KOSOVARET TE SHQETESUAR RRETH STATUSIT PERFUNDIMTAR

Shqiptaret thone se projekt kushtetuta per nje bashkim te ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi u mohon atyre mundesine per krijimin e nje shteti te pavarur.

KOSOVARET TE SHQETESUAR RRETH STATUSIT PERFUNDIMTAR

Shqiptaret thone se projekt kushtetuta per nje bashkim te ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi u mohon atyre mundesine per krijimin e nje shteti te pavarur.

Ndjenjat anti Beogradit jane ende shume te thella ne Kosove, pasi nje dokument diplomatic e pershkruante territorin si nje pjese te Serbise.


Kjo fraze eshte perdorur ne projekt kushtetuten e bashkimit ndermjet Serbise dhe Malit te Zi. Parlamenti i Kosoves, i dominuar nga Shqiptaret etnik, ka miratuar nje rezolute ne te cilen denohej dokumenti si nje prove e rradhes e planeve te Beogradit per te aneksuar Kosoven.


Deputetet Shqiptare u kane bere thirrje autoriteteve nderkombetare te mos pranojne kete pjese ofenduese ne dokumentin per bashkimin Serbi-Mali i Zi dhe kane kercenuar se do te shpallin pavaresine ne menyre te njeaneshme nese komuniteti nderkombetar nuk ndermerr asnje veprim.


Qe prej largimit te forcave Serbe dhe vendosjes se NATO-s ne Kosove tre vjet me pare, territori eshte praktikisht nje protektorat i OKB-se. Rezoluta 1244 e OKB, i garanton nje vete qeverisje substanciale Kosoves por e ka lene ate si pjese te Jugosllavise per nje periudhe te papercaktuar.


Pas shperthimit te ketij debate, perfaqesuesi special i Sekretarit te Pergjitheshem te OKB-se ne Kosove, Michael Steiner, ka thene se as Beogradi dhe as Prishtina nuk mund te marrin vendime te njeaneshme ne lidhje me te ardhmen e rajonit.


Bashkimi Serbi-Mali i Zi eshte skicuar me pare kete vit nen presionin e madh te Bashkimit Europian. Ekspertet e ceshtjeve kushtetuese nga te dyja vendet kane pergatitur projekt kushtetuten, e cila perfshin edhe nje parathenie e cila i referohet Kosoves si pjese e Serbise.


Shqiptaret e Kosoves e kane pershkruar ate javen e kaluar si "nje agresion te ri te Serbise". Shqiptaret e mendojne te sigurte qe kur protektorati te perfundoje, Kosova do te behet nje vend i pavarur.


Pakica Serbe ne Kosove ka pasur nje mendim te kundert. Deputetet Serbe kane dale nga salla e parlamentit ne shenje proteste ndaj rezolutes se Shqiptareve. "Jugosllavia nuk mund ta heqe Kosoven nga parathenia e kushtetutes, sepse kushtetuta thote qe askush nuk mund te ndryshoje kufinjte e vendit," ka thene Rada Trajkoviq, nje deputete e koalicionit Povratak.


Perfaqesuesi i BE Havier Solana, i cili ka miratuar bashkimin Serbi-Mali i Zi pranveren e kaluar, ka diskutuar per kete ceshtje me Steiner dhe ka thene se referenca per Kosoven duhet te hiqet nga parathenia.


Deputetet Kosovare jane ankuar se Solana nuk ka folur kur duhet per kete ceshtje. Blerim Shala nje analist politik Kosovar, ka thene se "Komuniteti nderkombetar nuk ka reaguar me vendosmeri dhe shpejtesi e duhur ndaj provokimit te Serbise".


Ismail Kurteshi, nje deputet i Partise Demokratike te Kosoves, PDK, ka thene se Kombet e Bashkuara ne Kosove, UNMIK, duhet te nderpresin cdo kontakt dhe marredhenie me Beogradin. Nese komuniteti nderkombetar nuk ndermerr hap ate shpejta, ka thene Kurteshi, Kosova duhet te shpalle pavaresine e saj.


Serbia eshte perpjekur te pakesoje protestat e Prishtines. Nebojsha Coviq, zevendes kryeminister i Serbise dhe krye negociatori per ceshtjen e Kosoves, e ka quajtur rezoluten e Shqiptareve si "marketing politik i cili nuk kishte te bente fare me realitetin". Ai ka thene se Serbia, dhe jo OKB, do te vendose per statusin perfundimtar te rajonit.


Nderkohe, Shqiptaret, kerkojne ta shohin Kosoven sa me shpejt te pavarur - dicka qe Serbet e kundershtojne me force. "Per mua dhe banoret e tjere te Kosoves, eshte e rendesishme te dine se kush do te drejtoje Kosoven pas fundit te mandatit te UNMIK-ut" ka thene deputeti Shqiptar Hajredin Kuci.


Statusi perfundimtar i Kosoves mbetet nje nder problemet me te nxehta ne Ballkan. Veshtire te parashikohet arritja e nje zgjidhjeje e cila do te kenaqte te dyja palet.


Perparim Isufi eshte nje gazetar i se perditeshmes Zeri ne Prishtine.


Frontline Updates
Support local journalists