KOSOVE: SERBET KERCENOJNE BOJKOTIMIN E ZGJEDHJEVE

Pjesemarrja e Serbeve ne zgjedhjet lokale eshte rrezikuar nga mosmarreveshjet mbi zbatimin e planit te OKB per decentralizimin.

KOSOVE: SERBET KERCENOJNE BOJKOTIMIN E ZGJEDHJEVE

Pjesemarrja e Serbeve ne zgjedhjet lokale eshte rrezikuar nga mosmarreveshjet mbi zbatimin e planit te OKB per decentralizimin.

Serbet lokal jane perfshire ne nje konfrontim me administratorin e OKB-se Michael Steiner rreth propozimeve te tij per decentralizimin dhe vete administrimin ne enkllaven ne veri te Mitrovices. Kjo mosmarreveshje mund te beje qe ata te bojkotojne zgjedhjet lokale te ketij muaji.


Serbet e Kosoves, duke marre shkas nga mos zbatimi i nje marreveshjeje te mepareshme nga OKB, po kerkojne qe plani, i propozuar nga Steiner ne fillim te ketij muaji, te zbatohet perpara zgjedhjeve te 26 Tetorit. Steiner nga ana e tij ngul kembe qe me pare te mbahen zgjedhjet.


Serbet vendas kane kerkuar prej kohesh decentralizimin, te cilin ata e konsiderojne si te rendesishem per garantimin e sigurise se tyre. Ata kane dyshime se ky plan do te zbatohet pas mbajtjes se zgjedhjeve.


Mitrovica mbetet nje qytet i ndare edhe kur kane kaluar tre vjet nga vendosja e trupave nderkombetare. Lumi Iber ndaj komunitetin Shqiptar ne jug nga Serbet ne veri. Keta te fundit jane kryesisht refugjate te cilet jane larguar nga shtepite e tyre ne pjese te tjera te Kosoves nga frika e nje hakmarrjeje te Shqiptareve pas perfundimit te konfliktit.


Ura qe ndan dy pjeset e qytetit kontrollohet nga anetare te nje grupimi ekstremist Serb i quajtur Rojet e Ures. Ata jane te vendosur te mbajne me cdo kusht Mitrovicen e veriut nen kontrollin e Serbeve dhe jane perfshire ne perplasje me policine e OKB-se dhe Shqiptaret lokal.


Misioni i OKB-se ne Kosove, UNMIK, ka deshtuar vazhdimisht te vendose kontrollin e tij efektiv ne pjesen veriore te qytetit, i cili drejtohet nga nje administrate e paligjeshme e kontrolluar nga Beogradi. Ne mungese te nje kontrolli efektiv te komunitetit nderkombetar, ky territor eshte shnderruar ne nje zone te preferuar per aktivitete te paligjeshme si trafiku i qenieve njerezore, prostitucioni dhe kontrabanda.


Plani i Steiner do te lejonte qe administrata nderkombetare te hapte zyrat e saj ne veriun e qytetit per here te pare, duke i dhene fund keshtu sistemit paralel te qeverisjes.


Steiner ka propozuar decentralizimin, administrate te perbashket te Shqiptareve dhe Serbeve dhe perpjekje per nje rimekembje te shpejte ekonomike per qytetin. Shefi i OKB-se u ka kerkuar Serbeve te anetaresohen ne forcen e perbashket policore dhe u a premtuar te organizoje nje konference per Mitrovicen me pjesemarrjen e donatoreve dhe investitoreve pas zgjedhjeve te sukseseshme.


Serbet e Kosoves jane te gatshem te marrin persiper pergjegjesi per qeverisjen lokale, vecanerisht kur behet fjale per sigurine e tyre. Por megjithese plani i Steiner merr ne konsiderate kerkesat e tyre per decentralizim dhe vete administrimi percaktohet ne nje propozim te UNMIK-ut ne Korrik, fakti qe ai vjen vetem pak jave perpara zgjedhjeve shkakton dyshime.


Serbet lokale kane marre pjese ne zgjedhjet parlamentare te vitit te kaluar vetem pasi kane nenshkruar nje marreveshje per bashkepunim me ish shefin e UNMIK Hans Haekkerup dhe Nebojsha Coviq, zevendes kryeminister i qeverise Serb dhe shefi i ekipit koordinues per Kosoven.


Por ata thone se asgje nuk eshte bere per te permbushur pikat kryesore te kesaj marreveshjeje: permiresimin e sigurise dhe rikthimin e refugjateve Serbe dhe personave te zhvendosur.


Si rezultat, ekziston nje mosbesim ne rritje per komunitetin nderkombetar ne rradhet e komunitetit Serb, i cili tani po kercenon se do te bojkotoje zgjedhjet e ardheshme.


"Meqenese une jam i mire informuar per situaten e komunitetit Serb ne Kosove dhe Metohi, kam frike se besimi i tyre ne garancite tuaja te pashkruajtura eshte pothuajse zero," ka thene Coviq ne nje leter te hapur drejtuar Steiner me 7 Tetor.


Marko Jaksiq, nje drejtues i Serbeve te Kosoves nga Mitrovica e veriut, ka thene se ai dyshon shume mbi planet e Steiner dhe ka frike se ne rast te zbatimit te planit te tij, do te kete nje dyndje te popullise Shqiptare nga pjesa jugore e qytetit.


"Steiner harron se qe prej pjesemarrjes se tyre ne zgjedhjet e vitit te kaluar, Serbet kane fituar vetem strehim dhe ushqim falas ne burgjet e Shqiptareve," ka thene ai javen e kaluar.


Rada Trajkoviq, kryetare e grupit parlamentar te Serbeve ne parlamentin e Kosoves, ka thene per IWPR se Steiner synon te zvarrise marrjen e nje vendimi per ceshtjen e decentralizimit dhe me pas te fajesoje Serbet per mos pjesemarrjen e tyre ne zgjedhje.


Ajo ka thene se asgje nuk eshte bere per te permiresuar kushtet e Serbeve qe prej arritjes se marreveshjes Haekkerup-Coviq, sepse nuk ka asnje garanci institucionale per mbrojtjen e komunitetit te tyre.


Trajkoviq ka thene se propozimi i Steiner eshte nje forme "marketingu politik" ne prag te zgjedhjeve, dhe dyshon qe ai do te beje realitet ato qe premton pas mbajtjes se zgjedhjeve.


Ajo ka thene se komuniteti Serb do te mund te perqendrohet ne procesin e pajtimit me Shqiptaret e Kosoves vetem pasi te mos ekzistoje me kercenimi per sigurine e tyre.


Dragana Nikoliq eshte nje asisten redaktore e IWPR. Tatjana Matiq punon per Deutche Welle dhe Balkan Times ne Prishtine.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists