ISH JUGOSLLAVET KONTROLLOJNE RRJETET E KONTRABANDES NE EUROPE

Arrestimi ne Suedi i nje serbi te dyshuar per vrasje tregon edhe nje here se bandat kriminale nga ish Jugosllavia vazhdojne te kontrollojne kontrabanden e cigareve ne Europe.

ISH JUGOSLLAVET KONTROLLOJNE RRJETET E KONTRABANDES NE EUROPE

Arrestimi ne Suedi i nje serbi te dyshuar per vrasje tregon edhe nje here se bandat kriminale nga ish Jugosllavia vazhdojne te kontrollojne kontrabanden e cigareve ne Europe.

Tuesday, 6 September, 2005

Arrestimi i shtetasit serb, Darko Miliceviq ne Suedi eshte me i fundit ne nje sere incidentesh te cilat tregojne se bandat kriminale nga ish Jugosllavia vazhdojne te luajne nje rol te rendesishem ne krimin e organizuar ne Europe.


Miliceviq, 26 vjec, eshte arrestuar ne qytetin port te Gothenborgut me 31 gusht, me kerkesen e autoriteteve te Beogradit. Policia suedeze ka thene se ai kerkohej per nje numer vrasjesh ne Serbi, pa dhene me teper informacion.


Por ministria e brendeshme e Serbise ka thene se ajo ka kerkuar arrestimin e tij me nje urdher arresti ne te cilin ai konsiderohej si anetar i bandes se famekeqe te Zemunit i cili eshte i dyshuar per perfshirje ne vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq me 12 mars.


Banda e Zemunit mendohet se kontrollonte nje rrjet te madh kontrabande te cigareve, karburanteve armeve dhe droges, ne Serbi dhe jashte vendit.


Miliceviq eshte arrestuar fillimisht ne Suedi se bashku me dy shqiptare ne lidhje me vrasjen ne gusht te vitit 2000 te dy kontrabandisteve rivale te droges ne Gothenborg. Me pas ai eshte ekstraduar per ne Serbi pasi akuzat kunder tij nuk ishin provuar, per aresye se ai kishte perdorur dokumenta identifikimi te rreme.


Megjithese mund te duket pak e habiteshme nje lidhje e tille per shkak te se kaluares ndermjet shqiptareve dhe serbeve, banda e Zemunit mendohet se ka bashkepunuar me shqiptaret etnik ne te kaluaren. Trafikante te droges ne Beograd te cilet e kane njohur menyren e funksionimit te bandes kane thene per IWPR se shqiptaret ne Maqedoni kane qene burimi kryesor i furnizimit te anetareve te bandes se Zemunit me heroine pas nisjes se konfliktit ne Kosove.


Policia suedeze e ka ndaluar Miliceviq dhe po vendos nese ta akuzoje ate per ndonje krim te kryer ne vend, por koleget e tyre ne Beograd jane te bindur se ai do te ekstradohet pas skadimit te afatit te ndalimit.


Grupe te krimit te organizuar nga ish Jugosllavia kane nje histori veprimesh ne Suedi. Pervec nje sere vrasjesh, veprimtaria e tyre eshte vendosur ne qender te vemendjes edhe nga bllokimi i sasive te medha te drogave, cigareve dhe armeve nga autoritetet suedeze.


Gangsteri me i njohur ne Serbi, i akuzuari per krime lufte, Zeljko Raznatoviq Arkan, ka qene nder te paret, duke drejtuar te pakten pese rrembime bankash ne Stokholm dhe Gothenborg gjate viteve shtatedhjete kur ai eshte mbiquajtur edhe "vjedhesi i bankave qe qesh" nga policia suedeze.


Bashkepunetoret e Arkanit me qender ne Suedi, si Dragan Joksoviq dhe me pas Milan Sevo, jane bere te famshem ne median suedeze, dhe jane konsideruar si drejtuesit kryesore te krimit te organizuar ne Stokholm.


Duke filluar ne vitin 1997, Arkan dhe Joksoviq kane krijuar nje rrjet nder europian te kontrabandes se cigareve. Vitin e pare, sasia e cigareve te futura kontrabande ne Suedi eshte dyfishuar, duke arritur ne 40 milion sipas burimeve nga dogant suedeze. Nje kamion nga Maqedonia i bllokuar ne portin Trelleborg ka pasur nje ngarkese prej 16 milion cigare.


"Ne e dime se Arkan dhe Joksoviq kane qene pikat kryesore te rrjetit serb dhe suedez te kontrabandes se cigareve te cilat vinin nga Ballkani ne drejtim te europes veriore," ka thene nje zyrtar i doganave suedeze i cili punon ne Ballkan, dhe nuk deshiron te permendet me emer.


Joksoviq eshte vrare ne vitin 1998 ne Stokholm ne nje mosmarreveshje per kontrabanden e cigareve, dhe Arkani eshte vrare ne Beograd ne janar 2000. Sevo momentalisht po kryen nje denim per armembajtje pa leje. Te njejten jave qe eshte arrestuar Miliceviq, policia suedeze ka ndaluar edhe vellain e Sevos ne lidhje me zbulimin e nje sasie armesh ku perfshiheshin pushke, granata dhe municion.


Pavaresisht largimit nga skena e figurave te tilla te rendesishme, zyrtaret e doganave suedeze thone se bandat nga ish Jugosllavia ende kontrollojne kontrabanden e cigareve ne pjesen me te madhe te europes.


"Kemi disa raste te cilat tregojne qarte se importimi dhe shperndarja e cigareve kontrabande kontrollohet nga njerez nga ish Jugosllavia," ka thene per IWPR hetuesi Tomas Petersson, ekspert i njohur i doganave suedeze per kontrabanden e cigareve.


Petersson ka thene se Suedia eshte nje rruge tranziti per cigaret kontrabande te cilat me pas dergohen ne Norvegji dhe Britanine e Madhe.


Ndersa bandat jane forcuar, ato kane ndryshuar edhe rruget tradicionale te trafikimit nepermjet vendeve te ballkanit. Petersson shpjegon se si drejtuesit e krimit te organizuar kane perdorur parate dhe eksperiencen e siguruar gjate viteve te fundit per te hapur rrjete te reja ne Poloni, shtetet balltike dhe Bjellorusi.


"Une mendoj se ndersa disa shtete te reja te cilat pergatiten te anetaresohen ne BE, do ta theksojne edhe me teper kete gjendje. Drejtuesit e krimit te organizuar nga ish Jugosllavia kane levizur dhe jane vendosur ne keto vende. Une e di se ata kane baza dhe njerez ne Poloni, te cilet sigurojne qe malli dhe parate te transportohen dhe shperndahen si duhet," ka thene ai.


Ndersa ish Jugosllavet drejtojne tregtine, anetare te kombesive te tjera perdoren per te kryer detyra te tjera.


"Kur vjen momenti per te perdorur punen e krahut, ata preferojne te perdorin te tjeret - lituaneze apo polake. Por ketu ne Suedi pergjithesisht jane ish Jugosllavet dhe ne nje rast shqiptare te Kosoves te cilet perfitojne parate," thote Petersson.


Magnus Ramebaeck, nje prokuror suedez i cili eshte marre me nje numer te madh rastesh te kontrabandes se cigareve, e konfirmon kete hierarki. Personat e denuar prej tij jane kryesisht shofere nga Polonia apo nga vendet e balltikut, por "hetimet tona tregojne se ne krye te ketij trafiku qendrojne persona nga ish Jugosllavia. Te arrestuarit kane treguar per keta persona nga ish Jugosllavia, por informacionet rreth tyre nuk jane te mjaftueshme per te siguruar denimin e tyre".


Pavaresisht vrasjeve apo arrestimeve te shpeshta, kontrabandistet jane ende ne veprim. Me 3 shtator, oficeret e doganave ne Estoni kane bllokuar 640 mije cigare te cilat udhetonin me nje anije ne drejtim te Suedise.


Hugh Griffiths eshte koordinator i hetimeve per IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists