KOMENT: NJË SHTET I PËRBASHKËT ME SHQIPTARËT DO TË ISHTE KATASTROFË

Mbajtja e territorit do t’i çoj serbët drejtë varfërisë së përhershme, konfliktit dhe kaosit politik.

KOMENT: NJË SHTET I PËRBASHKËT ME SHQIPTARËT DO TË ISHTE KATASTROFË

Mbajtja e territorit do t’i çoj serbët drejtë varfërisë së përhershme, konfliktit dhe kaosit politik.

Tuesday, 2 August, 2005

Sa i përket Kosovës, shumica e popullatës janë kapluar në mes të emocioneve dhe argumentimit të arsyeshëm sa që harrojnë një gjë: mbajtja e provincës si territor të saj nuk është në interesin më të mirë të Serbisë.


Një mendim mbizotëron ndër serbë të zakonshëm sipas të cilit kufijtë spiritual, nacional dhe shtetëror caktohen nga kishat, manastiret dhe varrezat e luftëtarëve.


Ky këndvështrim insiston se Kosova është baza e shtetit dhe kishës serbe dhe se Kosova gjithashtu është qendër kulturore e serbëve – një vend i shenjtë për të gjithë serbët. Me fjalë të tjera, pa Kosovë nuk ka Serbi.


Për shumicën e Serbëve, Kosova është një pasuri e paçmueshme mistike.


Kushdo që guxon të ndërhyjë në këto sekrete është armik i popullit serb. Pa Kosovë, Serbia humb qëllimin e ekzistencës së saj, popullata humbë esencën spirituale dhe Serbia humb të vetmën hapsirë ku mund të bashkojë të kaluarën dhe përjetësinë. Kjo, në fakt, është baza e konceptit “Serbia Hyjnore”. Dhe ky koncept është ushqyer në shpirtrat e serbëve për shumë shekuj me ndihmën e Kishës Ortodokse Serbe dhe shumë intelektualëve tjerë.


Qytetarët dhe politikanët e tjerë – shumë më pak në numër – të cilët preferojnë argumentimin racional janë zgjuar nga ëndërra se Serbia udhëheq Kosovën dhe nga fakti se që nga shpërthimi i konfliktit në mes të serbëve dhe shqiptarëve, shumë pak serbë kanë mbetur të cilët mezi mbijetojnë. Gati të gjitha vendet dhe monumentet e shenjta serbe janë shkatërruar.


Ky këndvështrim e ka të çartë se bashkësia ndërkombëtare nuk simpatizon me idetë e “mitit të Kosovës” dhe në fakt ata në mënyrë brutale kanë dënuar Serbinë, duke i shpallur fajtor kryesor për vuajtjet e kosovarëve. Sot, ata gjithashtu po shpallin idenë e “Kosovës së pavarur”.


Bashkësia ndërkombëtare vendosi për autonomi te plotë për Kosovën në Resolutën 1244 të KB-së, e cila kërkon nga serbët që të marrin pjesë në këtë autonomi në proporcion me përqindjen e tyre. Pasi numri i shqiptarëve në krahasim me serbët është 19 me një, përparësia demografike e tyre do të thotë se Serbia kurrë më nuk do të qeverisë me Kosovën.


Kjo përparësi demokratike gjithashtu do të jetë e rëndësishme në çfarëdo referendum mbi statusin përfundimtar të Kosovës.


Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, shqiptarët vetëm kanë krijuar entitet i cili i gjason shtetit, i cili ka parlamentin dhe qeverinë e vet. Ata praktikisht qeverisin Kosovën.


Pikëpamje të tilla kundërshtuese çojnë drejtë përfundimeve kontradiktore se çka duhet bërë për të zgjidhur problemin e Kosovës.


Koncepti i qeverisë së Serbisë, që përfshihet ne termin “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”, propozon që Kosova të jetë entitet special e cila do të mbetet pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi.


Por kjo bashkësi e re, në fakt, mund të krijoj një kërcënim të rrezikshëm për intereset e Serbisë. Së pari, kjo do të mirrte formën e një konfederate, apo federate të Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës.


Së dyti, shqiptarët do të përbënin 20 përqind të popullatës së përgjithshme të komunitetit të ri dhe do të mbanin një të pestën e deputetëve në parlamentin federativ. Pasi shqiptarët do të bëheshin grupi i dytë etnik në shtet, kjo do të thotë se gjuha shqipe do të bëhet gjuha e dytë shtetërore.


Duke marrur parasysh strukturën e moshës së shqiptarëve, (e cila është shumë më e re se ajo e serbëve) shqiptarët do të përbënin 30 përqind të rekrutëve dhe oficierëve në armatë.


Atyre duhet tu ofrohen shumë poste ministrore. Çdo term, një shqiptar do të duhej të emërohej president i shtetit apo ministër i jashtëm.


Në rrethana të tilla, madje edhe emri i shtetit do të ishte konfliktuoz. Emri nuk do të mund të ishte Serbi. Një komunitet i tillë multietnik nuk do të mbante emrin Jugosllavi, apo Serbi dhe Mali i Zi, pasi shqiptarët nuk bëjnë pjesë në entitete të tilla.


Ata sigurisht do të insistonin në një emër të zgjedhjes së tyre për shtetit e përbashkët.


Duke vëzhguar indikatorët ekonomik të Kosovës, mund të vërehet se ky vend nuk ka shumë pasuri të çmueshme. Eksploatimi i thëngjillit nuk është aq profitabil. Çështja e shfrytëzimit të resurseve të saja duhet të caktohej përmes një marrëveshje e cila do të përfshijë të gjitha elementet dhe kushtet për pavarësi.


Ekstraktimi i plumbit-zinkut është profitabil vetëm në minierat e Ajvalisë dhe Belo Bërdes, një enklave sërbe, dhe kjo do të vazhdoj vetëm edhe për një kohë të shkurtër, pasi këto resurse shpejtë do të shterren.


Bujqësia është primitive dhe nuk i përmbush nevojat e popullatës. Në fakt, në Kosovë nuk ekziston një ekonomi e vërtetë dhe provinca ka përqindjen më të madhe të papunësisë në Evropë.


Infrastruktura e Kosovës është shumë e prapambetur dhe kërkon investime të mëdha.


Por shifrat demografike duhet të shkaktojnë brengosjen më të madhe.


Në komunat shqiptare të Kosovës, numri i popullatës rurale është dyfishuar që nga Lufta e Dytë Botërore dhe popullata urbane është rritur dhjetëfish.


Në krahasim me këtë, fshatrat serbe në Kosovë vazhdimisht kanë humbur banorë. Serbia qendrore lëngon nga humbja e lartë e popullatës. Pasi Kosova do ti bashkohet Serbisë qendrore, krijimi i një shteti të përbashkët do të thotë se popullata e re shqiptare do të lëviz në jug të këtij rajoni.


Një shtet i ri serbo-shqiptar nuk do të ishte produktiv në asnjë mënyrë, përkundrazi, do të ishte i pazhvilluar dhe i prapambetur. Një analizë krahasuese e niveleve të zhvillimit për pjesët e ndryshme të Serbisë sa i përket GDP për banor në mes të tetëdhjetave dhe nëntëdhjetave konfirmon një gjë të tillë. GDP në qendër të Serbisë ishte pesë herë më e lartë se sa në Kosovë.


Kjo do të thotë se në një shtet të përbashkët, Serbia do të duhej të mbështesë financiarisht dy milion njerëz të varfër dhe joproduktiv, kryesisht në dëm të vet Serbisë.


Bashkësia ndërkombëtare në praktikë ka pranuar se ndarja e Kosovës nga Serbia është mënyrë e vetme për të stabilizuar rajonin.


Serbia nuk ka potencial apo kapacitet të ndërroj drejtimin e këtyre ngjarjeve dhe duhet të pranoj këtë nëse dëshiron të mbrojë intereset e saja.


Serbia do të duhej të paguaj shumë për një jetë të përbashkët me shqiptarë, përkundër faktit se në pesë shekujt e fundit, kisha serbe, çdo shtet i Serbisë dhe shumë intelektualë kanë tentuar të institucionalizojnë vlerat dhe besimet që pretendojnë se është e domosdoshme që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë.


Këto besime kanë rrënjë të thella në shpirtin e serbëve dhe janë pjesë e identitetit kombëtar, prandaj është edhe vështirë të ndërrohen.


Në anën tjetër, dëshira e shqiptarëve për shtet të tyre në Kosovë merr përmasa fanatike. Është vështirë të paramendohet se dy popuj me karakteristika të tilla do të pranonin idenë e krijimit të një shteti të përbashkët përmes koncenzusit, në të cilin shtet principi i diversitetit dhe të drejtat e barabarta për të gjithë do të duhej të rrespektohen.


Nëse emocionet triumfojnë në Serbi, shansat janë të larta që Serbia do të zgjedh mitin shterp të Kosovës. Vetëm nëse arsyeja fiton mund të kemi mundësinë për të shiquar drejtë ardhmërisë. Në ndërkohë, qeveria serbe është zotuar se do të mbrojë mitin e Kosovës, derisa në të njejtën kohë shpreson se bashkësia ndërkombëtare do të marrë një vendim racional. Kjo do të thotë ikje nga e vërteta në kohën kur Serbia duhet të luftoj për intereset e saja të vërteta.


Ivan Ahel është autori i studimit “Një Çasje Sistematike ndaj Problemit të Kosovës”, të financuar nga Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike, OJQ me qendër në Beograd.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists