KOMENT: KUJDES NGA KOPJET E LIRA

Dalja në skenë e njerëzve të maskuar të cilët kanë thënë se përfaqësojnë Armatën Kombëtare Shqiptare në rajonin e Drenicës në Kosovë është thjesht një veprim për të fituar popullaritet.

KOMENT: KUJDES NGA KOPJET E LIRA

Dalja në skenë e njerëzve të maskuar të cilët kanë thënë se përfaqësojnë Armatën Kombëtare Shqiptare në rajonin e Drenicës në Kosovë është thjesht një veprim për të fituar popullaritet.

Monday, 21 February, 2005

Ridalja në skenë e njerëzve të maskuar në rajonin e Drenicës, një prej zonave më të goditura nga lufta në Kosovë, u ka ringjallur kujtime të hidhura shumë njerëzve në këtë rajon.


Më 12 prill të këtij viti, tre njerëz të maskuar të cilët kanë thënë se përfaqësojnë Armatën Kombëtare Shqiptare, janë shfaqur në një ceremoni përkujtimore të përvjetorit të pestë të vdekjes së dy ushtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, UCK.


Paraqitja e parë publike e AKSH, është munduar të imitojë paraqitjen e parë publike të UCK-së në vitin 1997. Si një ndër tre anëtarët e UCK-së të cilët janë paraqitur fillimisht, unë dëshiroj të theksoj ndryshimin e madh ndërmjet këtyre dy ngjarjeve.


Kur UCK u shfaq për herë të parë publikisht gjatë një ceremonie varrimi në qytetin Llaushë të Drenicës, në nëntor 1997, Kosova ishte nën pushtimin e rregjimit të Millosheviqit dhe UCK kishte një armik të dukshëm.


Në Kosovën e sotme, nuk është aspak e qartë se kush është armiku i AKSH, apo se cilat janë synimet e saj. Shqiptarët e Kosovës e kanë mbyllur kapitullin e titulluar “Lufta në Kosovë” më 12 qershor, 1999, kur përfundimi i bombardimeve ajrore të NATO-s hapi rrugën për zhvillimin e një shoqërie të re.


UCK ka pasur mbështetje të madhe në rradhët e popullsisë lokale, dhe për më tepër, ajo arriti të sigurojë një mbështetje të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar.


Sot në fshatrat e Drenicës qarkullojnë fjalë se njerëzit e armatosur të cilët e paraqesin veten si përfaqësues të AKSH, ndalojnë makinat në mes të natës, dhe kërkojnë të kontrollojnë dokumentat e identifikimit të fshatarëve, dhe kontrollojnë nëse ata janë pjesë e disa “listave”.


Në këtë mënyrë nuk mund të sigurohet mbështetja popullore, dhe aq më pak mënyra për tu sjellë me njerëzit në Drenicë, të cilët meritojnë më tepër respekt. Drenica nuk duhet të lejojë të shndërrohet në një fushë beteje ku mund të veprojë kushdo, dhe të luajë me nervat e njerëzve e të hapë plagët e vjetra.


Për sa i përket mbështetjes ndërkombëtare, UCK ka arritur me sukses të zgjedhë momentin e duhur për veprimet ushtarake me synim për të siguruar liri për popullin e tyre.


Në këtë moment nuk mund të justifikohet asnjë lloj veprimi ushtarak. Përdorimi i veprimeve ushtarake është e tejkaluar, dhe aspak në përputhje me klimën e përgjithëshme dhe zhvillimet në rajon.


Lufta e drejtë e UCK-së ka arritur me sukses të fitojë mbështetjen e NATO-s. Ajo ka bërë që aleanca të mund të arrinte një politikë të përbashkët dhe një vendim për ti dhënë fund krimeve të regjimit serb.


AKSH duket se nuk ka asnjë interes për të ruajtur këtë aleancë ndërmjet popullit të Kosovës dhe NATO-s. AKSH po shkon në një drejtim krejtësisht tjetër.


UCK ka lindur nga nevoja, në një moment kur shqiptarët e Kosovës nuk kishin asnjë rrugëzgjidhje tjetër përvec se të luftonin dhe nuk kishin asnjë mjet tjetër politik apo ushtarak për të mbrojtur veten. Deri në atë kohë, shqiptarët e Kosovës ishin mjaftuar në përgjigjen e tyre ndaj sundimit serb dhe dhunës me peticione, greva dhe protesta paqësore.


Për mua, veprimet e AKSH-së janë të panevojëshme, joproduktive dhe nuk kanë asnjë strategji, vecanërisht pasi ato rrezikojnë të prishin imazhin e luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri.


Kur ne të tre jemi shfaqur fillimisht publikisht në emër të UCK-së në funeralin e Halit Gecit, një mësues i vrarë nga forcat serbe në Llaushë, ajo ka qenë pjesë e planit strategjik të UCK-së për të shtuar dhe forcuar imazhin e saj në rradhët e popullsisë.


20,000 njerëz në funeral kanë pritur me entuziasëm UCK-në. Me fjalë të tjera, UCK është pranuar si një ushtri guerrilase e Kosovarëve – AKSH nuk është pranuar si e tillë.


Ajo ditë ka qenë një hap i rëndësishëm në shkatërrimin e shumë dyshimeve që njerëzit kishin në lidhje me UCK-në.


Pas asaj ditë, ushtria clirimtare ka marrë pjesë në shumë beteja dhe ka pësuar shumë ndryshime, por atë ditë gjatë funeralit është shkruar historia dhe ajo as nuk mund të përsëritet dhe as të kopjohet.


Në mënyrë që të përsëritet një gjë e tillë, duhet të ekzistojnë të njëjtat kushte dhe rrethana në Kosovë, dicka që vështirë se mund të ndodhë përsëri – dhe shpresojmë të mos ndodhë më kurrë!


Për rrjedhim, AKSH nuk mund të shkojë në hapat e UCK-së apo të bëhet pasuesja e saj – pavarësisht se mund të përpiqet të kopjojë stilin apo veprimet e UCK-së.


Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë pasuesit e vërtetë të UCK-së, të cilët kanë trashëguar të njëjtën strukturë organizative. Shoqata e Veteranëve të Luftës të UCK-së ka trashëguar gjithashtu esencën e UCK-së dhe mbi të gjitha plagët e saj.


Rexhep Selimi është një anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe një ish komandant i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists