Jeta e Larte
Ne Tirane, deputetet nuk lejojne qe politika te demtoje biznesin.
Jeta e Larte
Ne Tirane, deputetet nuk lejojne qe politika te demtoje biznesin.
Shqiperia eshte shume e ngjashme me filmin e koheve te fundit "The Truman Show" - gjate dites politikanet akuzojne njeri tjetrin per korrupsion dhe paaftesi, ndersa ne mbremje vone ata ulen ne Hotel Rogner duke pire gin dhe tonik.
Larg syve te njerezve ne Kafe Pirro, te vendosur ne Hotel Rogner me nje stil perendimor, Demokratet dhe udheheqesit kryesor politik Socialist ne pushtet kalojne disa ore qetesie mbi kapucinot dhe pije e tyre, te gjitha me cmime perendimore.
Me iniciativen e Dan Everts, perfaqesuesi i OSBE-se ne Shqiperi, me 30 Janar u organizua nje ndeshje futbolli ndermjet qeverise dhe Partise Demokratike te opozites (PD). Ndeshja qe u zhvillua ne mbremje u transmetua drejt per se drejti nga televizioni shteteror. Stadiumi i ndricuar ne qender te Tiranes dukej si nje anije kozmike. Ne perfundim, qeveria fitoi 1-0. Shumica e Shqiptareve nuk paten mundesi te shikonin golin per shkak te nje nderprerjeje te energjise lektrike. Kjo beri qe Gazi, nje shofer taksie ne Tirane, te thoshte me sarkazem se, "udheheqesit tane politike jane aq te korruptuar sa vjedhin edhe driten e diellit".
Gazetat jane te mbushura plot me histori per korrupsion, dhe sulme politike si nga qeveria ashtu edhe nga opozita. PD-ja eshte akuzuar per hedhjen ne ere me eksploziv te linjave te energjise elektrike, ndersa qeveria eshte akuzuar se kontrollon trafikun e refugjateve klandestine dhe ate te droges per ne Italine fqinje, nga qyteti port i Vlores.
Nderkaq, Perendimi vazhdon te duartrokase ngjarjen me te "sukseseshme" te vitit --takimin ndermjet Kryeministrit Pandeli Majko dhe udheheqesit te PD Sali Berisha. Bashkepunimi i vendosur rishtazi ndermjet qeverise dhe opozites eshte ndjekur nga konferenca te tjera te sponsorizuara nga perendimi. Anetare te qeverise dhe te opozites ulen rreth tavolinave dhe diskutojne mbi ceshtje kulturore, politike dhe sociale. Keto takime nenvizojne zotesine e perendimit per te ulur palet ne nje tavoline, por as sesi nuk mund te zgjidhin problemin me te madh, korrupsionin.
Si qeveria edhe opozita shpenzojne nga parate publike, dhe levizin neper qytet me BMW duke ekspozuar veshjet e modes se fundit nga Parisi dhe Milano--te gjitha keto me paga te cilat jane vetem rreth 200 USD ne muaj.
Megjithese te percaktuar ne baze te partive te tyre politike--psh. Demokrate, Socialiste, Aleanca Demokrate, Social Demokrate--keto emra nuk kane aspak te bejne as me ideologji politike, dhe as me plane afat shkurtra dhe afatgjate per ekonomine. Suksesi me i madh i ketyre diteve ka qene lufta e Majkos mbi kioskat. Mbi 100 kioska te cilat ishin ndertuar gjate periudhes se drejtimit te Berishes pa leje ne toke publike, u prishen nga buldozeret. Ideja ishte per ti treguar njerezve nje ndryshim te dukshem.
Qeveria eshte e kujdeseshme ne futjen e politikave te reja. Zgjedhjet nuk kane shume te bejne me kerkesat imediate te popullsise, por me teper me shmangien e konfrontimeve direkte me opoziten, mafian, ose edhe me vete udheheqjen e qeverise. Si rrjedhim, shfaqja vazhdon gjate dites. Qeveria fajeson opoziten se eshte bere pengese, ndersa opozita fajeson qeverine se eshte e pa afte dhe e korruptuar. Dicka eshte e sigurte, Shqiperia do te jete vendi i vetem Europian qe do te hyje ne shekullin e 21 me nje qiri ne njeren dore dhe nje telefon celular ne doren tjeter.
Fron Nazi eshte redaktor i vjeter i IWPR.