KOSOVA BRENGOSET RRETH NDËRRIMEVE USHTARAKE NË SERBINË JUGORE

Derisa negociatat për statusin final në vitin 2005 po afrohen, Beogradi është duke përforcuar praninë e tij në këtë rajon kufitar problematik.

KOSOVA BRENGOSET RRETH NDËRRIMEVE USHTARAKE NË SERBINË JUGORE

Derisa negociatat për statusin final në vitin 2005 po afrohen, Beogradi është duke përforcuar praninë e tij në këtë rajon kufitar problematik.

Droja nga kriza e mundshme rreth negociatave të statusit të Kosovës në vitin 2005 dhe nevoja për reformimin e ushtrisë me qëllim të përmbushjes të standardeve të parashtruara nga NATO qëndrojnë prapa planeve kontraversale të ristrukturimit të Armatës së Serbisë dhe Malit të Zi, VSCG-së, në Serbinë jugore.


Sipas këtij plani, VSCG-ja planifikon të bashkojë korpuset e Nishit dhe Prishtinës që të krijoj deri më 2005 në këtë rajon një “Komandë të Përmbashkët të Forcave Tokësore”.


Ajo çka ka shkatuar vështirësi është plani që forcat e bashkuara të vendosen në një bazë të re e cila mbulon mbi 52 hektarë kryesisht ndërmjet qyteteve shqiptare të Bujanovcit dhe Preshevës.


Ndërtimi i bazës ushtarake, e cila pritet të mbaroj deri në fund të 2005, ka shkaktuar zemërim tek shqiptarët vendor të cilët theksojnë se vendosja e këtyre trupave do të përkeqësoj situatën ndërmjet komunitetit të tyre dhe forcave të sigurisë.


Krijimi i komandës se përbashkët nënkupton shuarjen e korpusit të Prishtinës. Korpusi humbi zonën e përgjegjësisë pasiqë u tërhoq nga Kosova më 1999 me ardhjen e trupave ndërkombëtare paqësore, KFOR.


Këshilli Suprem Mbrojtës, institucioni civil në krye të armatës, vendosi ne fund të 2004 të krijoj një komandë të përmbashkët në Serbinë lindore dhe jugore, e cila do të mbulon një të tretën e territorit të Serbisë.


Përpos shkrirjes së njësiteve, plani përfshinë ndërrimin e ushtarëve në shërbim të detyrueshem ushtarak me ushtarë profesional, duke marrë parasysh rrezikun e përmballjes së ushtarëve amator me një krizë të mundshme sigurie.


Zemërimi i popullatës shqiptare vendore ka nxitur spekulime në Beograd për një “pranverë të nxehtë” të konfliktit ndërmjet kryengritesve shqiptar dhe forcave serbë gjatë 2005.


Përkundër zemërimit të tyre rreth ndërtimit të kësaj baze ushtarake, politikanët vendor shqiptarë nuk mendojnë se do të ketë trazira. Naser Aziri, zëvendës-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, PDSH, thotë, “Në nuk jemi të interesuar të nxisim trazira gjatë pranverës në rajon, sikurse disa njerëz pretendojnë”.


“Nëse Serbia ka qëllime të tilla, atëhere njerëzit do të organizohen, të mbrojnë familjet e tyre”.


Një zyrtar i NATO-s në Bruksel i tha IWPR-së se aleanca ishte në dijeni të planeve të Serbisë dhe se nuk kishte kundërshtime rreth kësaj. “çdo përpjekje [e VSCG] për të përmbushur standardet e NATO-s është e mirëseardhur,” thotë ai.


“Këto masa… janë masa të mira,” shtoj ky zyrtar. “Ristrukturimi i forcave mbrojtëse duhet të përmbushet si një nga kushtet më të rëndësishme për tu kyqur në marrëveshjen e Partneritetit për Paqe”.


Serbia dhe Mali i Zi kanë shprehur interes të madh që t’i bashkangjiten Partneritetit për Paqë, PfP, program të cilin NATO e krijoj për vendet kandidate të ardhshme.


Derisa NATO mirëpret këtë interes, aleanca ka theksuar se nuk do t’ia hap dyert Serbisë dhe Malit të Zi në PfP përderisa nuk sheh fakte të bashkëpunimit më të ngushtë të Beogradit me tribunalin e Hagës.


Ekspertët ushtarak thojnë se riorganizimi i planifikuar i ushtrisë në Serbinë jugore është vetëm një pjese e strategjisë së përgjithshme me qëllim të zvogëlimit të numrit të forcave dhe thjeshtësimit të komandës, duke vendosur të gjitha njësitet ushtarake në këtë rajon të ndjeshëm nën një komandë operative.


Ministri i Mbrojtes i Serbisë dhe Malit të Zi, Prvoslav Davinic, thotë se riorganizimi i forcave ushtarake në Serbinë jugore nuk është pregaditje për luftë por një masë preventive e sigurisë.


“Ne vetëm dëshirojmë të bëjmë të qartë… se ne jemi të gatshëm të përgjigjemi ndaj sfidave të sigurisë,” tha ai për mediat e Beogradit.


“Kjo i jep një mesazh të qartë të gjithe atyre që mendojnë të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve të Serbisë jugore”.


Vendimi për të ndërruar ushtarët amator me ata profesional ndërlidhet me shqetësimet e sigurisë që kanë nxitur riorganizimin e përgjithshëm të ushtrisë në Serbinë jugore, ekpertët ushtarakë thojnë.


Zoran Dragisiq, profesor i Fakultetit të Mbrojtës Civile në Universitetin e Beogradit, thotë se njësitet policore nuk janë të pregaditur të mirren me problemet e sigurisë që mund të kaplojnë kufirin e Kosovës në të ardhmën.


“Nëse do të ballafaqohemi me trazira të armatosura apo infiltrim të grupeve terroriste nga Kosova, forcat policore nuk do të jenë në gjendje t’i përgjigjen kësaj krize,” shtoj ai për IWPR.


Gjenerali Ninoslav Krstiq, ish komandant i Forcave të Përgjithshme të Sigurisë të cilat hynë në zonën ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në 2001, në fund të trazirave të armatosura në Serbinë jugore, thotë se ndërrimet në kohëzgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk i dhanë VSCG-së zgjedhje përpos ndërrimit të këtyre ushtarëve në zonat kufitare me ushtarë profesionist.


“Ky problem është shfaqur tani, pasi që kohëzgjatja e trajnimit të rekrutëve ushtarak është shkurtuar prej 12 në nëntë muaj. Asnjë ushtar nuk mund të trajnohet në tërësi për vetëm nëntë muaj,” thotë ai.


Një arsye tjetër për ndërrimin në force profesioniste, shtoj Kerstiq, është numri i incidenteve në të cilat rekrutët ishin përfshirë.


“Kjo është duke ndikuar shumë në moralin e ushtrisë dhe imazhin e saj në shoqëri,” thotë ai. “Një tragjedi gjithmonë do të mbetet e tillë por perceptimi publik do të jetë ndryshe nëse një ushtar profesionist, i paguar për këtë punë, vritet gjatë ndonjë incidenti”.


Që kur konflikti në mes të kryengritësve shqiptar dhe forcave serbe në rajon mbaroj në maj 2001, situata ka qenë e qetë, megjithëse është përkeqësuar që nga 7 janari, kur ushtria qëlloj me vdekje shqiptarin 16 vjeçar, Dasnim Hajrullahun, gjatë tentimit të kalimit ilegal të kufirit.


Rreth 70,000 shqiptarë jetojnë ne tri komunat kufitare të Preshevës, Bujanovcit, dhe Medvegjës, numër që tejkalon banorët serb.


Në Preshevë, ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 90 përqind të popullatës, kompetencat e qeverisë lokale kaluan nga partia më e moderuar e Riza Halimit, Partia e Veprimit Demokratik në duart e PDSH-së, e cila qeverisë komunën në aleancë me Bashkimi Demokratik të Luginës dhe Partinë e Progresit Demokratik.


Të tri partitë mbështesin zgjidhje radikale të problemeve të rajonit, kështu duke lidhur të ardhmen e Serbisë jugore me zgjidhjen përfundimtare të statusin të Kosovës dhe duke kërkuar autonomi të gjërë territoriale për të tri komunat, dhe së fundi bashkimin e tyre me Kosovë, nëse zonat e Kosovës veriore, kryesisht të banuara me serb, i bashkangjiten Serbisë.


Gjenerali Krstiq i tha IWPR-së se për Beogradin është e justifikuar përforcimi i VSCG-së në rajon. “Ky vit është shumë i rëndësishëm, duke pasur parasysh se negociatat rreth statusin përfundimtar të Kosovës janë caktuar për vitin 2005,” thotë ai.


Si rezultat i shqetësimeve në Beograd se trazirat në Kosovë mund të përhapen në Serbinë jugore, Veljko Kadijeviq, i cili së voni dha dorëheqje si këshilltar i Daviniqit rreth reformave ushtarake, tha për media se bisedimet rreth statusit të Kosovës sigurisht se do të “reflektohen në terren” – dhe do të paraqesin kërcënim të sigurisë.


Jo të gjithë vëzhguesit serb janë të mendimit se riorganizimi i ushtrisë në Serbinë jugore do të përmirësoj gjërat. Duska Anastajeviq, analiste e thinktenkut Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ESI, tha për IWPR-në se ndryshimet do të dëmtojnë marrëdhëniet etnike mjaft të dobëta në rajon. “Njerëzit në Serbinë jugore kanë nevojë për vende pune – jo për më shumë trupa ushtarake,” tha ajo.


Popullata vendore është e ndarë keq rreth ndërtimit të bazës së re ushtarake në rajon, në cilin rast shqiptarët e përshkruajnë si një provokim ndërsa serbët në përgjithësi e mirëpresin këtë iniciativë.


Orhan Rexhepi, një ish luftëtar kryengritës i kthyer në polikan, thekson se çmimi prej 12,5 milion eurosh që nevojitet për ndërtimin e një baze ushtarake dhe policore – në një ndër rajonet më të varfura të Serbisë – tregon se Beogradi ka për qëllim përforcimin e prezencës ushtarake në rajon për një kohë të gjatë.


“Ne do të insistojmë përmes kanaleve politike që baza ushtarake të mos ndërtohet në këtë rajon,” thotë Rexhepi. “Nëse megjithate ndodh – kjo nuk do të jetë një gjë e mirë për njerëzit që jetojnë në rajon”.


“Ne nuk mund të punojmë në tokat tona për shkak të ushtrisë,” thotë për IWPR-në Vullnet Neziri, nga Miratovci, fshat afër kufirit me Maqedoninë. “Ka mjaft maltretime dhe prezenca e tyre mjafton të nxisë frikë dhe pasiguri”.


“Dikush dëshiron të destabilizoj rajonin,” thotë Ekrem Luftiju, nga Presheva. “Për çfarë arsye na nevojitet një bazë e re ushtarake?”


Por serbet vendor kanë mendim të kundërt. Bojan Markoviq, mësues i gjuhës angleze nga Presheva, thotë se kompleksi i ri ushtarak do të risiguroj sërbët se ata kanë një të ardhme në këtë rajon.


“Serbët do të ndihen më të sigurtë,” thotë ai. “Është e qartë pse – si rezultat i jostabilitetit në rajon dhe incidenteve të kaluara që kanë prekur popullatën civile. Unë do të thoja se kjo është gjë e mirë edhe për shqiptarët, pasi forcat ushtarake dhe policore do të tërhiqen nga fshatrat e tyre, gjë që i ka irrituar gjithmonë ata”.


Markoviq thotë se ai beson se ushtria do të sjellet në mënyre profesionale ndaj popullatës shqiptare.


“Nëse ata ballafaqohen me ndonjë incident, ata kanë mënyra të ndryshme të mbrojnë intereset e tyre – shumë organizata joqeveritare, visita të shumta të diplomatëve të huaj dhe vëmendje të konsiderueshme nga mediat,” thotë ai.


Ana, 23, një serbe tjetër nga Presheva, thotë se ushtria nuk paraqet rrezik ndaj shqiptarëve vendor dhe sikur shume serb të tjerë edhe ajo ka ndrojë nga aneksimi eventual i këtij rajoni dhe bashkangjitja Kosovës.


“Shpresoj se këtë pranverë nuk do të ketë probleme lidhur me përforcimet ushtarake, por nëse do të ketë probleme, të paktën do të kemi mbrojtje.” thotë ajo.


Gjenerali Krstiq thotë se ushtria duhet të përpiqet shumë që të mbrojë të drejtën e saj legjitime për të mbrojtur vendin e tyre, përkundër krtikave nga shqiptarët vendor.


“Anëtarët e ushtrisë duhet të mbrojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë në rajon, pavarësisht përkatësisë së tyre nacionale apo religjioze,” tha ai.


Pedja Obradoviq punon për radion B92, Dragana Nikoliq-Solomon është drejtuese e projektit të IWPR për Serbi dhe Muhamet Hajrullahu është gazetar i IWPR nga Kosova. Ivica Stepanoviq nga TV Presheva kontrboj për këtë artikull.


Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists