KOSOVA DREJT RENIES EKONOMIKE
Ndersa situata ne Kosove po stabilizohet, organizatat nderkombetare pergatiten te largohen prej kendej per ne vende te tjera duke lene pas nje papunesi ne rritje.
KOSOVA DREJT RENIES EKONOMIKE
Ndersa situata ne Kosove po stabilizohet, organizatat nderkombetare pergatiten te largohen prej kendej per ne vende te tjera duke lene pas nje papunesi ne rritje.
Edmond Syla, nje Shqiptar i Kosoves 24 vjecar nga Prishtina, ka humbur se fundi punen e tij me Administraten e Perekoheshme te kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, si rezultat i masave te organizates per te ulur shpenzimet.
Edmondi, i cili ka punuar si shofer per misionin me te madh te OKB-se ne bote gjate dy vjeteve te fundit, e ka marre lajmin me 16 Korrik.
Ai ka pak shpresa se mund te gjeje nje pune tjeter se shpejti, dhe i bashkohet keshtu rreth kater mije punonjesve te tjere lokal qe jane shkurtuar nga organizatat nderkombetare.
Njera pas tjetres, OJQ-te po mbyllin zyrat e tyre ne province - Programi Boteror i Ushqimit, nje nder donatoret me te medhenj ne province, e ka mbyllur zyren e tij ne Prishtine ne muajin Qershor.
Organizata te tilla jane burimi kryesor i punesimit dhe i shpenzimeve te konsumatoreve ne Kosove, dhe ekziston frika se mbyllja e tyre dhe shkarkimi i punonjesve do te rendoje gjendjen ekonomike ne province.
Largimi i forcave Serbe nga Kosova ne Qershor 1999 dhe statusi i saj i ri si nje protektorat nderkombetar nen kontrollin e UNMIK-ut ka sjelle ne province mbi nje mije organizata jo qeveritare te cilat kane punesuar rreth 50,000 punonjes lokal.
Administratori i OKB-se ne Kosove, Michael Steiner ka llogaritur se gjate kesaj periudhe donatoret e huaj kane hedhur ne Kosove mbi dy miliard euro.
Megjithate, me stabilizimin e gjendjes dhe ndersa komuniteti nderkombetar ka kthyer vemendjen nga konfliktet e reja ne bote, disa organizata nderkombetare po largohen ose po ia kalojne punen grupeve lokale. Mendohet se rreth 3,000 vete ne sektorin e organizatave jo qeveritare do te humbin punen e tyre deri ne fund te vitit.
Viti i ri fiscal, i cili fillon ne Korrik, do te sjelle shkurtime ne buxhetin vjetor te UNMIK-ut ne shumen prej 61 milion dollare Amerikan. Sipas departamentit te finances se ketij institucioni, buxheti i vitit te kaluar ka qene rreth pese here me i madh se kjo shume.
40,000 ushtaret e KFOR nga 38 vende te cilet kane qene nje force e madhe konsumatore ne Kosove mendohet se do te shkurtohen ndjeshem. Komandantet kane folur per racionalizim - dhe tashme eshte njoftuar se ne bazen Bondsteel ne jug lindje te protektoratit do te shkurtohen 8,000 vete.
Zedhensja e UNMIK, Susan Manuel thote se pakesimi i fuqise punetore te administrates do te preke te gjitha fushat e veprimtarise ne Kosove, dhe deri ne fund te Shtatorit do te shkurtohen 15 perqind e fuqise punetore.
Nga 900 punonjes te OSBE-se ne vitin 1999, zedhenesi Svin Lindholm thote se tani mbeten vetem 400. Shkurtime te tjera te ndjeshme do te ndodhin pas zgjedhjeve lokale ne province, te cilat do te mbahen ne vjeshte, thone burime te mire informuara.
Ndoshta nje nder sektoret e vetem ne Kosove ku ka nje rritje te punesimit eshte forca policore shume etnike, e cila tani numeron rreth 5,000 vete. Kjo force policore punon se bashku me policine nderkombetare te UNMIK-ut, dhe ne rrethana te jashtezakoneshme edhe me KFOR, por po fiton gradualisht me teper pavaresi.
Perndryshe, largimi i te huajve ka shkaktuar nje shqetesim te madh dhe eksperte vendas thone se papunesia ka arritur tanime 57 perqind.
Gjigantet ekonomik te kohes se ish Jugosllavise si kompania metalurgjike Trepca dhe industria lokale e tekstileve, te cilat punesonin rreth 30,000 vete, ende nuk jane vene ne pune.
Nderkohe, te punesuarit ne sektorin shteteror, marrin nje rroge mujore prej rreth 150 euro, duke detyruar shume prej tyre te bejne nje pune te dyte per te mbijetuar.
Profesione te tilla si perkthyesit, shoferet, rojet e sigurimit etj jane me te goditurit nga largimi i te huajve dhe nga humbja e vendeve te punes. Por edhe pronaret e bizneseve te vogla si restorantet, hotelet, pronaret e shtepive me qera dhe shoferet e taksive, jane te shqetesuar dhe tanime kane filluar te ndjejne pasojat.
Gain Sopi ka jetuar mire gjate dy vjeteve te fundit duke dhene me qera shtepine e tij ne Prishtine per te huajt. Por pavaresisht se e ka pergjysmuar qerane mujore ne 1,500 euro, ajo tani eshte bosh si shume shtepi te tjera ne te gjithe Kosoven.
Ramiz Muharremi nga Prizreni thote per IWPR-se se rroga e tij si pwrkthyes pwr njw OJQ i lejonte te mbante familjen dhe te kursente dicka per riparimin e shtepise se demtuar gjate luftes.
Megjithate, tani gjerat kane ndryshuar shume qekur vendi i tij i punes eshte shkurtuar me motivacionin se "eshte i tepert" dhe tani ai shet zarzavate ne nje treg, duke pare me ngulm faqet e gazetave per njoftime per vende pune te cilat kerkojne njohuri te gjuheve te huaja.
Ferizaj, nje qytet ne Kosoven jugore, i cili ka qene dikur nje qender atraktive biznesi, eshte shkaterruar ekonomikisht gjate luftes. Qyteti filloi te rimekembet ekonomikisht kur rreth 5,000 banore te tij punonin ne kampin Bondsteel, por shume prej tyre tani mund te humbasin vendet e punes.
Me nje pamje filozofike, babai i nje punetori ne kete baze thote per IWPR-ne: "Ai ka ushqyer gjysmen e qytetit ne menyre direkte ose indirekte. Ne jemi mirenjohes per gjithe jeten".
Gezim Murati, nje economist i diplomuar nga Peja, thote se me vendosjen e stabilitetit ne province, pritej edhe nje shkurtim i ndjeshem i vendeve te punes ne keto organizata te huaja. Ai mendon se Kosova ka perpara nje periudhe te veshtire, e cila rendohet edhe me teper nga vonesat e administrates nderkombetare per te filluar procesin e privatizimit i cili do te stimulonte rritjen ekonomike.
Me uljen e sasive te ndihmes, ngrihet edhe pyetja nese Kosova do te arrije te terheqe investitoret e huaj, sepse per ardhjen e tyre nje nga para kushtet me te rendesishme eshte stabiliteti politik dhe i sigurise ne province. Disa shpresojne se Shqiptaret nga diaspora mund te fillojne te investojne ne ekonomine lokale.
Ismail Kastrati, president i dhomes se tregtise se Kosoves, paralajmeron se nese nuk fillojne shpejt investimet e huaja, province mund te rrezikohet nga trazirat sociale. "Bota duhet te na ndihmoje me kredi per bizneset e vogla dhe te mesme te cilat do te krijonin te ardhura shtese dhe vende te reja pune," thote ai.
Nehat Islami eshte perfaqesues i IWPR-se ne Kosove.