KOMENT: SERBET E KOSOVES KANE SYNIMET E TYRE

Pjesemarrja e ulet e Serbeve te Kosoves ne zgjedhjet e fundit lokale ka bere qe ata te kene vetem nje perfaqesim simbolik ne bashkite ne te cilat ata nuk perbejne shumicen.

KOMENT: SERBET E KOSOVES KANE SYNIMET E TYRE

Pjesemarrja e ulet e Serbeve te Kosoves ne zgjedhjet e fundit lokale ka bere qe ata te kene vetem nje perfaqesim simbolik ne bashkite ne te cilat ata nuk perbejne shumicen.

Tuesday, 6 September, 2005

Pas zgjedhjeve te sukseseshme lokale te 26 Tetorit ne Kosove, komentatoret nuk jane ne nje mendje ne lidhje me rezultatet dhe per domethenien e tyre per Kosoven. Shumica e vezhguesve kane pershendetur zgjedhjet si nje sukses, duke theksuar se e gjithe fushata dhe dita e zgjedhjeve kane qene pa episode dhune dhe organizimi i tyre ka qene ne perputhje me standartet Europiane.


Disa kritike kane theksuar se perqindja e pjesemarrjes ka qene e ulet ne krahasim me zgjedhjet e mepareshme dhe se Serbet e Kosoves kane bojkotuar zgjedhjet ne Mitrovicen e veriut. Por fakti me i rendesishem eshte se zgjedhjet kane vendosur bazat per forcimin e qeverisjes lokale e cila merret me problemet praktike te cilat kane rendesine me te madhe per qytetaret e thjeshte.


Pjesemarrja e Shqiptareve te Kosoves ka qene brenda kufinjve te pjesemarrjes ne zgjedhje te tilla lokale ne shumicen e demokracive te vjetra dhe me e larte sesa standartet ne rajon. Nese zgjedhjet e rendesishme te tanishme ne SHBA do te kishin shenuar nje perqindje me te larte se sa ajo e zgjedhjeve ne Kosove, studiuesit Amerikan do te kishin pershendetur kete rezultat si nje rilindje revolucionare te shpirtit civil te shoqerise.


Problemi i vertete, sic e kuptojne edhe te gjithe vezhguesit, nuk ka qene nder Shqiptaret e Kosoves por pjesemarrja e ulet e Serbeve te Kosoves. Ne pese enklavat ku Serbet perbejne shumicen, votimi ka qene nje menyre per te zgjedhur perfaqesuesit per ne asamblete bashkiake te cilat ata e dinin se do ti kontrollonin lehtesisht. Nga 82 vendet e fituara nga Serbet, 68 kane qene pikerisht ne keto pese bashki.


Ne kater qendra votimi ne Mitrovicen e veriut, kane votuar vetem 113 persona. Shpjegimi me i mundeshem duket te jete konfuzioni rreth sinjaleve te kunderta te derguara nga drejtuesit Serbe ne prag te zgjedhjeve.


Drejtuesi ne Beograd, ashtu si edhe drejtuesja e Serbeve ne Kosove, Rada Trajkoviq, kane bere thirrje per pjesemarrje te gjere ne zgjedhje. Por tre drejtues te njohr Serbe nga Mitrovica e veriut te cilet ende enderrojne per shkeputjen e kesaj zone nga Kosova kane bere thirrje per bojkotim.


Pjesemarrja e ulet e Serbeve te Kosoves do te kete disa pasoja. Ne rradhe te pare, kjo ben qe ata te kene nje perfaqesim minimal ne komunat dhe bashkite ku ata jane ne pakice.


Se dyti, kjo do te thote qe ne Mitrovicen e veriut ata nuk do te kene asnje perfaqesues, gje e cila do te coje ne modifikimin e planit prej shtate pikash te miratuar nga Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, per Mitrovicen i cili eshte paraqitur me 13 Tetor.


Serbet e Kosoves, se bashku me anetaret e komuniteteve te tjera, duhet te mbrojne interesat e tyre legjitime nepermjet kompeticionit politik. Por nje gje e tille mund te arrihet vetem brenda institucioneve te Kosoves, ne te cilat per fat te keq, shume Serbe te Kosoves nuk dote jene te perfaqesuar. Kompeticioni do te thote pjesemarrje; mos pjesemarrja do te thote veteizolim. Duke bojkotuar zgjedhjet, Serbet ne Mitrovicen e veriut kane demtuar rende interesat e tyre.


Deklarimi i disa Serbeve se nuk ekziston asnje mekanizem mbrojtes per komunitetet te cilat nuk jane shumice eshte krejtesisht i pavertete. Karta e institucioneve te perkoheshme te Kosoves, Kuadri kushtetues, perfshin nje mekanizem kompleks per mbrojtjen e interesave te rendesishme te komuniteteve te pakices. Koalicioni Serb Povratak e ka perdorur kete mekanizem per te protestuar ndaj nje vendimi te parlamentit per te mos perfshire nje universitet ne gjuhen Serbe ne sistemin arsimor te Kosoves.


Drejtuesi i UNMIK Michael Steiner e ka kthyer tanime ligjin per rishikim ne asamble, dhe ka thene se ai nuk do te nenshkruaje nese ai nuk permban edhe rekomandimet e nje grupimi te krijuar sipas Kuadirt Kushtetues, i cili gjithashtu garanton pjesemarrjen e Serbeve te Kosoves ne parlament.


Megjithese eshte e vertete qe asambleja nuk ka miratuar ende asnje ligj te propozuar nga grupimi Serb, nga ana tjeter duhet te kemi parasysh se kjo asamble ka miratuar deri tani vetem dy ligje.


Pasoja tjeter e pjesemarrjes se ulet te Serbeve ne zgjedhje eshte edhe ndryshimi i planeve te pergatitura per decentralizimin. Por gjate nje darke te organizuar menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve, drejtuesit e te gjitha partive ne Kosove dhe koalicioneve kane pranuar per nevojen e cuarjes perpara te ketij procesi. Per kete qellim, Michael Steiner i ka kerkuar Walter Schwimeer, Sekretarit te Pergjitheshem te Keshillit te Europes, te dergoje nje mision per te diskutuar alternativat e decentralizimit me institucionet dhe komunitetet ne Kosove.


Alexis de Tocqueville e ka pershkruar rendesine e qeverisjes lokale ne Amerike keshtu: "Ne Europe, mungesa e shpirtit publik ne nivel lokal eshte nje aresye e madhe per keqardhjen e atyre qe jane ne pushtet; te gjithe pranojne se nuk ka nje garanci me te sigurte sesa rendi dhe qetesia, por nga ana tjeter keto jane gjerat me te veshtira per tu arritur.


"Nese organizmat lokale kane pushtetin e duhur dhe jane te pavarura, ekziston frika se ato mund te behet shume te forta dhe te shkaktojne anarki. Por, pa pushtet dhe pavaresi, nje qytet mund te permbaje njerez te mire por ai nuk mund te kete qytetare aktiv".


Synimi i decentralizimit eshte forcimi i demokracise nepermjet afrimit te qeverisjes me popullin. Sic ka thene Michael Steiner: "Kjo do te permiresoje ofrimin e sherbimeve publike dhe do te jape perfitime te njejta per te gjithe. Eshte e rendesishme qe te kihen parasysh kompetencat e pushtetit qendror dhe te autoriteteve lokale dhe te ndryshohen ato aty ku ekziston nevoja. Ekziston gjithashtu nevoja per te konsideruar krijimin e njesive administrative me te vogla se niveli bashkiak".


Decentralizimi i pushtetit eshte planifikuar nga rregullorja per pushtetin lokal e vitit 2000 "me aprovimin se njesite e bashkive, fshatrave, lagjeve urbane, te vecanta ose te kombinuara, mund te kryejne aktivitete te cilat jane brenda pergjegjesive dhe pushtetit te bashkise. Ne rastet kur bashkite nuk japin leje per nje gje te tille, fshatrat ngulimet dhe lagjet urbane mund te kerkojne prane Autoritetit Qendror aprovim per zbatimin e aktiviteteve te tilla". (Rregullorja 2000/45, Neni 5.2).


Disa kane thene se UNMIK duhet te kishte future me pare konceptin e decentralizimit. Ndersa nje gje e tille mund te kishe pasur avantazhet e saj, do te kishte qene e pamundur te justifikohej zbatimi i nje politike te tille para se Serbet e Kosoves te demonstronin deshiren e tyre per tu integruar ne institucionet ekzistuese politike te Kosoves.


Perpara zgjedhjeve, UNMIK kishte shpresa te medha ne procesin e decentralizimit, duke menduar se ne mund te krijonim nje plan i cili do te ngrinte nivelin e besimit tek te gjitha komunitetet pa demtuar institucionet lokale dhe ato qendrore. Pas kesaj pjesemarrjeje te ulet te Serbeve ne zgjedhje, ne nuk kemi asnje baze per te vazhduar me planet tona.


Duke zgjedhur te mos marrin pjese ne jeten politike gjate kater vjeteve te ardheshme, ata Serbe te Kosoves te cilet nuk pranuan te votonin kane humbur nje mundesi te arte per te cuar perpara integrimin dhe bashkejetesen shume etnike tek e cila varet e ardhmja e tyre ne Kosove. Sic kemi shpjeguar edhe para zgjedhjeve, UNMIK nuk ka ne plan per te emeruar asnje njeri ne asamblete bashkiake per te kompensuar vendet e humbura si pasoje e pjesemarrjes se ulet. Megjithate, ne do te kerkojme nga asamblete e zgjedhura ne Kosove dhe institucionet e tjere te konsiderojne interesat e te gjitha komuniteteve edhe ne ato raste kur ata nuk perfaqesohen ne organizmat e zgjedhura.


Kjo do te jete nje prove e vertete per politikanet e komuniteteve te shumices, te cilet duhet te kuptojne qe ata kane per detyre te mbrojne interesat e te gjithe zgjedhesve te tyre.


Tani qe parlamenti qendror dhe asamblete lokale jane krijuar, kerkohet nje mbeshtetje dhe presion me i madh nga qytetaret qe ato te punojne me mire. Kjo do te thote qe media duhet te punoje me mire per te paraqitur dhe shpjeguar qytetareve ceshtjet politike. Kjo do te thote qe grupe qytetaresh te interesuar te percaktojne kanale per komunikimin e deshirave dhe shqetesimeve te tyre, per tek perfaqesuesit e tyre politik. Kjo do te thote gjithashtu qe njerez nga te gjitha komunitetet te kuptojne me ne fund se e ardhmja e Kosoves eshte ne duart e tyre.


Simon Haselock eshte drejtor per informimin publik i Misionit te OKB-se ne Kosove.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists