KOSOVE: TRONDITET PROCESI I KTHIMIT TE SERBEVE

Pikerisht ndersa misioni i OKB-se ne Kosove po tregohej optimist rreth kthimit te refugjateve, eshte rishfaqur dhuna.

KOSOVE: TRONDITET PROCESI I KTHIMIT TE SERBEVE

Pikerisht ndersa misioni i OKB-se ne Kosove po tregohej optimist rreth kthimit te refugjateve, eshte rishfaqur dhuna.

Tuesday, 6 September, 2005

Momenti nuk mund te kishte qene me i keq.


Disa ore pasi kryetari i misionit te OKB-se ne Kosove Michael Steiner, ka shperndare nje raport optimist ne Keshillin e Sigurimit ne New York, nje sere shperthimesh kane shkaterruar disa shtepi Serbe ne fshatin Klokot ne veri te provinces.


Dy ushtare Amerikan te forces paqeruajtese KFOR, te drejtuar nga NATO jane plagosur ndersa po perpiqeshin te hetonin per shperthimet e 31 Korrikut. Nje dite me pare, kontigjenti i tyre kishte vendosur te mos vishte me jeleket anti plumb pasi kishin arritur ne perfundim se gjendja e sigurise eshte permiresuar.


Ka qene nje dite e keqe per misionin e OKB-se i cili sapo kishte deklaruar se dhuna po ulet dhe ka premtuar perpjekje te tjera per te kthyer Serbet ne shtepite e tyre. Steiner ka denuar keto sulme dhe ka vizituar nje nga pronaret e shtepive te demtuara.


"Nese ata qe kane kryer keto sulme mendojne se mund ten a pengojne, e kane gabim," ka thene Steiner per gazetaret ne Klokot. "Ne do te dyfishojme perpjekjet tona per integrim, rikthimin e atyre qe deshirojne te kthehen dhe krijimin e nje shoqerie e cila te respektoje te gjithe".


Steiner ka thene se KFOR dhe policia e UNMIK po kryejne hetime per te arritur ne nje "gjykim perfundimtar" mbi fajtoret e ketij incidenti.


Vetem disa dite me pare, shefi i OKB-se ka njoftuar per nje projekt prej 4.5 milion euro per te ndihmuar Serbet te rikthehen ne fshatrat e Pejes dhe Klines. Sipas misionit te OKB-se, projekti pilot eshte pergatitur per te rikthyer disa qindra Serbe ne muaj, duke hapur rrugen keshtu per kthime me te medha ne numer ne te ardhmen.


Projekte te tjera te ngjashme kane deshtuar gjate tre vjeteve te kaluar dhe bombat e javes se kaluar jane nje goditje tjeter per keto perpjekje.


Rreth 150,000 Serbe dhe pakica te tjera jane larguar nga Kosova pas fushates se bombardimeve te NATO-s e cila detyroi terheqjen e forcave Serbe nga rajoni. Reprezaljet e Shqiptareve ndaj pakices Serbe jane permendur gjeresisht si aresyeja e ketij ekzodi dhe dhuna sporadike ka mbajtur larg shtepive te tyre nje pjese te madhe te larguarave. Rreth 100,000 Serbe kane mbetur ne Kosove ne enklava te ruajtura gjate 24 oreve nga trupat e KFOR.


Para dhunes ne Klokot, misioni i OKB-se ka shpresuar se nje kombinim i ndihmes nderkombetare, presionit politik dhe nje klime me e mire e sigurise mund te sillte nje sukses ne procesin e rikthimit te Serbeve dhe pakicave te tjera.


Me afrimin e zgjedhjeve lokale ne Tetor dhe vemendjen nderkombetare qe i shoqeron ato, partite politike Shqiptare kane marre nje pozicion cuditerisht tolerant ne deklarimet e tyre publike rreth rikthimit te Serbeve ne qytetet dhe fshatrat e rajonit.


Megjithese numri i te kthyerve mbetet ende i vogel, qeverite perendimore kane derguar nje sinjal te qarte udheheqejes Shqiptare e cila kerkon pavaresine e provinces se Kosova duhet te permbushe premtimet e saj per te mbrojtur te drejtat e pakicave nese deshiron nje zgjidhje perfundimtare te ceshtjes se statusit te saj.


Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves dhe ish komandanti i ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, Hashim Thaqi, njihet si nje skeptik i pajtimit. Por ne nje kongres te partise se tij te mbajtur se fundi, Thaqi ka thene: "Rikthimi i refugjateve nuk e rrezikon Kosoven. Perkundrazi, ajo e stabilizon ate, e demokratizon dhe hap mundesi te menjehereshme per pavaresine e Kosoves".


Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi ka folur gjithashtu per kthimin e pakicave si nje nder prioritetet e qeverise.


Megjithate, per drejtuesit e Serbeve etnik, dhuna ne Klokot ka qene nje prove tjeter se komuniteti nderkombetar nuk ka arritur te krijoje nje ambjent te sigurt per Serbet te cilet shpresojne te kthehen ne shtepite e tyre.


At Sava Janjiq, ne nje koment te koheve te fundit per IWPR, ka thene se shperthimet kane qene shembulli me i fundit i nje fushate te organizuar nga veteranet e UCK-se dhe grupime te tjera per te frikesuar Serbet dhe per te ndaluar rikthimin e tyre.


"A do te vazhdoje komuniteti nderkombetar praktikat e tij te injorimit te problemeve dhe tolerimit te elementeve ekstremiste Shqiptare?" eshte shprehur At sava.


Edhe perpara incidentit ne Klokot, te tjere perfaqesues Serbe ne Kosove kane kritikuar planin e kthimit te refugjateve te misionit te OKB-se si shume te papershtatshem. Ata kane thene se do te duheshin 100 vjete qe te kthehen te gjithe Serbet e larguar, nese veprohej sipas afateve te caktuara nga OKB.


Drejtuesit Serbe ne Kosove kane kerkuar nje "rikthim masiv" te te larguarve, dicka qe zyrtaret nderkombetar kane frike se mund te shkaktoje trazira te medha. Perndryshe, misioni i OKB-se ne Kosove thote se procesi duhet te kryhet hap pas hapi, duke lejuar individet te zgjedhin momentin e duhur per tu kthyer ne province.


Qeveria Serbe ne Beograd, skeptike per projektet e rikthimit te refugjateve, ka propozuar ndarjen e Kosoves sipas linjave etnike, duke krijuar nje rajon Serb ne veri te provinces. Por Steiner dhe zyrtaret e tjere nderkombetare, si edhe drejtuesit e Shqiptareve, e kane kundershtuar me force kete ide.


Zedhenesja e OKB-se Susan Manuel ka thene se agjensia e saj ka regjistruar rreth 3,000 Serbe te zhvendosur te cilet kane shprehur interes per t'u kthyer ne province. Kjo nuk do te thote qe ata qe jane regjistruar do te kthehen tani. Ne Qershor, UNMIK kishte shpresuar qe disa mijera njerez do te ktheheshin per me pas shume prej tyre kane ndryshuar mendim.


Pas shperthimeve ne Klokot javen e kaluar, shume Serbe te tjere mund te vendosin te mos kthehen.


Erjon Kruja eshte nje gazetar i pavarur ne Prishtine.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists