KOMENT: MEDIA E SHKUPIT 'SHPIK' KERCENIME TERRORISTE

Shtypi Maqedonas se fundi ka konsideruar nje kollone me ndihma humanitare si nje perpjekje per nje inkursion terrorist. Si zakonisht, historia e vertete nuk eshte bere publike.

KOMENT: MEDIA E SHKUPIT 'SHPIK' KERCENIME TERRORISTE

Shtypi Maqedonas se fundi ka konsideruar nje kollone me ndihma humanitare si nje perpjekje per nje inkursion terrorist. Si zakonisht, historia e vertete nuk eshte bere publike.

Tuesday, 6 September, 2005

Terroristet - zakonisht tipa misterioze - kane filluar te mbijne gjithandej; ata arrijne deri aty sa te ecin edhe ne autokollona te medha, sipas shtypit ne gjuhen Maqedonase.


Dnevnik, gazeta me e madhe e perditeshme ne Maqedoni, ka njoftuar muajin e kaluar se nje autokollone e organizuar nga Merhamet, nje organizate humanitare Muslimane, nuk eshte lejuar te hyje ne vend pasi nuk kane permbushur kushtet e nje kontrolli veterinar ne kufi. Gazeta me pas ka publikuar "aresyen e vertete" te ndalimit te saj, duke thene se "sipas burimeve te sherbimeve te huaja sekrete" ajo eshte nje dege e organizates militante al-Qaeda, te drejtuar nga Osama bin Laden.


Te njejtat "burime te sherbimeve te huaja sekrete" kishin informuar gjithashtu se "e ashtuquajtura ndihme humanitare ishte ne fakt e destinuar per UKSH (Ushtria Kombetare Shqiptare)" - nje grup radikal i cili nuk e ka njohur marreveshjen e paqes se Ohrit dhe po kercenon te nise nje lufte te re ndaj autoriteteve Maqedonase.


Artikulli, i cili citonte sherbimet sekrete Maqedonase, ka thene gjithashtu se grupi humanitar eshte perpjekur te regjistrohet ne Shkup, por kerkesa nuk eshte pranuar dhe me pas ai ka hapur zyra ne Kosove.


Merhamet eshte pergjigjur duke organizuar nje konference per shtyp ne te cilen stafi i saj ka paraqitur dokumenta te cilat provojne se organizata eshte e regjistruar ligjerisht ne Maqedoni dhe se ndihmat humanitare per te cilat behej fjale jane derguar nga qeveria e Arabise Saudite. Perfaqesuesit e Merhamet kane thene se dergesa me ndihma humanitare, e cila permbante ushqime te konservuara, qumesht pluhur, prodhime mishi dhe veshje ushtarake dimerore, ka qene e planifikuar per njrezit e zhvendosur brenda vendit dhe per ata shtepite e te cileve jane shkaterruar gjate luftimeve te vitit te kaluar.


Merhamet ka shperndare gjithashtu kopje te nje faksi per te cilin policia thote se e ka marre nga nje kompani spedicionere, ku jepej informacion mbi "destinacionin" perfundimtar te mallrave. Merhamet ka thene se ajo mund te provonte se ky faks eshte fabrikuar nga ministria e brendeshme Maqedonase dhe se ajo kompani spedicionere nuk ekziston fare.


Per me teper, Merhamet ka thene se autokollona e saj prej 23 kamionesh ka paguar shumen prej 40 mije dollare Amerikan per te pritur ne kufi per tre jave perpara se me ne fund ti refuzohej hyrja - dhe burime brenda grupit kane thene se oficere te policise kufitare kane kerkuar nga ajo te marrin tre kamione te mbushur me ushqime per veten e tyre.


Duke mos perfillur deklarimet e Merhamet, stacioni kombetar televiziv Sitel, ne nje nga "komentet informative" te tij, ka thene se Interpol ka konfirmuar lidhjet e Merhamet me al-Qaeda e cila "sipas CIA-s" kishte shkaktuar probleme edhe ne Kosove.


Komploti eshte bere edhe me i mistershem kur ministri Maqedonas i punes dhe politikave sociale, Bedredin Ibrahimi, ka thene me pas per TV Era, nje stacion Shqiptar ne Shkup, se ai dhe partia e tij, Partia Demokratike e Shqiptareve, PDSH, kishin bere sa kishin pasur mundesi per te ndihmuar futjen e autokollones ne vend, por "disa ngjarje" kishin anashkaluar edhe autoritetin e tij ministror. Ibrahimi ka thene se mallrat, te cilat momentalisht jane magazinuar ne portin Grek te Selanikut, do te hyjne se shpejti ne Maqedoni.


Ndihmat humanitare te ndaluara tani jane ne udhetim drejt Maqedonise, kete here me tren. Merhamet ka marre nje garanci personale nga kryeministri Ljubcko Gjeorgjevski se nuk do te kete probleme me doganen dhe policine kete here. Te njohura per njoftimet e tyre "selektive", as Dnevnik dhe as Sitel, nuk e kane publikuar nje informacion te tille.


Dnevnik dhe Sitel nuk kane shpjeguar as edhe aresyet se perse kjo organizate lejohet te funksionoje ne menyre te hapur dhe legale ne Maqedoni, nese vertet ka pasur prova nga policia Maqedonase, Interpol dhe CIA qe Merhamet ndihmon terroristet per ti perdorur ata kunder shtetit Maqedonas. Edhe prokurori i pergjithshem i Maqedonise, i cili me ligj eshte i detyruar te hetoje mbi kercenimet per terrorizem, dhe policia nuk i kane dhene rendesi njoftimeve te Dnevnik apo Sitel.


A mos behen insinuata se ministria e financave te Arabise Saudite, e cila ka dhuruar kete ndihme, eshte nje dege e organizates se Bin Laden? Dhe perse kryeministri ka mbeshtetur Merhamet?


Natyrisht, as Dnevnik dhe as Sitel nuk kane treguar historine e vertete ne kete rast, e cila ka te beje me perdorimin e fakteve te tyre inekzistente "nga burime te sherbimeve sekrete" per te mbeshtetur histori te shpikura pa asnje baze te vertete. Ata shpresojne se disa njerez do te binden nga "faktet" e tyre - dhe per fat te keq, disa u besojne.


Iso Rusi eshte botues i se perjaveshmes Lobi ne gjuhen Shqipe.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists