Kosove: Drejtuesi I Ri I Okb Perballe Problemeve Te Shumta

Administratori i sapoemeruar i OKB-se per Kosoven do te perballet me probleme te shumta menjehere pas marrjes se postit.

Kosove: Drejtuesi I Ri I Okb Perballe Problemeve Te Shumta

Administratori i sapoemeruar i OKB-se per Kosoven do te perballet me probleme te shumta menjehere pas marrjes se postit.

Me ne fund eshte emeruar drejtuesi i ri i OKB-se per Kosoven, por ndersa provinca eshte ne nje gjendje pothuajse kaosi, ai do te kete nje detyre shume te veshtire.


Ende nuk eshte e qarte se kur do te filloje nga puna Maikel Stainer si administrator i OKB-se per Kosoven, duke zevendesuar keshtu Hans Hakerup i cili ka dhene doreheqjen papritmas ne Dhjetor, duke e lene protektoratin nderkombetar ne nje vakum pushteti.


Kosova momentalisht nuk ka president, kryeminister dhe as ministri te cilat te funksionojne. Me e keqja eshte se nderkombetaret te cilet dikur vendosnin dhe drejtonin cdo gje tani po hezitojne. Pervec doreheqjes se Hakerup muajin e kaluar, mandati i Dan Everts, shef i misionit te OSBE-se ne Kosove, ka perfunduar me 30 Nentor, 2001, ndersa pasuesi i tij ne kete post, Pascal Fieschi eshte emeruar vetem nje jave me pare.


Dy vjet pas perfundimit te luftes, populli i Kosoves ka shpresuar se zgjedhjet e 17 Nentorit do ti jepnin provinces institucionet e vete qeverisjes, pas nje dekade te politikave shtypese te Beogradit.


Por asambleja e re e Kosoves nuk ka arritur te zgjedhe presidentin ne tre seanca te njepasnjeshme per shkak te mosmarreveshjeve ndermjet partive politike kryesore, dhe pa u zgjedhur presidenti, nuk mund te emerohet as kryeministri apo anetaret e tjere te qeverise.


Val Percival e Grupit Nderkombetar te Krizave, ICG, ka thene se: "Hakerup eshte larguar shume shpejt - dhe fakti qe parlamenti ende nuk ka zgjedhur dot nje president me shtyn te mendoj qe Kosova eshte ne nje vakum institucional".


Kosova momentalisht nuk ka ministri te cilat te funksionojne dhe departamentet e Administrates se Perkoheshme te Perbashket, te perbera nga vendas dhe te huaj, jane shperbere disa jave perpara zgjedhjeve parlamentare, ne menyre qe te pergatitej terreni per administraten e re lokale.


Teorikisht, zevendes kryeadministratori i OKB-se, Charles Brayshaw, vazhdon te marre vendimet e rendesishme per drejtimin e provinces, por duket se ai nuk po ben nje pune te mire.


Kjo eshte evidente nga fakti qe ne arsim dhe sektore te tjere te sherbimeve publike ka probleme te medha te cilat duket se kane ardhur si pasoje e mungeses se vendim marrjes ne nivel te larte.


Ka shume diskutime dhe mosmarreveshje se kur duhet te filloje semestri i dyte ne shkollat e provinces pas perfundimit te pushimeve te dimrit. Shefat e arsimit ne keshillat bashkiake kane urdheruar qe shkollat te hapen ne dite te ndyshme - dhe si rezultat disa femije jane kthyer ne shkolla te tjeret jane ende me pushime. Kompania energjitike e Kosoves, nderkohe, thote se ajo ka nevoje per ndihme per te mbledhur faturat e papaguara te energjise elektrike.


Vakumi i pushtetit eshte shnderruar ne nje ceshtje edhe vete te diskutueshme, ndersa te gjithe aktoret politik perpiqen te fajesojne dike tjeter per krizen e tanishme.


Kater partite e medha ne Kosove - Lidhja Demokratike e Kosoves, Partia Demokratike e Kosoves, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, si edhe koalicioni Serb Povratak - kane kritikuar Hakerupin se ka dhene doreheqjen ne nje moment kaq te rendesishem, duke thene se largimi i tij ka shtuar kaosin.


Zedhenesi i UNMIK-ut, Simon Haselock, thote se keto kritika jane te pabaza. "Une nuk mendoj se presidenti i Kosoves do te ishte zgjedhur edhe nese Hakerup do te ishte ende ketu. Kryeadministratori i OKB-se nuk mund te detyroje politikanet te arrijne nje marreveshje".


Analisti i ICG-se Peter Palmer thote se politikanet Kosovare kane shume pergjegjesi per kete rremuje. "Si mundet te krijohen institucionet e reja, qeveria dhe ministrite kur drejtuesit politik nuk kane treguar gatishmeri te krijojne qeverine".


Arsim Bajrami, i Partise Demokratike, paralajmeron se ky bllokim politik mund te coje ne anarki, sepse vonesa nje mujore ne krijimin e institucioneve perkthehet ne nje vonese gjashte mujore ne procesin legjislativ.


Disa banore vendas mendojne se mberritja e nje kryeadministratori te ri te OKB-se do te permiresoje gjendjen. Shkëlzen Maliqi, nje filozof dhe analist, thote se njohja e Stainer me problemet e Ballkanit do te jete nje favor per te, vecanerisht ne perballjen e problemeve te medha te rajonit, sic eshte ceshtja e statusit te ardheshem te Kosoves.


Adriatik Kelmendi eshte nje gazetar i se perditeshmes Koha Ditore ne Kosove.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists