KOMENT: OTPOR PREMTON TE REFORMOJE POLITIKEN SERBE

Partia e rinisë thotë se ajo do të sfidojë bllokimin e tanishëm politik në përpjekje për ti dhënë shtytje procesit të bllokuar të reformave.

KOMENT: OTPOR PREMTON TE REFORMOJE POLITIKEN SERBE

Partia e rinisë thotë se ajo do të sfidojë bllokimin e tanishëm politik në përpjekje për ti dhënë shtytje procesit të bllokuar të reformave.

Tuesday, 6 September, 2005

Otpor, lëvizja rinore e cila ka ndihmuar në rrëzimin e Sllobodan Millosheviq në vitin 2000, është rikthyer në skenën politike të vendit. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në fund të muajit, partia ime ka vendosur të regjistrohet si parti politike për të shmangur zhgënjimin e shumë njerëzve me procesin e bllokuar të reformave.


Tre vjet pas rrëzimit të regjimit të vjetër dhe marrjes së pushtetit nga Opozita Demokratike e Serbisë, DOS, Serbia gjendet e bllokuar. DOS – dikur një koalicion i përbërë nga rreth 20 parti të bashkuara kundër Millosheviqit – është shpërbërë dhe zgjedhjet janë vendosur të mbahen më 28 dhjetor.


Konfuzioni dhe apatia e shkaktuar nga qeveria e DOS mendohet të jenë arësyet kryesore të cilat shpjegojnë bojkotin e shumë vituesve në zgjedhjet e fundit, ndërsa shumë të tjerë votuan për Tomislav Nikoliq, i Partisë Radikale Serbe të ekstremit të djathtë, SRS.


Partitë në përbërje të DOS janë fajësuar se janë përqëndruar në ndarjet ndërmjet tyre në vend që të ndryshonin sistemin politik dhe të shkëputeshin përfundimisht nga e kaluara e Millosheviq.


Otpor, i krijuar në vitin 1998, ka dhënë kontributin e tij në rrëzimin e Millosheviq. Por Otpor nuk u përfshi asnjëherë në qeverinë e DOS, duke vendosur të ruajë rolin e tij vëzhgues për të theksuar problemet dhe propozuar zgjidhje, të cilat shumë rrallë janë pranuar nga partitë.


Tani Otpor ka vendosur të shndërrohet në një parti, për shkak të dështimit të anëtarëve të DOS për të shkëputur vendin nga e kaluara e Millosheviq dhe për të krijuar institucionet e reja shtetërore.


Otpor thotë se ka si përparësi të ndërtojë institucionet të cilat do të bëjnë të pakthyeshëm tranzicionin demokratik të vendit. Mungesa e këtyre institucioneve është shqetësuese. Serbia është pa një president që prej një viti, kushtetuta e re nuk është miratuar ende dhe liritë e medias nuk janë garantuar. Partitë e DOS ndërkohë kanë vazhduar të ndikojnë mbi gjykatat, sistemin ligjor dhe struktura të tjera shtetërore të cilat duhet të jenë të pavarura.


Ekspertët mendojnë se problemi më i madh i Serbisë është se ajo nuk ka arritur të ndjekë shembullin e vendeve të tjera të europës lindore, në të cilat janë krijuar parti të reja pro demokracisë pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1989.


Në Serbi, komunizmi nuk u largua për ti lëshuar vendin forcave demokratike, por nacionalizmit të Millosheviqit. Partitë e opozitës kanë mbështetur qëndrimet e Partisë Socialiste të Serbisë, të drejtuar nga Millosheviq.


Krijimi i DOS dhe transferimi i Millosheviqit në gjykatën e Hagës në vitin 2001 u dukën sikur i hapën rrugën shkëputjes nga e kaluara por në të vërtetë ekstradimi i Millosheviqit është bërë vetëm pas presioneve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe jo si rrjedhim i ndonjë hetimi të bërë nga qeveria mbi krimet për të cilat ai akuzohet.


Anëtarët e DOS mendohet se nuk kanë arritur të shndërrojnë shoqërinë e kriminalizuar të Serbisë në një shoqëri që zbaton ligjin. Ekstradimi i Millosheviqit ka lejuar bashkëpunëtorët e tij të dalin të larë dhe të fajësojnë atë për cdo gjë.


Mungesa e dëshirës së qeverisë për tu përballur me të kaluarën kriminale të regjimit të vjetër është dukur vecanërisht kur politika e saj e mos ndërhyrjes ka sjellë vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, më 12 Mars.


Vrasja ka shënuar dështimin e konceptit të DOS për tranzicionin. Operacioni policor i cili ka pasuar vrasjen e Gjingjiq gjithashtu nuk ka qenë aq i thellë sa të spastrojë krejtësisht elementët kriminal në gjirin e aparatit shtetëror.


DOS mendohet se ka shpenzuar shumë energji në konfliktet e brendëshme, të cilat kanë rezultuar me përcarjen e thellë ndërmjet Partisë Demokratike, anëtares më të madhe të DOS, me Partinë Demokratike të Serbisë, të drejtuar nga Vojislav Koshtunica.


Avantazhi i Otpor është se ai përfaqëson brezin e ri, të papërlyer në krime lufte apo në krimin e organizuar, i cili nuk valëvit as flamurin e komunizmit dhe as atë të nacionalizmit serb.


Otpor e konsideron veten si të ndryshme nga partitë ekzistuese, sepse anëtarët e tij janë të vendosur në mbështetje të vlerave demokratike mbi të cilat është bazuar fillimisht organizata. Në ndryshim nga partitë e tjera serbe, të cilat ndjekin diktatin e drejtuesit të partisë, Otpor bazohet në punën e një ekipi.


Që prej fillimit, Otpor ka tërhequr në rradhët e tij shumë njerëz të talentuar të cilët i kishin qëndruar larg politikës për shkak se partitë tradicionale kanë ngulur këmbë vazhdimisht në bindjen e verbër të anëtarëve të tyre.


Me 20,000 anëtarë dhe mbi 100 degë aktive, Otpor ka një infrastrukturë të fuqishme dhe një bazë të gjerë mbështetjeje.


Pjesa më e rëndësishme e programit të Otpor është forcimi i institucioneve shtetërore të cilat garantojnë liri, drejtësi dhe solidaritet.


Otpor vendos aftësinë përpara besnikërisë politike dhe do të mbështesë kandidatë të cilët nuk janë anëtarë të tij. Ky është një qëndrim i ri në skenën politike në Serbi, ku partitë janë të bazuara në hierarkinë partiake, dhe do të jetë shumë i rëndësishëm në krijimin e institucioneve me përfshirjen e figurave profesiaonale, jo partiake.


Lista zgjedhore e Otpor për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare do të përfshijë njerëz të njohur për qëndrimet e tyre të pavarura. Ndër ta është Cedomir Cupiq, profesor i fakultetit të shkencave politike, dhe anëtar i këshillit anti korrupsion të qeverisë; profesori i fakultetit të mjeksisë Dr. Jagoda Jorga; dhe një ish gjykatës në gjykatën e lartë të Serbisë, Zoran Ivoseviq.


Rrëzimi i Millosheviq i ka dhënë shoqërisë serbe një mundësi për ti kthyer shpinën skenës politike të krimbur e cila është zhvilluar për dekada me rradhë. Kjo mundësi është humbur, por Otpor ka ndër mend të vazhdojë procesin e rindërtimit duke u dhënë votuesve mundësinë të shpëkuten përfundimisht nga e kaluara.


Ivan Maroviq është një anëtar i bordit ekzekutiv të Otpor.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists