eksperiences per aresye historike.


Ne vitin 1990, nje vit pas heqjes se autonomise se provinces nga autoritetet Serbe, shumica e Shqiptareve te Kosoves qe punonin ne sektorin shteteror kane humbur vendet e punes, dhe komuniteti ne pergjithesi, ka vuajtur me pas nje dekade diskriminimi.


Kjo dekade perjashtimi politik dhe nga sherbimi civil ka marre fund pasi forcat Serbe u detyruan te largoheshin nga provinca dy vjet e gjysem me pare. Qe prej perfundimit te luftes, Kosova eshte drejtuar si nje protektorat nderkombetar nen Misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK.


Parlamenti i zgjedhur rishtazi i Kosoves do te duhet te zgjedhe nje president i cili me pas do te emeroje nje kryeminister per te formuar qeverine e re e cila do te merret me disa ceshtje te brendeshme. Por UNMIK do te ruaje kontrollin mbi politiken e jashteme, ate monetare, drejtesine dhe rendin publik, ndersa Forca Mbrojtese e kosoves, KFOR, do te jete pergjegjese per mbrojtjen dhe ceshtjet e sigurise.


UNMIK do te jete gjithashtu ne gjendje te vendose veton mbi te gjitha vendimet te cilat nuk jane ne perputhje me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, e cila thote se Kosova eshte teknikisht ende pjese e Jugosllavise.


Drejtuesit e rinj te Kosoves tani duhet te fillojne detyren e veshtire por te domosdoshme te krijimit te strukturave te qeverise nga themelet, dhe duke pasur parasysh mungesen e eksperiences, shume njerez shpresojne qe ata do te perdorin prezencen e UNMIK-ut dhe organizatave te tjera nderkombetare per te mesuar teknikat baze te administrimit dhe qeverisjes.


UNMIK duket te jete teper i hapur per te ndihmuar qeverine e re - duke filluar nga me themelorja, permbushja e nevojes me urgjente te administrates se re: hapesira per zyra. "Ndersa jam duke folur me ju tani, une jam duke mbledhur gjerat e mija," ka thene per IWPR-ne Simon Haselok, drejtori i UNMIK-ut per informacionin publik, te Merkuren ne mbremje.


UNMIK, perfshire edhe zyren e Perfaqesusit Special te Sekretarit te Pergjitheshem, SRSG, Hans Hakerup, po largohet nga zyrat e vjetra te qeverise per t'ia leshuar vendin asamblese te sapozgjedhur te Kosoves dhe administrates qe do te krijohet. "Te gjithe po levizin per ne zyra te reja," ka thene Haselok. "Kjo eshte nje pune e madhe, nje veprim teper i veshtire logjistik".


Shume e konsiderojne levizjen e UNMIK-ut si nje shenje respekti te te huajve ndaj strukturave te reja lokale. Natyrisht, kjo deshire e mire e fillimit mund te mos zgjase shume, dhe duket se ka shume fusha per nje perplasje ndermjet institucioneve drejtuese.


Gjate muajve dhe viteve te ardheshem, Kosovaret dhe zyrtaret e UNMIK-ut mund te akuzojne njeri tjetrin per cdo gje qe nuk shkon mire. Per me teper, UNMIK mund te perdore dobesite dhe aftesine e kufizuar te organizmave te zgjedhura rishtazi si nje argument per vazhdimin e drejtimit te tij ne Kosove me ane te dekreteve, duke shmangur keshtu perfaqesuesit e zgjedhur nga procesi i vendim marrjes.


Por nese keto mosmarreveshje te mundeshme do te shmangeshin, dhe nese organizmat e zgjedhura do te tregohen te afta per te zgjidhur ceshtjet e rendesishme per vete Kosovaret, ceshtja e pavaresise do te shtrohej perseri per diskutim. Dhe pastaj, nese njerezit ketu arrijne nje gje te tille, nderkombetaret mund te mos largohen per te ndryshuar zyrat; por te largohen pergjithnje nga provinca.


Agim Fetahu eshte Drejtori i Projektit te IWPR-se ne Maqedoni.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists