Koment: Loja Perfundimtare Ne Ballkan

Beogradi akoma beson se eshte prane nje fitoreje historike. Ne pergjigje, Perendimi kerkon nje strategji rajonale te pergjithshme.

Koment: Loja Perfundimtare Ne Ballkan

Beogradi akoma beson se eshte prane nje fitoreje historike. Ne pergjigje, Perendimi kerkon nje strategji rajonale te pergjithshme.

Thursday, 22 April, 1999
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Edhe ne kete faze, regjimi serb--jo vetem Presidenti Slobodan Miloshevic, por nje pjese e madhe e sistemit--besojne se ata kane nje mundesi jo vetem per te mbijetuar ndaj fushates se NATO-s por edhe per te dale fitimtare me nje Serbi te Madhe.


Sipas disa skenareve qe diskutohen ne beograd, zyrtaret shpresojne se lodhja dhe dallimet ne gjirin e aleances se NATO-s dhe shqetesimet per shtrirjen rajonale te konfliktit, do te detyrojne Perendimin te therrase nje konference dhe te negocioje paqen. Kjo do te ishte nje eveniment i madh historik, dicka e ngjashme me Kongresin e Berlinit te mbajtur me 1878, me pjesmarrjen e te gjithe aktoreve rajonale. Dhe ne rast se negociatoret Serbe do te kene sukses, atehere do te ishte momenti per ndryshime territoriale dhe riberjen e hartes. Marreveshja kryesore do te ishte ndarja e Kosoves, duke i hequr nje pjese ne jug te saj Jugosllavise dhe duke i dhene ne shkembim nje pjese nga Bosnja.


Eshte teper e rendesishme per planifikuesit perendimore qe te planifikojne vazhdimin e luftes per te kuptuar implikimet e saj. Regjimi i Beogradit--ndersa humbet vlera te rendesishme ushtarake dhe ekonomike--ndjehet se eshte i pozicionuar mire per nje fitore historike ndaj aleances ushtarake me te madhe ne bote dhe superfuqise se vetme.


Per shume vezhgues perendimore, kjo mund te duket e cuditshme. Por nje kuptim i thelle i struktures se pushtetit ne Serbi te shpjegon sepse nga pikpamja e Beogradit kjo duket shume e llogjikshme. Kjo e ben te qarte se Perendimi duhet te pergatise nje strategji te pergjithshme dhe nje qendrim rajonal ne menyre qe te arrihet paqe dhe stabilitet afatgjate.


Shkaterrimet e shkaktuara nga NATO do t’i kushtojne shume Serbise. Keto do te bejne te pavlefshme perpjekjet e disa brezave ne zhvillimin e infrastruktures se saj. Por ne te njejten kohe ato po shkaterrojne edhe institucionet demokratike te cilat jane ne fillesat e tyre.


Si rezultat, perkunder shpresave te Perendimit, nje kryengritje kunder Miloshevicit nuk mund te imagjinohet. Rezultatet e mundshme brenda Serbise jane: mbijetesa e Miloshevicit dhe nje diktature personale, nje grusht shteti dhe nje diktature ushtarake, ose rivalitet ndermjet boseve te luftes dhe kaos total. Ne asnje nga keto raste nuk do te kishte nje ndryshim pozitiv ne politiken e Beogradit.


Bisedimet ne Rambouillet dhe me pas ne Paris treguan nje strategji jo perfekte. Pergjigjja e vonuar dhe jo adeguate nga ana e fuqive europiane perpara bisedimeve i dhane shume kohe dhe mundesi Miloshevicit per te zbatuar politikat e tij ekspansioniste dhe represive. Duke mos pranuar rolin udheheqes amerikan ne Kosove per nje kohe te gjate, Europianet lejuan Beogradin qe te niste luften i pashqetesuar.


Negociatat tentuan te vinin ne ekuiliber te gjitha palet dhe ne menyre te paevitueshme cuan ne leshime per “ palen me te forte”, Serbet. Konfuzioni rreth pergjigjes ndaj Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK), pa ndonje perpjekje per te analizuar bazen e krizes dhe asyet per krijimin e UCK, i dhane driten jeshile Serbise per te nisur sulmet e saj mbi fshatra, nen pretekstin e “zhdukjes te terroristeve”. Shqetesimi i Europianeve per refugjatet kontribuoi gjithashtu per nje stereotip negativ te Shqiptareve te Kosoves.


Marreveshja e arritur ne tetor 1998 midis Holbrooke dhe Miloshevic ishte ndoshta shanci i fundit per nje zgjidhje paqesore. Duke kuptuar qe Komuniteti Nderkombetar nuk priste shperthimin e nje konflikti deri ne pranvere, dhe duke besuar se nuk do te kishte ndonje nderhyrje, Miloshevic filloi te rriste pranine e tij ushtarake ne Kosove, dhe edhe nje here e detyroi Komunitetin Nderkombetar te perballej me nje fakt te kryer.


Por duke marre Kosoven dhe te gjithe komunitetin Shqiptar te Kosoves peng, Miloshevic shkaktoi nje reaksion qe nuk e priste dhe per te cilin nuk kishte nje pergjigje. Vendimi i Miloshevicit per te hedhur poshte marreveshjen e Rambouillet me ne fund i detyroi fuqite e NATO-s te percaktojne natyren e konfliketeve qe kane pllakosur Europen Juglindore gjate dekades se fundit. Per here te pare, Perendimi i quajti ato ne menyre te qarte si nje sere luftrash serbe agresioni dhe pushtuese.


Ky qendrim e nervozoi regjimin ne Beograd, i cili me pas shpalli hapur synimin e luftes se tij: spastrimi i pergjithshem i shqiptareve nga Kosova. Humbja e mundshme e Kosoves ishte permendur fillimisht ne Memorandumin famekeq te Akademise Serbe, ne te cilin shtrohej haptazi projekti kombetar per Serbine e Madhe. Dobrica Cosic, shkrimtari i mirenjohur kombetar dhe ish President i vendit, kishte parashikuar shume here se “shekulli i njezet do te perfundoje per popullin serb me humbjen e Kosoves dhe me Metohise.”


Duke nisur nje lufte te hapur ndaj qytetareve te vet Shqiptar, regjimi tregoi edhe nje here pamundesine e tij per t’iu adoptuar ndryshimit te politikes Perendimore ndaj ketyre konflikteve rajonale, dhe vecanerisht ne Ballkan. Perkundrazi ai eshte perpjekur--dhe deri tani ia ka arritur me sukses--te krijoje “realitete te reja” ne terren ne Kosove, me synim arritjen e qellimeve maksimale te tij.


Fillimi i fushates se bombardimeve u trajtua ne Beograd si nje prej simulimeve te tjera te NATO-s . Beogradi thjesht nuk e besonte qe kjo ishte e vertete. Reagimet e para nga regjimi dhe publiku ishin mosbesimi dhe perbuzja. Zyrtarisht, edhe tani mbetet ky qendrim, sic tregohet per shembull nga koncertet e perditeshme te muzikes rock ne te gjithe Serbine.


Ne fakt vetem disa dite sulme ajrore mjaftuan per te grisur mbulesen fallso te skenarit politik ne Serbi. Spastrimi etnik i Shqiptareve te Kosoves tregoi edhe nje here mizorine dhe barbarine e makines ushtarake serbe. Koncertet dhe demonstrimet e tjera ne fakt tregojne nje refuzim te popullsise per t’u konftrontuar me krimet e kryera ne Kosove ne emer te tyre. Njerezit ne Serbi po kalojne nje mohim ne mase i cili eshte i njejte me krimet qe po kryhen perpara syve te te gjithe botes.


Per fat te keq, zhvillimet kane treguar se alternativa demokratike pothuajse nuk ekziston. Media u be viktima e pare e bombardimeve, dhe i gjithe informacioni eshte vene nen kontrollin direkt te shtetit. Deklarimi i gjendjes se jashtezakonshme si edhe futja ne fuqi e denimeve kapitale, ligjit te luftes, mobilizimit te pjeseshem, faljes se krimineleve dhe mbledhjes se vullnetareve, te gjitha keto masa i kane mbyllur te gjitha rruget per cdo rezistence te mundshme.


E ushqyer nga propaganda e eger dhe nje kriminalitet ne rritje, Serbia po shkon drejt rruges pa kthim duke treguar nje kokefortesi ekzaltuese Serbe, regjimi eshte ne buze te veteshkaterrimit, duke mospranuar asnje mundesi per bisedime dhe duke shkaktuar deme ne gjithe rajonin.


Ne vend qe te forcohet, ne fakt struktura ne Serbi po shkaterrohet dhe po shkon drejt kaosit. Serbia perballohet me nje kolaps moral te paevitueshem dhe me nje fiasko historike. Ajo refuzon te perballohet me politikat e se kaluares, dhe me krimet per te cilat ajo eshte pergjegjese dite pas dite. Ne te vertete, ndersa Miloshevici eshte pergjegjesi kryesor per shkaterrimin e shkaktuar nga regjimi i tij, ne Slloveni, Kroaci, Bosnje, dhe tani se fundi edhe ne Kosove, ai vetem se ka ndjekur dhe shprehur koshiencen kolektive te shumices se elites Serbe--vecanerisht ne rradhet e forcave te sigurise.


Si e tille, Serbia nuk mund te shpresoje per t’u integruar ne strukturat kryesore Europiane pa nje asistence masive nga komuniteti nderkombetar.


Kjo do te thote se prezenca e priteshme e NATO-s ne Kosove nuk do te jete e mjaftueshem. Nje protektorat ne province do te mundesonte kthimin e sigurte te te debuarve me force dhe do te parandalonte shtrirjen e vales se refugjateve ne Europe.


Por pas nje dekade te politikave te deshtuara ne Ballkan, eshte teper e rendesishme qe demokracite Amerikane dhe ato Europiane te artikulojne nje vizion afatgjate per te gjithe rajonin. Kjo duhet te filloje me de-Nazifikimin e Serbise.


Nje mini plan Marshall per rimekembjen ekonomike do te jete esencial. Dhe nje strukture afatgjate per sigurimin do te jete nje parakusht per paqe dhe stabilitet te vazhdueshem. Perendimi mund te debatoje rreth futjes se trupave tokesore ne Kosove. Por realiteti eshte se, ne nje periudhe afat gjate, nje force nderkombetare do te kerkohet edhe ne Serbi.


Sonja Biserko eshte drejtore e Komitetit te Helsinkit per teDrejtat e Njeriut ne Serbi. Ajo tani jeton jashte vendit.


Frontline Updates
Support local journalists