Koment: Te Shtyhen Zgjedhjet Ne Kosove!

Kosova nuk eshte akoma gati per zgjedhje: Te mbash zgjedhje tani, ne ambjentin e tanishem politik dhe social rrezikon te shkaktosh me teper destabilitet.

Koment: Te Shtyhen Zgjedhjet Ne Kosove!

Kosova nuk eshte akoma gati per zgjedhje: Te mbash zgjedhje tani, ne ambjentin e tanishem politik dhe social rrezikon te shkaktosh me teper destabilitet.

Thursday, 10 November, 2005

Ne nxitimin e pergjitheshem per te mbajtur zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Kosove sa me shpejt te jete e mundur mund te duket si nje blasfemi per dike, vendas apo te huaj, te thuash mendimin tim, se zgjedhjet duhet te shtyhen! Por une e ndjej te nevojeshme te flas tani perpara se te jete teper vone, per te ardhmen e Kosoves.


Une nuk mund te kundershtoj se ata qe perpiqen te organizojne zgjedhje te shpejta ne Kosove mendojne se keshtu bejne me mire, por argumentet kunder organizimit te tyre ne kete periudhe - perpara se vendi te jete i gatshem - jane me te shumta dhe me te rendesishme se idealet me te mira. Une ne kete shkrim mund te rendis disa prej tyre.


Ne Kosove ndihen akoma efektet e luftes. Akoma nuk dihet numri i sakte i te vrareve dhe vendndodhja e sigurte e te humburve. Ne mes te pjeses me te madhe te popullsise ekziston nje tension i larte emocional dhe konkurimi per pushtet politik shume lehte mund te shnderrohet ne dhune.


Peisazhi eshte akoma i vrare nga djegiet dhe shkaterrimet, dhe te pastrehet e shumte, te papunet, te deportuarit apo te demtuarit ndermjet popullsise jane shume te shqetesuar rreth gjerave kryesore si strehimi apo ushqimi per te humbur energji per te vendosur se cili nga kandidatet meritojne besimin e popullit.


Ata nuk do te jene ne gjendje te votojne pa presione, te lire nga manipulimet nga drejtime te ndryshme.


Rritja e kriminalitetit ne Kosove sjell me vete rrezikun qe zgjedhjet e shpejta do te hapin dyert per anetare te krimit te organizuar te futen ne pushtet se bashku me kandidatet e ndershem.


Ceshtja e pazgjidhur e rreth 7,000 Shqiptareve te Kosoves te cilet jane arrestuar dhe derguar larg nga autoritetet Serbe perpara dhe gjate luftimeve - dhe te cilet akoma dergjen ne burgjet Serbe - vetem sa rrit edhe me teper tensionet dhe vonojne progresin e realitetit akoma te larget te Kosoves multi etnike.


Rrefugjatet Shqiptare te Kosoves jane shperndare ne te gjithe boten kur filloi kriza: te votohet tani, pa pjesemarrjen e tyre, zorr se do te ishte e ndershme. Ne nuk duhet te harrojme se numri i Serbeve dhe Romeve te larguar nga Kosova nuk eshte aq i vogel saqe nuk do te perbente nje problem per zgjedhjet ne se ata nuk marrin pjese. Dhe une nuk mendoj se ata do te kthehen kaq shpejt.


Ndarjet ne qytetin e Mitrovices do te perbeje nje pengese serioze per mbajtjen e zgjedhjeve atje ne kete moment. Problemet ne Rahovec dhe prezenca aty e trupave Ruse, te cilat shpesh shkelin neutralitetin e forces paqeruajtese nderkombetare, nuk eshte nje problem qe mund te menjanohet kaq shpejt.


Si pasoje, edhe idea e zgjedhjeve punon kunder stabilitetit kaq te deshiruar ne Kosoven e sotme. Perkundrazi, situata do te behet me teper dhe jo me pak e pastabilizuar nga nje votim ne keto rrethana.


Gjithashtu duhet mbajtur parasysh edhe niveli i dijeve dhe koshiences politike te votuesve dhe te ligjvenesve.


Kemi shembullin e Shqiperise. Atje jane zhvilluar shume zgjedhje qe nga rrezimi i sitemit autoritar nente vjet me pare, por stabiliteti duket akoma teper larg.


Eshte e vertete, dhe duhet pranuar qe Shqiperia nuk i kishte shanset qe ka Kosova tani. Ketu ne Kosove, per shkak te prezences se miqve nga e gjithe bota, situata eshte shume e ndryshme. Ata nuk do te lejojne rremujen qe u krijua ne Shqiperi. Kosova duhet ta shfrytezoje kete rast historik te rralle dhe duhet te nise rrugen drejt stabilitetit demokratik me hapa te menduara mire dhe te planifikuara mire.


Keto jane disa aresye te dukeshme per te kerkuar nje fare kujdesi perpara se te mbahen zgjedhje. Por ka edhe aresye te tjera edhe me te rendesishme qe duhen mbajtur parasysh.


Ne rast se zgjedhjet e shpejta sjellin si rezultat hypjen ne pushtet si ne ate lokal ashtu edhe ne ate te pergjitheshem njerez te pakualifikuar, komuniteti nderkombetar dhe vacanerisht Bernard Kouchner mund te gjendeshin ne pozicionin jo te rehatshem dhe jo te deshirueshem kur do ti duhej te bente presion per largimin e njerezve te zgjedhur nga postet e tyre. Zemerimi qe do te pasonte do te ishte shume i demshem per te gjithe, dhe do te zgjaste per shume kohe.


Nje ceshtje tjeter. Ne rast se zgjedhjet e shpejtuara nxjerrin fitimtar grupimin e partise pacifiste te Ibrahim Rugoves, ish luftetaret te cilet do te gjendeshin ne opozite mund ta konsiderojne humbjen politike si nje shperblim te pamjaftueshem per humbjet qe kane pesuar ne beteja, vecanerisht po te kihet parasysh fakti qe njerezit e Rugoves nuk i bene keto sakrifica.


Ne rast se do te ndodhte e kunderta, dhe do te fitonte grupi politik i ish luftetareve te Hashim Thacit, aleatet e Rugoves do te kishin shume mundesira te pengonin perpjekjet e tyre per te rindertuar vendin.


Keto jane aresyet se perse Kosova dhe populli i saj kane nevoje per me teper kohe perpara se te shkojne ne zgjedhje me qellim qe te ndertojne me pare ekonomine, sistemin arsimor, kulturen, median, shendetesine, bujqesine, policine dhe sigurine.


Populli i Kosoves duhet te sheroje me pare plaget e luftes dhe te marre veten nga traumat e konfliktit dhe skllaverise. Partite politike te Kosoves duhet te pesojne ndryshime rrenjesore ne idete e tyre dhe organizimin e tyre per tu bere me te vertete parti efektive qe te plotesojne standartet nderkombetare. Keto gjera duan durim, dhe mbi te gjitha kohe, shume kohe.


Perpara te gjithave duhet te ndermerret nje hap teper i rendesishem. Ata qe planifikojne te kandidohen per ne zgjedhje duhet qe fillimisht te mos bejen pjese si keshilltare te administrates se perkoheshme te Kouchner. Ata duhet te lirohen ne menyre qe te pergatiten per ne zgjedhje.


Ata qe nuk kerkojne pushtet por jane te interesuar vetem ne te ardhmen e Kosoves, duhet te clirohen nga provincializmi Ballkanik, dhe ti dedikohen krijimit te nje ekzekutivi civil qe do te jete i gatshem ti sherbeje qytetareve te Kosoves.


Ata duhet te ndermarrin hapat e nevojshem per te cuar Kosoven drejt standarteve nderkombetare dhe te pergatisin terrenin per mbajtjen e zgjedhjeve sipas standarteve boterore. Vetem atehere ne do te mund te konvertojme lirite qe po gezojme sot ne nje demokraci te vertete dhe te plote per qytetaret e Kosoves, pa dallim kombesie, etniciteti, feje apo principi.


Adem Demaci eshte ish perfaqesuesi politik i Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK).


Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists