KOMENT: TURPI I MEDIAS SERBE
Shtypit te pavarur duhet ti vije turp nga denimi qe i ka bere kohet e fundit nje aktivisteje te njohur anti luftes.
KOMENT: TURPI I MEDIAS SERBE
Shtypit te pavarur duhet ti vije turp nga denimi qe i ka bere kohet e fundit nje aktivisteje te njohur anti luftes.
Kritikat e botuara kohet e fundit ne te ashtu-quajturen te pavarur te Beogradit Vreme kunder Sonja Biserko, drejtueses se Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Serbi, me kane detyruar te flas.
Sulmet kane filluar pas nje artikulli te revisten Kroate Feral Tribune nga gazetari Petar Lukoviq, i cili rihapi debatin e vjeter ne Serbi rreth gjykates se Hages, gjyqit te Millosheviqit dhe krimeve te luftes ne pergjithesi.
Ai ka kritikuar median e pavarur te Beogradit, B92 dhe Vreme per moton e tyre se "te gjitha palet kane kryer krime", dhe ka cituar Sonja Biserkon te kete thene se nje pjese e mediave - e konsideruar si "e pavarur" gjate periudhes se Millosheviqit - tani po jep nje version te ri te se kaluares.
Biserko ka thene se ekziston nje tendence ndermjet tyre per t'u perpjekur per te minimizuar rolin e Serbise ne lufterat ne ish Jugosllavi duke argumentuar se te gjitha palet nderluftuese kane pasur faje te njejta.
Biserko ka kritikuar B92 dhe Vreme, si edhe disa organe te tjera te shtypit se po ndihmojne ne krijimin e "kesaj te vertete te re". Theniet e saj kane shkaktuar kritika nga redaktori i Vreme, Dragoljub Zarkoviq.
Njerez si Biserko po turperohen tani me teper sesa gjate periudhes se Millosheviqit. Ne fakt, mbulimi i bere ne median e shkruar dhe ate elektronike poi ngjan gjithnje e me teper nje gjuetie shtrigash.
Tanime kjo fushate nuk drejtohet nga televizioni shteteror Serb dhe Politika - veglat e dikurshme te regjimit te Millosheviqit - por nga te ashtuquajturit "intelektuale te lire" me nje ndjenje te thelle krenarie ne lirine e tyre dhe ne pavaresine e mediave te drejtuara prej tyre.
Gjeja me e habiteshme per tu menduar eshte se keto sulme tani po vijne nga nje media e cila mendohet te jete e lire nga influenca e Millosheviqit. Reagimet ndaj komenteve te Biserkos kane qene dashakeqese dhe eshte natyra e pergjigjes dhe drejtimi nga e cila vjen ajo qe me ka shqetesuar me teper.
Une shpresoja te shihja nje kthjelltesi te mendimeve ne Serbine e pas Millosheviqit, nje konsensus te pergjitheshem sipas te cilit prioriteti i qeverise dhe i popullit duhet te ishte marrja persiper e pjeses sone te pergjegjesive per te kaluaren. Nje veprim i tille do te shtronte rrugen per fillimin e procesit te pajtimit.
Megjithate, media vazhdon te drejtoje opinionin publik sipas linjave te percaktuara nga ish drejtuesi Serb dhe propagandistet e tij. Shtypi i pavarur eshte vecanerisht aktiv ne kete drejtim dhe ka percjelle nje mbulim pro Millosheviqit te ngjarjeve ne Hage.
Gra si Biserko dhe une nuk pranojme te mbeshtesim ish presidentin ne kete perplasje ndermjet Millosheviqit dhe Shqiptareve ne sallen e gjyqit. Ne insistojme per rivendosjen e dinjitetit njerezor te viktimave te luftes dhe nxjerrjen ne drite te te gjitha fakteve te lidhura me krimet e kryera ndaj tyre.
Megjithate, ende nuk po shohim nje shkeputje te plote nga periudha e Millosheviqit. Te gjithe ata qe kritikojne Millosheviqin dhe kundershtaret e tij kane pranuar se krimet e luftes nuk duhet te permendeshin gjate fushates elektorale te vitit 2000. Ata kane thene, se njerezit e thjeshte, nuk do te ishin ne gjendje te perballonin te verteten.
Fakti qe ndermjet ish kundershtareve te "ashper" te Millosheviqit dhe ish presidentit ekziston nje pakt eshte bere evident edhe nga mbulimi i lajmeve te deshmive te dhena ne Hage nga ish shefi i sigurimit te Serbise, Rade Markoviq.
Te entuziazmuar nga shkalla e besnikerise te Markoviq ndaj Millosheviqit, gazetaret e Vreme, Radio B92 dhe shume mediave te tjera nuk kane ndjere nevojen te pyesnin rreth atyre takimeve misterioze ku eshte vendosur per transportimin e trupave te Shqiptareve te vrare ne Kosove per ne Serbi.
Emrat e disa dhjetra zyrtareve te larte te policise dhe oficereve te ushtrise dhe zyrtareve te qeverise Serbe jane permendur ne gjyq. Te gjithe keta jane ne Serbi ose ne Malin e Zi, pra shume prane gazetareve, por megjithate shtypi nuk ka bere asnje perpjekje per te intervistuar ata dhe per ti pyetur rreth rolit te tyre ne krimet e kryera ne Kosove.
Megjithate, disa gra insistojne per nje debat publik, ku ata te cilet kane urdheruar dhe kane kryer krime te thirren per t'u pergjigjur. Perpjekje te tilla per te krijuar nje sistem vlerash per nje shoqeri demokratike ne Serbi dhe Malin Zi deri tani u kane krijuar ketyre grave vetem probleme dhe ato jane vene ne qender te zemerimit dhe sharjeve.
Per mendimin tim, qendrimi primitive ndaj grave ne pergjithesi dhe ketyre grave ne vecanti rrjedh nga atmosfera e keqe e cila ka mbizoteruar ne Serbi ku fjalet e urrejtjes jane nje menyre normale komunikimi. Integriteti moral, vazhdimesia dhe kurajoja nuk vleresohen ne nje atmosfere te tille.
Une kam disa pyetje per te gjithe ata te cilet ne menyre te dukeshme nuk kujdesen per dinjitetin njerezor.
Ku ishit juve kur radikalet benin fushaten e tyre ne Vojvodine me nxitjen e regjimit te Millosheviqit, duke detyruar Kroatet te largoheshin dhe duke future ne shtepite e tyre refugjatet Serbe te ardhur nga Kroacia? Nese ju keni qene kunder ketij lloj fashizmi te hapur, perse nuk keni folur kunder atij?
Ju kujtohet kur Serbet nga Sllavonia perendimore dhe Krajina kane mberritur ne kufirin me Serbine ne karvane pa fund refugjatesh? Une nuk kam pare asnje prej jush ne kufirin prane Mitrovices se Sremit kur policia ndante grate nga burrat duke i detyruar keta te fundit te ktheheshin prapa. E gjithe kjo ne emer te parrulles: "Nje popull i bashkuar ne te gjitha tokat tona".
Gjate luftes ne Bosnje, a u perpoqet ndonjehere juve te kaloni nga Serbia ne Republiken Srpska me nje Musliman per ta ndihmuar ate te shkonte ne shtepine e tij ne Bijeljina apo ne Janja? Une e kam bere dhe ajo qe me ka vrare me teper ka qene se kishte shume pak njerez ne Beograd te cilet ishin ne gjendje te me kuptonin se perse une po rrezikoja veten per shkak te dikujt i cili ose e cila edhe vetem nga emri dukej se ishte ndryshe nga ne, ishte nje qenie me pak e vlefshme.
A ka menduar ndonjeri prej jush se cfare beja une ne Kosove gjate bombardimeve? Une kam shkruajtur disa raporte por askush prej jush nuk i ka botuar. Nje prej kolegeve tuaj me ka thene ne ate kohe se ai ka qare kur ka lexuar nje prej artikujve te mi por se ai nuk mund ta botonte sepse censura do te ndalonte botimin e gazetes se tij.
Do te deshiroja te thoja ne mbyllje se une nuk po ju kerkoj te filloni tani papritmas te vleresoni, respektoni dhe te mbeshtesni keto gra, duke me perfshire edhe mua. Ajo qe une u kerkoj eshte te ndaloni dashakeqesine tuaj ndaj nesh - jo vetem per ne, por edhe per te miren tuaj.
Shume njerez - perfshire Ivan Coloviq, Filip David dhe une - nuk kane pranuar te nenshkruajne nje leter te drejtuar nga 27 intelektuale per komunitetin nderkombetar ne shenje proteste ndaj nderhyrjes se NATO-s. Ne menduam se letra duhet ti drejtohej atij njeriu i cili kishte provokuar bombardimet dhe kishte pushtetin per ti ndaluar ato - Millosheviqit.
Disa redaktore te B92 dhe Vreme kane firmosur. Ne kete menyre, media jone e pavarur ka mbeshtetur Millosheviqin, duke bere nje pakt me te keqen i cili vazhdon edhe sot e kesaj dite.
Natasha Kandiq eshte drejoreshe e Qendres Humanitare Ligjore, nje OJQ me qender ne Beograd.