KOMENT: B92 PERBALLET ME TE KALUAREN

Kryeredaktori i B92 kundershton zerat se grupi i tij mediatik nuk po adreson si duhet ceshtjen e krimeve Serbe te luftes.

KOMENT: B92 PERBALLET ME TE KALUAREN

Kryeredaktori i B92 kundershton zerat se grupi i tij mediatik nuk po adreson si duhet ceshtjen e krimeve Serbe te luftes.

Friday, 6 September, 2002

Grupi mediatik B92 eshte perballur me nje sulm te ashper nga disa disa drejtime se fundi per mos ngritjen e ceshtjes se krimeve te luftes. Ne po akuzohemi se ne vend te adresojme krimet e se kaluares ne nje menyre serioze po servirim nje version te gabuar te ngjarjeve.


Ne fakt, trajtimi i kesaj teme nga B92 ka qene dhe vazhdon te jete, i madh dhe i gjere. Botuesit e grupit, perfshire Samizdat B92 (http://www.b92.net/samizdat/), kane botuar nje sere librash ne lidhje me krimet e luftes. Nje veper e rendesishme rreth ngjarjeve te Srebrenices, eshte promovuar fillimisht ne Beograd perpara botimit te saj ne Sarajevo.


Producentet tane televiziv kane prodhuar disa qindra ore filma dokumentare per kete ceshtje, ndersa qindra viktima te te gjitha kombesive kane marre pjese ne programin radiofonik Katharsis (http://www.b92.net/radio/emisije/katarza.php).


Grupi po punon tani per te krijuar nje rrjet te ketyre programeve me partneret e tij ne Bosnje Herzegovine dhe Kroaci.


Ne Kroaci, B92 kohet e fundit ka zhvilluar nje promovim te botimit Samizdat te Anes Serbe te Luftes, te redaktuar nga Nebojsha Popov. Libra te tjere te Samizdat perfshijne Kosova te Tim Judah, Krimet e Luftes te Arie Neyer, dhe se shpejti nje Raport i Human Rights Watch per Kosoven.


Revistat e B92 Fjala (http://www.b92.net/samizdat/casopis_rec.php) dhe ProFemina (http://www.b92.net/samizdat/casopis_profemina-9902.php) kane botuar artikuj autoritativ per krimet e luftes, pergjegjesite dhe perballimin e se kaluares.


Grupi ka organizuar gjithashtu tre konferenca te medha nderkombetare me teme perballimin me te kaluaren, te cilat mund te shihen nepermjet faqes se B92 ne internet. (http://www.b92.net/konferencije/).


Nderkohe, TV B92 eshte i vetmi kanal televiziv i cili transmeton pamje te drejtperdrejta te gjyqit ndaj Sllobodan Millosheviqit ne Hage - te cilat veshtire se mund te quhen "programe argetuese". Cdo mbremje transmetohet gjithashtu nje permbledhje prej gjysem ore asaj qe ka ndodhur ne gjykate.


Ndersa gjyqi ka qene i nderprere per sezonin e veres, stacioni ka transmetuar programe educative per procedurat e gjykates, sistemet gjyqesore perendimore dhe gjyqe te tjera te tilla.


Per me teper, pothuajse 70 dokumentare per krimet e luftes dhe shkaqet e konfliktit jane transmetuar deri me tani ne nje seri te lidhur me gjyqin ndaj Millosheviqit. Keto programe jane pasuar nga biseda ne studio.


Ndersa ndokush mund te ngreje pyetje rreth cilesise se ketyre debateve, do te ishte e gabuar te anashkaloheshin perpjekjet e B92 vetem sepse ato mund te mos kene qene ne nivelin e duhur.


Qe prej krijimit te saj 13 vjet me pare, B92 ka luftuar kunder frimes se nxitjes se luftes, dhe atyre gazetareve te punesuar ne nxitjen e gjuhes se urrejtejes. TV B92 tani ka nje program te perditeshem, Le te Harrojme Kete, ne te cilin transmetohen komentet e tranmetuara nga stacioni qeveritar RTS gjate periudhes se Millosheviqit.


Kritiket tane ankohen se askush ne Serbi nuk shkruan rreth krimeve te kryera ne Strpci, Sjeverin, Srebrenica. Vetem gjate vitit te kaluar, B92 ka transmetuar pese programe mbi Sjeverin, tre per ngjarjet ne Strpci, kater per Srebrenicen dhe me teper se 15 te tjera per krimet e kryera ne Bosnjen lindore - Bijeljina, Bratunac, Zvornik, Foca dhe Vishegrad. Te gjitha keto programe mund te shihen nepermjet faqes sone ne internet.


Dokumentare te rinj per ngjarjet ne Sjeverin dhe Strpci jane ne proces pergatitjeje, ashtu si edhe filma per vrasjet politike dhe kolapsin ekonomik te sjelle nga konflikti. Nje seri per perdhunimet ne kohen e luftes eshte duke u pergatitur.


Me qellim qe te merremi me ne thellesi me problemin e krimeve te luftes, B92 ka krijuar Qendren e Dokumentacionit te Lufterave 1991 - 1999 (http://www.b92.dcr.net)


ne nje perpjekje per te tranmetuar materiale te cilat me pare jane ndaluar nga censura.


Qendra mbeshtet perpjekjet investigative te programuesve te B92 dhe kontribuon per permbajtjen e faqes se internetit te grupit, dhe ka ndihmuar ne organizimin e nje programi trajnimi per gazetaret investigativ.


Per me teper, qendra po mbledh deshmi gojore nga ish luftetare, refugjate dhe qytetare Serb dhe ka organizuar shume diskutime publike, ekspozita dhe prezantime ne te gjithe vendin.


Ne Cacak, eshte organizuar nje ekspozite me fotografi nga lufta te fotografit Ron Haviv e cila eshte mbyllur para kohe pasi nje grup ekstremistesh ka sulmuar organizatoret, duke thene se kjo ekspozite eshte "anti Serbe". E njejta ekspozite eshte nderprere edhe ne Uzice, pasi protestuesit kane hequr fotografite nga muret ndersa policia qendronte aty prane pa nderhyre.


Qendra e dokumentacionit ka nje koleksion te gjere librash dhe videosh per krimet e luftes, e cila eshte e hapur per publikun, dhe ofron kopje te te gjitha programeve te B92 dhe botimeve per kete teme.


Ata te cilet na kritikojne thone se sot ne Serbi gazetat apo mediat elektronike nuk ndryshojne shume. Ata thone se te gjithe ne ndjekim te njejten linje dhe synojme te largojme vemendjen e publikut nga ceshtja e veshtire por e rendesishme e se kaluares se afert duke mbushur valet me "informacion politik te sheqerosur".


Natyrisht, te rinjte Serbe shkojne ne festivalet e muzikes ndersa Ratko Mlladiq mbetet i lire dhe ndersa vazhdojne te happen varre masive. A do te thote kjo se njerezit mund te jene te pandjeshem dhe se ndoshta perpiqen te gjejne nje rruge shpetimi nga realitetet e dhimbeshme? Po. A do te thote kjo se Serbet jane te vetmit qe veprojne keshtu? Jo.


Te kerkosh qe te ndalohet krejtesisht jeta deri sa te zgjidhet dhe te adresohet krejtesisht ceshtja e krimeve te luftes eshte nje budallallek dhe jo realiste.


Ne ne B92 i mbetemi besnik motos sone - "Dyshoni ndaj kujtdo, edhe ndaj nesh". Ne jemi te hapur ndaj kritikave dhe pranojme se kemi bere gabime. Por ne nuk mund te lejojme qe e kaluara jone te hidhet pas ne harrese apo te shtremberohet nga nje memorje perzgjedhese.


Rrenjet e urrejtjes, paragjykimet dhe krimet duhet te paraqiten sa me gjeresisht te jete e mundur dhe ne jemi perpjekur ta bejme nje gje te tille. Megjithate, kjo nuk mund te behet brenda nates. Kjo eshte nje detyre e cila kerkon vazhdimesi, kembengulje, kurajo, energji dhe dije.


Veran Matiq eshte kryeredaktor i B92 dhe kreytar i Shoqates se Medias se Pavarur Elektronike.


Frontline Updates
Support local journalists