Koha Per Te Ikur

Te shtenat e armeve ne qytet po rriten, dhe gjithshtu po rriten edhe perzeniet dhe djegiet. Trokitja me fund vjen, dhe korrespondenti yne urdherohet te largohet.

Koha Per Te Ikur

Te shtenat e armeve ne qytet po rriten, dhe gjithshtu po rriten edhe perzeniet dhe djegiet. Trokitja me fund vjen, dhe korrespondenti yne urdherohet te largohet.

Tuesday, 17 May, 2005

Lagjet e Dragodan dhe Taslixhe, te populluar krejtesisht me Shqiptare, u boshatisen dje. Tani ata kane hyre ne te gjithe shtepite ne Dragodan dhe i kane shkaterruar ato. Ata po bejne te njejten gje edhe ne Taslixhe. Vrenjvc, lagja e fundit ne periferi te qytetit ne drejtim te rruges per ne Beograd, eshte gjithashtu boshatisur dje. Nuk kam informacione per plackitje, ata thjesht po i shkaterrojne.


Rruget jane ndryshe. Ne kemi pasur te shtena te shumta gjate nates por jo kaq shume gjate dites. Tani qellohet gjithe kohen, diten dhe naten. Nuk ka luftime, vetem qellojne ne te gjitha drejtimet. Te gjithe qellojne. Vazhdon edhe tani. Une pashe edhe disa makina neper rruge te rrembyera nga magazinat e UNHCR-se.


Vetem grate guxojne te dalin neper rruge. Burrat jane te rrezikuar. Por nuk ka asnje dyqan hapur dhe asgje per te blere. Ne tashme kemi filluar te perdorim ushqimet qe kemi vene me nje ane si rezerve. Dje erdhen njerezit nga Dragodan, dhe tani kemi kater familje qe jetojne ne nje apartament me 3 dhoma gjumi, pesembeshjete njerez. Pra kemi me shume goje per te ushqyer.


Flas me nje mik gazetar jashte shtetit, shume here ne dite. Qeshim dhe tregojme histori per te qeshur. I kerkoj te me tregoje per gjithecka. Por redaktori im eshte i nevrikosur. Une i tregoj ngjarje dhe tragjedi, ndersa ai me flet vetem per shkrimet : « Kjo eshte interesante ». Por askush nuk do te shkruaj. Nuk ka mbetur me asnje njeri. Te gjithe perpiqen te fshihen dhe une nuk kam asnje informacion se ku apo si jane ata. Nuk kemi me udheheqes. Kemi mbetur vetem ne.


Kam folur me doktoret ne telefon, te cilet me treguan se nuk mund te konfirmonin se sa plumba ishin ne trupin e avokatit Bajram Kelmendi. Ate me thane qe ne trupin e tij « kishte shume shenja te thella keqtrajtimi » sa qe nuk shquheshin dot shenjat e plumbave. Kjo me frikeson mua. Nuk kam frike se dikush do te vije dhe do te me vrase, nese eshte nje vdekje e shpejte. Se fundi, ka filluar te me trembe vetem te jetoje.


Shoket e mi nga Beogradi dhe nga vende te tjera me marrin ne telefon, duke me thene te largohem. O Zot, edhe une dua te iki prej ketej. Nuk mund te duroj dot me. Por nuk do te nisem deri sa te kem garanci te plota, dhe nje dokument qe lejohem te kaloje, me ane te se cilit te mund te kaloje. Dje u nis nje karvan i madh nga qyteti per ne kufirin Maqedonas. Por tani po degjojme se ata nuk jane lejuar te kalojne akoma.


Ne dreke, familja eshte urdheruar te largohet. Ky njoftim nuk mund te mbaroje. Kam vetem kohe te shkruaj edhe nje email tjeter per ne Londer:


« Subjekti : « S`KA ME ARTIKULL - me vjen keq ».


« Jemi urdheruar te largohemi nga apartamenti. TANI po largohemi, nuk e di se per ku EUR « Lutuni per mua, dhe do t`ju marr ne telefon sa me shpejt qe te jete e mundur, por per momentin duket se do te kem te njejtin status si njerezit te cilet erdhen disa dite me pare ne shtepine time. »


« Mirupafshim ».


Pak pas nisjes se familjes, IWPR telefonon nga Londra:


"Eshte A---- aty?" Ai ka ikur. "Kur e prisni te kthehet?" "Une nuk mendoj qe ai te kthehet me."


Pak me vone korrespondenti gjen nje telefon. Familja eshte levizur, por nuk eshte e mundur te thuash se ku apo si. Ka pasur njoftime per "kampe perqendrimi", perfshire edhe stadiumin e futbollit ne Prishtine. Por nje gazetar Shqiptar nga jashte njofton se "ata nuk te vrasin ne se do te largohesh nga Prishtina, ata vetem duan te largoheni." Duket se motra e nje shoku ka nje makine, dhe ne se mund te lidhen, dhe te gjejne ca para per te dhene bakshish pergjate rruges, mund t'ia dalin. Lidhjet me qeverine e Shkupit do te aktivizohen per te siguruar qe ata mund te kalojne kufirin. Eshte koha per te ikur.


Emri i autorit nuk jepet per te mbrojtur ate nga raprezaljet.


Frontline Updates
Support local journalists