KOSOVE: PROBLEME TE TJERA PER RUGOVEN

Autoriteti i presidentit te ri te Kosoves po kercenohet nga nje prej rivaleve te tij te vjeter politik.

KOSOVE: PROBLEME TE TJERA PER RUGOVEN

Autoriteti i presidentit te ri te Kosoves po kercenohet nga nje prej rivaleve te tij te vjeter politik.

Presidenti i sapo zgjedhur i Kosoves Ibrahim Rugova, pas tre muaj mosmarreveshje te thella politike, perballet tani me nje sfide tjeter - kete here nga rivali i tij i vjeter Bujar Bukoshi i cili deshiron te zevendesoje ate ne postin e drejtuesit te Lidhjes Demokratike te Kosoves, LDK.


Bukoshi ka shkaktuar nje konfuzion te madh fundjaven e kaluar kur ka njoftuar se ai synonte te krijonte nje parti te re te tijen - e cila mendohet se mund te marre shume nga deputetet e LDK-se. Nje gje e tille do ta linte Rugoven si president pa kontroll ndaj parlamentit.


Ne intervisten e tij me TV Koha, Bukoshi ka thene: "Pavaresisht njoftimit tim per krijimin e nje partie te re politike, une vazhdoj te jem anetar i LDK-se ne momentin qe flasim". Analistet thone se ai po linte keshtu nje dere te hapur per kompromis.


Meqenese Rugova eshte tani president i Kosoves, ai nuk mund te ruaje postin e kryetarit te LDK-se. Pasuesi i tij do te vendoset ne mbledhjen e ardheshme te partise, e cila pritet te mbahet kete pranvere. Duke shpallur mundesine e nje partie te re, Bukoshi ne fakt po i ben shantazh Rugoves me qellim qe ai ta mbeshtese ne perpjekjet e tij per te marre kryesimin e partise.


Bukoshi gezon nje perkrahje te konsiderueshme nga anetaret e LDK-se brenda parlamentit dhe jashte tij. Ai nuk ka pranuar te kandidoje ne zgjedhjet e 17 Nentorit per shkak te nje mosmarreveshjeje te vjeter me Rugoven e cila ka filluar ne vitin 1995 per shkak te kontrollit te institucioneve paralele ne Kosove.


Nje zyrtar i larte i LDK-se ka paralajmeruar se levizja e Bukoshit per te krijuar nje parti te re nuk mund te injorohet. Sipas rregullave zgjedhore te Kosoves, deputetet jane te lire te shkojne nga nje parti ne tjetren brenda asamblese pa u paraqitur per rizgjedhje. Largimi per ndonje parti tjeter mund te bejne qe LDK te humbase kontrollin e saj mbi parlamentin.


Bukoshi, me profesion kirurg, e ka filluar karrieren e tij politike si sekretar i pergjitheshem i LDK-se se Rugoves. Ai ka fituar respekt te madh gjate periudhes qe ka qene kryeminister i Kosoves jashte vendit gjate viteve nentedhjete, pasi Millosheviqi i hoqi statusin e krahines autonome Kosoves ne vitin 1989.


Ne kete rol, detyra paresore e Bukoshit ka qene mbledhja e fondeve per institucionet paralele te krijuara nga Shqiptaret e Kosoves ne kundershtim te sundimit Serb.


Bukoshi ka qene shume i sukseseshem ne mbledhjen e fondeve. Duke mbledhur nje takse prej tre perqind mbi te ardhurat e Shqiptareve te Kosoves brenda dhe jashte vendit, ai ka mbledhur rreth 300 milion marka Gjermane ndermjet viteve 1991 dhe 1999.


Megjithate ne vitin 1995, Rugova dhe Bukoshi paten mosmarreveshje rreth administrimit te sistemit paralel dhe perdorimit te fondeve. Ne vitin 1996, Bukoshi ka kritikuar perpjekjet e moderuara te Rugoves per te arritur nje kompromis me Millosheviqin per te rikthyer femijet Shqiptare ne sistemin arsimor shteteror. Ai ka akuzuar Rugoven se po "heq dore nga politika e pavaresise".


Si rezultat, Rugova filloi te anashkalonte Bukoshin ne marrjen e vendimeve te rendesishme. Ne shenje hakmarrje, Bukoshi ka nderprere fondet per LDK-ne ne vitin 1997, duke e lene kryetarin e saj pa fonde te mjaftueshme as per te paguar faturat e telefonit te tij. Rugova me pas u perpoq te vendoste nje krah tjeter te mbledhjes se fondeve ne Gjermani, te ashtuquajturin "Fondi Aachen".


Gjendja ka ndryshuar ne vitin 1998 me daljen ne skene te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, nje formacion politik me agresiv, e cila ka sulmuar haptazi Bukoshin dhe Rugoven. UCK ka marre efektivisht kontrollin e politikes ne Kosove me krijimin e qeverise se perkoheshme te Hashim Thaqit gjate konfliktit te Kosoves ne Mars te vitit 1999. Ne Shkurt te vitit 2000, ky autoritet eshte shkrire me krijimin e Struktures se Perkoheshme Administrative te drejtuar nga UNMIK-u.


Ne ate kohe, Bukoshi ka perdorur ato fonde qe kishin mbetur, rreth 56 milion marka, per te krijuar Bashkimin e Fondit per Rinmdertimin e Kosoves, UFORK. Pavaresisht mungeses se tij ne politiken aktive, ai ka financuar projekte lokale ne bashkite e drejtuara nga LDK-ja, duke forcuar mbeshtetjen per partine.


Duke mbajtur kontrollin e partise ne doren e nje numri te vogel njerezish besnik te tij, Rugova ka shkaktuar nje pakenaqesi te madhe ne rradhet e LDK-se. Ne diskutimet e fundit per krijimin e qeverise, Rugova ka injoruar pothuajse krejtesisht figurat e rendesishme te partise se tij.


Por popullariteti i Rugoves ne pergjithesi mbetet i larte dhe Bukoshi natyrisht nuk ka shume deshire te perplaset perballe mbi emrimin e drejtuesve te partise. Ne nje konfrontim te tille, Bukoshi mund te perballet me nje rezistence te madhe nga kundershtare te tij si Edita Tahiri dhe bashkepunetori i ngushte i Rugoves, Sabri Hamiti.


Pasja e Rugoves ne krahun e tij do te permiresonte ndjeshem shanset e Bukoshit per te fituar garen per drejtimin e partise. Per kete qellim duket se ai ka hedhur edhe idene e krijimit te nje partie te re. Te dy njerezit e dine se nje parti e re do te krijonte nje rremuje ne gjirin e LDK-se dhe do te shkonte ne avantazh te Partise Demokratike te Kosoves, PDK, se Thaqit, ne zgjedhjet e ardheshme lokale ne Shtator.


Arben Qirezi eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists