ISH I DERGUARI I BOSNJES NE PRITJE TE VENDIMIT TE EKSTRADIMIT

Muhamed Shaqirbej ka mohuar te kete shperdoruar fonde ne kohen qe ka sherbyer si i derguar i Bosnjes ne New York.

ISH I DERGUARI I BOSNJES NE PRITJE TE VENDIMIT TE EKSTRADIMIT

Muhamed Shaqirbej ka mohuar te kete shperdoruar fonde ne kohen qe ka sherbyer si i derguar i Bosnjes ne New York.

Ish ministri i jashtem i Bosnjes Muhamed Shaqirbej po kalon muajin e dyte ne nje burg ne SHBA ne pritje te nje vendimi per ekstradimin e tij per tu gjykuar nga nje gjykate ne Sarajevo, por keshilltari i tij ligjor thote se autoritetet Amerikane duhet ta kishin hedhur poshte kerkesen per ekstradim.


Shaqirbej eshte arrestuar nga policia e New York me 25 Mars ne baze te nje urdher arresti te leshuar nga Interpol. Nje gjykate e qytetit tani duhet te vendose nese ai duhet te esktradohet ne Bosnjes per tu marre ne pyetje ne lidhje me fondet te cilat jane zhdukur ne kohen kur ai ka sherbyer si ambasador i Bosnjes ne Kombet e Bashkuara.


Gjate luftes ne Bosnje, Shaqirbej, i arsimuar ne SHBA, ka qene i derguari i Bosnjes ne Kombet e Bashkuara ne New York. Ai eshte shfaqur shume shpesh ne ekranet TV ne te gjithe boten, duke mbrojtur pikpamjet e qeverise se Sarajevos. Pasi eshte kthyer ne vend ne vitin 1996, ai ka sherbyer si minister i jashtem per dy vjet. Ai me pas eshte kthyer ne New York ku ka drejtuar perseri misionin e Bosnjes ne OKB. Akuzat ndaj tij kane te bejne pikerisht me kete periudhe.


Pas nje kontrolli financiar te kryer ne Prill te vitit 2001, ministria e jashteme e Bosnjes ka akuzuar Shaqirbej se ka keqperdorur 610,980 dollare Amerikan. Ministria e Drejtesise ka leshuar nje urdher arresti ndaj tij ne Janar 2002 pasi ai nuk i eshte pwrgjigjur dy ftesave per tu paraqitur ne gjykate per tu marre ne pyetje. Urdher arresti i eshte kaluar Interpol me nje kerkese per te ndaluar Shaqirbej, i cili jeton ne New York.


Ekzistojne nje sere pyetjesh mbi menyren se si eshte ndjekur procesi gjyqesor ne SHBA. Urdheri i arrestit te Bosnjes eshte leshuar nepermjet Interpol, por ka qene Departamenti Amerikan i Shtetit i cili ka vendosur te veproje duke ia kaluar ate Departamentit te Drejtesise. Urdheri i arrestit eshte zbatuar me pas nga zyra e prokurorit te rrethit te Manhattan.


Shaqirbej po mbahet ne burg ne pritje te nje vendimi te gjykates nese ai duhet te ekstradohet. Pritet qe se shpejti te zhvillohet nje séance gjyqesore ne lidhje me lirimin me kusht, por seanca per ceshtjen e ekstradimit mund te zhvillohet pas disa muajsh.


Bosnja ka kerkuar arrestimin e tij ne baze te ligjeve te saj te cilat lejojne ekstradimin edhe kur dikush eshte nen hetim dhe pa u akuzuar zyrtarisht. Shaqirbej nuk eshte akuzuar. Ligji Amerikan nuk lejon ekstradimin nese nuk eshte ngritur nje akuze specifike ndaj te dyshuarit. Sipas avokateve te Shaqirbej, kjo do te thote se ai as nuk mund te mbahet i ndaluar deri sa te shqyrtohet ceshtja e ekstradimit.


"Ne baze te ligjit Amerikan, nuk lejohet ekstradimi i personave ne hetim - vetem kur ata jane akuzuar zyrtarisht," ka thene avokati i Shaqirbej, profesori i drejtesise ne Universitetin e Amerikes, Paul Williams.


"Departamenti i Shtetit duhet ta kishte kthyer kerkesen Bosnjes, dhe jo t'ia kalonte ate Departamentit te Drejtesise".


Hetimi per rastin e Shaqirbej ka filluar para dy vjetesh, dhe deri me tani eshte drejtuar nga tre gjykates te ndryshem ne gjykaten rajonale te Sarajevos. Gjykatesi i tanishe, Ibrahim Haxhiq, thote se puna per kete ceshtje mund te zgjase nga nje muaj ne nje vit. Ai ka thene per IWPR se eshte ende heret te parashikohet rezultati i hetimeve.


"Fillimisht ne duhet te inspektojme dokumentacionin per kete rast, i cili eshte i paketuar ne nje kuti te madhe kartoni, dhe pastaj te nxjerrim nje perfundim".


Fakti qe Shaqirbej mban nenshtesine Amerikane dhe ate Boshnjake e komplikon gjithashtu kerkesen per ekstradim.


Shaqirbej eshte lejuar te takohet me pak njerez pas arrestimit te tij dhe nuk eshte e mundur te intervistohet. Por me pare ai ka kundershtuar akuzat per shperdorim te fondeve. Ai thote se pavaresisht mungeses se faturave, te gjitha keto fonde jane shpenzuar per qellime zyrtare.


Ne Shtator te vitit 2000, Shaqirbej ka thene per Washington Post se ai nuk ka kryer asnje shkelje. "Une nuk kam perfituar personalisht ne asnje rast". Ai ka pranuar se disa fonde jane shpenzuar pa autorizim per shkak te kaosit administrative qe ka mbizoteruar pas luftes ne Bosnje.


Ai gjithashtu ka thene se ka informuar ish presidentin e atehershem, Alija Izetbegoviq, per te gjitha shpenzimet e bera. Izetbegoviq me pas eshte distancuar nga ky deklarim i te derguarit te tij dhe ka mohuar te kete aprovuar ndonjehere shpenzimet ne fjale.


Shaqirbej me pare ka refuzuar gjithnje te shkoje ne Bosnje per te dhene informacion per shpenzimet e misionit ne OKB, duke thene se atij nuk do ti behej nje gjyq i drejte ne Sarajevo.


Aspektet politike te ketij rasti jane te veshtira per tu zbuluar krejtesisht, por pjeserisht e gjithe kjo ka nisur pas nje lufte per pushtet ndermjet dy partive rivale ne Bosnje. Ceshtja eshte nxjerre ne drite nga Ministri i Jashtem Zlatko Lagumxhija, i emeruar ne kete post nga qeveria e re ne Tetor te vitit 2000. Lagumxhija eshte kryetar i Partise Social Demokrate, kundershtare e Partise per Veprim Demokratik, nje parti tradicionalisht me e fuqishme e cila ka dominuar skenen politike gjate luftes, perfaqesues te se ciles kane qene edhe Izetbegoviq dhe Shaqirbej.


Shume njerez ne Sarajevo mendojne se Shaqirbej duhet te kthehet ne Sarajevo per te dhene pergjigje per fondet e shpenzuara, dhe ndoshta edhe per tu gjykuar. Stjepan Kljujiq, i cili ka qene anetar i presidences se perbashket te Bosnjes gjate luftes, mendon se Shaqirbej duhet te jape shpjegim per kete akuze.


Por ai thote se ndersa vete Shaqirbej mund te kete shperdoruar fondet, ky rast mund te implikoje edhe politikane dhe qeveritare te Sarajevos se asaj kohe - dhe per kete aresye shume prej tyre preferojne qe ky rast te mbyllet.


"Nje fraksion ne Bosnje Herzegovine nuk e konsideron te rendesishme te hidhet drite plotesisht mbi fondet e shpenzuara nga misioni i Bosnjes ne New York," ka thene Kljujiq per IWPR. "Nese kjo ceshtje zbardhet, ajo mund te nxjerre ne drite edhe shume te fshehta te tjera".


E gjithe kjo histori ka te beje me parate, thote ai, "ose me mire, ka te beje me kontrollin mbi menyren e shpenzimit te parave gjate luftes".


Aldin Arnautoviq eshte nje gazetar per Radio Stari Grad ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists