Kërkohet një Hetim për Ngjarjet në Runica
Zyrtarët e Shkupit kanë hedhur poshtë njoftimet të cilat implikojnë ushtrinë në sulme ndaj civilëve Shqiptarë.
Kërkohet një Hetim për Ngjarjet në Runica
Zyrtarët e Shkupit kanë hedhur poshtë njoftimet të cilat implikojnë ushtrinë në sulme ndaj civilëve Shqiptarë.
Autoritetet Maqedonase kanë hedhur poshtë thëniet se forcat e armatosura Maqedonase kanë djegur një fshat në Maqedoninë veri-perëndimore dhe kanë sulmuar shumë prej banorëve të tij.
Ministria e mbrojtjes ka thënë se shqetësimet e ngritura nga grupi humanitar për të drejtat e njeriut me qendër në Nju Jork, në një raport të tijin të datës 29 Maj, nuk janë të vërteta.
Ministri i mbrojtjes Vladimir Buçkovski ka thënë për IËPR-në se ai do të jetë në gjendje të provojë se ushtria nuk ka asnjë përgjegjësi për shkatërrimin e fshatit Runicë. "Ushtria gjithnjë është përpjekur të mbrojë civilët dhe përgjigja jonë ndaj provokimeve të terroristëve nuk është kurrë më e ashpër se duhet," ka thënë ai.
Grupi i të Drejtave të Njeriut, i ka mbështetur njoftimet e tij në raport në disa dëshmit të fshatarëve të cilët janë larguar nga kjo zonë. Ata kanë thënë se forcat Maqedonase të sigurimit kanë filluar të bombardojnë fshatin e tyre pa asnjë paralajmërim në orët e para të mëngjesit të datës 21 Maj. Menjëherë pas kësaj, fshatarët kanë nisur të largohen. Ata thonë se ushtarët kanë hyrë në fshat, kanë rraur civilë dhe i kanë vënë zjarrin rreth 50 shtëpive të fshatit si edhe shkollës dhe xhamisë.
"Forcat Maqedonase thyen derën dhe filluan të na qëllonin me shkelma dhe kondakët e armëve të tyre," i ka thënë Avdie Hamiti Grupit të të Drejtave të Njeriut, "Nuk e mbaj mend se sa herë më kanë qëlluar me grushta, dhe me armë…"
Ajo përshkruan sesi ushtarakët Maqedonas i kanë vendosur tytat e armëve në kokë burrit dhe djalit të saj dhe i kanë hedhur benzinë. Përfaqësuesi i Grupit të të Drejtave të Njeriut, Fred Abrahams, ka thënë për IWPR-në se ekipi i tij ka parë fshatarë të cilët kishin shenja të dukshme rrahjesh.
Por përfaqësues të ushtrisë Maqedonase thonë se vetë banorët vendas kishin kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë sepse, anëtarët e ushtrisë Clirimtare Kombëtare, UCK, i kishin keqtrajtuar ata. "Terroristët nuk janë njerëz të sjellshëm - çfarë tjetër mund të pritet nga ata," ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Georgi Trendafilov.
Në kohën kur ushtria ka arritur, pjesa më e madhe e banorëve kishte kaluar kufirin në drejtim të Kosovës, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë, Kolonel Blagoje Markovski, i cili ka thënë se ushtarët kanë evakuar shtatë banorë me helikopterë. "Nuk ka logjikë të shpëtosh banorët civilë dhe të shkatërrosh fshatin e tyre," ka thënë ai. Trendafilov ka fajësuar për dhunën, ushtarët e UCK-së të cilët gjatë tërheqjes së tyre i kanë vënë zjarrin shtëpive. "Ne i kemi parë ata ndërsa u vinin zjarrin ndërtesave civile," thotë ai.
"Nuk është e pamundur që terroristët ti kenë organizuar këto ngjarje me qëllim që të tërheqin vëmendjen e organizmave të huaja dhe të fitojnë përkrahje nga publiku ndërkombëtar," ka thënë Radmila Sekerinska, një anëtare e SDSM, Aleancës Demokratike Socialiste të Maqedonisë.
Megjithatë, fshatarët i kanë thënë IWPR-së se në fshatin e tyre nuk kishte pasur asnjë terrorist.
"Këto krime duhet të hetohen në mënyrë të pavarur dhe personat përgjegjës duhet të japin llogari," ka thënë drejtori ekzekutiv rajonal i Grupit të të Drejtave të Njeriut, Holli Kartner, një pikpamje e cila nuk është pritur shumë mirë nga ministria e mbrojtjes në Shkup. Trendafilov ka thënë se nuk kishte nevojë për hetime por se ai mund të kryente një të tillë nëse qeveria e kërkonte një gjë të tillë.
Ndërkohë, Abraham mendon se një hetim është pikënisja më e drejtë. "Ne jemi të gatshëm të pranojmë gabimin," ka thënë ai. "Megjithatë, nëse qeveria ka prova ajo duhet ti bëjë ato publike".
Deputeti i VMRO-DPMNE Jordan Boskov ka pranuar që parlamenti duhet të shohë me kujdes këto njoftime por pasi të kenë përfunduar luftimet. "Ne nuk mund të fillojmë një hetim ndërsa granatat vazhdojnë të bien," ka thënë ai. "Atje zhvillohet luftë".
Reagimi i medias ka qenë shumë i dobët, ashtu si edhe ai i partive Shqiptare të cilat tani janë pjestare të koalicionit. Por deputeti Abduladi Vejseli, i Partisë për Prosperitet Demokratik ka thënë se megjithëse ata nuk kishin informacione për episodin në Runicë, ata kishin disa të dhëna për incidente të tjera të ngjashme me të.
Vejseli ka thënë se ai nuk ka arritur të bindë deputetët për të nisur një hetim për ngjarjet në Runicë. "Ne jemi pjestarë në qeveri, por askush nuk konsultohet me ne rreth ndonjë gjëje," ka thën ai.
Gordana Stojanovska Icevska është zëvendës redaktore e Kapital.