Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

KOMENT: CILA ESHTE E ARDHMJA E SERBISE DHE MALIT TE ZI?

Vendi rrezikon te kthehet perseri ne izolim, nese autoritetet nuk perballen seriozisht me mafian.
By Gordana Igric

Gjate javeve te fundit, ky ka qene shqetesimi kryesor i shume njerezve te cilet pyesnin - kush do te triumfoje ne luften ndermjet mafias dhe Zoran Gjingjiq? Pergjigja ka ardhur te Merkuren. Tani qeveria e kryeministrit te vrare eshte ne nje gare kunder kohes. Nese ajo nuk godet ashper dhe ne zemer te mbeturinave te fuqishme, te pasura dhe te armatosura mire te regjimit te Millosheviqit, Serbia dhe Mali i Zi rrezikojne te shnderrohen ne nje shtet te kontrolluar nga gangsteret, pa te ardhme.


Ky eshte shansi i fundit per vendin qe te shkaterroje mafian - perfshire edhe zyrtare te forcave te sigurise se mepareshme dhe te tanishme, forcave speciale, kriminele ordinere dhe kriminelet e luftes - te krijuar nga ish drejtuesi i Beogradit per te bere kontrabande, vjedhur dhe vrare.


Prioriteti i pare eshte arrestimi i Milorad "Legija" Lukoviq - ish komandant i njesive speciale te policise Berretave te Kuqe - dhe rreth 200 anetare te bandes se fuqishme kriminale te Zemun, te cilet perbejne per momentin rrezikun me te madh per shtetin.


Me pas, vete Berretat e Kuqe, shumica e anetareve te te ciles jane besnik te Legija, duhet te shperbehen, dhe qindra oficere te policise te dyshuarperfshirjene krime duhet te largohen nga forca dhe te nxirren para gjyqit.


Keto veprime mund te cojne ne shperthim dhune dhe nje gjakderdhje sepse ata padyshim qe do te perpiqen te rezistojne, por nese autoritetet nuk veprojne vakumi i tanishem i pushtetit do te mbushet nga mafia, duke bere qe te ndalen reformat ekonomike dhe bashkepunimi me Hagen - aq i rendesishem nese Serbia kerkon te perfitoje me teper ndihma financiare - dhe republika do te shnderrohet perseri ne nje shtet te izoluar.


Aresyeja qe Serbia po perballet me nje gjendje kaq te veshtire eshte pikerisht sepse sistemi i Millosheviqit nuk eshte shkaterruar pas rrezimit te tij dy vjet e gjysem me pare.


Nuk duhet te harrojme se bisha e Ballkanit do te ishte ende ne pushtet nese figurat kryesore te mafias nuk do te kishin ndryshuar krah dhe nuk do te kishin mbeshtetur drejtuesit e rinj te Serbise, te cilet si shperblim, praktikisht u dhane atyre amnistine.


Si rezultat, bota e krimit ka lulezuar gjate ketyre vjeteve te fundit dhe qeveria nuk ka bere asgje per te luftuar aktivitetin e saj. Ne fakt, Gjingjiq eshte akuzuar nga rivalet e tij per perfshirje me disa grupe kriminale.


Por ndersa ndihma ekonomike per Serbine dhe Malin e Zi kushtezohej me ekstradimin e krimineleve te luftes dhe me luften ndaj krimit te organizuar, Gjingjiq me pas eshte detyruar te veproje pikerisht kunder atyre njerezve te cilet e ndihmuan te vinte ne pushtet. Kryeministri prishi paktin qe kishte bere me mafian - dhe pagoi cmimin.


Por cfare e pret Serbine dhe Malin e Zi ne te ardhmen?


Nebojsha Coviq, zevendes kryeministri i qeverise se Serbise, eshte tani kryeminister ne detyre dhe mund te jete ai drejtuesi i ardheshem. Ai konsiderohet si nje politikan i afte, pragmatist dhe me vullnet te forte, i cili ka luajtur nje rol te rendesishem ne mundjen e Millosheviqit dhe ka zgjidhur me aftesi krizen ne Serbine jugore - duke bere qe te fitoje edhe admirimin e perendimit.


Por aftesia e tij per tu perballur me mafian, gje te cilen ai duhet te beje, do te kufizohet nga nje sistem i dobet gjyqesor dhe nga forca policore per besnikerine e se ciles askush nuk mund te jete i sigurte. Policia nuk eshte reformuar seriozisht qe prej rrezimit te Millosheviqit dhe shume njerez mendojne se disa nga shefat e saj vazhdojne te marrin urdhera nga ish shefat e tyre.


Praktikisht, ekziston vetem nje force policore, njesia e sapo krijuar e xhandarmerise Serbe prej 1,000 policesh, e cila mund te jete ne gjendje te perballet me banden e Zemun dhe Berretat e Kuqe, por ajo momentalisht eshte e zene me mbajtjen e paqes ne jug te Serbise, dhe nuk eshte e qarte ende nese ajo do te perdoret per luften kunder krimit.


Me perjashtim te kesaj force, qeveria eshte koshiente qe nuk mund te besoje forcave te policise, dhe per kete aresye ajo ka kerkuar vendosjen e gjendjes se jashtezakoneshme pas vrasjes se Gjingjiq, per te lejuar ushtrine e Serbise dhe Malit te Zi te ndihmoje ne ruajtjen e sigurise.


Forcat e armatosura te shtetit te ri, te kontrolluara nga nje koalicion i partive te cilat kane qene aleate te kryeministrit te vrare, jane me te afta te merren me kete detyre. Megjithese ne rradhet e tyre ka disa gjenerale te tipit te vjeter komunist, ushtria nuk eshte kriminalizuar dhe korruptuar ne te njejten shkalle si forca policore dhe ndoshta mund ti besohet per te zbatuar vendimet e qeverise.


Serbia dhe Mali i Zi ndodhen ne nje kryqezim te rrezikshem. Nese forcat e sigurise perplasen me drejtuesit e mafias dhe arrijne te shperbejne Berretat e Kuqe, atehere vendi me ne fund mund te shpresoje se e ka lene te kaluaren pas shpine dhe te ece me vendosmeri drejt progresit, dhe shnderrimit ne nje shtet Europian demokratik. Nese ata deshtojne, atehere e ardhmja e shtetit per te thene me te pakten eshte e paqarte.


Ne rradhe te pare, bashkepunimi me Hagen do te ndalet dhe, per pasoje, ndihma ekonomike do te pakesohet.


Deri me tani, Gjingjiq ka qene i vetmi politikan i pergatitur per te rrezikuar te akuzohet per tradheti duke ekstraduar te dyshuarit per krime lufte ne Hage. Pasuesi i tij veshtire se do te beje te njejten gje nese te akuzuarit dhe mbeshtetesit e tyre nuk qetesohen.


Uashingtoni ka kushtezuar nje kest te ri te ndihmes financiare me dorezimin e Gjeneral Ratko Mlladiq deri me 15 Qershor. BE, nderkohe, ka kercenuar me vendosjen e sanksioneve ekonomike nese nuk ka nje bashkepunim me te mire me gjykaten dhe e ka bere te qarte se vazhdimi i krimit te organizuar ne rajon do te rrezikoje mundesite tij per integrim ne Europe.


Se dyti, reformat ekonomike mund te nderpriten sepse ato nuk do te konsiderohen tanime si nje prioritet.


Gjingjiq u perpoq te kryente ndryshime dhe reforma, por mosmarreveshjet me rivalin e tij Koshtunica bene qe procesi te ishte shume i ngadalte. Dhe tani, ndersa autoritetet perpiqen te luftojne mafian dhe pergatiten per zgjedhje te reja, reformat mund te mos jene me prioriteti kryesor ne axhenden e politikaneve.


Gordana Igriq eshte drejtuese e projektit te IWPR-se ne Ballkan.