KOSOVE: SHTOHET FRIKA NE LIDHJE ME MUNGESEN E MBROJTJES PER DESHMITARET

Nje deshmitar ne nje gjyq ndaj anetareve te UCK-se eshte vrare pasi kishte refuzuar me pare nje oferte te OKB-se per mbrojtje.

KOSOVE: SHTOHET FRIKA NE LIDHJE ME MUNGESEN E MBROJTJES PER DESHMITARET

Nje deshmitar ne nje gjyq ndaj anetareve te UCK-se eshte vrare pasi kishte refuzuar me pare nje oferte te OKB-se per mbrojtje.

Tuesday, 6 September, 2005

Nje zyrtar i larte i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, ka thene per IWPR kete jave se nje deshmitar i rendesishem i atyre qe mendohet te kene qene krime te kryera nga Ushtria Clirimtare e Kosoves i cili me pas eshte vrare nuk ka pranuar nje oferte per mbrojtjen e tij nga ana e OKB-se.


Ky informacion ka dale ne drite ndersa jane ngritur pikpyetje mbi aftesine e OKB-se te mbroje deshmitaret ne gjyqet e rendesishme.


Nje ish njeri i afert me UCK-ne, Ilir Selimaj, i vrare ne nje prite buze rruges prane Pejes ne Kosoven perendimore me 14 Prill, eshte paraqitur si nje nder deshmitaret kryesore te akuzes ne gjyqin ne Prishtine ndaj nje njesie te UCK-se te perbere nga pese anetare, te quajtur Grupi i Dukagjinit, ne Nentor 2002.


Njesia, e drejtuar nga Daut Haradinaj, eshte denuar me 31 vjet burgim per rrembimin, torturimin dhe vrasjen e kater anetareve te nje njesie luftarake rivale me UCK-ne, ne Qershor 1999 - Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves, FARK, e cila ka qene e lidhur me presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova.


Deshmia e Ilir Selimajt ne fakt ka qene ajo qe ka vendosur fatin e ketij grupi te akuzuarish. Si nje anetar aktiv i njesise se Haradinajt, ai ka qene deshmitar i vrasjeve te tmerrshme, dhe ka pranuar te deshmoje vetem ne shkembim te lirimit te tij.


Barry Fletcher, zedhenes i policise se UNMIK ne Prishtine, ka thene per IWPR me 28 Prill se Selimajt i ishte ofruar mbrojtje, por ai nuk ka pranuar.


Vrasja e Selimajt eshte nje goditje e rende per perpjekjet e OKB-se per te ndertuar nje sistem drejtesie efektiv dhe te paanshem ne Kosove, sepse ka shume mundesi qe kjo vrasje te trembe deshmitaret e mundeshem dhe ti binde ata te mos deshmojne ne gjyqet ndaj krimeve te luftes, vecanerisht kunder atyre ndaj UCK-se.


Ramush Haradinaj, kryetar i partise se trete me te madhe Shqiptare ne parlamentin e Kosoves - Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, AAK, dhe vellai i Daut Haradinajt, ka denuar kete vrasje, duke pranuar se kjo eshte ne vazhden e nje seri vrasjesh te deshmitareve.


"Kjo vrasje eshte nje vazhdim i veprimeve te tilla te ngjashme, te cilat synojne te destabilizojne Kosoven dhe te krijojne nje ndjenje pasigurie ne rradhet e qytetareve te Kosoves," thuhej ne nje deklarate te AAK.


Ne priten ku eshte vrare Selimaj, ka humbur jeten edhe halla e tij Feride, ndersa bashkeshorti i saj Deme, 37 vjec, dhe femijet Drita 14 dhe Kushtrim 4 vjec jane plagosur.


Fletcher ka thene per IWPR se policia e UNMIK eshte e bindur se vrasja ka qene nje hakmarrje ndaj deshmise se Selimajt ne gjyqin ndaj Grupit te Dukagjinit.


UNMIK pa humbur kohe ka identifikuar Adem Elshanin, 28 vjec, nga fshati Ozdrim, ne Kosoven perendimore, si te dyshuarin kryesor per kete vrasje.


Elshani, nderkohe, eshte deklaruar i pafajshem. E perditeshmja e Prishtines, Epoka e Re, ka botuar nje deklarate te tij me pare kete muaj ku thuhej se ai jeton ne Gjermani dhe se ka qene atje diten e vrasjes. "Elshani eshte teper i zemeruar nga leshimi i urdherit te ndalimit dhe i ka telefonuar hetuesve te policise se UNMIK nga Gjermania per te shpjeguar vend ndodhjen e tij ne kohen e vrasjes," thuhej ne kete gazete.


Policia e UNMIK dyshon mbi vertetesine e kesaj deklarate, ka thene Fletcher, duke shtuar se Elshani duhet te dorezohet dhe te provoje alibine e tij.


Burime nga policia e UNMIK kane thene per IWPR se ata nuk e perjashtojne mundesine e perfshirjes se Elshanit ne vrasjen e ish komandantit te FARK Tahir Zemaj dhe familjes se tij me pare kete vit. Zemaj ka qene gjithashtu deshmitar ne gjyqin ndaj Grupit te Dukagjinit.


Seria e vrasjeve ka alarmuar komunitetin nderkombetar. Nje dite pas vrasjes se Selimajt, drejtuesi i Zyres Amerikane ne Prishtine, Reno Harnish, ka thene se vrasje te tilla po demtojne jo vetem perpjekjet per te vendosur drejtesine ne protektorat por edhe po "pengojne Kosoven te permbushe standartet te cilat duhet ti permbushe perpara se te mund te nise diskutimi per statusin perfundimtar".


Perpjekjet e OKB-se deri me sot per te krijuar nje program efektiv per mbrojtjen e deshmitareve kane pasur sukses te pjeseshem. Shume raste kane deshtuar per shkak se deshmitaret kane qene shume te frikesuar per te konfirmuar publikisht deklarimet e dhena para hetuesve.


Zyrtare te OKB-se ne Kosove, perfshire edhe kryeprokuroren e gjykates se Hages, Carla Del Ponte, jane ankuar se pengesa kryesore ne luften ndaj aktiviteteve kriminale ne Kosove, si gjate ashtu edhe pas luftes, eshte mungesa e deshires se deshmitareve okulare per tu paraqitur ne sallen e gjyqit.


Krye administratori i UNMIK, Michael Steiner, i ka thene Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne fjalimin e fundit te tij ne Dhjetor 2002 se deshmitaret e mundeshem per rastet e gjyqit ne Kosove jane kercenuar sistematikisht ose jane vrare.


Nje burim nga departamenti i drejtesise se UNMIK, i cili deshiron te mbetet anonim, ka thene per IWPR se mundesia e mbrojtjes se deshmitareve eshte e kufizuar dhe se kjo ceshtje varet kryesisht nga deshira e vendeve anetare te OKB-se per te strehuar deshmitaret ne rastet me te rendesishme.


Arben Qirezi eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists