KOMENT: KIDNAPIMI THEKSON PROBLEMET NË MEDIAT RUMUNE

Zhdukja e gazetarëve në Irak nxitë debat rreth rolit të ushtrisë rumune atje dhe standardeve profesionale te mediave.

KOMENT: KIDNAPIMI THEKSON PROBLEMET NË MEDIAT RUMUNE

Zhdukja e gazetarëve në Irak nxitë debat rreth rolit të ushtrisë rumune atje dhe standardeve profesionale te mediave.

Rumania është duke pritur me ankth fundin e krizës së shkaktuar me kidnapimin e tre gazetarëve në Irak.


Derisa qeveria kërkon lirimin e tyre, protesta janë mbajtur nëpër gjithë vendin. Qindra gazetarë kanë dalur nëpër rrugë në shenjë të solidarizimit me kolegët e tyre të kidnapuar, të shoqëruar nga komuniteti vendor arab, nën thirrjet: “Lironi! Ata janë të pafajshëm!”


Derisa lajmi i kidnapimit ka nxitur natyrisht një debat rreth prezencës së ushtrisë rumune në Iraq, debati gjithashtu është koncentruar në standardet the çështjet e trajnimit të mediave rumune.


Një grup i panjohur rrëmbeu Marie-Jeanne Ion, një gazetare seniore të Prima TV, Sorin Miscoci, kamerman, dhe Ovidiu Ohanesian, gazetar me të përditshmën rumune Libera, pesë ditë pas arritjes së tyre në Irak me 28 mars.


Ata ishin në shoqërinë e Muhammad Munaf, një biznismen i cili jeton në Rumani dhe i cili është gjithashtu shtetas i Irakut dhe SHBA-ve. Ai gjithashtu është zhdukur.


Munaf ka ofruar të paguaj shpenzimet e udhëtimit për gazetarë, organizoj intervista me figura të larta politike në Irak dhe përkthej.


Me 22 prill dhe sërish me 26 prill, televizioni Al-Jazeera transmetoj dy inçizime të ndara të tre gazetarëve.


Të prangosur, këmbëzbathur dhe të përlotur, ata u treguan duke kërkuar nga autoritetet rumune që të tërheqin 850 ushtarët rumun të stacionuar në Irak, duke paralajmëruar se nëse nuk do të bënin këtë, ata do të vriteshin.


Qeveria e re e qendres në Rumani nuk ka deklaruar se a do t’i përgjigjet kërcënimit me tërheqje të trupave, derisa partitë opozitare kanë kërkuar një tërheqje graduale, mirëpo jo nën presion.


Publiku, në anën tjetër, vetëm ka vendos rreth kësaj. Me 24 prill, një studim tregoj se 70 përqind të rumunëve dëshironin që ushtarët e tyre të lëshonin Irakun për të shpëtuar jetërat e gazetarëve, një rritje substanciale prej 57 përqind të cilët kërkuan tërheqjen para krizës së pengjeve. Derisa lajmi natyrisht ka tërhequr vëmendjën e mediave, ku shumë gazeta konkurojnë për të treguar pikëvështrime të reja, zëra dhe ekspertë, ky rast gjithashtu ka nxitur debat rreth vet mediave, posaçërisht amaterizmit dhe keqpërdorimit që karakterizojnë këtë industri.


Kjo ndodhi pikërisht pasi u morr vesh se tre gazetarët rumun udhëtuan në Irak pa ndonjë trajnim profesional rreth punës në vende të konfliktit dhe se ata u vendosën në një hotel i cili gjindej jashtë “zonës së gjelbër” të patrolluar në qendër të Bagdadit.


Mungesa e profesionalizmit të tyre ka përkujtuar publikun se trajnimi i sigurisë nuk i ofrohet gazetarëve rumun të cilët duke jetuar në një vend të qetë rrallë kanë përvojë mbi raportimin e konflikteve të armatosura.


Debati ka theksuar papërgjegjësinë e shumë redaktorëve rumun. Në një diskutim me shumë gazetarë në Freex e-gropu, një grup diskutimi në internet, gazetarët gati unanimisht akuzuan redaktorët dhe punëdhënësit e tre gazetarëve të rrëmbuer për mospregaditje adekuate.


Dërgimi i stafit në zonë luftë me vetëm trajnim minimal u gjykua si papërgjegjësi dhe një shenjë e mungesës së rrespektit për punën e tyre.


Shumë gazetarë theksuan se këto qëndrime reflektonin pikëpamjet e shumë redaktorëve dhe punëdhënësve të cilët shohin gazetarët vetëm si pjesë rezervë.


Të pyetur se pse ngurojnë të sfidojnë shefat e tyre, shumë prej tyre dhanë përgjigjën standarde me të cilën edhe ata u ballafaquan. Kjo mund të shprehej kështu, “Nëse nuk të pëlqen, shko! Ka qindra si ti të cilët presin para derës sime.”


Kur punëdhënësit vazhdojnë të shohin gazetarët si shpenzim e jo investim, gazetarët do të vazhdojnë të ballafaqohen me trajtim të tillë, përfundoj diskutimi.


Rasti i gazetarëve të kidnapuar ka ngritur gjithashtu edhe një çështje në Rumani – etika e udhëtimeve të cilat janë ngjarje të sponzoruara.


Në këtë rast, tre gazetarët udhëtuan në Irak kryesisht të financuar nga kontakti i tyre prej atje, Munafi.


Disa pjesëmarrës në debat deklaruan se mundësia për të mbuluar rastet të cilat zakonisht nuk do të mbuloheshin duhet të jetë prioritet para çdo rreziku.


Të tjerët thanë se burimi i financimit të udhëtimit duhet gjithmonë të jetë çështje e rëndësishme dhe se gazetarët nuk duhet të financohen nga paratë të cilat organizata e tyre nuk mund ti ofroj.


Në fund, kriza krijoj një debat se si gazetarët duhej të mbulonin një lajm në të cilën kolegët e tyre ishin në qendër të raportimit.


Disa gazetarë thanë se ata ballafaqoheshin me dilemën se si të balancojnë dhimbjen me kolegët e tyre me obligimin profesional për të hetuar të gjitha këndet e lajmit.


Për disa, kishte zemërim se hetimi detal rreth këtij rasti mund të shihet si i ftohët. Për të tjerët, gjetja e fakteve mbetej detyra parësore dhe ata mbështetët të drejtën e tyre për të hetuar rrethanat e kidnapimit të tyrë, përfshirë përshkrimin e viktimave dhe kidnapuesve.


Kriza rreth kidnapimit të gazetarëve në Irak shkakton sfida të vështira për gazetarë në Rumani. Ata jo vetëm se duhet të ndajnë thashethëmat prej pak fakteve të njohura, por duhet të raportojnë për lajmin përkundër këshillës së autoriteteve të cilët kanë kërkuar që ata të mbajnë një heshtje të plotë rreth këtij rasti.


Ioana Avadani është drejtoresh i Qendrës Rumune për Gazetari të Pavarur në Bukuresht.


Iraqi Kurdistan, Iraq
Frontline Updates
Support local journalists