Kisha Korr Ate Qe Ka Mbjelle

Pas aleances se mepareshme me Miloshevicin, Kisha Ortodokse Serbe po perpiqet shume te paraqese veten si nje ze i ri moderator.

Kisha Korr Ate Qe Ka Mbjelle

Pas aleances se mepareshme me Miloshevicin, Kisha Ortodokse Serbe po perpiqet shume te paraqese veten si nje ze i ri moderator.

Me Serbine e mundur ushtarakisht, trupat e NATO-s qe okupojne Kosoven dhe Serbet qe largohen nga provinca, Kisha Ortodokse Serbe eshte kthyer kunder Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe ka kerkuar doreheqjen e tij.


Por pasi ka perkrahur me entuzisem fushaten e tij per nje Serbi te Madhe gjate dekades se fundit, ajo po perballet me veshtiresi te medha per te ripercaktuar veten e saj. Kisha po paguan cmimin per lidhjen e ngushte me Miloshevicin qe prej viteve 1980. Ne fakt, disfata e Miloshevicit dhe ekzodi i Serbeve nga Kosova eshte ne shume drejtime nje disfate jo vetem per Miloshevicin por edhe per Kishen.


Me mbi 50,000 Serb qe po largohen, edhe vete kisha po perballet me presione te medha ne ate qe dikur quhej toka e saj e shenjte. Ne nje perpjekje per te shpetuar dicka nga shkaterrimi ne Kosove, kryetari i Kishes Ortodokse Serbe, Patriarku Pavle, nxitoi te shkonte ne Peje, qendra e Patriarkanes Serbe gjate sundimit Otoman, sapo NATO pushoi bombardimet e saj, dhe u kerkoi Serbeve dhe Malazezeve te qendronin aty.


Megjithate, mesazhi i tij ka rene ne vesh te shurdhet sepse pjesa me e madhe e tyre kane zgjedhur te largohen nga qyteti - i cili ishte spastruar nga banoret e tij Shqiptare ne Prill - ne vend qe te prisnin per rikthimin e fqinjeve te tyre te vjeter.


Arqipeshkvi Artemije i Raska dhe Prizrenit, i cili eshte akoma ne Kosove, po ben nje sere apelesh per lirimin e nje prifti Ortodoks Serb i cili eshte rrembyer nga Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK). Dhe Nene Anastasija, nena superiore e manastirit te Devic, nje institucion i cili eshte krijuar qe ne shekullin e 15te, thote se 30 luftetare te UCK-se ka mbajtur te burgosura nente murgesha deri sa mberriten ushtaret Franceze te KFOR-it. Per me teper, relika te kishave jane shkaterruar dhe germat UCK, shkurtimi ne Shqip i Ushtrise Clirimtare te Kosoves (KLA), jane gdhendur ne muret e ndertesave fetare.


Shperthimi i dhunes ne Kosove ne Shkurt te vitit 1998 dhe 16 muajt ne vazhdim te luftimeve e kane vene kishen ne nje pozicion te veshtire. Ajo ka qene deshmitare e vuajtjeve te Serbeve, debimin dhe/apo rrembimin, nga ushtaret e UCK-se. Megjithate keto jane pothuajse gjera te pallogariteshme ne krahasim me reprsionin brutal te shkaktuar nga policia Serbe ndaj popullsise Shqiptare te Kosoves.


Ngjarjet ne Decan, ku ndodhet nje nga manastiret Ortodokse Serbe me te njohura, ilustrojne dilemen e kishes.


Ne fund te Prillit 1998, murgjit qene deshmitare kur UCK-ja hyri ne fshat dhe deboi apo morri rob popullsine Serbe. Shume prej atyre qe u morren u gjenden te vdekur ne nje varr masiv ne Gusht. Ata qe arriten te shpetonin nga UCK-ja u strehuan ne manastir.


Nje muaj me vone, murgjit qene deshmitare te krimeve te tjera ndersa policia Serbe ndermorri hakmarrjen e saj, duke debuar popullsine Shqiptare, dhe djegur dhe plackitur shtepite e tyre. Permasat e ketij operacioni ishin ne nje shkalle te gjere, viktimat akoma nuk jane numeruar, dhe njesitet e policise speciale u fshehen ne pyjet prapa nderteses se manastirit.


Pjesa me e madhe e Shqiptareve - per te cilet manastiri kishte qene tradicionalisht nje vend i shenjte - besojne se murgjit kane qene te implikuar ne krimet e kryera kunder tyre. Murgjit i hedhin poshte keto akuza, duke theksuar se ata kane shpetuar jeten disa Shqiptareve duke i fshehur ata nga policia Serbe, por tani po mbrohen nga trupat e KFOR-it.


Gjate fushates tre mujore te bombardimeve, Kisha Ortodokse Serbe ka denuar “agresoret e NATO-s” per vuajtjet e shkaktuara ndaj Serbeve te pafajshem, dhe ka bere thirrje per ndalimin e “te gjitha akteve cnjerezore”, pavaresisht se kush i kryen ato. Megjithate, ajo nuk ka denuar debimin sistematik te me teper se 700,000 Shqiptareve nga Kosova.


Si rezultat, ndjenja anti-Miloshevic e tanishme brenda Kishes Ortodokse Serbe nuk reflekton fitoren e principeve universale mbi interesat kombetare, por nje zemerim ndaj deshtimit te Miloshevicit dhe “tradhetise se Serbizmit”. Ne te vertete, kisha filloi te kthehej kunder Miloshevicit sapo lufterat per nje Serbi te Madhe filluan te beheshin te veshtira. Perdorimi i presidentit Jugosllav si koke turku nuk mund te shfajesoje kishen nga pergjegjesite per ngjarjet e ketyre dhjete viteve te fundit.


Ndersa Kisha asnje here nuk e ka mbeshtetur pa kushte Miloshevicin, i cili ka qene, nje komunist, ajo e ka konsideruar ate si nje “te keqe te domosdoshme” dhe ka vendosur te punoje se bashku me te per te arritur synimet e perbashketa dhe per te rindertuar pozicionin e saj ne kuadrin e shoqerise Serbe.


Kisha Ortodokse Serbe eshte zhveshur nga influenca e saj ne Jugosllavine Komuniste, pasi kishte ruajtur dhe ushqyer identitetin nacional Serb gjate shekujve te sundimit Otoman dhe kishte luajtur nje rol ne emancipimin Serb dhe krijimin e nje shteti te pavarur Serb ne shekullin e 19te.


Pas Luftes se Dyte Boterore, autoritetet e reja Komuniste e anashkaluan rendesine politike te kishes, konfiskuan pjesen me te madhe te pronave dhe tokave te saj, dhe i turperuan publikisht dhe me qellim prifterinjte. Per me teper, ata vendosen me force te ashtuquajturin “patriark te kuq” mbi kishen me qellim qe te mbanin ate nen kontroll.


Dalja e Miloshevicit ne Serbi ne vitet 1980 u duk se po i jepte kishes nje mundesi per te rivleresuar veten dhe per te rimarre pronat qe kishte humbur ne 1945. Ajo gjithashtu i dha asaj mundesine per te qene pjese e kryqezates per te bere perseri Serbine e Madhe. Si rezultat, prifterinjte morren pjese ne mitingjet masive te Miloshevicit, ku fotografite dhe pikturat e shenjtoreve mbaheshin se bashku me fotografite e Presidentit te atehershem te Lidhjes Komuniste te Serbise.


Ndersa Miloshevic e perdori kishen per te mobilizuar Serbet e thjeshte pas nje kryqezate nacionale, ajo nuk permbushi asnje nga premtimet e tija per kishen. Pronat e nacionalizuara nuk i jane kthyer kishes dhe edukimi fetar nuk eshte futur akoma ne programet arsimore te shkollave.


Kisha ka ndihmuar ne mbajtjen gjalle te flakes se urrejtjes etnike, per shembull, duke ndihmuar ne festimin e ngjarjeve te Luftes se Dyte Boterore. Megjithate, ajo filloi te distancohej nga Miloshevici sapo lufterat filluan te deshtonin dhe kur ajo pa se Serbet e thjeshte ishin viktimat kryesore.


Kisha e ka konsideruar Marreveshjen e Paqes se Dayton ne 1995 qe i dha fund luftes ne Bosnje si nje tradheti ndaj interesave Serbe, por nuk ka bere fushate kunder marreveshjes nga frika e akuzave si luftenxitese. Megjithate, ajo i ka dhene mbeshtetje protestuesve te cilet demonstruan cdo dite kunder sundimit te Miloshevicit ne Beograd gjate dimrit te 1996 dhe 1997.


Duke u frikesuar se Serbet e Kosoves do te ishin viktimat kryesore dhe afat gjata te nje konflikti me Shqiptaret e provinces, kisha eshte perpjekur te moderoje qendrimin e linjes se ashper te Beogradit. Se bashku me udheheqesin e Levizjes per Qendrese Serbe ne Kosove, Momcilo Trajkovic, Arqipeshkvi Artemije e ka prezantuar veten si nje ze alternativ Serb nga Kosova, duke bere thirrje per bashkekzistencen Serbo-Shqiptare dhe tolerance nga te dyja palet.


Megjithate, ato jane injoruar nga komuniteti nderkombetar dhe Miloshevic ka pasur sukses ne mbytjen e kesaj opozite duke perdorur kontrollin e tij mbi mediat. Kur filluan bisedimet ne Rambouillet, delegacioni i Serbeve nga Kosova nuk u pranua.


Shume vjet me pare, Patriarku i vjeter Pavle eshte cituar te kete thene nje fraze te fameshme: “Dikush nuk mund ti sherbeje edhe Zotit edhe te keqes, sepse kur ai eshte mesuar me te keqen, eshte e veshtire qe njeriu te beje mire.” Dhe eshte e veshtire qe ai te mbahet mend per te mire, sado qe te perpiqet. Sot, kur ekzodi i Serbeve nga Kosova duket i pandalshem, shume Serb te thjeshte nuk jane te ndergjegjshem qe kisha i ka kerkuar Miloshevicit te jape doreheqjen, sepse media e kontrolluar nga shteti nuk pranon te jape kete njoftim.


Gordana Igric eshte nje redaktore e vjeter e IWPR.


Support our journalists