INVESTIGIM: GJIGANDI MEDIATIK GJERMAN DOMINON BALLKANIN

Investime shume te medha nga nje botues Gjerman po ndryshon rrenjesisht median ne Ballkan, por ekzitojne mendime te ndryshme ne lidhje me te mirat e ketij transformimi.

INVESTIGIM: GJIGANDI MEDIATIK GJERMAN DOMINON BALLKANIN

Investime shume te medha nga nje botues Gjerman po ndryshon rrenjesisht median ne Ballkan, por ekzitojne mendime te ndryshme ne lidhje me te mirat e ketij transformimi.

Tuesday, 6 September, 2005

Bullgari, Vera Didanovic ne Serbi, dhe Drago Hedl ne Kroaci (BCR No 419, 1-4-03)


Grupi Gjerman i mediave WAZ po investon miliona dollare ne gazetat dikur shteterore ne Bullgari dhe ish Jugosllavi, duke u dhene ketyre kompanive nje fryme te re jete. Megjithate, kjo levizje ka shkaktuar shqetesim se marrja nen kontroll e ketyre gazetave mund te krijoje nje monopol mbytes, duke perqendruar kontrollin mbi mediat ne duart e nje numri te vogel biznesmenesh teper te fuqishem.


Hapja e mediave ndaj investitoreve perendimore ne fillim te viteve 1990 ka ofruar nje shans te ri per shume gazeta ne Europen lindore dhe jug lindore. Investime te papara ndonjehere dhe pamja e re e botimeve ka qene nje menyre shume e mire per ti bere ato kompetitive dhe me terheqese per lexuesit. Por a jane justifikuar keto shpresa? Apo pronesia perendimore ndaj nje pjese te madhe te shtypit ka ardhur me nje cmim teper te larte?


Shume vende perendimore kane pasur eksperience jo te mire nga fakti qe shume pak pronare kontrollojne pjesen me te madhe te gazetave ne vendet e tyre. Kjo duhet te jete vecanerisht shqetesuese ne Ballkan, ku nje monopol absolut ndaj shtypit eshte ende nje kujtim shume i fresket. Gazetat ne keto vende perballen zakonisht me probleme te medha financiare dhe nuk ekziston kuadri i duhur ligjor per rregullimin e mediave.


Shtypi eshte nje mjet teper i rendesishem per krijimin e opinionit publik ne vendet e Ballkanit, por historikisht ai ka qene teper i dobet ndaj presioneve politike. Ndersa kompani te pasura te mediave te huaja kane filluar te blene gazetat kryesore, shume njerez jane te shqetesuar se monopoli dikur i plote dhe nje anshmeria politike mund te zevendesohet shume shpejt nga nje tjeter monopol - ai i bizneseve te medha.


Ekzistojne shqetesime qe lojtaret e vegjel dhe te pafuqishem do te largohen nga tregu, dhe se bashku me largimin e tyre do te pushoje se ekzistuari edhe pluralizmi i shprehjes. Liria editoriale mund te pakesohet sepse mediat mund te gjenden nen presionet e hapura politike.


Ne kete raport special, IWPR hedh nje shikim mbi menyren se si nje nga lojtaret me te medhenj ne Ballkan, grupi Gjerman i mediave WAZ, ka vepruar ne tre vend. Kemi marre si shembuj Bullgarine, Kroacine dhe Jugosllavine (tani Serbia dhe Mali i Zi), sepse zhvillimet e mediave ne secilin prej ketyre vendeve kane pasur ritme te ndryshme pavaresisht nga kushtet dhe shume shqetesime te ngjashme per cdo vend. Nga te treja keto vende, Bullgaria ka eksperiencen me te gjate te perfshirjes se WAZ ne shtyp, ndersa Serbia sapo ka filluar kete eksperience.


NGRITJA E WAZ


WAZ eshte nje gjigand Gjerman i mediave i ndertuar mbi suksesin e gazetes se Essen, Westdeutsche Allgemeine Zeitung, nga e cila ka marre edhe inicialet e emrit. Grupi i mediave ka botuar nje numer te madh gazetash ne te gjithe Gjermanine, Austrine dhe Hungarine perpara se te niste shtrirjen e tij ne Europen jug lindore ne vitin 1996.


Qe prej asaj kohe, WAZ eshte shnderruar ne investitorin me te madh te huaj ne fushen e mediave. Duke investuar miliona euro ne shtepi botuese dhe shtypshkronja ne rajon qe prej mesit te viteve 90, WAZ kontrollon tani 13 gazeta dhe revista te shumta ne Bullgari, Kroaci, Jugosllavi dhe Rumani.


Disa shifra do te mjaftonin per te ilustruar shkallen e kontrollit qe gezon WAZ. Ne Bullgari ajo kontrollon nje te treten e shtypit te shkruar dhe pothuajse gjysmen e tregut te reklames ne shtyp. Ne Kroaci grupi, se bashku me partnerin e tij lokal, kontrollojne respektivisht nje te treten dhe gjysmen e tregut te gazetave te perditeshme dhe revistave.


Ne Serbi grupi kontrollon gjysmen e shtepise me te madhe botuese e cila boton gazeten e rendesishme te perditeshme Politika ne Beograd. Me investimet qe po planifikon ne Malin e Zi dhe Serbine e veriut, shume shpejt ky grup do te zgjerohet ne te gjithe vendin.


Po ti shtojme ketyre shifrave edhe faktin qe WAZ ka siguruar shumicen e aksioneve ne dy gazetat kryesore ne Rumani, National dhe Romania Libera, qe prej vitit 2001, atehere krijohet edhe nje pamje me e qarte e shtrirjes se ketij grupi ne rajon.


Por kjo shtrirje nuk ka perfunduar. Ne nje interviste me IWPR, Dr Markus Beermman, i cili eshte drejtor i operacioneve te WAZ jashte Gjermanise, ka thene se firma e tij po pret nje zhvillim teper te madh te tregut te botimeve ne te gjithe Europen jug lindore. "Per ne ka qene nje sfide teper e madhe te investojme ne Ballkan," ka thene ai. "Por ne jemi te sigurte qe jemi ne rruge te mbare".


E PANDALESHME?


Ne tranzicionin e veshtire nga komunizmi dhe lufterat civile ne Ballkan, buxheti teper i madh i ketij grupi i ka dhene praktikisht atij mundesine per te blere gazetat me te medha dhe per te ndryshuar pamjen e jashteme dhe permbajtjen e tyre me ndihmen e gazetareve me te mire te terhequr nga pagat e larta. Modernizimi i shtypshkronjave te vjetra i ka lejuar Gjermaneve te ulin koston e prodhimit dhe te shperndarjes.


Kjo influence e madhe ekonomike ka shkaktuar natyrisht shqetesimin qe WAZ po perpiqet te siguroje nje monopol mbi gazetat dhe shtypin e shkruar ne pergjithesi, sistemin e shperndarjes dhe te ardhurave nga reklamat ne te gjithe rajonin. Nje perfaqesues i sindikatave te punonjesve te grupit Gjerman e ka thene qarte:


"WAZ eshte pothuajse i pandalshem," ka thene Horst Leroi ne nje seminar te sindikatave te mbajtur ne Zagreb ne vitin 2001. "Kudo qe shtrihet, WAZ ble gjithnje e me teper, duke vendosur nen kontroll gazeta, shtypshkronja dhe rrjete shperndarjeje, duke shkaterruar konkurrencen ose duke u bashkuar me te. Me pas ai krijon struktura te botimit dhe marketingut. Dhe kurdo qe eshte e mundur pakeson numrin e te punesuarve. Cdo gje ka vetem nje synim perfundimtar: fitime maksimale".


Ekzistojne disa prova te cilat mbeshtesin kete pikpamje. Le te marrim per shembull Bullgarine, kur grupi eshte vendosur fillimisht dhe vepron prej nje kohe me te gjate se sa ne Kroaci apo Serbi.


BULLGARI: BIZNES AGRESIV, RREGULLA JO TE FORTA


WAZ ka hyre fillimisht ne tregun Bullgar ne vitin 1996. Dy vjet me pas, ai kishte siguruar pronesine mbi te perditeshmet me te medha ne vend dhe kontrollonte tre te katertat e tregut te medias se shkruar, me aksione te cilat llogariten ne rreth 50 milion euro. Kompania e tij meme, Grupi i Mediave WAZ Bullgari, ka ne pronesi kompanine Media Holding, e cila boton te perditeshmen me qarkullim me te madh, Trud, si edhe nje grup tjeter botues, Press Group 168 Ore, i cili boton gazetat e njohura 24 Ore dhe te perjaveshmen 168 Ore.


Ky sukses nuk ka kaluar pa u vene re nga autoritetet ne vend. Ne vitin 1999, agjensia anti monopol e Bullgarise, Komiteti per Mbrojtjen e konkurrences, CPC, ka vendosur se WAZ kishte shkelur ligjin i cili ndalon pasjen ne pronesi te me teper se 35 perqind te medias se vendit nga nje firme e vetme. Per rrjedhim, grupi eshte detyruar te shese pjesen me te madhe te aksioneve te Media Holding. Grupi ka shitur 65 perqind te aksioneve investitoreve Bullgare, Autriak dhe Sviceran, duke kontrolluar vetem 35 perqind te tyre.


Ky veprim u duk sikur i dha fund shkeljes se ligjit nga Gjermanet. Natyrisht keshtu mendon CPC. Kryetari i saj, Nikolay Pavlov, ka thene ne nje interviste per IWPR se WAZ nuk kontrollon me nje monopol. Pjesa e tregut qe kontrollon WAZ eshte ndermjet 30 dhe 37 perqind, ka thene ai. Ai gjithashtu ka deklaruar se grupi nuk kontrollon me nje monopol te reklamave - nje pikpamje kjo qe eshte krejtesisht e kundert me vendimin e komisionit te drejtuar prej tij ne vitin 1999 i cili ka thene se WAZ kontrollonte 70 perqind te tregut te reklamave te shkruara.


Edhe Dr. Beermman kundershton faktin qe WAZ kontrollon nje monopol. "Grupi WAZ kontrollon nje pjese te rendesishme te tregut te medias se shrkuar, por eshte shume larg kontrollit te pjeses me te madhe te tij," ka thene ai. "Perkundrazi, gazetat e botuara nga kompania jone bije ne Bullgari jane ne konkurrence te ashper me njera tjetren".


Por Bullgaret mendojne ndryshe. Ne vend ende ekziston mendimi se gazetat me te medha kontrollohen nga Gjermanet, dhe se WAZ vazhdon te ruaje monopolin mbi reklamat dhe shtypin e shkruar, dhe se si rezultat i kesaj gjendjeje, shtypi i pavarur nuk mund te mbijetoje. Kjo bindje mbeshtetet nga fakti qe Grupi Media WAZ Bullgari kontrollon ende teresisht Grupin Press 168 Ore dhe shtypshkronjen Exprint, e cila shtyp te gjitha botimet e WAZ, perfshire edhe 24 Chasa dhe Trud.


Edhe nese teknikisht nuk ka nje monopol, WAZ perseri akuzohet nga kritiket e tij se perpiqet te nxjerre jashte tregut rivalet e tij. Ne Bullgari grupi i shperndan gazetat mbi bazen e shitjes ose te kthimit, dhe ne kete menyre gazetat qe nuk shiten mund ti kthehen perseri grupit ne fund te dites. Per kete aresye, shperndaresit zakonisht porosisin me teper gazeta nga botuesi Gjerman dhe me pak nga konkurrentet e tij, te cilet nuk kane te njejten politike per kthimin e gazetave te pashitura dhe kerkojne pagimin paraprak per cdo kopje te marre nga shitesit me pakice. Po ti shtosh kesaj edhe faktin qe gazetat e WAZ kushtojne me pak, atehere eshte e lehte te kuptosh se perse Georgy Gotev i gazetes se perditeshme Sega me nje numer te vogel kopjesh mendon se politika e shitjeve te grupit Gjerman mund te perbeje nje shkaterrim per gazetat e vogla si e ajo e tij.


"Ata mund te na shkaterrojne shume shpejt. Ne do te zhdukemi," ka thene Gotev per IWPR.


Por jo i gjithe faji eshte i WAZ. Disa thone se pas qendrimit te saj te ashper ne fillim, CPC eshte zbutur shume ne marredheniet e saj me WAZ.


"Ne nuk akuzojme WAZ, i cili po ben biznesin e tij," thote Vesela Vaceva, e cila drejton BAREM, nje shoqate te gazetave lokale. "Ne akuzojme CPC, e cila lejon krijimin e monopoleve ne shtyp".


Ky qendrim mbeshtetet edhe nga Radostina Konstantinova, zevendes kryeredaktore e Monitor, nje prej konkurrenteve me te medha te gazetave te botuara nga WAZ.


"Eshte e vertete qe monopoli i WAZ po demton rende shtypin ne Bullgari," thote ajo per IWPR. "Ne nuk mund te bejme asgje ne kete situate, sepse i vetmi institucion i cili mund te ndaloje kete monopol, CPC, nuk eshte i besueshem".


KROACI: KONTAKTET MBI KONKURENCEN


Ashtu si ne Bullgari, edhe ne Kroaci WAZ duket se ka siguruar pothuajse nje monopol mbi shtypin ne vend. Kompania e perbashket e grupit me Europa Press Holding Kroaci, EPH, eshte sot botuesi me i madh i gazetave dhe revistave ne vend.


Kroacia ka qene nje drejtim i natyrshem per investimet e WAZ, duke qene nje vend me nje ekonomi relativisht te avancuar me lidhje te ngushta me tregjet Gjermane. Ne vitin 1998, WAZ ka shpenzuar 16 milion euro duke siguruar 50 perqind te pronesise se EPH. Ne ate kohe, EPH kontrollonte dhe botonte te perditeshmen Jutarnji List, te perjaveshmes Globus, Glorija, Arena, Mila dhe Auto Klub, dhe botimet Kroate fitimprurese te revistave Cosmopolitan, Playboy dhe OK.


Analistet thone se pavaresisht ketyre titujve, EPH ka pasur nevoje per nje partner te fuqishem i cili do te siguronte mbeshtetje financiare per te perditeshmen Jutarnji List e cila ndodhej ne veshtiresi. Duket se investimet kane pasur rezultat: sot Jutarnji List eshte gazeta e perditeshme e dyte ne vend (pas Vecernji List, e cila eshte ne pronesi te grupit mediatik Autriak Styria dhe jo te WAZ).


Dhe kjo eshte vetem nje gazete; ne te gjithe tregun Kroat, EPH/WAZ eshte teper e fuqishme, dhe sipas zyrtareve te WAZ, kontrollon 35 perqind te tregut te gazetave te perditeshme dhe 46 perqind te tregut te revistave.


Megjithese ligji Kroat percakton nje kufi prej 30 perqind te tregut, organizmi qeveritar pergjegjes per ruajtjen e konkurences, Agjensia per Mbrojtjen e Konkurences se Tregut, nuk ka nderhyre deri tani.


Mladen Cerovac, zevendes drejtori i agjensise, ka thene per IWPR se megjithese EPH/WAZ kontrollon me teper se 30 perqind te tregut te medias se shtypur, ata nuk kane shkelur ligjin, sepse nuk kane "abuzuar me pozicionin e tyre dominues ne treg".


Agjensia ka nje pushtet te kufizuar, dhe ajo mund te veproje vetem ndaj abuzimit te monopoleve, dhe jo vete monopoleve. Agjensia ka thene se nuk ka asnje prove qe EPH/WAZ po sillet ne menyre te pandershme ndaj konkurences.


SERBI: POLITIKANET DHE BOTUESIT


Hyrja e WAZ ne tregun Serb ka qene shume e fuqishme: grupi ka blere 50 perqind te shtepise botuese Politika, e cila ka ne pronesi gazeten e madhe Politika - dikur nen kontrollin e Sllobodan Millosheviq - si edhe dy gazeta te tjera te perditeshme, 14 revista dhe shtypshkronja dhe sisteme shperndarje. Marreveshja, e nenshkruar ne Mars 2002, i ka kushtuar WAZ 12,5 milion euro.


Por ky veprim ka ngritur menjehre pyetje ne shtyp se perse WAZ kishte rrezikuar nje shume kaq te madhe duke investuar ne disa gazeta me qarkullim te ulet nga te cilat veshtire se mund te pritet sigurimi i fitimeve ne plan afat shkurter per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike ne vend. Sipas nje llogaritjeje (te botuar ne Der Spiegel ne Gusht 2002) kompania e re, e quajtur Gazetat dhe Revistat Politika, ka nje borxh prej 100 milion euro.


Darko Ribnikar, kryeredaktor i Gazetat dhe Revistat Politika, ka pranuar se kompania nuk ka qene ne gjendje te mire ekonomike ne momentin e arritjes se marreveshjes.


"Gjate regjimit te Millosheviq, ne kemi humbur shume nga reputacioni yne, keshtu ata kane marre persiper rrezikun per te blere nje kompani me shume punonjes, me teknologji te vjeter, makineri te perdorura per nje kohe te gjate, dhe nje reputacion te demtuar rende".


Mendohet se ish kryeministri Serb, Zoran Gjingjiq, ka luajtur nje rol te rendesishem ne arritjen e kesaj marreveshjeje.


Gjingjiq ka pasur marredhenie shume te mira me drejtorin e WAZ, Bodo Hombach, te cilat shkojne qe ne kohen kur ai ka qene ne opozite ne Serbi, dhe Hombach ka qene koordinator i Paktit te Stabilitetit per Europen Jug Lindore.


Ka pasur shume spekulime ne shtypi Serb se pasi Politika nuk ishte me ne kontrollin e Millosheviq, ajo mund te sherbente si nje mjet i rendesishem politik per kryeministrin e ri Serb - dhe se ai ka inkurajuar miqte e tij ne rradhet e WAZ ta ndihmonin te merrte nen kontroll Politikan. Ata te cilet mbeshtesin kete pikpamje permendin emrimin e Nenad Stefanoviq, ish shefi i marredhenieve publike te Partise Demokratike te Gjingjiq, ne nje pozicion te larte ne Politika menjehere pas arritjes se kesaj marreveshjeje me WAZ.


Gjermanet kundershtojne ne menyre kategorike keto fjale. Hombach dhe nje drejtor tjeter i WAZ, Erich Schumann, kane leshuar nje deklarate per shtyp ne Qershor te vitit 2002 ku thuhej se "Ne hedhim poshte te gjitha zerat te cilat kane te bejne me bisedime me zyrtare te larte Serbe". Vendimi yne "nuk eshte influencuar nga asnje interes i ndonje grupimi politik," thuhej ne ate deklarate per shtyp.


"Akuzat ndaj zotit Hombach, drejtor i WAZ, jane gjithashtu te paverteta dhe te fabrikuara, dhe nje gje e tille mund te provohet lehtesisht. Ne ritheksojme se WAZ eshte nje kompani e pavarur dhe pa lidhje politike vendimet e se ciles merren vetem ne baze te kritereve ekonomike dhe botuese".


Hombach nuk ka pranuar oferten e IWPR per nje interviste, por Darko Ribnikar i Politika e ka mbrojtur me force ate kur IPWR ka permendur keto akuza gjate intervistes me te.


"Nuk ka asgje te keqe qe zoti Gjingjiq dhe zoti Hombach kane qene miq, por nje miqesi e tille nuk ka te beje fare me vendimet ne biznes," ka thene Ribnikar. Roli i Gjingjiq ka qene thjesht qe ka mbledhur te gjithe kryeredaktoret ne nje takim me biznesmenet Gjermane, dhe me pas u duk se ne kishim plane te njejta me WAZ".


WAZ ende nuk ka siguruar ndonje rezultat dhe ndonje fitim nga blerjet e bera ne Serbi. Megjithate, eshte ende shume shpejt, dhe drejtuesit e rinj te Gazetave dhe Revistave Politika per habine e shume njerezve nuk jane perpjekur te shkurtojne numrin e punonjesve dhe te ulin shpenzimet, megjithese ata e pranojne qe kompania ka shume me teper punonjes sesa i nevojiten. Ata gjithashtu nuk kane mbyllur asnje nga publikimet e dobta te Politika, duke vendosur perkundrazi te punojne per rimekembjen e disa prej ketyre titujve.


Pavaresisht problemeve te saj, vete Politika mbetet gazeta me e rendesishme e perditeshme ne Serbi. Ne Tetor 2002, qarkullimi i saj ka arritur rreth 150,000 kopje, nje rritje e ndjeshme krahasuar me perfundimin e periudhes se Millosheviq, kur ajo shiste vetem 100,000 kopje, por ende teper larg shifres prej 250,000 kopje qe ka pasur disa vjet me pare.


"Ne kemi rikthyer respektin dhe besimin tek lexuesit," ka thene Ribnikar per IWPR. "Njerezit tani na besojne perseri".


Pa pritur qe Politika te filloje te jape fitime, WAZ po vazhdon me planet e saj per zgjerim, vecanerisht jashte kryeqytetit. Grupi eshte prane arritjes se marreveshjeve te tjera me botuesit e se perditeshmes Vijesti ne Malin e Zi dhe gazetes Dnevnik ne Novi Sad.


MBULIMI RAJONAL


E gjithe kjo skeme le te kuptosh perseritjen e modelit te Bullgarise, ku WAZ ka siguruar nje rritje te shpejte te influences se saj ne rajon.


"WAZ po e ben tregun e mediave me konkurues, por ata perbejne nje rrezik te vertete per shtypin lokal," ka thene milen Valkov, i cili drejton Bashkimin e Gazetareve te Bullgarise.


Edicionet e reja rajonale te Trud dhe 24 Ore ne Bullgari po shiten me cmime te njejta ose me te ulta se rivalet e tyre, dhe po sigurojne pjesen me te madhe te te ardhurave nga reklamat. Redaktoret e gazetave rivale thone se kjo perben nje denim me vdekje per gazetat e tyre.


Tzvetan Todorov, redaktor i gazetes Naroden Glas ne Lovech, kane shpjeguar se "Eshte e pamundur te drejtosh nje gazete normale ne nje treg dhe ambjent jo normal. Cmimet e ulta te WAZ po na heqin mundesine per te siguruar reklama".


Ne Janar 2003, Grupi Media WAZ Bullgari ka perfunduar nje shtypshkronje te re ne qytetin e Varna, e cila do te shtype edicionet lokale te gazetave te saj me te rendesishme. Spas Spasov, pergjegjes per reklamat ne te perditeshmen Narodno Delo te Varnas, nuk e di se si mund ti beje balle kesaj konkurence.


"Ne me veshtiresi po i mbijetojme monopolit te WAZ ne shtyp," thote Spasov, "por kercenimi me i madh per ne eshte monopoli mbi tregun e reklamave".


Hary Kasabov, kryeredaktori i Cherno More, nuk eshte kaq pesimist, por perseri eshte i shqetesuar nga taktikat e WAZ per uljen e kostos.


"Une nuk kam frike nga konkurenca e WAZ ketu ne Varna sepse ne ende jemi me te miret," thote ai, "por kete muaj ne jemi detyruar te ulim cmimin e gazetes sone me 25 perqind".


Nderkohe, 30 gazeta lokale kane krijuar nje shoqate te quajtur BAREM per te kundershtuar kontrollin e WAZ ne tregun e shtypit te shkruar. Drejtuesja e saj, Vesela Vaceva, ka thene se "Synimi yne nuk eshte vetem te perballet me monopolin e WAZ, por te kundershtojme te gjitha monopolet ne media".


TREGTIA DHE PERMBAJTJA


Opozita publike ndaj avancimit te pandalshem te WAZ eshte me pak e ndjeshme nga fakti qe ajo ka investuar kaq shume para ne sektorin e varfer te mediave ne Bullgari. Ndermjet viteve 1996 dhe 2000, investimet e WAZ ne Bullgari kane qene rreth 50 milion euro, dhe pritet qe grupi te investoje edhe 30 milion euro ne permiresimin e teknologjise, revista te reja dhe kushte me te mira pune per punonjesit.


Gazetaret te cilet punojne per gazetat e kontrolluara nga grupi nuk ankohen. Ata paguhen deri 30 perqind me teper sesa ne gazetat e tjera.


Gazetaret e WAZ thone gjithashtu se drejtuesit e rinj, dhe stabiliteti ekonomik qe ata kane sjelle, perbejne nje mundesi me te vogel per nderhyrje ne pavaresine editoriale. Sic thote Violeta Simeonova, analiste politike e gazetes 24 Ore per IWPR "Une mendoj se kryeredaktoret jane me pak te interesuar per te bere politikat e tyre private. Duhet thene se ka me pak direktiva politike".


Duke folur rreth operacioneve te WAZ ne Ballkan ne pergjithesi, Dr Beermann ka thene per IWPR se firma beson se permbajtja editoriale eshte "ne standarte te mira" dhe se stafi i tij e dine shume mire se "parimet baze te gazetarise jane te bazuara ne liri".


Nje ekspert i mediave ne Ballkan, Oliver Money-Kyrle, i cili eshte Drejtor i Projektit te Federates Nderkombetare te Gazetareve, eshte dakort deri ne nje fare mase.


"Ne te kaluaren, flitej gjithnje per nderhyrje, censure, ose nepermjet baroneve te shtypit te qeverise ose atyre lokal, te cilet kane pasur interesa te forta politike apo interesa te medha ekonomike te cilat kane influencuar politiken redaksionale te mediave te tyre per qellimet e tyre politike dhe ekonomike," ka thene ai per IWPR. "Natyrisht nese ekziston nje pronesi e huaj ne media, ky presion eshte me i paket per gazetaret".


Por Money-Kyrle ka thene se gazetaret ne Bullgari perballen ende me presione te fshehta, "per shkak te shoqerise se dobet civile dhe per shkak te organizatave te dobta te gazetareve, nuk ka nje presion te fuqishem mbi pronaret e mediave per te ruajtur cilesine e gazetarise. Ne kete menyre gazetaria mund te shnderrohet ne nje ndermarrje krejtesisht komerciale".


Disa lexues dhe pjese te mediave ne Ballkan mendojne se WAZ eshte fajtore per "uljen e standarteve profesionale". Eshte nje gje te ndryshosh dhe te modernizosh pamjen e vjeter dhe te lodhur te disa publikimeve, thone keta kritik, por krejtesisht dicka tjeter te ulesh standartet gazetareske dhe te fusesh ne perdorim sensacionalizmin dhe sharjet, dhe te gjitha keto ne emer te rritjes se fitimeve".


Nje gazetar i gazetes 24 Ore, i cili ka kerkuar qe IWPR te mos publikoje emrin e tij, ka thene se "Ne mund te botojme cdo gje qe terheq vemendjen. Se pari kemi filluar me gra te zhveshura, megjithese mendohet te jemi nje gazete serioze. Me pas, kemi filluar te botojme histori sensacionale, shume prej te cilave nuk jane te provuara".


"Ne po botojme shume artikuj ne lidhje me krimin dhe histori personale, por jo analiza serioze. Na thone se askush nuk eshte i interesuar te lexoje keto analiza".


Por cfare mendojne lexuesit? Arkitekti Georgi Hadjinikolov ble Trud dhe 24 ore sepse ai ndjek zhvillimet politike. Por ai eshte kritik ndaj te dyja ketyre gazetave.


"Pjesa me e madhe e informacionit qe japin eshte krejtesisht siperfaqesor," thote ai, "dhe nuk ka analiza serioze".


Duke gjykuar nga njerezit me te cilet IWPR ka folur ne Serbi, gjykimi i pergjitheshem duket me pozitiv. Ne fund te fundit, pothuajse cdo gje do te perbente nje permiresim ne krahasim me vitet e Millosheviq. Me dhenien fund te kontrollit te hapur politik, gazetaret e Politika kane me teper liri redaksionale. Po ti shtosh kesaj edhe permiresimin e pamjes se gazetes, atehere kjo perben edhe nje formule fituese.


Nikola Cubrilo eshte nje mbeshtetes besnik i Politika, dhe asnjehere nuk ka ndaluar se bleri dhe lexuari ate gjate viteve te Millosheviq, por "qe pas mberritjes se Gjermaneve dhe investimeve te tyre, gazeta eshte shume me e mire - mua me pelqen".


"Asnje gazete tjeter e perditeshme ne Serbi nuk krahasohet me Politika," thote ai. "Eshte serioze dhe profesionale".


Ne ndryshim nga Cubrilo, Marija Zivanceviq ka hequr dore nga kjo gazete kur ajo u be shume propagandistike, por ka filluar ta bleje perseri pas rrezimit te Millosheviqit.


"Qe prej asaj kohe Politika eshte bere gjithnje e me e mire cdo dite," thote ajo.


PUSHTET NE VAKUM


Pavaresisht se cfare thone ata te cilet e kritikojne, eshte e qarte se WAZ ka qene nje fryme e re per shtypin ne Serbi. Por ka mundesi qe gazetat rivale - te cilat jane po aq te interesuara te zhvillojne nje media te pavarur - do te shohin ekzistencen e tyre te rrezikuar nga pushteti ekonomik i WAZ dhe nga politikat e saj te shitjes, ne menyre te ngjashme me ate qe po ndodh ne Bullgari.


Keto vende nuk e kane luksin e ekonomive te shendeteshme dhe nuk kane as ligje te forta, te cilat ndihmojne ne Europen perendimore ne shmangien e ekseseve te praktikave te anti kompetitive ne biznes.


Njerezit ne rajon jane te ndjeshem ndaj ceshtjes se kontrollit te mediave dhe pronesise se saj. Disa kane frike se revolucioni ne shtyp i cila ka lejuar daljen ne skene te kaq shume zerave te pavarur mund te sjelle edhe monopole, te cilat pakesojne diversitetin e ketyre zerave.


Julie Poucher Harbin eshte nje gazetare e pavarur ne Sarajevo. Elena Yoncheva eshte nje gazetare e njohur televizive ne Bullgari. Vera Didanoviq eshte nje gazetare e revistes se perjaveshme Vreme ne Beograd. Drago Hedl eshte nje gazetar i se perjaveshmes Feral Tribune ne Split, Kroaci.


Africa, Balkans
Frontline Updates
Support local journalists