Këmbëngulja e Perëndimit Jep Rezultate

Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Europës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të tjerëve, demokracia, tregu i lirë dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut janë bërë tani synimet e shumicës së popujve në Ballkan

Këmbëngulja e Perëndimit Jep Rezultate

Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Europës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të tjerëve, demokracia, tregu i lirë dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut janë bërë tani synimet e shumicës së popujve në Ballkan

Wednesday, 18 July, 2001
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Në të gjithë hapësirën e Ballkanit proceset demokratike duket se po behen një natidot ndaj dhunës. Nëse nuk do të ishte problemi i ekstremistëve Shqiptarë në Maqedoni, rajoni do të kishte një ndër periudhat më të mirë gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Kur Presidenti Stipe Mesiq dhe Kryeministri Ivica Raçan erdhën në pushtet një vit e gjysëm më parë, Zagrebi ishte shkaktari i problemeve në Bosnje dhe problemi më i madh për Serbët në Kroaci. Sot, Zagrebi është miku i Bosnjes dhe po i bën përmirësime gjendjes së qytetarëve Serbë. Kroacia duhet të vazhdojë kthimin e Serbëve në shtëpitë e tyre dhe të arrestojë e transferojë në Hagë të akuzuarit për krime lufte.


Për këtë, Kroacia do të ketë nevojë për ndihmë ekonomike. Ajo do të ketë nevojë gjithashtu edhe për bashkëpunim nga entiteti Serb i Bosnjes, Republika Srpska, sepse shumë refugjatë Kroat nga Bosnja tani kanë zëznë shtëpitë e Serbëve në Kroaci. Rikthimi i Kroatëve në Republika Srpska do të lejonte edhe Serbët të ktheheshin në Kroaci.


Ndryshimi i gjendjes në Zagreb i ka lënë Kroatë ekstremist në Bosnje në gjendje të vështirë. Përpjekjet e tyre për të penguar marrëveshjen e Dejtonit duhet të shihen si përpjekjet e fundit të një ndërmarrjeje kriminale. Qytetarët Kroatë të Bosnjeskanë probleme legjitime të cilat duhet të zgjidhen nëpërmjet një procesi demokratik, dhe jo mjete anti kushtetuese. Gjendja në Republika Srpska nuk ka ndryshuar shumë për mirë. Një kryeministër reformator ka pranuar rëndësinë e largimit të kriminelëve të akuzuar për krime lufte, por ai përballet me kundërshtime nga rradhët e policisë dhe ushtrisë së tij. Ndërmarrja kriminale dhe ekstremiste në Republika Srpska është ende gjallë. Sapo të mundet edhe ajo, ndihma ndërkombëtare duhet të jetë e shpejtë dhe bujare.


Në Sarajevo, qeveritë jo nacionaliste janë tashmë në punë në Federatën KroatoçBoshnjake dhe në shtetin e Bosnjes për herë të parë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Dejtonit. Kjo mundësi nuk duhet humbur. Qeveria qendrore duhet të forcohet. "Entitetet" Boshnjake, gjysma e vendit e dominuar nga nacionalistët, duhet të dobësohet dhe të eleminohet mundësia e tyre për të ndërhyrë në marrëveshjen e Dejtonit. Tre ushtritë në Bosnje duhet të integrohen.


Progresi në Bosnje kërkon bashkëpunim nga Beogradi, ku ndryshimet janë të vërteta por të ngadalta. Nacionalizmi Serb sot po bëhet më pak i dëmshëm, por segmente të caktuara të udhëheqjes dhe popullsisë ende ushqejnë ëndërrën e Serbisë së Madhe. Disa hapa të rëndësishme janë ndërmarrë: jo vetëm arrestimi dhe transferimi i Sllobodan Millosheviqit në Hagë por edhe zgjidhja e kujdesëshme e problemit të ekstremistëve Shqiptarë në Serbinë jugore dhe ndërprerja e pagesave për ushtrinë e Serbëve të Bosnjes.


Por policia dhe sitemi gjyqësor janë të pareformuar. Po zhvillohet një garë politike ndërmjet forcave tradicionale të cilat mbështesin presidentin Jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe forcat pro modernizimit të cilat janë rreshtuar përkrah kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq.


Në Malin e Zi, zgjedhjet parlamentare kanë dhënë një sinjal paralajmërues: forcat pro pavarësisë kanë votat e mjaftueshme për të fituar një referendum, por jo aq sa të zbatojnë një vendim për pavarësinë, i cili kërkon dy të tretat e vendeve në parlament.


Presidenti Milo Gjukanoviq mund të përpiqet të negociojë një ndarje me Serbinë. Sido që të jetë, një zgjidhje me bisedime do të kërkojë një dialog shumë më të madh ndërmjet Beogradit dhe Podgoricës dhe ndërmjet vetë Malazezëve. Shqetësimi më i madh i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë jo rezultati por vetë procesi i kryer në Malin e Zi. Nëse ndarja arrihet me bisedime, Mali i Zi nuk do të krijojë një precedent negativ për Bosnjen apo Kosovën.


Tirana ka bërë progres të dukshëm që nga kolapsi i vitit 1997. Institucionet demokratike po forcohen dhe ka një rritje të madhe ekonomike. Zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar kanë qenë një përmirësim në krahasim me të shkuarat. Vetëm pak njerëz në Shqipëri e pranojnë mitin e Shqipërisë së Madhe.


Zgjedhjet lokale të vjeshtës së kaluar në Kosovë kanë qenë një hap i rëndësishëm përpara, dhe është krijuar një shoqatë bashkish shumë etnike. Por për të përmirësuar gjendjen nevojitet një strukturë qeverisëse me legjitimitet demokratik. Zgjedhjet këtë vjeshtë nuk janë të parakohëshme.


Rezultati i atyre zgjedhjeve është një konkluzion i njohur: Partitë Shqiptare të cilat janë të vendosura për pavarësi do të fitojnë. Por ato duhet të kuptojnë se pa një Rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk do të jetë e mundur të ndryshohet statusi i kosovës. Rusët dhe Kinezët nuk pranojnë asnjë ndryshim. Ata do të abstenojnë vetëm nëse këtë ua kërkon Beogradi. Kështu që statusi i Kosovës varet në fund të fundit në një mirëkuptim ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.


Maqedonia përbën sfidën më të vështirë ndaj atyre që besojnë në vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut. Ekstremistët Shqiptarë po sulmojnë shtetin Maqedonas, ndërsa ushtria Maqedonase është përgjigjur duke u përpjekur të arrijë një fitore ushtarake. Luftimet i kanë polarizuar grupet etnike në vend deri në një pikë të rrezikëshme.


Stabiliteti rajonal është tepër i rrezikuar. Nëse luftëtarët në Maqedoni arrijnë sukses, ata do të inspirojnë ekstremistët Serbë dhe Shqiptarë në Kosovë dhe ekstremistët Serbë dhe Kroat në Bosnje. Armëpushimi i arritur me ndërmjetësimin e NATO-s është një hap i madh përpara. Ka ende hapësirë për arritjen e një zgjidhjeje politike.


Gjatë muajit të fundit, KFOR ka mbyllur kanalet e furnizimit të luftëtarëve Shqiptarë nga Kosova. Administrata Amerikane ka lëshuar një urdhër ekzekutiv i cili nxjerr jashtë ligjit mbledhjen e fondeve për luftëtarët në Amerikë. Një i dërguar special Amerikan po ndihmon Maqedoninë të arrijë një zgjidhje politike e cila do të zgjidhë edhe shqetësimet e Shqiptarëve. Europa dhe SHBA duket se po punojnë në sintoni me njëra tjetrën.


Një këmbëngulje dhe vazhdimësi e tillë sjell rezultate. Megjithëse askush nuk mund të jetë i kënaqur për sa kohë që Serbët keqtrajtohen në Kosovë apo Maqedonia kërcënohet nga rebelimi, gjendja në Ballkan është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me dhjetë vjet më parë. Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Europës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të tjerëve, demokracia, tregu i lirë dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut janë tani synimet kryesore të shumë popujve në Ballkan.


Megjithatë askush nuk po i ndan këto synime. SHBA dhe partnerët Europianë duhet të mësojnë se si të mundin më mirë ekstremizmin. Perëndimi ka bërë mirë që mbështeti opozitën demokratike në Serbi dhe të moderuarit në Bosnje. Nëse ata arrijnë të ndalojnë futjen e armëve dhe parave për ekstremistët Shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni, dhe bëjnë që personat më të kërkuar për krime lufte në Bosnje, Serbi dhe Kroaci dërgohen në Hagë, do të jetë më e lehtë për të gjetur zgjidhje paqësore.


Është e vështirë të bësh marrëveshje me nacionalistë të përfshirë në qeveri legjitime demokratike. Duhet të bëhet e qartë se ndihma Amerikane kushtëzohet me lënien më një anë të shpresave për Serbinë e Madhe apo Shqipërinë e Madhe. Beogradi duhet t'i japë fund ndihmës së tij për separatistët në Bosnje. Kjo do të hapte derën për bashkëpunim të zgjeruar ndërmjet NATO-s, dhe ushtrisë të SHBA-së dhe Jugosllave, si edhe heqjen e embargos së OKB-së për furnizimin me armë.


Shqiptarët e Kosovës duhet të fillojnë një dialog me Beogradin dhe ti japin fund mbështetjes për luftëtarët Shqiptarë në Maqedoni. Shkupi duhet të shmangë sjelljet e gabuara të ushtrisë dhe policisë së tij. Qeveria Maqedonase ka të drejtën të mbrojë veten por jo të kryejë një luftë ndaj civilëve.


Vendosja e ligjit është tepër e rëndësishme për të mundur çdo ekstremizëm. Mund të rindërtohen shkollat dhe të kthehen njerëzit në shtëpitë e tyre por rezultatet e qëndrueshme kanë nevojë për vendosjen e rendit dhe të ligjit. Problemet në Ballkan kanë përveç elementeve politik edhe ato kriminal. SHBA duhet të përqëndrojë përpjekjet e saj në mbështetjen e policisë dhe sitemit juridik të pavarur.


Vendosja e ligjit duhet të jetë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të krijuar shtete të forta në Ballkan. Edhe pa problemet etnike, Maqedonia do të ishte një shtet i dobët, si Shqipëria, e cila ka pasur probleme të dhunës së brendëshme megjithëse nuk ka probleme etnike. Ngritja e shteteve në Ballkan në rradhë të parë duhet të jetë përgjegjësi e Europës por SHBA duhet të kontribuojë në luftën ndaj kriminalitetit.


Nëse komuniteti ndërkombëtar mund të unifikojë përpjekjet e tij të fragmentuara civile në Bosnje, forcat e huaja ushtarake mund të tërhiqen. Në Bosnje, nuk ekziston sot një rrezik ushtarak i papërballueshëm nga Europa. Arësyeja që trupat Amerikane duhet të qëndrojnë është për të siguruar Europianët dhe Boshnjakët se Uashingtoni nuk po e largon vëmendjen. Kjo gjë mund të bëhet edhe në mënyra të tjera.


Por kjo gjë nuk mund të thuhet për Kosovën, ku vetëm SHBA gëzon besueshmëri si në rradhët e Shqiptarëve ashtu edhe Serbëve për të siguruar që forca e drejtuar nga Europianët të ketë nën kontroll situatën. Disa thonë se mbështetja Amerikane për pavarësinë e Kosovës do të ndihmonte në stabilizimin e gjendjes. Por kjo do të acaronte marrëdhëniet Amerikane me aleatët e saj dhe me Serbët e Maqedonasit. Këshilli i Sigurimit do të hiqte protektoratin ndërkombëtar të Kosovës vetëm kur Serbët të jenë të bindur se interesat e tyre legjitime do të mbrohen. Deri në atë moment, do të jetë e nevojëshme që forcat e huaja ushtarake të qëndrojnë.


Trupat e NATO-s nevojiten edhe në Maqedoni. Vetëm NATO mund të çarmatosë luftëtarët, duke menduar se do të arrihet një marrëveshje politike. Vëzhguesit ndërkombëtarë, ndoshta nga OSBE-ja, do të jenë të nevojshëm gjithashtu. Trupat Europiane mund të drejtojnë këtë forcë, por logjistika dhe zbulimi Amerikan do të jenë tepër të rëndësishme.


Cfarë do të ndodhte nëse do të dërgoheshin trupat pa u arritur më parë një zgjidhje politike? Problemi qëndron në faktin se NATO nuk kërkon të luftojë as me forcat qeveritare Shqiptare dhe as me ato Maqedonase. Për më tepër, një dislokim me forcëi NATO-s në ndonjë pjesë të Maqedonisë do të çonte në ndarje edhe më të mëdha etnike dhe ndoshta edhe ndarje të territoreve. E vetmja zgjidhje është arritja e një zgjidhjeje politike nëpërmjet dialogut.


Daniel Server është drejtor i Institutit Amerikan për Inisiativën e Paqes në Ballkan.


Frontline Updates
Support local journalists