KOMENT: TË BËHEMI REAL RRETH KOSOVËS
Territori ka lëvizur drejt pavarësisë që nga viti 1999, dhe ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të pranoj këtë realitet.
KOMENT: TË BËHEMI REAL RRETH KOSOVËS
Territori ka lëvizur drejt pavarësisë që nga viti 1999, dhe ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të pranoj këtë realitet.
Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të vendos rreth Kosovës. Gjatë pesë vjetëve të fundit, statusi final ka qenë qështje e cila është vonuar dhe injoruar derisa dy milion qytetarë të Kosovës vazhdonin jetesën e tyre në këtë limbo ndërkombëtare.
Popullata kosovare kurrë nuk do të pranoj kthimin nën kontrollin e Beogradit, dhe Serbia duket se as vet nuk dëshiron të qeveris me këtë vend. Ideja e një unioni me territore tjera shqiptare nuk i intereson askujt përpos disa dhjetra fanatikëve, dhe ndarja do të ishte një shembull i rezikshëm për zona tjera të konfliktit.
Kosova ka lëvizur drejt pavarësisë që nga viti 1999, dhe ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të njoh këtë realitet.
Dhuna gjatë marsit të 2004 tregoj se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të mbështetet përgjithmonë në vullnetin e mirë të vendorëve. Ose 2005 do të sheh fillimin e zgjidhjes së statusit final që do të krijonte paqe dhe zhvillim, ose Kosova do të kthehet në zonë konflikti dhe destabilizoj gjithë rajonin.
Si hap të parë, Kontakt Grupi i përbërë nga gjashtë shtetet (SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia) duhët të lëshojë sa më shpejtë një deklarate duke hartuar një orar për zgjidhjen e qështjes së statusit, me pavarësinë si destinim final.
Kjo deklaratë duhet të përmbaj disa rregulla thelbësore: mbrojtja e drejtave të minoriteteve është pika thelbësore mbi të cilën progresi do të varet, kthimi i Kosovës nën patronatin e Beogradit, e as ndarja e saj, dhe as ndonjë unifikim eventual i Kosovës me Shqipëri apo shtet apo territor fqinj nuk do të mbëshetet.
Një Përfaqësues Special duhet të drejtoj procesin, duke punuar afër më Përfaqësuesin Special të KB-së në udhëheqje të Kosovës, Soren Jessen-Pettersen. Në mes të 2005, KB duhet të vlerësojnë përkushtimin e qeverisë kosovare ndaj demokracisë, qeverisjes së mire dhe standardeve të drejtave të njeriut.
Nëse vlerësimi është pozitiv, Përfaqësuesi Special duhet të projektoj një draft të marrëveshjes – “Marrëveshja e Kosovës” – dhe detalet rreth organizimit të një konference e cila do të miratoj atë.
Ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk duhet të presin deri atëherë që të fillojnë riparimin e marrëdhënieve me minoritetin serb. Ata duhet menjëherë të fillojnë punën në fushatën “Prishtina – Qytet i Hapur” i cili do të tërheq qytetarët e enklavave të afërta serbe prapa në kryeqytet, dhe në qendrat e tjera urbane të djegura gjatë trazirave të marsit 2004. Por ata gjithashtu duhet të fillojnë hartimin e një kushtetute për një Kosovë të pavarur, me të drejta të garantuara për të gjitha minoritetet dhe provizione per emërimin e gjyqëtarëve ndërkombëtarë në gjykatën supreme të Kosovës. Ata gjithashtu duhet të pregaditën për një prezencë ndërkombëtare vëzhguese, “Misioni Vëzhgues i Kosovës”, i cili do ti raportoj bashkësisë së gjërë ndërkombëtare dhe rekomandoj masa të duhura nëse Kosova nuk përmbush obligimet e saja.
Serbia duhet të pranoj se ka humbur Kosovën, dhe se roli i Beogradit është që të angazhohen për të drejtat e serbëve në Kosovë, e jo të fantazojnë se do të marrin prapa gjithë, apo një pjesë, të pronvincës.
Serbia ka interese legjitime në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve private dhe publike rreth pronave, garantimin e ndërtesave të rëndësishme religjioze, dhe zgjidhjen e problemit të pjesës kosovare të borxhit ndërkombëtar të Serbisë – ku bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e gatshme të gjej një zgjidhje bujare. Të gjitha këto mund të arrihen nëse Beogradi kupton realitetin.
Zhurma e kohëve të fundit në Beograd nuk është edhe aq inkurajuese. Mediat raportojnë rreth problemeve të fshatarëve serb në Kosovë të cilët nuk kanë rrymë elektrike, duke mos përmendur se shumë fshatra shqiptare janë në pozitë të njejtë, dhe se rryma elektrike u është ndërprerë pasi nuk kanë paguar borxhet e mëparshme.
Ministri i Drejtësisë Zoran Stojkovic duket se beson se zgjidhja e të së kaluarës përmes bashkëpunimit me tribunalin e krimeve të luftës në Hagë nuk është edhe aq esenciale për marrëdhëniet e ardhshme të Serbisë me botë, përkundër faktit të tërheqjes së ndihmës amerikane ndaj Serbisë javën e kaluar mu për shkak të dështimit të Beogradit për të bashkpunuar me tribunalin e Hagës.
Nuk është për tu çuditur se shefi i diplomacisë së jashtme të BE-së, Havier Solana, ndërpreu planin për të vizituar Beogradin këtë javë pasi nuk kishte pasur përparim të dukshëm në asnjë nga qështjet në të cilat ai ishte i interesuar. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të shpërblej fantazirat e Beogradit. Përkundër, duhet të theksoj porosinë se Beogradi nuk ka veto rreth zgjidhjes së statusit final të Kosovës, dhe nëse është e nevojshme të gjindet një zgjidhje që do të funksionoj pavarësisht prej Beogradit, ajo zgjidhje do të gjindet.
Vetëknaqësia ka drejtuar politikat në Kosovë për një kohë shumë të gjatë. Mundësia e rikthimit të dhunës është shumë reale. Bashkësia ndërkombëtare, e posaqërisht shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit, duhet të vendosin ose të marrin situatën nën kontroll ose presin përkeqësimin e situatës deri në atë pikë kur prap duhet të mirren me këtë problem.
Ballafaqimi me këtë problem kërkon kurajo politike si dhe energji. Por alternativa duket më e keqe.
Nicholas Whyte është Drejtor i Pogramit të Evropës për Grupin Ndërkombëtarë të Krizave