KOMENT: KOALICIONI I KOSOVËS DUHËT TË VAZHDOJ EDHE PA HARADINAJ

Në këtë kohë shumë të rëndësishme për tranzicionin e Kosovës, do të ishte çmenduri të ndërrohet një qeveri e suksesshme dhe me përvojë.

KOMENT: KOALICIONI I KOSOVËS DUHËT TË VAZHDOJ EDHE PA HARADINAJ

Në këtë kohë shumë të rëndësishme për tranzicionin e Kosovës, do të ishte çmenduri të ndërrohet një qeveri e suksesshme dhe me përvojë.

Që nga aktakuza e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dorëheqjes së tij, ka pasur thirrje për të krijuar një koalicion të ri më të gjërë qeverisës në Kosovë.


Kjo do të ndërronte aranzhimet e tanishme, duke (YOKING) ndërruar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Haradinajt, AAK, Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK, dhe disa parti të vogla, përfshirë një lëvizje politike serbe


Përkundër kritikave fillestare ndërkombëtare dhe vendore, qeveria e Haradinajt u tregua efikase në adresimin e [ështjeve nën kompetencën e Institucioneve të Përkohshme Vetqeverisëse, posa[ërisht në procesin shumë të rëndësishëm të implementimit të standardeve.


Derisa pjesa më e madhe e komplimenteve i janë drejtuar vet Haradinajt për - si thonë disa - arritjen e më shumë gjërave gjatë tre mujve se sa paraardhësi i tij për disa vjetë - suksesi i qeverisë nuk është varur vetëm nga udhëheqësia e fokusuar dhe karizmatike e Haradinajt.


Një faktor kryesor është që kjo qeveri është krijuar plotësisht nga dëshira e partive politike të angazhuara në te.


Kjo ishte qeveria e parë në Kosovë e cila u krijua në bazë të një koncenzusi politik brenda partive të koalicionit dhe me asnjë përzierje nga bashkësia ndërkombëtare.


Që nga dorëheqja e Haradinajt, janë shfaqur kërkesa të fuqishme për t'u kthyer në qeverisjen e kaluar të një koalicioni gjithëpërfshirës.


Kjo ide gëzon më së shumti mbështetje - natyrisht - nga partitë opozitare, posaçërisht nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, e udhëhequr nga Hashim Thaçi.


Ky lloj koalicioni gjithashtu mbështetet, por jo aq fuqishmisht, nga partia e katërt politike në Kosovë, e udhëhequr nga Veton Surroi.


Ka edhe shumë spekulime se kjo ide gjithashtu gëzon mbështetjen e elementeve të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare.


Argumenti kryesor në favor të kësaj ideje është që Kosova do të jetë më e qetë nëse të gjitha partitë përfshihen në këtë qeveri.


Me fjalë të tjera, ekziston brenga rreth sjelljes së opozitës nëse ajo lihet jashtë qeverisë në një kohë kaq kritike.


Fakti se bashkësia ndërkombëtare është e brengosur është i kuptueshëm, megjithate nëse opozita po nxitë brengosjen atëherë nuk duhesh të jesh ndonjë akademik për të parë këtë si kërcënim.


Por derisa ekziston vetëm një argument për të mbështetur krijimin e një qeverie me koalicion të gjërë, ekzistojnë edhe shumë argumente të fuqishme në favor të mbajtjes së pozitës së tanishme.


Së pari, koalicioni qeverisës gjithmonë ka bërë të çartë se ata nuk do të linin partitë opozitare jashtë bisedave për statusin final të Kosovës.


Dhe prap, me pak kohë të mbetur për implementimin e procesit të standardeve, fillimi i negociatave rreth krijimit të një qeverie të re do të merrte shumë kohë.


Do të merrte shumë kohë të çmueshme për ministrat e rinjë të stabilizohen në detyrat e tyre dhe të fillojnë përmbushjen e detyrave në këtë proces kompleks të implementimit të standardeve. Një qeveri e re mund të mos jetë e gatshme deri në mes të qershorit, kur edhe do të ishte e pamundur të bëhet ndonjë progres.


Një numër tjetër i argumenteve kundër krijimit të një koalicioni të ri qeverisës ka të bëjë me dyshimet se a do të mund të ishte një qeveri e tillë e qëndrueshme dhe e mundshme.


Një qeveri e re e krijuar si rezultat i presioneve nga brenda dhe jashtë, në vend të një qeverie bazuar në shprehjen e dëshirës politike nga partitë e koalicionit, nuk do të funksiononte mire.


Mbajtja e kësaj qeverie në funksion do të ishte edhe më sfiduese (nëse jo e pamundur) se sa qetësimi i opozitës.


Mbështetësit e arranzhimeve të tilla pohojnë se qeveria e tanishme e koalicionit nuk mund të vazhdoj pa prezencën personale të Haradinajt.


Derisa ata harrojnë se koalicioni i tanishëm - edhe pa Haradinaj - ka ministra të cilët kanë treguar se mund të punojnë si ekip dhe mund t'i shtyejnë gjërat përpara.


Këta ministra kanë fituar dijeni të konsiderueshme rreth procesit të standardeve dhe momentumit të krijuar nga Haradinaj.


Një qeveri e re nuk do të kishte këto. Para se të krijohej dhe të funksionoj, do të mbeste pa kohë të mjaftueshme në implementimin e standardeve.


Të gjithë të njohur me këto fakte mund të përfundojnë se bashkësia ndërkombëtare ka bërë ndonjë pazar për të cilin ne nuk jemi në dijeni.


Se a është kjo e vërtetë a jo, kjo nuk është kohë për marrëveshje sekrete. Bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në Kosovë - dhe posaqërisht në krijimin e një procesi politik demokratik, i cili tani është gjallë dhe po forcohet dita ditës.


Është koha që të tregohet mbështetja dhe rrespekti për këtë proces demokratik. Në fund të fundit, është një nga standardet më të rëndësishmë që duhet të implementohet.


Ardian Gjini ishte këshilltar i lartë i kryeministrit dhe është anëtar i lartë i AAK.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists