Koment: Serbia Kerkon Daljen nga Historia
Tani qe epoka e Milloshevicit ka mbaruar - dhe kjo eshte e sigurt - Serbet duhet te mesohen qe te çlirojne vetvehten ngapesha e rende e historise dhe deshira destruktive per ta bere dhe ribere ate bga e para.
Koment: Serbia Kerkon Daljen nga Historia
Tani qe epoka e Milloshevicit ka mbaruar - dhe kjo eshte e sigurt - Serbet duhet te mesohen qe te çlirojne vetvehten ngapesha e rende e historise dhe deshira destruktive per ta bere dhe ribere ate bga e para.
Pas sulmeve te NATO-s dhe humbjes se Kosoves, epoka e Sllobodan Milloshevicit iu afrua fundit. Kjo mund te shihet me qarte ne nje distance me te larget nga Beogradi; nga nje pike me e afert duket sikur ajo po vazhdon, por vetem teknikisht, si nje forme autoriteti, si rutine policie apo si nje genjeshter televizive transparente.
Te gjithe paragrafet kuptimplote, jane zhdukur nga fjalimet e rregjimit te tij, dhe nuk ka shprese per nje mrekulli. Te gjithe i kane pare truket magjike, por megjithate cirku vazhdon ta perserisi shfaqen, pikerisht sepse nuk ka njeri qe ta ndaloje apo largoje ate. Alternativat e Milloshevicit nuk kane asgje me te mire apo te ndryshme per te ofruar.
Kjo gjendje mund te vazhdoje edhe per shume kohe akoma, bile edhe ne qofte se realizohet endra e qytetareve te ndershem te Serbise, qe Milloshevici te largohet. Le te kujtojme se si Marshall Tito vazhdoi te drejtonte ish Jugosllavine edhe per shume vjet pas vdekjes. Historia ka nje force te veten te brendeshme. Krahasimi ndermjet Milloshevicit dhe Titos mund te debatohet lehtesisht, mbi te gjitha: nuk eshte e mundur te kthehet mbrapa ora per veprimet e tyre. Asgje nuk mund te jete siç ka qene perpara veprave te tyre. Me te vertete, kjo ishte ambicja e epokes se Titos; dhe sigurisht qe do te jete dhe qellimi i Milloshevicit.
Keshtu qe ia vlen te kujtohet se çfaredo qe te mendojne njeresit tani, epoka e Milloshevicit perfaqsonte shprehjen e superioritetit dominant te Serbise, ambiciet e saj politke, sociale dhe kultorore.
Une e di qe shume Serbe te ndershem do ta kundershtojne kete pikepamje dhe do te perpiqen me te gjitha forcat qe te provojne se ai e kishte gabim qe prej fillimit. Une mund ta pranoj kete, por Serbia nuk mendoi keshtu ne fillim. U desh shume kohe per te kuptuar se çfare po ndodhte, dhe eshte shume e lehte qe te hiqesh i zgjuar tani.
Ne fillimet e para, kur Milloshevici po shkateronte çfaredo qe i dilte perpara, duhej nje energji dhe kurajo shume e madhe per te shkuar kunder rrymes dhe per ti dale kunder. Asnjeri nuk e permend qe qe ai nuk u distancua nga komunizmi, dhe ndersa Jugosllavia u shperbe ne 1991, ishin te pakte ata qe dalluan besimin e tij ndaj forces se dhunes, apo se si ai po shkateronte çdo qe qe Serbet aspironin.
Serbet u bene te shurdhet dhe ngelen te vetem ne bote. Permendja shkarazi, ne shtepi e te drejtave te te tjereve konsiderohej si nje lloj tradhetie. Me kalimin e kohes, u be e pamundur per Serbet qe te ngrinin çeshtjet e te drejtave. Dhe ne tenjejten kohe, debati mbi te drejtat teritoriale, historike dhe etnike, u kthye ne nje orgji te dhunes dhe krimit.
Dhe ne fund te dites, deshirate e Milloshevi?it ngelen pothuajse te parealizuar fare. Por ndersa po merr forme terori Serb, apo çfare eshte bere ne emer te tij, nuk ngelet asgje tjeter ve?se te tmerohet edhe vete.
Te pranosh qe Millosheviçi nuk emeroi vehten, por ishte nje femije legjitim i idese kombetare Serbe, eshte nje akt qe kerkon kurajo nga ana e popullsise Serbe. Ndoshta ai gjithmone ka dashur qe te fillonte luften me Shtetet e Bashkuara, apo te shpaloste fuqine totale te pushtetit te tij. Por fakti eshte qe popullsia Serbe, zgjodhi ate dhe jo dike tjeter ne ato momente kritike.
Egzaltimi qe aq i madh, saqe nuk mund te thuhet se ky veprim ishte i rastesishem.
Kjo eshte e verteta me e ashper qe do ta shoqeroje Serbine ne shekullin tjeter. Kjo nuk ka te beje me Millosheviçin i cili ne nje menyre apo ne nje tjeter do te dale nga skena. Kjo ka te beje me nje lloj sfide kombetare, qe kombet e kalojne vetem nje here ne historine e tyre.
Natyrisht qe mund te jete nacionalizmi Serb dhe jo vete kombi qe do te vuaje kete humbje, ne qofte se do te pranojme qe nacionalizmi Serb eshte produkt I ambicieve kombetare irracionale agresive, ne pergjithesi. Por ndersa besimi ne madheshtine e Serbise dhe ne rolin e saj historik, kultural dhe vendimtar ne Ballkan dhe mbase dhe ne Europe ka rrenje te thella, ky vetebesim jo automatikisht sjell pasoja te shemtuara shkatrimtare.
Me pak fat Serbet do te mund te gjenin nje rruge per te zgjidhur kete çeshtje paqesisht, dhe te ktheheshin qetesisht drejt detyrave te tyre johistorike. Por fati nuk i ndihmoi. Populli e mori vendimin dhe koha filloi te ecte.Millosheviçi mund te konsiderohej i vdekur per shume njerez te ndryshem, por per vete Serbet ai ishte xhelati i nje endre te tmershme qe torturoi ata gjer ne dhimbje, qe i çoi drejt deshperimit dhe varferise dhe drejt nje vendi ne fund te Europes.
Une nuk jam nje mbeshtetes i nderhyrjeve te NATO-s, por jam i tille per shkaqe qe nuk kane te bejne me Serbine. Serbia pothuajse i kerkoi me force sulmet ndaj saj, dhe per kete zgjedhje pagoi nje çmim te pallogaritshem. Mbase ka qene nje ndeshkim i padrejte, por Serbia e humbi te drejten per te gjykuar drejtesine e ndeshkimit, pasi faji i saj ishte i dukshem. Serbia mund te merret vetem me renien e saj epoike, ne nje menyre sa me te mire.
Si ta beje kete? Jo duke pyetur, siç bejne disa, sesi do te egzistoje Serbia pa Kosoven. Ndryshimi me i madh dhe me i thelle duhet te jete ai i Shkeputjes nga Historia. Kjo mund te duket tragjike per perkrahesit e historise mitologjike Serbe, por shtete te tjera kane perfituar shume nga nje shkeputje e tille.
Perderisa Serbia te mos kete ndonje gje me te vertete te rendesishme per ti treguar botes, nuk ka arsye per sakrifica te medha, dhe Serbet do ta kthejne vemendjen e tyre ndaj çeshtjeve me pak te rendesishme siç mund te jene taksat.
Serbet mund te vuajne siptomat e terheqes, ndersa po ja lene historine te tjereve. çdo gje duket e pakuptimte ne pamje te pare, por me kalimin e kohes ata do te mesohen me te. Shume shpejt, berja e historise do te duket e merziteshme ne krahasim me berjen e femijeve. Dhe kenaqesite e veres dhe rakise, te peshkimit dhe udhetimeve, te takimeve dhe te festave, kane per te ngelur. Por a nuk eshte koha qe Serbet ti tregojne botes se ?fare tjeter mund te bejne perveçse te luftojne?
Vende te tjera kufitare Europiane, shume te medhenj dhe shume te fuqishem jane shkeputur nga e njejta lidhje me historine. Disa thone qe eshte me mire te behet ngadale sesa shpejt, por megjithate ata e kane kaluar pragun e daljes.
Dikush mundi te shikonte, gjate sulmeve te NATO-s, sesa shume ishte larguar Europa nga deshira per ta shkruar historine e vehtes. Bile edhe Ruset te cilet kane qene nje popull me ambicje shume te medha ndaj historise boterore, erdhen tek ideja se kishin bere shume budallalliqe qe u kushtuan shume dhe ndoshta i jane larguar mendesise qe te futen per te mire ne histori.
Une besoj se kjo pervoje e deshtimit eshte kaq e forte dhe e dukshme per çdo njeri, sa qe nuk i duhet shtuar asgje, bile nuk i duhet as refuzimi i demagogeve qe perpiqen ta mohojne ate. Ata thjesht humbin kohen e tyre. Askush nuk do ta mbushi me Serbine me tregime rreth madheshtise kombetare apo te drejtave historike. Nje humbje si kjo qe sapo pesuam do te sherbeje si injeksion ndaj infeksionit te nacionalizimit.
Asgje nga keto nuk do ti beje Serbet me te ndryshem, me te mire apo me te zgjuar. Eshte e sigurt qe ata do te duhet te mesojne se si ti rezistojne thirjeve te forta, per te hedhur poshte projektet politike qe do tu imponohen me force. Por ndersa eksperienca do te sherbeje si mbrojtje ndaj nje tjeter epoke e Milloshevicit, nuk do te shihet pylli I vdekur i vete-izolimit, paragjykimit, teorizimeve te çuditeshme, injorances dhe egzagjerimit te shfaqur gjate viteve te fundit.
Plehrat intelektuale jane pikturuar ne nje menyre qe te pelqejne, por detyrimisht diçka duhet bere per to, ne qofte se Serbet nuk duhan ta shohin vendin e tyre te reduktuar ne nje pamje antopologjike.
Meqenese, ngrihet pyetja e gjetjes se deshirave dhe mosdeshirave te Serbeve, atehere çfare mund te bejene e çfare nuk duhet te bejne, dhe veçanerisht çfare duhet te zgjidhin midis te dyjave. Pastaj te gjene nje lidership te ri te kombit i cili mund te autorizohet qe te flase dhe te veproje ne emer te Serbise, ssi dhe te pastroje plehrat qe vazhdojne te grumbullohen.
Stojan Cerovic eshte nje gazetar i revistes se Beogradit Vreme, ne te cilen u botua per here te pare ky koment.