Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

KOSOVE: SHQETESIMI I KISHES SERBE

Kleriket Serbe nuk jane te kenaqur nga perpjekjet e KFOR per te mbrojtur kishat e tyre.
By Tatjana Matic

Vendimi i komunitetit nderkombetar per te mbajtur ne vend pikat e kontrollit per te mbrojtur vendet e shenjta te Serbeve mund te mos mjaftojne per te qetesuar drejtuesit e fese, te cilet insistojne se kishat e shkaterruara duhet te riparohen dhe ata te cilet i kane shkaterruar ato duhet te denohen.


Tensioni eshte rritur prej disa muajsh ndermjet Kishes Ortodokse Serbe, KOS, nga njera ane dhe Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, dhe paqeruajtesve te KFOR te drejtuar nga NATO nga ana tjeter.


Vendimi i 23 Janarit per te ndaluar planet per heqjen e pikave te kontrollit rreth kishave te rrezikuara dhe manastireve ne protektorat po konsiderohet tani si nje perpjekje per te permiresuar marredheniet ndermjet kishes Serbe dhe komunitetit nderkombetar.


Por ndersa zedhenesi i KOS, At Sava i manastirit te Decanit i ka pershkruar zhvillimet si nje "shenje inkurajuese", ai i ka thene IWPR se kjo nuk do te zgjidhe problemet e shumta me te cilat perballet minoriteti Serb ne Kosove.


Ka pasur mbi 100 sulme ndaj vendeve te shenjta Ortodokse gjate tre vjeteve te fundit - dhe KOS fajeson komunitetin nderkombetar per faktin se asgje prej ndertesave te shkaterruara nuk jane rindertuar.


Pas terheqejes se forcave Serbe nga Kosova ne Qershor te vitit 1999, ka pasur nje sere sulmesh ndaj kishave Ortodokse ne shenje hakmarrje ndaj 218 xhamive te shkaterruara gjate konfliktit ndermjet ushtrise Jugosllave dhe Ushtrise Clirimtare te Kosoves.


Keto sulme jane shtuar pas kalimit te muajve te pare te paqes, ndersa UNMIK dhe paqeruajtesit e drejtuar nga NATO kane filluar te kontrollojne gjendjen me patrulla gjate 24 oreve per te mbrojtur ato kisha te cilat nuk jane shkaterruar ende.


Vendimi per te ulur kete nivel te mbrojtjes eshte marre ne muajin Maj te vitit te kaluar. Shefi i UNMIK, Michael Steiner ka njoftuar se me permiresimin e gjendjes se pergjitheshme te sigurise, pikat e kontrollit te KFOR ne fshatrat dhe rreth ndertesave te kishave do te pakesohen dhe gradualisht do te hiqen krejtesisht.


Do te kete perseri nje mbrojtje 24 oreshe per kishat e ndertuara perpara 100 vjetesh, por te tjerat - pjesa me e madhe te ndertuara gjate sundimit te Sllobodan Millosheviq si nje simbol i dominimit Serb - nuk do te ruhen me.


Zedhenesi i KFOR Tony Adams ka shpjeguar se vendimi i marre ne muajin Maj eshte marre pas nje vleresimi te thelle te situates se sigurise. "Kur kriminelet e dine se KFOR eshte gjithnje ne nje vend, ata nuk do te guxojne te shkojne ne keto zona. Por ata nuk do te mund te fshihen nga patrullat tona te levizeshme," ka thene ai.


Por KOS ka paralajmeruar se cdo ndertese e lene pa ruajtje do te jete ne meshire te fatit. "Ne jemi te bindur se prezenca e perhereshme e KFOR mund te parandaloje sulme te tjera ndaj ketyre kishave, te cilat jane te vendosura ne zona ku nuk ka me Serbe," thote At Sava. "Edhe ato ndertesa te cilat jane shkaterruar jane te rrezikuara te sulmohen perseri pa nje mbrojtje te perhereshme".


KOS permend shkaterrimin ne muajin Nentor te Kishes se Shen Vasilije Ostroski ne Ljubovo dhe vandalizimin e Kishes se Shenjtoreve ne Djurakovac si nje pasoje direkte e vendimit te KFOR.


Pas kerkesave te vazhdueshme te zyrtareve te kishes Serbe, KFOR ka pranuar te ruaje nga afer monumentet e kultures dhe ato me domethenie historike dhe te perdorura per qellime fetare.


Por kjo nuk mjafton per te qetesuar KOS, e cila ka perseritur vazhdimisht se keto ndertesa nuk perdoren me vetem sepse popullsia Serbe eshte larguar nga keto zona - dhe se lenia e kishave pa mbrojtje do te ishte nje mesazh i gabuar dhe negativ per popullsine e zhvendosur.


Megjithese e kenaqur me vendimin e KFOR per te mbajtur pikat e kontrollit, KOS mendon se situata nuk do te ndryshoje derisa UNMIK dhe KFOR te fillojne procedura ligjore ndaj fajtoreve per keto sulme, dhe te bejne nje perpjekje per te rindertuar ndertesat e demtuara.


Deputeti i Partise Demokratike te Kosoves, PDK, Bajram Rexhepi ka folur dhe ka denuar ngjarjet ne Djurakovac dhe Ljubovo, duke bere thirrje qe "kriminelet te cilet kane shkaterruar kishat te gjenden dhe te arrestohen" - por deri tani, askush nuk eshte akuzuar per asnje nga keto sulme.


"Ne e kuptojme qe UNMIK i ka duart e lidhura sepse Shqiptaret nuk guxojne te deshmojne, dhe gjithsesi UNMIK nuk deshiron te hyje ne nje konflikt me ekstremistet," thote At Sava per IWPR. "Por te gjitha dihen shume mire ne Kosove dhe askush nuk ka kurajon te identifikoje publikisht fajtoret".


Zedhenesi i policise se UNMIK Derek Chapell ka thene per IWPR se hetimet mbi keto sulme po vazhdojne. "Problemi me i madh eshte qe te gjitha keto sulme kryhen ndaj kishave te abandonuara, dhe per pasoje ne njoftohemi shume vone per keto sulme. Per rrjedhim eshte pothuajse e pamundur te percaktohet koha e ketyre sulmeve - dhe te identifikohen fajtoret," thote ai.


Per momentin, KOS ende nuk ndihet e mbeshtetur nga UNMIK dhe KFOR ne perpjekjet e saj per te rindertuar ndertesat e demtuara.


At Sava ka cituar shkaterrimin, ne veren e vitit 1999, te manastirit te shekullit te 14 ne Zociste.


Peshkopi Artemije, kryetari i PDK-se Hashim Thaqi dhe John Menzies, shef i zyres Amerikane ne Prishtine, kane vizituar kete vend ne pranveren e vitit 2002 dhe kane rene dakort qe mund te filloje puna per rindertimin.


KOS ka caktuar fonde, por plani nuk ka funksionuar pasi nje grup Shqiptaresh kane sulmuar nje grup Ortodoksesh te cilet ishin mbledhur per nje sherbese fetare ne mesin e muajit Korrik. Ne ate rast, rrenojave te manastirit i eshte vene zjarri.


Pas incidentit, KFOR mesa duket nuk ka pranuar te mbroje kete vend gjate 24 oreve - duke thene se ndermarrja e nje veprimi te tille ne nje zone me popullsi kryesisht Shqiptare do te shkaktonte tensione. Projekti i rindertimit tanime eshte bllokuar.


Tatjana Matiq eshte bashkepunetore e IWPR ne Prishtine dhe korrespondente e Radio Deutche Welle nga Kosova.