KOMENT: PAJTIMI, CELESI I SE ARDHMES SE KOSOVES
Pa nje pajtim ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve, nuk ka kuptim te
KOMENT: PAJTIMI, CELESI I SE ARDHMES SE KOSOVES
Pa nje pajtim ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve, nuk ka kuptim te
By Nebojsa Coviq ne Beograd (BCR No. 392, 20-Dec-02)
Ceshtja e Kosoves dhe Dukagjinit konsiderohet nga shume njerez si pa
zgjidhje. Une nuk pajtohem me nje perfundim te tille, megjithese, nese une
tani mendoj se nuk ka asnje problem te pazgjidheshem, shpresoj te mos me
akuzojne se mbeshtetem ne nje optimizem pa baza. Perkundrazi, optimizmi im
eshte shume i bazuar, dhe une mendoj se eshte krejtesisht racional.
Mund te kete pengesa te medha dhe te veshtira per tu kaluar, por asnje
prej tyre nuk eshte e pakalueshme.
Ceshtja e Kosoves thjesht eshte lene pas dore. E komplikuar nga konflikte
etnike te vjetra dhe me te reja, zgjidhja e saj eshte bere gjithnje e me e
veshtire per shkak te shtyrjes se saj. Tani ajo u ka hequr gjumin
drejtuesve te politikes Europiane dhe eshte shnderruar ne nje kercenim per
paqen ne rajon dhe me gjere. Por une jam i sigurte se ne mund te gjejme
nje zgjidhje duke vepruar me maturi politike.
Per nje kohe te gjate, une kam thene se ne Kosove ne shohim nje perplasje
ndermjet dy "te drejtave", te drejtes historike te Serbeve dhe te drejtes
etnike te Shqiptareve. Pajtimi i ketyre dy te drejtave do te sjelle paqe
per Serbet dhe Shqiptaret si edhe popujve te tjere te Europes jug-lindore.
Kuadri per nje zgjidhje te tille eshte krijuar tashme ne pjese te tjera te
ish Jugosllavise. Bosnje Herzegovina eshte nje shembull i mire.
Ne rradhe te pare, duhet te kihet para sysh se ne Jugosllavine e vjeter,
Serbet kane jetuar Brenda kufinjve te nje shteti te vetem, dhe kane qene
te shperndare ne te gjithe shtetin. Numri me i madh i Serbeve qe jetonin
jashte Serbise kane qene ne Bosnje. Megjithate, Jugosllavia nuk ekziston
me. Ajo eshte shperbere si pasoje e nje sere rrethanash te njohura dhe te
panjohura. Serbet tani ndodhen ne te njejtin pozicion si Shqiptaret, duke
jetuar ne disa shtete.
Ceshtja se perse te drejtat e Kroateve dhe Muslimaneve per t'u larguar nga
Jugosllavia kane qene me te forta se sa e drejta e Serbeve per te ruajtur
Jugosllavine sic ishte, mund tu lihet historianeve te ardheshem per ta
diskutuar. Une mendoj se bota ka pasur frike nga nacionalizmi Serb, dhe
kjo ka qene aresyeja qe ajo ka kundershtuar cdo zgjidhje e cila dukej se
inkurajonte apo shperblente nacionalizmin. Bota nuk e lejoi krijimin e
Serbise se Madhe.
Me pak fjale, lufta civile ne Jugosllavi nuk perfundoi me bashkimin e te
gjithe Serbeve. Megjithate, Serbet e Bosnje Herzegovines fituan nje
autonomi substanciale ne kuadrin e Bosnjes dhe shansin per te vendosur
lidhje te vecanta me atdheun Serb. Komuniteti nderkombetar, sipas mendimit
tim, nuk mund t'ju jape me pak - ose me teper - Shqiptareve se sa ato qe u
ka dhene tanime Serbeve ne Bosnje Herzegovine.
Keshtu, Shqiptaret e Kosoves mund te kene, dhe ne fakt e kane tashme,
autonomine e gjere, dhe ata mund te krijojne lidhje te vecanta me atdheun
Shqiperi. Por nacionalistet ne rradhet e tyre nuk mund te realizojne
projektin e tyre perfundimtar, pikerisht bashkimin e te gjithe Shqiptareve
ne nje Shqiperi te Madhe.
Serbet nuk mund te bashkpohen pa demtuar interesat e fqinjeve te tyre. Ata
e kane kuptuar dhe pranuar nje fakt te tille. Prova me e mire per nje gje
te tille eshte qe partite te cilat bazojne politikat e tyre ne idete dhe
synimet anti demokratike jane mundur thellesisht ne disa zgjedhjet e
fundit ne Serbi. Nje prove tjeter eshte se idete e nxitura nga hakmarrja,
dhe agresiviteti nuk gjejne me vend ne median Serbe.
Shqiptaret gjithashtu nuk mund te bashkohen ne shtet te vetem pa lufte dhe
pa demtuar interesat e fqinjeve te tyre. Per fat te keq, shume Shqiptare
te Kosoves nuk e kane kuptuar, ose nuk e pranojne nje gje te tille. Une e
them kete haptazi, me shpresen se fjalet e mija do te kuptohen drejt,
sepse pa nje proces te tille mirekuptimi dhe pranimi nga ana e tyre nuk do
te kete paqe afat gjate ne Ballkan.
Cfare duhet bere qe ata ta kuptojne nje gje te tille?
Komuniteti nderkombetar duhet te trajtoje nacionalizmin dhe ekstremizmin
Shqiptar ne te njejten menyre qe ka trajtuar dikur nacionalizmin dhe
ekstremizmin Serb. Ne keto momente, Serbet te cilet shkelen ligjet
nderkombetare dhe konventat e nenshkruara gjate luftes ne Bosnje jane para
gjyqit ne Hage. Kur Shqiptare te cilet jane sjelle ne te njejten menyre te
pameshirshme ose kriminale ne luften ne Kosove te dalin para gjyqit ne
Hage, komuniteti i tyre do te filloje te kuptoje qe asnje njeri me faj nuk
mund te falet dhe asnje shkelje e rende nuk mund te falet.
Deri sa te ndodhe nje gje e tille, Shqiptaret e Kosoves do te mbeten te
bindur se ata jane te favorizuarit e Europes dhe Amerikes. Dhe
nacionalistet me te medhenj dhe ekstremistet ne rradhet e tyre do te
mbeten te bindur se parate qe kane fituar nga tregtia e droges dhe armeve
dhe trafiku i njerezve do ti mbrojne ata dhe do tu sigurojne nje
mbeshtetje te fuqishme.
Ka disa zera qe po degjohen sipas te cilave komuniteti nderkombetar eshte
i vendosur te zgjidhe ceshtjen e Kosoves sa me shpejt ne menyre qe rajoni
te behet i sigurte perpara mbajtjes se Lojerave Olimpike te vitit 2004 ne
Athine. Une shpresoj qe keto zera naïve te mos dalin nga qarqet Europiane
dhe nderkombetare te vendim marrjes. Asgje nuk mund te zgjidhet per nje
periudhe afatgjate, nese nxitohet.
Zgjidhjet e paplota, te shpejtuara dhe te paqarta dhe ato te cilat nuk
jane peshuar mire mund te kene rezultate me te keqia se sa ato te cilat
mendohen mire dhe mund te jene me te vonuara.
Natyrisht une nuk jam ne favor te shtyrjes pergjithnje te kesaj
zgjidhjeje. Frika jone e madhe, dhe pasiguria do te zhduket kur te gjitha
vendet ne rajon te anetaresohen ne Bashkimin Europian. Atehere Serbet dhe
Shqiptaret do te jetojne ne te njejtin shtet, dhe kufinjte do te jene me
pak ndares sesa sot. Per fat te keq vendet e Ballkanit nuk do te hyjne ne
BE perpara vitit 2004, por edhe ndoshta pas dhjete vjetesh nga organizimi
i ketyre lojrave.
Atehere cfare duhet te bejme? Ne duhet te punojme me mencuri dhe me kujdes
per te permiresuar rrethanat, dhe per te pergatitur njerezit per nje jete
ne bashkimin e ardheshem e cila nuk do te bazohet ne mendimet e
trasheguara nga shekulli i 19te.
Une propozoj qe administratat ne Beograd dhe Prishtine, me ndihmen e UNMIK
dhe institucioneve Europiane, te pergatisin menjehere nje program realist
per pajtimin e Serbeve dhe Shqiptareve. Une propozoj qe ekspertet te nisin
bisedimet menjehere mbi mundesite e pajtimit ndermjet te drejtave
historike te Serbeve dhe te drejtave etnike te Shqiptareve.
Une propozoj qe BE nuk duhet te pakesoje por duhet te shtoje ndihmen per
forcat demokratike ne vendet e Ballkanit. Dobesimi i ketyre forcave do te
forconte ne menyre te rrezikeshme te djathten politike dhe do te pakesonte
ndjeshem mundesine per ndertimin e harmonise ndermjet ketyre shteteve
multi etnike. Keshtu e shoh une te ardhmen e Ballkanit.
Por nese ndiqen keshillat e atyre te cilet propozojne pavaresine e
Kosoves, ka mundesi qe gjerat te rrjedhin ndryshe.
Serbet ne Serbi dhe kudo do te shohin se bashkepunimi me komunitetin
nderkombetar nuk ka dhene frytet e duhura.
Serbet e Kosoves do te kuptojne se ata jane shnderruar ne nje pakice, dhe
pastaj si nje pakice e shnderruar ne refugjate pa asnje shprese per tu
kthyer ne vendin e tyre.
Bosnje Herzegovina do te shperbehej menjehere, dhe lufta do te vazhdonte
ku ka ndaluar.
Maqedonia do te rrezikohej seriozisht, ndersa nacionalistet Shqiptare - te
shperblyer ne Kosove - do te kthenin me pas vemendjen ndaj Maqedonise.
Paqja ne Ballkan mund te ruhet vetem nga nje marreveshje, nje shtet ne te
cilin askush nuk do te fitonte apo humbiste, dhe ne te cilin te mos
ekzistonte as trimfi i nacionalizmit dhe as anullimi i interesave te
rendesishme kombetare.
Ndjenja e fajit eshte pjese e jetes ne Ballkan. Ne syte e disave, Serbet
jane fajtore per krijimin e Jugosllavise. Ne syte e te tjereve, Kroatet
jane fajtore per shperberjen e saj. Shqiptaret jane fajtore se po perpiqen
te vendosin nje tirani te bazuar ne faktin se jane shumice.
A mund te zhvishemi nga keto ndjenja dhe kjo peshe, dhe te ndihmojme njeri
tjetrin te ndertoje nje jete me te mire ne Ballkan pa ndjenjen e fajit?
Pa dyshim qe po. Kohet e fundit ne Lucerne te Zvicres, ne nje konference
te quajtur "Shqiptaret dhe fqinjet e tyre" une kam bere nje veprim
pajtues. Por une kam thene se perpara se te ndodhe nje pajtim ndermjet
Serbeve dhe Shqiptareve nuk ka kuptim qe te diskutohet ceshtja e statusit
perfundimtar te Kosoves, dhe perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar e
mbeshteten kete ide.
Drejtuesit e Shqiptareve te Kosoves, nga ana e tyre, kane deklaruar
publikisht se nuk jane per krijimin e Shqiperise se Madhe. Nje deklarim i
izoluar publik nuk mund te anulloje vite intolerance nder etnike, fetare
dhe kulturore, por ajo mund te shenoje fillimin e nje dialogu i cili do te
zhvillohet pa paragjykime dhe pa prezencen e ndjenjave te rrezikeshme te
urrejtjes dhe percmimit.
E di se nuk eshte mire te citosh veten shume shpesh. Por sic kam thene ne
Lucerne, "Atyre te cilet thone se nuk mund te kete besim ndermjet popujve
te cilet deri para pak kohesh e kane pare njeri tjetrin nepermjet thepit
te pushkes, une do tu rekomandoja te kujtojne rrugen e veshtire dhe te
rrezikshme qe kemi bere para pak kohesh ne Serbine jugore, nga armiqesia e
hapur dhe mungesa e besimit ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve ne nje dialog
civil dhe perpjekje nga te dyja palet, drejt se mires se perbashket per te
gjithe popujt".
Autori eshte zevendes kryeminister i Serbise dhe kryetar i Qendres se
Koordinimit per Kosoven dhe Dukagjinin. Ky artikull eshte botuar
fillimisht ne te perditeshmen e Beogradit, Politika, me 22 Nentor.