KOSOVARET HEDHIN POSHTE ZERAT PER LIDHJE ME TERRORIZMIN ISLAMIK

Kosovaret kane frike se ata mund te identifikohen me militantet Islamik pas sulmeve terroriste ne SHBA.

KOSOVARET HEDHIN POSHTE ZERAT PER LIDHJE ME TERRORIZMIN ISLAMIK

Kosovaret kane frike se ata mund te identifikohen me militantet Islamik pas sulmeve terroriste ne SHBA.

Mbremjen e 11 Shtatorit, shume njerez jane mbledhur ne Peje, ne veri-perendim te Kosoves per te ndezur qirinj per viktimat ne New York dhe Washington.


Papritmas, jane shfaqur dy djem me mjekerr dhe te veshur me pantallona tipike per aktivistet Islamik te cilet kane filluar te shkelin mbi qirinjte. Te tmerruar dhe zemeruar, nje grup te rinjsh ju sulen atyre per t'i rrahur.


Qe prej bombardimeve te NATO-s ne vitin 1999, Kosovaret e kane konsideruar Ameriken si aleatin i cili i ka dhene provinces lirine nga Serbet. Pas sulmeve terroriste ne New York dhe Washington, Kosovaret - 80 perqind e te cileve jane Muslimane - jane tronditur dhe shqetesuar se ata mund te identifikohen me terroristet Islamik.


Ne fakt, media Serbe dhe Maqedonase ka sugjeruar menjehere nje lidhje, duke botuar njoftime te dyshimta sipas te cilave Ushtria Clirimtare e Kosoves dhe Ushtria Clirimtare Kombetare ne Maqedoni kane lidhje me Osama bin Laden. Te dyja keto grupe kane refuzuar keto njoftime, se bashku me zerat se grupe muxhahedinesh po luftojne per dominim te Muslimaneve ne te gjithe rajonin.


Ish zedhenesi i UCK-se, Jakup Krasniqi, i konsideron njoftimet e mediave per nje lidhje ndermjet ish guerrilasve Shqiptare dhe fondamentalisteve Islamik si nje perpjekje Serbe dhe Maqedonase per te lidhur luften e ketyre grupeve me dogmen fetare, dhe jo lufte clirimtare.


"Te gjithe e dine se ne kemi luftuar kunder dhunes Serbe. Keto deklarime te Serbeve dhe Maqedonasve jane absurde," ka thene ai per IWPR-ne.


Krasniqi pranon se kur UCK-ja rrezikohej te zhdukej krejtesisht nga forcat Serbe ne Shtator 1998, grupe muxhahedinesh jane ofruar per te ardhur ne Kosove per t'u bashkuar me luften, por ai thote se komanda ushtarake e UCK-se nuk e ka pranuar kete oferte.


"Nuk ka pasur kurre, dhe nuk do te kete, ndonje grup muxhahedin te organizuar ne rradhet e UCK-se, nje prezence e tille do te demtonte pozicionin tone. Ne jemi mbeshtetur nga Amerikanet dhe Europianet, te cilet i konsiderojme si aleatet tane. Njerezit duhet ta kuptojne se ne i perkasim me teper Europes perendimore sesa Orientit," ka thene ai, duke theksuar se UCK ka pranuar vullnetare ne rradhet e saj nga Suedia, Belgjika, Britania e Madhe, Gjermania dhe SHBA. Ne Maqedoni, perfaqesuesi politik i UCK-se Ali Ahmeti ka hedhur poshte zerat per perfshirje te muxhahedineve ne levizjen guerrilase Shqiptare.


"Se pari Maqedonasit kane kritikuar SHBA-ne dhe Gjermanine per ndihmen e dhene ndaj UCK-se dhe prezencen e agjenteve te tyre ne strukturat e UCK-se. Tani, pas sulmeve terroriste ne SHBA, ata po perdorin fene tone per te na lidhur me Osama Bin Ladenin. Kjo nuk eshte e ndershme," thote ai, duke shtuar se episodi ne Peje me 11 Shtator ka qene nje incident i izoluar.


Qe prej konfliktit ne vitin 1999, dhjete organizata humanitare Islamike kane hapur zyrat e tyre ne Kosove. Ato merren kryesisht me rindertimin e shtepive dhe xhamive te shkaterruara dhe shperndarjen e ushqimeve. Ne disa raste, shperndahen edhe kopje te Kuranit se bashku me ndihmat. Se fundi, eshte perhapur nje dyshim se organizatat humanitare kane si mision thithjen e te rinjve te cilet nuk jane besimtare ne gjirin e Islamit.


Ne qytetin jugor te Prizrenit, ku jeton edhe nje pakice Turke, ka shume histori per presione dhe kercenime. "UNMIK ka informacione se Arabet e vendosur ne Kosove u kane ofruar shuma te medha parash familjeve ne Prizren ne menyre qe ato te mbulojne grate dhe vajzat," ka thene administratori rajonal i Prizrenit Rudolf Hofman, per te perditeshmen Koha Ditore. Pa dhene emra, ai ka vazhduar; "Ne jemi te shqetesuar se disa organizata Arabe nuk po punojne ne menyre te hapur dhe transparente".


Nga ana e tyre, organizatat qe veprojne ne Kosove kundershtojne faktin qe ato shtyjne njerezit drejt fese. "Ne kemi degjuar per keto akuza, por ato nuk jane te verteta. Ne thjesht ndihmojme keta njerez te ndertojne shtepite e tyre dhe xhamite dhe sjellim ndihma per spitalet," thote Wael Kordi, zedhenesi i Komitetit te perbashket Saudit per Ndihma per Kosoven. "Une mendoj se as organizatat e tjera Islamike nuk i detyrojne njerezit," shton ai. Edhe te rinj te cilet shkojne ne xhami dhe kane rritur mjekrrat i hedhin poshte ketio akuza.


"Une nuk marr para per t'iu falur Zotit," thote nje burre i cili preferon te mbetet anonim. Sidoqofte, nje anketim i kryer se fundi nga e perjaveshmja e Prishtines, Zeri, tregon se mbi 40 perqind e te pyeturve nuk shkojne rregullisht ne xhami apo kishe.


Qemal Morina - dekani i Fakultetit te Shkencave Islamike ne Prishtine, thekson se sulmet ne SHBA jane edhe kunder Islamit. "Keto jane veprime te pastra terroriste dhe te pacivilizuara," ka thene ai per IWPR-ne. "Kurani thote se ai qe vret nje njeri vret te gjithe njerezimin. Ne do te debonim menjehere nga Komuniteti Islamik i Kosoves te gjithe ata qe jane pergjegjes per veprime si ai ne Peje, sepse ata turperojne kombin dhe fene tone".


Megjithate, ka zera se ne Kosove ekziston ekstremizmi Islamik. Nje agjensi lajmesh ne Rusi ka njoftuar kohet e fundit se 50 muxhahedine Algjerian dhe Afganistanas jane vendosur ne fshatin Ropotove ne zonen e kontrolluar nga trupat Amerikane te KFOR-it ne rajonin e Kamenizes, ku mendohet se ata jane nen urdherat e nje prej bashkepunetoreve me te ngushte te Osama Bin Laden, Zaiman Zavahri. Keto thenie te cilat jane pasqyruar edhe ne median e Kosoves jane hedhur poshte nga KFOR-i. "Me informacionin qe ne kemi, kjo gje nuk eshte e vertete. Une nuk e di se kush mund te kete nxjerre keto zera," ka thene Majori Randi Martin i seksionit Amerikan te KFOR-it.


Jakup Krasniqi eshte dakort me kete deklarate. "Une nuk besoj se mund te gjendet edhe nje njeri i vetem ne Kosove qe te deshiroje te bashkepunoje me fondamentalistet Islamik kunder Amerikaneve," ka thene ai i habitur. "Kjo do te ishte e pamundur edhe per aresye se ne Kosove jane te vendosura mbi 40,000 trupa paqeruajtes te KFOR-it".


Shume Kosovare tani i shohin me sy te keq organizatat Islamike dhe bashkeqytetaret e tyre me fetare, ndoshta si rezultat i fushates denigruese te shkaktuar nga media Serbe dhe Maqedonase. "Une e di se nuk eshte faji i tyre per keto akuza, por mua nuk me pelqejne ata," thote i riu Kosovar Besnik Gashi.


Nje burre i vjeter qe po falej ne xhamine e Prishtines e ka permbledhur shume mire ate qe ndjejne shumica e Kosovareve ne lidhje me fene dhe politiken. "Une falem cdo dite," thote ai. "Kjo nuk do te thote qe une perkrah fondamentalistet. Nese Amerika kerkon ushtare, une do te dergoja dy djemte e mij te luftonin. Ne fund te fundit, Amerika eshte shpetimtari yne".


Adriatik Kelmendi eshte nje gazetar i se perditeshmes Koha Ditore ne Prishtine.


Support our journalists