KOSOVE: OKB PERBALLE REAGIMEVE TE ASHPRA

Ndjenjat anti OKB-se jane rritje pas arrestimeve te disa ish drejtuesve te luftetareve Shqiptare.

KOSOVE: OKB PERBALLE REAGIMEVE TE ASHPRA

Ndjenjat anti OKB-se jane rritje pas arrestimeve te disa ish drejtuesve te luftetareve Shqiptare.

Marredheniet ndermjet Kosovareve dhe paqeruajtesve nderkombetare kane arritur ne piken me te ulet te te gjitha koherave pas arrestimit te disa anetareve te njohur te ish Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK.


Arrestimet kane shtuar friken per planet e komunitetit nderkombetar ne lidhje me statusin perfundimtar te Kosoves dhe kane cuar ne shenjat e para te qarta te nje fushate politike kunder misionit te OKB-se ne Kosove, UNMIK.


Ish komandanti i UCK-se Ramush Haradinaj, nje deputet i parlamentit dhe kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves - nje partner ne koalicionin qeveritar ne Kosove - eshte akuzuar javen e kaluar per perfshirjen e tij ne nje shkembim zjarri me nje familje rivale Shqiptare te Kosoves ne Decan, ne Kosoven perendimore, ne Gusht te vitit 2000.


Vellai i tij Daut Haradinaj dhe rrustem Mustafa - Remi - qe te dy ish drejtues te rendesishem te Trupave Mbrojtese te Kosoves, TMK - jane arrestuar ne Qershor dhe Gusht te ketij viti, te dyshuar per torturimin, vrasje dhe rrembime te paligjeshme te disa Shqiptareve gjate konfliktit te vitit 1999.


Nje vale protestash te cilat kane kerkuar lirimin e ish anetareve te UCK-se jane kulminuar me perplasjet ndermjet demonstruesve dhe policise se UNMIK e ushtareve te KFOR te Enjten e kaluar, kur keta te fundit jane perpjekur te largojne nje bllokim te rruges ne qender te Decanit.


Pesedhjete e dy civile, 11 oficere te policise dhe tre ushtare jane plagosur. Gjendja e renduar ka bere qe KFOR te kerkoje vendosjen e masave te tjera te sigurimit per te mbrojtur personelin e tij ne terren.


Protestat jane denuar nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe nga Gjermania, ndermjet te tjerave.


Kur forcat e drejtuara nga NATO kane hyre ne Kosove ne Qershor 1999 pas terheqjes se forcave Serbe, shumica Shqiptare i ka pritur ato si clirimtare, te sigurte se mberritja e tyre ishte hapi i pare drejt pavaresise.


Megjithese ende zyrtarisht pjese e Jugosllavise, Kosova eshte bere nje protektorat i OKB-se sipas Rezolutes 1244 dhe statusi i saj perfundimtar eshte bere pjese e nje diskutimi te gjere dhe spekullimeve te shumta.


Dhuna ne Decan nuk do te perbente ndonje ngjarje teper te rendesishme nese nuk do te behej fjale edhe per kuadrin politik te ketij konflikti te ri.


Qeveria e Kosoves, e drejtuar nga Bajram Rexhepi - nje tjeter ish luftetar dhe anetar i Partise Demokratike te Kosoves, PDK - ka leshuar nje deklarate te Henen, duke i pershkruar te ndaluarit nga rradhet e UCK-se si "te burgosur politik".


"Cilido qe mendon se keto arrestime do te disiplinojne personalietet te cilat kane drejtuar luften per lirine e Kosoves dhe qe sot jane te perfshire me mish e me shpirt per pavaresine dhe demokratizimin e Kosoves, e ka gabim," ka thene ai.


Ministrant nga rradhet e Lidhjes Demokratike te Kosoves, te drejtuar nga Ibrahim Rugova, LDK, nuk kane pranuar te mbeshtesin pozicionin e qeverise. Partia e Rugoves eshte perpjekur te shmange konfrontimin me komunitetin nderkombetar.


Presidenti i PDK-se Hashim Thaci, u ka kerkuar njerezve te tij te mos konfrontohen me paqeruajtesit, duke i paralajmeruar ata "te kujtojne ndihmen e dhene nga NATO ne clirimin e Kosoves".


Rexhepi dhe kryetari i asamblese Nexhat Daci kane bere thirrje per nje ndalim te menjehershem te protestave.


Tani ka filluar nje fushate politike, duke akuzuar administraten nderkombetare se po perpiqet te rivendose kontrollin e Beogradit mbi Kosoven. Shqetesimi i atyre te perfshire ne kete fushate eshte se hapi tjeter mund te jete kthimi i Ushtrise Jugosllave, VJ, dhe policise Serbe ne Kosove.


Gazetat e aferta me ish qarqet e UCK-se, si Epoka e Re dhe 24 Ore, thone se UNMIK po ushtron nje diktature te ngjashme me ate te kryer nga ish presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviq ndermjet viteve 1998 dhe 1999.


Pikpamja e tyre eshte se komuniteti nderkombetar po krahason luften e UCK-se per clirim me krimet e kryera nga forcat Serbe, ne nje perpjekje per te zhvleftesuar deshiren e Kosovareve per pavaresi.


Edhe gazeta pro LDK-se Bota Sot ka shprehur zemerim rreth arrestimeve te Remi dhe Ramush Haradinajt, pavaresisht kerkesave te Rugoves qe kjo ceshtje te zgjidhet nga gjykatat.


Sigurimet e dhena nga UNMIK se ai po ndjek penalisht individet - dhe nuk ka venen ne shenjester TMK apo ish pjestaret e UCK-se - kane pak mundesi te bindin nje opinion publik te mbytur nga propaganda qe po behet.


Shqetesimet e Shqiptareve te Kosoves ne lidhje me statusin perfundimtar te protektoratit jane shtuar ne Dhjetor te vitit te kaluar, pas nenshkrimit te Dokumentit te Perbashket ndermjet UNMIK dhe qeverise Serbe. Kjo marreveshje ka percaktuar nje bashkepunim ndermjet ketyre te dyve dhe i ka dhene Beogradit mundesi te influencoje politikat e misionit ne Kosove.


Deshtimi i UNMIK-ut per te ushtruar kontroll ndaj enclaves Serbe te Mitrovices veriore ne pjesen veriore te protektoratit ka kontribuar gjithashtu ne shtimin e shqetesimeve.


Deshtimi i policise se OKB-se javen e kaluar per te arrestuar Milan Ivanoviq, nje prej drejtuesve te grupimit Serb te linjes se ashper te njohur si Rojet e Ures, kane shkaktuar akuza se UNMIK nuk eshte i vendosur te veproje kunder influences se Serbeve ne veri.


Mbeshtetja e Bashkimit Europian per shtetin e reformuar Serbi-Mali i Zi ka shkaktuar gjithashtu shqetesim rreth planeve te tij per Kosoven: kundershtimi i hapur i BE-se per perpjekjet e MAlit te Zi per pavaresi ne muajin Mars ka shtuar friken se protektorati i Kosoves mund te detyrohet te hyje edhe ai ne bashkimin e ri.


Komandanti i TMK-se Gjeneral Agim Ceku ka permbledhur shqetesimin e ndjere nga Kosovaret per te ardhmen e tyre dhe marredheniet me UNMIK dhe KFOR. Pasi ka akuzuar keto te fundit se kane sulmuar me qellim organizaten e tij per te demtuar aspiratat e Shqiptareve per pavaresi, ai ka thene: "Kosovaret dhe komuniteti nderkombetar duhet te shohin edhe nje here nese kane synime te perbashketa, apo nese keto synime ndahen ne nje fare pike".


Kosovaret ndjejne se frika e tyre mund te pakesohet disi nese do te percaktoheshin disa plane me te sakta per te ardhmen e rajonit. Nese nuk arrihet dicka shpejt, misioni paqeruajtes ne protektorat mund te perfshihet ne nje krize edhe me te madhe.


Arben Qirezi eshte bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists