Katalogu i Vrasjeve ne Serbi
Qe prej fillimit te luftes me Kroacine, ne Serbi jane vrare mbi 500 njerez - dhe policia ose nuk ka deshiren ose nuk mundet te zbuloje vrasesit.
Katalogu i Vrasjeve ne Serbi
Qe prej fillimit te luftes me Kroacine, ne Serbi jane vrare mbi 500 njerez - dhe policia ose nuk ka deshiren ose nuk mundet te zbuloje vrasesit.
Ndersa spekullimet rreth motiveve dhe te dyshuarve per vrasjen spektakolare te kriminelit Serb Zeljko ("Arkan") Raznatovic vazhdojne, pyetja qe shtrohet me insistim eshte, "Kush e ka rradhen pas tij?"
Pas vrasjes se njeriut per sigurine e te cilit nuk dyshonte njeri, veshtire te gjendet ndokush ne Serbi qe te ndjehet i sigurte. Vrasja e Arkan eshte te pakten e 500 ne nje seri vrasjesh te pazbuluara ne Serbi gjate te pakten gjashte vjeteve te fundit. Vrases me kontrate, vrases, veterane te zhgenjyer te lufterave, dhe kriminele te pakenaqur duket se jane bere po aq te forte sa edhe vete shteti. Askush nuk ndjehet me i sigurte, dhe disa edhe pyesin se kush e kontrollon tani Serbine.
Regjimi Serb nuk eshte i gatshem te pranoje publikisht pamundesine dhe paaftesine e tij per te luftuar kriminalitetin ne rritje. Por Vladan Batic, udheheqes i Partise Demokratike Kristiane Serbe, ka bere thirrje per doreheqjen e Ministrit te Policise Vlajko Stojiljkovic dhe Ministrit te Drejtesise Dragoljub Jankovic.
"500 vrasjet e pazbuluara ne Serbi ngrene nje pikepyetje te madhe per sigurine ne Serbi dhe vene ne dyshim kapacitetin e regjimit per te mbrojtur qytetaret e tij," tha Batic. Ai akoma nuk ka marre asnje pergjigje nga qeveria apo nga ndonje parti tjeter politike.
Gjate vitit 1999 pese police jane vrare vetem ne Beograd. Vrasesit e dy inspektoreve te policise dhe nje polici u gjeten brenda me pak se 24 oreve, por vrasesit e dy oficereve te larte te policise akoma nuk jane gjetur.
Perkunder asaj qe mund te pritet, sa me larte qe te jete viktima ne shkallen shoqerore, aq me pak mundesi ka qe policia te coje vrasesit para gjykates. Toger Dragan Vlahovic, zevendes shef i seksionit hetimor te policise kriminale ne shtabin e policise ne Beograd, u vra ne 11 Mars, 1999, ne hyrje te qendres sportive Kosutnjak ne Beograd. Vrasesit nuk jane gjetur akoma.
Po ashtu vrasesit e Radovan Badza Stojcic, shefi i sherbimeve sekrete Serbe, i cili eshte vrare brutalisht ne kafenene Mama Mia te Beogradit me 1997 nuk jane gjetur akoma. Policia akoma eshte ne hetime per vrasjen e nen-Kolonel Dragan Simic, shefi i policise per bashkine e Beogradit te Savski Venac. Simic eshte vrare perpara shtepise se tij me 8 Korrik, 1999.
Nje botues dhe kronikan i botes se fshehte te Beogradit, i cili deshiron te beje publik vetem inicialet Z. J., tha per IWPR, se "numri i policeve te vrare eshte ne nje proporcion te cuditshem me ate te krimineleve te vrare ne Serbi". Ky burim thote se ne mes te policise dhe krimineleve ekziston nje kod nderi shume i percaktuar.
"Rreth shtate deri ne dhjete kriminele te "vegjel" vriten ne kunderveprim ndaj vrasjes se nje inspektori te rangut te ulet te policise. Pas vrasjes se zyrtareve te larte te policise eshte rradha e krimineleve "te medhenj". Vendimet per sa i perket rangut te krimineleve, shkallen e krimeve te tyre dhe ndoshta edhe vendin dhe kohen e kryerjes se vrasjes merren ne disa qendra, te cilat ndoshta jane te njejtat si per policine ashtu edhe per mafian," shton Z.J.
Gjate 12 muajve te fundit ne Beograd kane ndodhur disa vrasje spektakolare, ku te gjitha viktimat jane vrare nga nje distance e afert me plumb ne koke: Predrag Ikac, nje manjat lokal i lojrave te bixhozit; Zoran Koca Kovacevic, bashkepronar i disa kazinove ne Serbi; Dragan Ugar Ugarkovic, ish anetar i legjionit te huaj; Zoran Sijan, nje "mbret" i mafias se Beogradit. Sijan eshte vrare me arme zjarri me 27 Nentor ne mbremje ndersa po zbriste nga makina e tij ne nje semafor te kuq ne Beograd. Asnje nga vrasesit nuk eshte gjetur.
Si vrasjet e oficereve te policise ashtu edhe ato te krimineleve kane te njejtat karakteristika. Ne pjesen me te madhe te rasteve sulmet kryhen nga dy vrases. Ne mbi 90 perqind te rasteve, vrasesit perdorin pistoleta automatike, si Heckler qe mendohet se eshte perdorur ne vrasjen e Arkanit, ose pushke te tipit shot-gun me tyte te shkurtuar. Ne disa raste jane perdorur arme te kalibrit te madh. Ndersa dy vrasesit qellojne mbi viktimen, nje bashkepunetor i trete zakonisht vertitet aty prane me nje makine, i gatshem te largoje vrasesit nga vendi i ngjarjes me shpejtesi te madhe.
Pjesa me e madhe e ketyre vrasjeve kryhen diten, ne mengjes heret ose pasdite. Vetem nje numer i vogel vrasjesh kryhen naten. Ne shumicen e rasteve vrasjet perbejne nje mesazh per dike.
Per shembull, pronari i Dnevni Telegraf, Slavko Curuvija, eshte vrare ne mes te dites me 11 Prill, 1999. Curuvija u qellua perpara shtepise se tij diten e Pashkeve Ortodokse, e cila koincidonte edhe me pervjetorin e dyte te vrasjes se Stojcic. Curuvija kishte qene nje njeri i afert me rregjimin, por ishte larguar nga ky rreth pas botimit nga ana e tij e "Letres se hapur per Miloshevicin". Mesimi ishte i qarte.
Nje ngjashmeri tjeter e vene re ne te gjitha keto vrasje eshte saktesia e vrasesve. Pavaresisht natyres brutale dhe shpejtesise se kryerjes se sulmeve, eshte dicka shume e rralle qe dikush tjeter te vritet ne vend te personit te planifikuar apo qe ta pesoje ndonje kalimtar i rastit. Ketu ben perjashtim Mija Pavic, nje gazetare e stacionit televiziv Studio B, e cila eshte vrare ndersa persona te armatosur hapen zjarr mbi te dashurin e saj, nje bos i mafias se Beogradit nga Vozdovaci. Ajo vdiq ne sediljen e pasagjerit te Jeep-it te tyre nen nje bresher plumbash automatiku. Vrasesit nuk jane zbuluar. Pavic kishte qene deshmitare ne martesen e Arkanit me Svetlana ("Ceca") Velickovic. Vala e pare e vrasjeve ne Serbi ka koinciduar me fillimin e luftes ne Kroaci. Qe nga fundi i vitit 1991 deri ne 1995 jane eliminuar njeri pas tjetrit rrethe kriminelesh, bashkepunetore te tyre, partnere dhe police te "njohur".
"Nje pellg i vogel uji me shume krokodile" keshtu e ka pershkruar nje kriminel nga Beogradi, Serbine ne dokumentarin "Shihemi ne Morg", te xhiruar ne Beograd ne vitin 1994. Ai nuk jetoi gjate per ta pare veten e tij ne TV. Ai u vra brutalisht nje pasdite ne nje parking te Beogradit.
Nga gjithe keto vrasje rrjedhin dy pyetje shqetesuese: nese ne Serbi jane vrare 500 njerez dhe vrasesit e tyre jane akoma te lire, sa vrases profesioniste jetojne ne vend? Dhe kush e kontrollon aktivitetin e tyre?
Nje ekspert i dale ne pension nga Instituti per Hetimet Kriminale dhe Sociale te Beogradit, i cili deshiron te mbetet anonim, ka deklaruar se ne Serbi "dhuna dhe vrasjet jane te kontrolluara" dhe ndikon edhe ne profilin dhe numrin e vrasesve.
"Ne Serbi ekziston modeli i vjeter por i famshem bazuar ne sherbimet sekrete Ruse qe quhet me emrin "modeli i rrethit". Ky sistem perfaqeson nje organizate ku autoret e nje krimi behen viktima te krimit te ardheshem, dhe keshtu me rradhe. Per kete aresye rrethi kriminal po zvogelohet sepse ata vrasin njeri tjetrin dhe "cilesia" e vrasjeve mbetet e njejte," thote ky ekspert.
Ai thote se menyra e planifikimit, koha dhe faktore te tjere ne ekzekutimin e vrasjeve tregojne se ekziston nje "tru" apo qender, e cila "kontrollon vrasjet dhe eshte pergjegjese per efektet e tyre".
Duke komentuar mbi vrasjen e Raznatovic ne hollin e Hotel Intercontinental, ky burim thote: "Eshte e rendesishme te shihet ne se ndonje "Arkan i ri" mendon te dale publikisht ne skene ne Serbi dhe se si do ta marre ai kete pozicion. Une shpresoj se ai nuk do ta arrije kete me vrasje te tjera."
Analiste te regjimit te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic mendojne se nje aparat policor i stervitur mire dhe teper besnik perfaqeson bazen me te rendesishme te pushtetit te tij. Megjithate, me vrasesit e mbi 500 njerezve qe bredhin akoma te lire, shume njerez pranojne ekzistencen e nje pushteti me te forte se ai i policise se Miloshevic ne Serbi. Ose mund te jete edhe qe policia nuk ka interes te zgjidhe keto vrasje.
Srdjan Staletovic eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR ne Beograd.