KOMENT: MEDIA E BALLKANIT DEMTON HAGEN

Njoftimet e nje aneshme dhe te gabuara nga mediat ne ish Jugosllavi nuk po e ndihmojne punen e gjykates.

KOMENT: MEDIA E BALLKANIT DEMTON HAGEN

Njoftimet e nje aneshme dhe te gabuara nga mediat ne ish Jugosllavi nuk po e ndihmojne punen e gjykates.

Tuesday, 6 September, 2005

Gjykata e Hages njihet shume mire nga njerezit ne te gjitha komunitetet e ish Jugosllavise.


Pjesa me e madhe e njerezve - pavaresisht nese jeton ne nje qytet te humbur ne Serbine qendrore apo ne nje port te zhurmshem ne bregun e Adriatikut - kane degjuar per gjykaten e krimeve te luftes dhe kane nje mendim te tyrin punen e saj. Shumica e tyre kane nje mendim te keq, te krijuar ne saje te keqkuptimeve dhe te propagandes negative.


Problemi i pare eshte vendndodhja e gjykates, ne Hage. Kjo ben qe njerezit te mos kene kontakt direkt me te dhe qe palet e ndryshme te jene ne gjendje te krijojne nje lloj informacioni rreth punes se saj i cili i shkon per shtat planeve te tyre.


Gjate viteve te para te ekzistences se gjykates, njerezit jane influencuar kryesisht nga mediat elektronike shteterore dhe nga gazetat me qarkullim te madh kombetar.


Te dyja keto media kane qene pjese e aparateve shteterore te aferta me regjimet nacionaliste, drejtuesit dhe anetaret e te cilave kane qene te perfshire direkt ne konfliktet e armatosura dhe jo rralle edhe ne krimet te cilat kjo gjykate ka mandatin per te denuar.


Gjykata eshte paraqitur shpesh si nje institucion politik ne kuptimin me te keq te fjales. Ne njoftimet rreth gjykates, eshte perdorur shpesh gjuha e urrejtjes, e cila me pare eshte perdorur ndaj armiqve te cilet ndodheshin ne anen tjeter te transheve.


Gjykata eshte paraqitur kryesisht si nje mekanizem ne duart e fuqive te medha per te ushtruar influence ndaj vendeve te vogla.


Ne ate kohe, pervec perpjekjeve te bera nga disa media te pavarura, nuk ka pasur asnje perpjekje te vertete per te dhene informacion te sakte rreth gjykates dhe marredhenieve te saj me ligjet ekzistuese te shteteve.


Por me zhvillimin e demokracive, ka pasur edhe nje ndryshim gradual te mbulimit te veprimtarise se gjykates. Perdorimi i fjalorit te urrejtjes eshte pakesuar dhe standarti i mbulimit nga gazetaret eshte rritur. Por ende ka probleme, kryesisht ne perdorimin nga mediat te gjykates se krimeve te luftes per qellime politike.


Per shembull, politikanet ende e perdorin ceshtjen e gjykates ne media per te demtuar kundershtaret e tyre politike, ndersa gazetat jane vazhdimisht te mbushura me spekulime rreth emrave te politikaneve te cilet jane akuzuar ne menyre te fshehte ose kush do te akuzohet me pas nga gjykata.


E gjithe kjo perben nje material terheqes per te mbushur faqet e gazetave, por ajo ka pak ose aspak vlere persa i perket informacionit te vertete per lexuesit. Per me teper, kjo menyre njoftimi i shperqendron ata nga faktet e rendesishme te paraqitura cdo dite ne gjykate.


Shembujt jane te shumte, dhe perfshijne edhe mbulimin e rastit te Gjeneral Janko Bobetko ne Kroaci.


Ne kete rast, nje akuze eshte publikuar kunder ish shefit te shtabit te pergjitheshem te ushtrise Kroate ne lidhje me krimet qe mendohet se jane kryer gjate nje operacioni ne te cilin jane vrare shume civile Serbe dhe jane shkaterruar fshatra te tera.


Media Kroate e ka bombarduar lexuesin dhe shikuesin e saj me deklarime te panumerta rreth faktit se si kjo akuze sulmon pavaresine e Kroacise dhe Luften per Atdhe.


Media eshte perqendruar gjithashtu ne disa opsione qe kane autoritetet e Zagrebit per te shmangur transferimin e gjeneralit ne Hage.


Televizioni shteteror dhe gazetat e perditeshme nuk kane dhene nje analize serioze apo nje mbulim te balancuar per deklarimet e mbeshtetesve te Bobetkos.


Perkundrazi, ata kane krijuar nje debat artificial mbi ceshtjen nese gjenerali duhet te shkoje ne spital per te shmangur transferimin apo nese duhet te qendroje ne shtepi dhe te vere qeverine ne nje pozite te veshtire per shkak te mos zbatimit te detyrimeve te saj nderkombetare.


Krimet e kryera ndaj civileve Serbe dhe roli i atribuar Bobetkos ne to, nuk jane diskutuar, pervec se ne disa revista te pavarura.


Ne fund, presidenti Kroat Stipe Mesiq, ne nje fjalim para kombit, ka permendur faktet te cilat kundershtojne retoriken pro Bobetkos. Ai ka bere ate qe duhet te kishte bere qe ne fillim media ne Kroaci.


Ne nje klime te tille te politizuar, gjykata eshte shnderruar ne nje pale politike ne luften e tanishme ne rajon. Rezultati perfundimtar eshte qe gjykata konsiderohet si nje institucion politik.


Nje prej keqkuptimeve me te medha ne kete drejtim eshte se ngjarjet ne Hage lidhen direkt me ngjarje te ndryshme ne terren ne ish Jugosllavi. Kjo eshte e vertete per sa i perket akuzave te reja por edhe momentit te zgjedhur per dhenien e deshmive nga deshmitare te ndryshem.


Por fakti i pakundershtueshem eshte se qeverite ne Ballkan kane bere shume pak ose aspak per te promovuar synimet e verteta te gjykates.


Kety synime jane denimi i fajtoreve pavaresisht nga perkatesia e tyre etnike, vendosja e drejtesise per viktimat dhe ndalimi i krimeve te tilla ne te ardhmen. Drejtuesit e vendeve te ish Jugosllavise thone se i mbeshtesin keto synime, por ende askush prej tyre nuk ka nisur nje perpjekje serioze per nje debat publik ne lidhje me nevojen per te denuar kriminelet e luftes nga grupi i tij etnik.


Haga paraqitet automatikisht ne media sikur ajo ushtron presion mbi qeverite ne rajon, kur ne fakt, gjykata po u kerkon ketyre qeverive vetem te plotesojne ato detyrime te cilat keto qeveri i kane marre persiper publikisht.


Media duhet te luaje nje rol te rendesishem ne nisjen e nje debati publik mbi ceshtjen e krimeve te luftes, dhe disa media te pavarura kane bere nje pune te mire per te hedhur drite mbi krimet e kryera nga anetaret e komuniteteve te tyre etnike.


Kjo mund te jete nje detyre shume e rrezikeshme ne shoqeri ku shume njerez te dyshuar si kriminele lufte konsiderohen heronj kombetar. Dashte Zoti dhe perpjekjet e tyre do te frymezojne me teper media, vecanerisht ato publike, te mbeshtesin inisiativa te tilla.


Eshte e vertete te thuash se mediat luajne nje rol te rendesishem ne permbushjen e synimeve te gjykates - te cilat jane synime te mbeshtetura nga te gjithe ne. Veshtire te gjesh njeri ne Sarajevo, Beograd, Zagreb, Prishtine, Shkup, apo diku tjeter, i cili te kundershtoje kete pikpamje.


Me qellim qe gjykata te beje punen e saj, popujt e vendeve te ish Jugosllavise duhet te informohen me se miri rreth veprimtarise se saj. Perndryshe, suksesi i Hages do te kufizohet se tepermi dhe gjykimet e saj do te perbejne interes vetem per vete te denuarit dhe per pak studente te se drejtes nderkombetare.


Refik Hodziq eshte drejtues i Zyres se Gjykates Nderkombetare per Krimet ne ish Jugosllavi, ICTY, per maredhenie me publikun ne Bosnje Herzegovine.


Frontline Updates
Support local journalists