Koment: Eshte Dicka Serbe

NATO thote se nuk eshte ne lufte me popullin Serb. Ata luten qe te bejne ndryshimin.

Koment: Eshte Dicka Serbe

NATO thote se nuk eshte ne lufte me popullin Serb. Ata luten qe te bejne ndryshimin.

Efekti fillestar i bombardimeve te NATO-s ishte nje ndjenje lehtesimi. Qe prej kercenimeve te para per sulme ajrore Tetorin e kaluar, popullsia Jugosllave ka qene nen nje presion psikologjik teper te madh. Naten mes 24 dhe 25 Marsit, kur filluan bombardimet, situata me ne fund u qartesua: vendi po sulmohej dhe armiku ishte i identifikuar.


Per ta thene me shkurt, NATO i kishte bere nje favor te pallogaritshem Slobodan Miloshevicit, i cili, pavaresisht nese na pelqen apo jo, eshte President i Republikes Federale te Jugosllavise. Ne te njejten kohe, sulmi i NATO-s--ndoshta ne nje te ardhme te larget--ka lekundur themelet, apo edhe e ka shkaterruar krejtesisht opoziten civile ne Serbi dhe Jugosllavi, e cila eshte ndertuar me shume perpjekje gjate ketyre viteve, si edhe hapesiren per manovrim te medias se pavarur dhe shoqatat e tyre.


Ne menyre paradoksale, ata Serbe te cilet ndjekin emisionet e lajmeve boterore me ndihmen e te afermeve te tyre jashte shtetit, Internetit apo antenave satelitore jane shume me mire te informuar tani se edhe me pare. Por se bashku me programet e Radio Televizionit Shteteror te Serbise, lajmet e CNN, SKY, BBC dhe rrjeteve te tjera Europiane duken si nje propagande pa shije.


Shikuesit ne Jugosllavi reagojne duke mbledhur supet, apo edhe duke qeshur. Kur, naten mes 3 dhe 4 Prillit, u godit nje central per ngrohje ne Beogradin e Ri, neper rruge pyesnin: “Si do ta shpjegoje Gjenerali Wesley Clark kete objektiv ushtarak?” Qendrimet u bene akoma me te ashpra kur me 12 Prill nje avion luftarak i NATO-s shkaterroi nje tren pasagjeresh duke vrare 11 dhe plagosur 20 civile.


Ne Beograd, mbi 100,000 njerez dynden cdo dite ne koncerte ne sheshe te hapura pavaresisht sirenave qe bien per te lajmeruar sulmet ajrore. Grumbullime te njejta jane organizuar edhe ne qytete te tjera te Serbise, si edhe ne Mal te Zi. Nga nje here, demonstruesit vizitojne ato vende te cilat jane goditur nga sulmet ajrore, si psh. urat mbi Danub ne Novi Sad. Ata lene mesazhe, buqeta me lule dhe qirinj--sikur te ishin duke perkujtuar vdekjen anetareve te familjes se tyre. Urat ne Beograd, dhe fabrika prodhuese ne qytete te tjera te vendit, jane “mbrojtur” nga mburoja njerezore..


Ata nuk mbildhen ne mbeshtetje te Miloshevicit. Ashtu sic shpjegoi Vlade Divac, nje lojtar Jugosllav qe luan ne Ligen Kombetare te Basketbollit ne SHBA (NBA), Larry King te CNN, “Kjo nuk eshte per presidentin tone, kjo behet per te gjithe ne.” Keto nuk jane as grumbullime te Serbeve te cilet nuk jane te informuar per ate cfare po ndodh ne Kosove, sepse qytetaret ne Serbi besojne se ata i dine vuajtjet e refugjateve.


Nuk eshte se njerezit nuk kane frike. Frika ekziston, dhe njerezit nuk e fshehin ate. Ka pasur edhe shume viktima civile. Naten, degjohen britma neper blloqet e medha te pallateve te banimit, pas perfundimit te sulmit: “Burracake! Zbrisni ketu poshte…” Dhe me pas vijon nje repertor i pasur sharjesh dhe mallkimesh Serbe.


Por ndjenja dominuese nuk eshte frika por zemerimi, dhe mosbesimi. Perpara se te shperthenin luftimet ne Kosove ne Shkurt 1998, ushtria Jugosllave ishte zvogeluar ne numer nga rregjimi, dhe ishte kthyer ne dicka me teper se nje force policie. Tani, ajo eshte kthyer ne nje hero qe mbron vendin e saj.


Shpjegimi per pergjigjen Jugosllave eshte i lehte per tu gjetur. Njerezit ndoshta nuk e tregojne friken sepse ata e dine se sulmuesit perpiqen te shmangin humbjet ne civile; pra, te pakten statistikisht, ata duhet te jene te sigurte.


Ata gjithashtu e shohin te gjithe kete histori si dicka feminore: “bombardimet per paqe” te Bill Clintonit jane njelloj se “te pishe duhan por mos ta thithesh tymin”, apo si te kesh nje histori por jo “marredhenie seksuale” apo si shume absurditete te tjera te presidences se tij. Por mbi te gjitha, Jugosllavet kane nje ndjenje fuqie sepse NATO eshte kaq superiore, saqe edhe vete mbijetesa eshte nje fitore e madhe.


Shume njerez ne Beograd--femijet por edhe prinderit e tyre--mbulojne koken naten. Ata shpresojne qe ngrohtesia dhe erresira poshte mbulesave te tyre do t’i mbroje ata nga “bombat demokratike” te NATO-s. Nen mbulesat e tyre, ata jane te ndergjegjshem per katastrofen humanitare--megjithese aresyet dhe detajet specifike nuk jane te qarta. Per ta, NATO eshte duke u fshehur pas nje katastrofe humanitare qe e ka shkaktuar vete. Dhe ndersa shifrat e refugjateve rriten vazhdimisht, dhe ndryshojne, ata perpiqen te kuptojne se cfare ka ndodhur me llogaritjet e perbashketa te informimit nga NATO/CNN?


Per Jugosllavet, ceshtja nuk eshte tek te drejtat e njeriut. Sulmet ajrore nuk jane aprovuar nga Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. NATO ka hequr dore nga pozat e saj mbrojtese duke marre nje pozicion agresiv. Dhe Europa, sic shihet prej ketej, i ka abandonuar principet e dialogut dhe konsensusit te misheruara ne dokumentet baze te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe. Prandaj Jugosllavia (dhe personifikimi i saj tek Slobodan Miloshevici) nuk eshte duke mbrojtur kufomen e komunizmit, por parimin e sovranitetit. Ata besojne se thjesht jane duke mbrojtur vendin e tyre--dicka qe ata ndjejne se duhet te shqetesoje te gjithe.


Vuajtjet e shkaktuara nga sulmet ajrore me siguri qe do te vazhdojne. Dhe Serbet do te vazhdojne t’i durojne ato. E pare qe ketej, martirizimi dhe nje vdekje e lavdishme duke u mbrojtur nuk duket nje zgjedhje e keqe. Keto dite, kur nje Beogradas pyet: “Si jeni?” pergjigja eshte: “Po pres.”


Aleksandar Ciric eshte nje gazetar i pavarur ne Beograd.


Serbia, Kosovo
Support our journalists