KOSOVË: SULMI NDAJ RUGOVËS NJË PARALAJMËRIM
Sulmi ndaj presidentit mund të ketë pasur lidhje me ndërrimet e mundshme qeveritare.
KOSOVË: SULMI NDAJ RUGOVËS NJË PARALAJMËRIM
Sulmi ndaj presidentit mund të ketë pasur lidhje me ndërrimet e mundshme qeveritare.
Një eksplodim bombe me 15 mars që si duket ka pasur në shënjester Presidentin Ibrahim Rugova mund të ketë pasur qëllimin që të ndikojë në përbërjen e qeverisë pas dorëzimit të Ramush Haradinajt në tribunalin e Hagës gjatë javës së kaluar, shumë kosovarë besojnë.
Ekslopozioni plagosi së paku një kalimtar dhe dëmtoj dy vetura të kolonës së Rugovës derisa ai udhëtonte nëpër Prishtinë për të takuar shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Javier Solanën.
Eksplozivi si duket u detonua nga largësia rreth orës 8:20 të mëngjesit. Dritarja e veturës së Rugovës dhe dritaret e lokaleve përreth u thyen si dhe shporta e mbeturinave e cila si duket përmbante bombën.
Shpërthimi u pasua nga dy eksplozione përpara qendrës së Misionit të KB-së në Kosovë, UNMIK, si dhe një kërcënim bombe në ndërtesën e televizionit publik javën e kaluar.
Nexhmedin Spahiu, këshilltar politik i Haradinajt, përshkroj shpërthimin e 15 marsit si një tentim për të destabilizuar punën e koalicionit qeveritar të cilën administratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, ka përshkruar si një protektorat i cili po lëvizë “më afër se kurrë më parë në arritjen e aspiratave për zgjidhjen e statusit të këtij vendi.”
Analistët politikë besojne se qeveria e tanishme është posaçërisht e brizhtë tani pa udhëheqjen e Haradinajt.
Ish kryeministri arriti në Hagë javën e kaluar për tu ballafaquar me akuzat se ai ka marrur pjesë në fushatën brutale të kidnapimit, torturimit dhe vrasjes së disa dhjetra njerëzve përfshirë shqiptarë dhe roma si dhe serbë gjatë vitit 1998.
Haradinaj, i cili dha dorëheqje nga posti i tij me 8 mars dhe u dorëzua tek tribunali i Kombeve të Bashkuara në ditën e ardhshme, ballafaqohet me 37 pika për krime kundër njerëzimit dhe mospërfillje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.
Duke reaguar në shpërthimin e kësaj jave, Labinot Salihu nga parita opozitare ORA tha, “Koha e bombës është posaqërisht e keqe duke marrur në konsideratë se Kosova gjindet në mes të procesit të përbushjes së standardeve” – referencë ndaj tetë kushteve demokratike të caktuara të cilat duhet të përmbushen nga qeveria e përkohshme para se bashkësia ndërkombëtare të pranojë diskutimin e statusit final të Kosovës.
Jesen-Petersen deklaroj në konferencë për shtyp, “Njëqind ditët e ardhshme do të vendosin se a është bërë mjaft përparim për një vlerësim pozitiv [të procesit të standardeve] këtë verë, në mënyrë që bisedat e statusit të fillojnë herët në vjeshtë. Nuk kemi kohë për të humbur.”
Alex Anderson, drejtues i projektit të Kosovës për organizatën nga Brukseli Grupi Ndërkombëtar i Krizave, i tha IWPR-së se ai nuk mendon se do të ketë shpërthim të dhunës gjatë riorganizimit të qeverisë, por pranon se problemet e fundit duhet të mirren seriozisht.
Frika nga shpërthimi i dhunës pas ekstradimit të Haradinajt në Hagë javën e kaluar shkaktoj dërgimin e më shumë se 500 trupave britaneze në Kosovë – duke ngritur numrin e forcave te KFOR në 19,000.
Duke folur në një konferencë për shtyp këtë javë, Solana nga BE-ja deklaroj, “KFOR dhe zyrtarët e tjerë të sigurisë janë mirë të pregaditur… prandaj mendoj se është me rëndësi që të gjithë të vërejnë këtë pregaditje.”
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Solana kërkoj nga Rugova që të tentoj të ndërtoj një qeveri gjithëpërfshirëse – dhe disa thonë se ky shpërthim ka pasur synim që të paralajmëroj presidentin që ose të pranojë kërkesën e Solanës apo të refuzojë të bëjë një gjë të tillë.
“Pasi askush nuk ka marrur përgjegjësinë për sulm… kjo është problematike,” thotë analisti vendor Dukagjin Gorani. “ Njerëzit po thonë se [motivi është] që ose të zgjerohet koalicioni apo të mbahet koalicioni ashtu si është.”
Këtë javë, partia e Rugovës Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, duhet të vendos se a do ta mbajë këtë partneritet koalicioni qeverisës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, AAK – të cilën Haradinaj e themeloj në vitin 2000 – si dhe partinë e vogël Partia Shqiptare Demokristiane, PSDK.
AAK ka nominuar Bajram Kosumin për kryeministër, por partia e dytë më e madhe në Kosovë – Partia Demokratike e Kosovës, PDK – dëshiron që lideri i saj Hashim Thaçi, një komandant tjetër i guerilëve, të emërohet në këtë post.
Nëse Kosova pret që bashkësia ndërkombëtare të jap një vlerësim pozitiv për procesin e standardeve, çfarëdo qeverie e re do të duhet të lëvizin shpejtë për t’u siguruar se përparimi nën udhëheqjen e Haradinajt nuk do të ndalet.