KONTROLLI I PËRGJITHSHËM MBI BALLKAN INKURAJOHET

Raporti i rri kritikon ahspër status quo-n dhe kërkon aksion të guximshëm.

KONTROLLI I PËRGJITHSHËM MBI BALLKAN INKURAJOHET

Raporti i rri kritikon ahspër status quo-n dhe kërkon aksion të guximshëm.

Thursday, 6 October, 2005

Një panel i ekspertëve ndëerkombëtarë dhe politikanëve me influencë ka tërhjekur vëretjen se pa ndërrime thelbësore kushtetuese dhe një qasjeje të re radikale nga bashkësia ndërkombëtare, Ballkani perendimor do të gjendet në rrezik që të bëhet “gropa e zezë e Evropës”.


Pas 12 muajve hulumtimi, në raportin e ri nga Komisioni Ndërkombëtar për Ballkanin, ICB, thuhet që trashigëmia e luftërave si dhe përzierja nga ana e bashkësisë ndërkombëtare ka rezultuar deri te ardhja e “shteteve të dobëta” në të cilat lulëzuojnë krimi dhe korrupcioni si dhe është e mundur që të vijë deri te kolapsi i përgjithshëm. “Ky rajon është afër dështimit po aq sa është afër suksesit”, paralajmërojnë antarët e këtij grupi, në të cilin ndodhen edhe gjashtë ish-kryeministra. #


Zgjidhjet që ofrohen përfshijnë edhe pavarsinë e Kosovës, referendumet lidhur me marrëdhënjet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe dhënja fund e përfaqsuesit të lartë OHR, në Bosnje dhe Hercegovinë. Bashkësia Evropiane, thonë analistët gjithashtu duhet të marrë rol më aktiv në ndihmën për ndërtimin e intitucioneve shtetërore në rajon.


Autorët e raportit thonë që shumica e problemeve të cilat sot janë prezente në Ballkanin Perendimor lidhen me atë se shtetet në rajon mbështeten në kushtetuta që kanë lindur nga negociatat që kanë pasur për qëllim përfundimin e luftërave të 90-tave. “Proceset që kanë sjellur deri te formimi i tyre nuk janë arritur nga mandatet e dhëna nga qytetarët, por nga tregtitë më të cilën elita është dashur të bindë njerezit që të ndalojë të mos luftojnë dhe ti ikin destabilizimit”, thuhet në raport. Antarët e komisionit argumentojnë se pjesërisht kjo trashigimi kontribon në rritjen e krimit dhe korrupcionit në rajon, “Interesat e fuqishme private, përfshirë edhe partitë politike, oligarkët dhe sindikatat kriminale të themeluara gjatë luftës nga vitet e nanëtdhjeta, kanë ende ndikim dhe në përgjithësi iu kanë shmangur hetimeve”.


Por analistët shtojnë se dobësia e shtetetve të cilat janë formuar nga ky process është përjetësuar nga aktorët ndërkombëtar me ndikim që dominojnë politikën e rajonit. Sidomos sistemet e protektoratit në Bosne dhe Kosovë kritikohen për roline tyre në këtë rrugë qorre.


“Pa interes real në këto territore,përfaqsuesit e bashkësisë ndërkombëtare insistojnë në zgjidhje të shpejta për problemet e ndërlikura, luajnë me inxhinjerime sociale, mirëpo askush nuk mbahet në përgjegjës kur politika e tyre ballafaqohet me rezulate jo të mira” thuhet në raport. Komisioni pranon se në Bosnje është arritur progres që nga përfundimi i luftës në vitin 1995. Por Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, kritikohet mjaft shumë, ku autorët e raportit thonë se ka dështuar të bëjë ndonjë përparim real që nga trazirat ndëretnike që shpërthyen marsin e kaluar.


“Që atëherë çnga trazirat] UNMIK-u nuk ka demosntruar as kapacitet të mjaftueshëm e as kurajo për të ndryshuar këtë trend çtë tensionit të lartë],” thotë raporti. Pastaj vazhdon duke përshkruar enklavat serbe në Kosovë, banorët e të cilave jetojnë nën mbrojtje ndërkombëtare dhe shpesh herë nuk mmund të lëvizin lirisht përshkak të sigurisë , si “padinë më të madhe ndaj dëshirës dhe mundësive të Evropës për të mbrojtur vlerat e saj të shpallura”.


Komisioni tërheq vërejtjen se një seri e reformave “gjysmë të pjekura” kanë lënë probleme të pazgjidhura nën-sipërfaqësore në rajon, dhe e kanë sjellur një kërcënim real të rifillimit të dhunës.


“Ne ballafaqohemi me një rrezik të vërtetë të një shpërthimi në Kosovë, një shpërthimi të brendshëm në Serbi dhe çarje të reja në themelet e Bosnës dhe Maqedonisë,” thekson raporti.


Sipas autorëve, këto probleme komplekse kërkojnë një rimendim drastik të gjërave. Në Bosne, sipas raportit, Përfaqësuesi i Lartë Lord Paddy Ashdoun duhet të zëvëndësohet nga një negociues i BE-së, i cili s’do të kishte pushtetin e Lord Ashdoën-it që të kundërshtojë zyrtarët publik dhe të vejë në fuqi legjislaturë pa aprovimin e parlamentit.


Dhe qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi duhet të lejohen të votojnë për ardhmërinë e unionit të shtetve të tyre qysh në fillim të vitit të ardhshëm.


Raporti pashtu i thërret BE-së të rimendojë strategjinë e saj për këtë rajon, e cila për momentin po ekziston si burim i rrezishkëm i jostabilitetit përreth kufijve të saj.


Kjo çasje e re do të përqëndrohej në përdorimin e mbështetjeve financiare me shënjestër të paracaktuar dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese për të ndihmuar ndërtimin e institucioneve që do të plotësonin standardet mbi lirinë, sigurinë dhe sundimin e ligjit për anëtarësim në BE.


Ky do të ishte një largim radikal nga raundi i fundit shtimit të anëtarëve në BE, ku një nga kushtet kyçe për pranimin e shteteve kandidate ishte përkushtimi ndaj liberalizimit dhe reformave ekonomike.


Si hapa konkretë për implementimin e kësaj çasjeje të re, raporti thërret për një rol më të madh të komisionerit për zgjerim të BE-së në Ballkan, krijimin e një buxheti të BE-së për t’u shpenzuar në rajon dhe fundin e politikës së kushtëzimit së bisedave për anëtarësim me kooperim me Hagën.


Gjithashtu raporti kërkon një shtytje më të madhe drejt përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike midis shteteve Ballkanike duke reduktuar taksat doganore dhe luftuar korrupsionin dhe kontrabandën.


Disa hapa tjerë të rëndësishëm do të fokusoheshin në krijimin e një mbështetjeje publike për reformat e orientuara kah BE-ja, pjesërisht duke iu mundësuar studentëve dhe tregtarëve nga rajoni çasje më të lehtë në BE dhe lirinë për të udhëtuar brenda saj.


Raporti gjithashtu kërkon që një konferencë e BE-së në Ballkan të mbahet jo më larg se në vitin 2006. Njëra nga qëllimet e kësaj konference do të ishte caktimi i një date të përkohshme për anëtarësim për gjithë kandidatë potencialë në rajon, së bashku me një hartë që do të tregonte rrugën e hyrjes në BE, gjë që do të theksonte emergjencën e reformave institucionale.


Raporti i ICB-së është mirëpritur nga grupet tjera këshilluese, puna e të cilëve fokusohet ne rajon.


“Kjo është një strategji guximtare për zgjidhjen e problemeve aktuale,” Gerald Knaus i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, ESI, i tha IWPR-së. “Raporti i këtij komisioni është i shkëlqyeshëm dhe duhet të lexohet nga një publik i gjerë.”


James Lyon, drejtor i zyrës së Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Beograd, gjithashtu u pajtua, “Në kosovë dhe Serbi dhe Mal të Zi, përfundimet e komisionit përputhen gjerësisht me atë çka Grupi i Krizave është duke rekomanduar vjet me rradhë.”


Por Lyon shtoi se duhet patur kujdes, “Ende shtrohet pytja se a janë të gatshëm politikanët dhe bërësit e politikave në BE që të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar përmirësimin e jetës së njerëzve të zakonshëm në këtë rajon..


“Siç ka dëshmuar historia e vonshme, ngjarjet në terren kanë diktuar politikat, dhe jo anasjlelltas.”


Autorët e raportit janë të vetëdijshëm se propzimet e tyre janë ambicioze.


“Ne nuk kemi iluzione rreth vullnetit aktual politik të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për të krijuar përkushtime të mëdha të reja…Lodhja nga zgjerimi po rri pezull mbi kryeqytetet Evropiane këto ditë,” thonë ata.


Por ata theksojnë se vetëm ruajtja e status quo-s mund të tregohej një opcion i rrezikshëm.


”Nëse reformat dhe procesi i tranzicionit dështojnë, Ballkani Perëndimor do të shndërrohej në një ghetto edhe më të izoluar se tani, dhe do të jetë kërcënim ndaj stabilitetit dhe paqes.”


Hugh Grifiths është kordinator i hulumtimeve për IWPR-në.

Frontline Updates
Support local journalists