Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Interviste: Veton Surroi - Duke Ndare Rreziqet e Demokracise

Serbet duhet te ftohen te “ndajne rreziqet e ndertimit te demokracise se ardheshme” ne Kosove, thote gazetari i pavarur me i njohur ne province, Veton Surroi. Ai paralajmeron se refugjatet Serb nga Kosova do te gjejne ne Serbi nje vend “shume te keq per t
By IWPR

Veton Surroi eshte themeluesi dhe botuesi i Koha Ditore, gazeta e perditeshme kryesore ne Shqip ne Kosove. Nje aktivist politik per nje kohe te gjate - dhe bashkepunetor i rregullt dhe mik i IWPR - Vetoni eshte nje ze sinjal per demokracine ne Kosove.


Fillimi i Koha Ditore disa vjet me pare, nga nje staf gazetaresh te rinj dhe pa eksperience por teper te vendosur, shenoi nje kthim te rendesishem ne shoqerine Kosovare dhe perfundimin e komplekseve te persekutimit dhe mosbesimit tek vetja dhe mundesise per te vleresuar te drejtat e tyre.


Nje nga dy anetaret e pavarur te delegacionit te Shqiptareve te Kosoves ne bisedimet e Rambouillet, Vetoni ka luajtur nje rol kryesor ne shpetimin e procesit - duke vene firmen e tij i vetem ne pranimin ne princip, nje dokument te cilin Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK) e pranoi formalisht vetem disa jave me vone ne Paris.


Vetoni, 38 vjecar, per nje kohe te gjate eshte konsideruar si nje figure kyce politike e se ardhmes, por deri tani ka qendruar i pavarur nga politika e organizuar dhe thekson se eshte “thjesht nje gazetar”. Ai eshte sugjeruar per postin e ministrit te jashtem ne qeverine e perkoheshme te formuar nga Shqiptaret e Kosoves kohet e fundit. Koleget e tij, te cilet vazhdojne botimin ne ekzil ne Maqedoni, me shaka thone se si e vetmja figure politike e rendesishme qe ka qendruar ne province gjate gjithe bombardimeve, ai nuk mund te udhetoje shume dhe keshtu qe ai mund te jete minister i brendshem.


Si nje personalitet i ekspozuar shume ne Prishtine, ka pasur shume shqetesime dhe hamendje per sigurine e tij gjate muajve te fundit. Ne fillim te bombardimeve, pati edhe fjale qe ai ishte vrare. Keshtu qe mbremja e organizuar per rihapjen e nje bari te Prishtines per ridaljen e Vetonit dhe te shume Shqiptareve te tjere te Kosoves ishte nje rast i gezueshem. Nuk eshte thjesht vetem mire por edhe teper e rendesishme qe ai ka shpetuar. Duke shperndare cigaret qe kishte filluar te pinte gjate periudhes se izolimit, ai rifilloi pipen e tij te preferuar, dhe tonin e tij te zakonshem zyrtar por te ngrohte.


Te nesermen ne mengjes, ne u takuam perseri ne zyrat e Koha Ditore. Atje, ne diten e pare te bombardimeve, roja i nates i gazetes ishte vrare, dhe dukej se njesitet Serbe kishin pushtuar zyrat. Rreshti i gjate i kompjuterave, i cili vetem disa muaj me pare ishte i mbushur me gazetare te rinj te cilet shkruanin artikujt e tyre, ishte shkaterruar krejtesisht. Bombardimi i vazhdueshem i muzikes se MTV, i mbajtur me nje volum qe te cante veshin ne dhomen e redaktorit, ishte zevendesuar nga nje qetesi jo e zakoneshme.


Ne dhomen e kafese, ishin mbledhur nje grup gazetaresh te huaj, dhe nje interviste e planifikuar u kthye ne nje bisede te gjate dhe shume planeshe rreth eksperiencave te Vetonit dhe se ardhmes se Kosoves—e nderprere here pas here nga pershendetjet entuziaste te gazetareve te rinj qe ktheheshin ne gazete per te filluar serisht nga e para. Anthony Borden


IWPR: Ku keni qene gjate bombardimeve?


VS: Ka shume histori te ndryshme rreth meje. Disa prej tyre jane shperndare nga miqte e mij, me ose pa deshire, sikur une kam qene ne mal me UCK-ne [Ushtrine Clirimtare te Kosoves], si edhe qe une kam qene jashte Kosoves. Ka pasur bile edhe fjale qe kam qene me pushime ne Spanje. Por une gjithmone kam qene brenda ne Prishtine.


Heren e pare leviza sepse njerez me unifroma dhe te maskuar erdhen dhe i rane ziles. Por ne vend qe te hynin ne shtepine ku une po qendroja ata hyne ne shtepine e fqinjit dhe filluan te plackisnin. Ata se si u hutuan, dhe ne vend qe te vazhdonin me ne, u drejtuan per diku tjeter, dhe une munda te shpetoja. Te pakten mu dha rasti te ndryshoja ambjent dhe te levizja sepse qendroja gjithnje ulur.


Heren e dyte mu desh te levizja sepse e gjithe zona ku ndodhej shtepia qe banoja une ishte e rrethuar dhe njerezit po deboheshin me force nga shtepite e tyre.


E vetmja here qe kam takuar forca te armatosura, ishte hera e trete qe leviza, kur po zbrisja ne nje rruge. Ndersa une ecja, nje xhip i policise speciale ndaloi vetem 20 metra larg meje, dhe njerez te armatosur zbriten prej andej dhe u drejtuan nga mua. Une u tremba per vdekje. Por shpetova nga nje makine e ndermarrjes se sherbimeve, e cila u terhoqi vemendjen. Nuk ishte dicka normale qe punetoret e ndermarrjeve te sherbimit te shetisnin neper rruge: ata po plackisnin. Por meqenese plackitja ishte specialitet i policise dhe ushtareve, njerezit e armatosur shkuan pas tyre, dhe kjo me dha mundesine te largohesha.


IWPR: Perse qendruat ne Kosove?


VS: Ishte nje vendim moral. Si dikush qe kisha nenshkruar marreveshjen e Rambouillet, une ndjeva se kisha pergjegjesine per te qendruar. Nuk ishte e ndershme te thoje, epo mire, une e nenshkrova ate dhe tani do te qendroj jashte, dhe njerezit do te vuajne pasojat. Une gjithashtu kam qendruar edhe per shkak te Koha Ditore. Ne jemi rritur se bashku si nje familje, dhe mendova se ishte jo e drejte qe te ikja dhe ti lija te gjithe ketu. Ne e dinim se do te binin bombat dhe Serbet do te terboheshin. Ajo qe nuk dinim ishte shkalla e ketij terbimi. Por une mendova se ishte detyra ime te qendroja ketu.


IWPR: Cilat kane qene momentet me te veshtira?


VS: Kur une po qendroja me kater familje ne nje shtepi dhe kuptova se po vija ne rrezik jetet e atyre njerezve. Ata po tregonin force dhe solidaritet teper te madh, dhe une mendova se cfare kishin te benin detyrimet e mija morale me nje femije 13 vjecar i cili mund te vritej per shkak tim? Pra vendosa se duhet te largohesha. Ajo ishte pika me e ulet: kur e kuptova se isha bere nje barre dhe problem per kete shoqeri.


IWPR: A e kishit menduar se bombardimet do te zgjasnin kaq gjate?


VS: Per te qene i sinqerte, jo. Une nuk e kisha llogaritur drejt Slobodan Miloshevicin dhe kisha mbivleresuar NATO-n. Mendova se NATO-ja do te ishte shume me e shpejte ne goditjen e objektivave, por javen e pare ata dukeshin si motra te meshires. U terbova fare kur ata kerkuan si pretekst kohen e keqe dhe rete. Nje njesie te policise Serbe nuk i duhet shume kohe te djege nje fshat, por ata ishin atje lart ne qiell 10,000 metra duke bombarduar transmetuesit e televizionit. Ishte dicka shume irrituese.


IWPR: Po kur NATO-ja hyri ne Prishtine?


VS: Oh, shenjtoret po vinin.


IWPR: Kur kemi folur heren e fundit, vetem pak kohe perpara fillimit te bombardimeve, ju keni thene se enderra juaj e keqe do te ishte ne se te gjitha palet do te largoheshin nga procesi i paqes. Do te kishim nje periudhe dhune dhe pastaj do e riktheheshim aty ku ishim ne Rambouillet. A ka ndodhur kjo, apo a ka pasur ndonje perfitim politik per Shiptaret?


VS: Ne se Miloshevici do te kishte pranuar marreveshjen e Rambouillet, do te kishim pasur nje tranzicion mjaft me te bute. Do te kishim pasur kohe te perqendroheshim ne ndertimin e institucioneve ne vend te shtepive. Tani kemi nje popullsi te shkaterruar shqetesimi kryesor i se ciles eshte te riparoje nje shtepi te plackitur, apo te djegur, te filloje nga zeroja. Apo edhe te varrose pjestare te familjes.


Shqiptaret gjithashtu kane edhe ceshtjen e udheheqjes se tyre te pa zgjidhur. Dhe njerezit ne administraten nderkombetare duhet te zhvillojne kerkesat e tyre per pune sot. Kur i referohesh nje “fare lloj autonomie” per Kosoven, do te thote se ne te vertete nuk ke menduar per te. Tani ushtaraket e kane bere detyren e tyre, por ne anen politike, civilet nuk e kane bere akoma te tyren.


IWPR: Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK) po merr kontrollin e strukturave bashkiake dhe po vendos qeverine provizore te Hashim Thacit, por pa ndonje legjitimitet demokratik. A nuk keni frike se UCK-ja po merr kontrollin si nje force e pakontrolluar?


VS: Asnje force qe merr kontrollin nuk mund te kete legjitimitet demokratik. Tani kemi nje boshllek. Dhe ai po mbushet nga cdokush, vecanerisht ata qe kane dinamiken per ta bere kete, ashtu si UCK-ja.


Shume do te varet nga menyra se si do te krijohet administrata nderkombetare. Per fat te keq une nuk kam shume besim tek ajo, sepse do te duhet nje kohe e gjate per krijimin e saj, duke ndjekur nje model te inercise. Si rezultat, administrata nderkombetare do te perballet me dy zgjedhje te keqija. Ose do te duhet te pranoje keto inisiativa te reja, realitete te reja, dhe te bashkepunoje me to ne baze e disa kushteve. Ose ajo mund te mos pranoje ti njohe ato, dhe te dergoje Gjeneralin Jackson kunder tyre, gje te cilen une nuk besoj se ai do ta pelqeje shume.


IWPR: Por ose ju angazhoni autoritetet Shqiptare ose rrezikoni ti shfuqizoni ata dhe te mos zhvilloni nje kulture te re politike Shqiptare.


VS: Asnje nga keto alternativa nuk eshte e mire. Do te kete vetem zgjedhje te keqija. Zgjedhja ideale do te ishte nje administrate e forte nderkombetare qe ne menyre graduale e pason pushtetin tek nje dicka qe perfaqeson nje konsensus pune ndermjet Shqiptareve. Por une nuk mendoj se po vjen nje adminisitrate e forte nderkombetare, apo te pakten ajo akoma nuk eshte ketu. Ajo qe po vihet re tani eshte nje eksplorim i kompetencave. Administrata nderkombetare po krijon nje “territor te vecuar”, dhe po vendos se ku do te vendoset flamuri.


Keshilla ime do te kishte qene, perpara se te fillonte kjo, te dihej me saktesi se cfare do te behej dhe te kihej nje vizion i qarte per te ardhmen. Nje ze Shqiptar me i forte ne pergatitjen e prezences nderkombetare do te kishte shmangur shume probleme. Menyra me e lehte per te shtyre zgjidhjen e nje problemi eshte te krijosh nje grup pune, gje e cila po ndodh tani. Me mire do te kishte qene qe, qe ne diten e pare duhej te ishte thene: Une jam guvernatori ketu, zoterinj, dhe une po marr ne dore drejtimin, dhe dua bashkepunimin tuaj.


IWPR: Por Sergio de Mellor, drejtuesi i OKB ne Kosove, ka bere disa deklarata te ngjashme.


VS: De Mellor eshte ketu si nje perfaqesues i perkoheshem i nje gjendjeje te perkoheshme. Ai do te largohet se shpejti. OKB nuk duhet te kishte emeruar nje administrator te perkohshem. E di se nuk ka qene e lehte te gjehej nje kandidat qe te mbeshtetej nga te gjitha palet. Por ketu nuk eshte ceshtja per personalitetin. Problemi eshte qe kjo eshte nje administrate e perkoheshme e nje administrate te ardhshme, e cila edhe ajo eshte e perkoheshme.


IWPR: Po Shqiptaret? A munden ata te mbajne pergjegjesine e pushtetit?


VS: Kjo eshte pyetja me e veshtire.


IWPR: Ata kane formuar nje administrate provizore. A eshte e ligjeshme ajo?


VS: Standarit im per legjitimitetin jane zgjedhjet, te cilat tani nuk mund te mbahen, dhe ne rastin me te mire jo deri ne pranveren e ardheshme. Ne mungese te tyre, cdo gje duhet te behet me marreveshje. Ne Rambouillet, u ra dakort qe te tre fraksionet - UCK, Levizja e Bashkimit Demokratik (LBD) e drejtuar nga Rexhep Qosja dhe grupe te tjera me te vogla, dhe Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) - do te formonin nje qeveri me konsensus. Dy grupimet e para kane formuar nje qeveri te drejtuar nga Hashim Thaci. Por me qellim qe te jete me konsensus, grupi i trete duhet gjithashtu te jete dakort. Pra (udheheqesi i LDK) Ibrahim Rugova ka te drejten e vetos mbi te, dhe nuk do ta dorezoje ate lehtesisht.


IWPR: A mundet komuniteti nderkombetar te ndihmoje ne afrimin e tyre?


VS: Per kete ata do te kene nevoje per nje perkthyes Shqip-Shqip. Deri tani, une kam pare vetem nje mengjes pune.


IWPR: A mundet te transformohet UCK-ja ne nje parti te vertete politike?


VS: UCK-ja nuk eshte homogjene politikisht. Anetaret e saj kane bindje te ndryshme partiake. Do te shohim njerez qe do te levizin drejt qendrave politike, por keta jane te dobet dhe deri me tani me teper simbolik se sa te vertete.


IWPR: A eshte e nevojeshme nje parti e re?


VS: Une do te deshiroja te shihja nje tranzicion te modelit Spanjoll, ku shume levizje, edhe ato me ekstremet, u transformuan ne shtylla te partive te forta bazuar ne modelin Europian te se majtes dhe se djathtes. Por ne Kosove kjo nuk eshte realiste. Sepse njerezit tani do te thone, “Mire, dhjete vjet me pare me ka qelluar nje polic ne koke dhe ne baze te ketyre meritave une duhet te jem nje kandidat”. Ose “Kam luftuar”. Ose “kam qene ne burg”. Elementi i persekutimit do te jete nje idenitet i forte. Do te duhet kohe qe figurat politike te kuptojne se duhet te fitohet nje vote duke i thene popullit se si do te funksionoje sistemi i sigurimeve shoqerore.


IWPR: Pra per momentin nuk ka nje administrate ne Kosove?


VS: I vetmi administrator i forte qe kemi per momentin eshte Gjenerali Jackson, sepse ai e di se cfare po ben.


IWPR: Kjo le shume probleme, dhe askush nuk merret me zgjidhjen e mosmarreveshjeve te perditshme sociale?


VS: Absolutisht. Per shembull le te marrim mungesen e ujit per nje jave ne Prishtine. Nuk ishte vetem ceshtja se kush duhej ta rregullonte difektin. Ceshtja eshte, si nje qytetar qe ka nje problem, ke duhet te therras une: Jackson? Apo ndermarrjen e sherbimeve?


IWPR: Te marrim problemin e punesimit. Serbet pushuan nga puna Shqiptaret 10 vjet me pare dhe i zevendesuan ata me Serbe. Si do te arrini nje marreveshje mbi kete ceshtje?


VS: Mund te ishte gjetur nje zgjidhje me perpara. Tashme ky problem mund te zgjidhet vetem gradualisht. Po te them dicka te thjeshte, si per shembull kinemaja lokale. Te themi qe nga 12 punetore 6 Shqiptare jane pushuar nga puna. Aty jane punesuar 4 Serbe te tjere dhe ndoshta edhe ndonje Turk. Tani drejtori i kinemase nuk pranon te shfaqe filma amerikane per shkak te NATO-s.


Pra teorikisht ju mund te thoni se te gjithe ata qe jane pushuar nga puna mund te kthehen perseri aty. Ne qofte se te gjitha ata jane kety, e cila eshte dicka e pamundur. Shume njerez jane shperndare neper kampet e refugjateve dhe shume te tjere kane emigruar. Pastaj, edhe nese ata vijne, dikush duhet ti paguaje pagen mujore. Por me se? Administrata e OKB-se? Nese de Mellor fillon te kerkoje para tani, ai ndoshta ka per ti marre nga muaji prill i vitit te ardhshem.


Keto jane elementet e dekolonializimit, te transferimit nga pushteti i pakices ne ate te shumices. Ne qofte se tranzicioni do te kishte filluar me perpara, gje te cilen une e kam prpozuar prej vitesh, nje program per demokracine e ardhshme - si ne Afriken e Jugut, njelloj Konference mbi Demokracine ne Kosove - Serbet dhe Shqiptaret mund te kishin percaktuar se bashku rregullat e tranzicionit. Por tani cdo gje po behet ne kete menyre kaotike sepse ka pasur nje lufte.


IWPR: A e ka fitur Kosova pavaresine?


VS: Ky eshte fundi i Perandorise Otomane dhe tranzicioni drejt nje shteti post-modernist. Pra ju mund ta quani Kosonen si te doni. Por njerezit do te fillojne te kuptojne deluzionin nga 10 vjetet e shkuara. Pra qe nuk ekziston me nje Jugosllavi. Kur Sekretari i Jashtem Britanik Robin Cook te mberrije ketu, ai do te ulet ne territorin qe formalisht eshte pjese e nje shteti me te cilin vendi i tij nuk ka marredhenie diplomatike. Dhe askush nuk ka per ti kerkuar atij pasaporten apo vizen.


Ne kemi pare shkaterrimin e Jugosllavise Socialiste te Titos - nje proces i ngadalte dhe i dhimbshem. Sot ajo qe quhet Jugosllavi, nje vend qe nuk njihet nga OKB-ja, akoma mban flamurin e Titos, por drejtohet nga Serbia dhe nje i akuzuar per krime lufte. Mali i Zi doli nga kjo krize me nje demokraci me te forte. Dhe Kosova eshte nje protektorat nderkombetar. Ne Kine ka ekzistuar formula e dy sistemeve ne nje vend. Une mund te shoh sesi Kosova dhe Mali i Zi mund te pershtaten por per momentin kemi nje vend me tre sisteme krejtesisht te ndryshme.


IWPR: Cilat jane plane tuaja personale. A do te krijoni nje parti te re?


VS: Gjeja e pare qe kam menduar sot eshte se ku te gjej nje makine ekspresi per kafenene e Koha Ditore.


Nuk mendoj per momentin se vemendja ime duhet te drejtohet drejt jetes politike te organizuar. As nuk duhet te perdor energjite e mija per te kundershtuar linjen e pergjithshme te partive shqiptare gjate dekades se fundit, me sakte ate te historise se lashte te Ilireve ne Ballkan gjate dymije vjeteve te kaluara duke nxjerre automatikisht perfundimin se kjo u jep atyre te drejten per vetvendosje.


Une do te perqendrohem ne ringritjen e gazetes ne Kosove. Ne kemi nevoje per institucione demokratike shume te forta. Koha Ditore eshte nje institucion i forte qe i ka rezistuar luftes. Ajo duhet te jete e pavarur dhe te jete nje shtylle e kesaj shoqerie nepermjet se ciles qytetaret te fillojne te shohin nje fare normaliteti.


IWPR: Pse po largohen Serbet? A do te mbetet ndonje prej tyre?


VS: Levizja e popullsise Serbe nuk ka nisur nga UCK-ja. Nuk do te ishte e ndershme te thuhej qe Shqiptaret po i perzene ata. Mua nuk me pelqen kjo gje. Por thjesht kjo tregon intensitetin e levizjes se pendulit. Kjo eshte pjese e bastit qe Miloshevic dhe autoritetet Serbe vune. Ai luajti bixhos per te gjitha ose asgje, dhe humbi. Edhe njerezit ketu gjithashtu luajten bixhos per te gjitha ose asgje me Miloshevicin. Edhe ata humben. Nuk mund te instalosh fashizmin per dhjete vjet pa mbeshtetjen e shumices. Populli Serb e ka mbeshtetur fashizmin. Une besoj ne pergjegjesine kolektive. Por nuk besoj ne denimin kolektiv. Une nuk mendoj se populli Serb duhet te largohet se ka mbeshtetur fashizmin. Nepermjet Gjykates se Hages, ne mund te identifikojme individet, ndoshta nje numer te madh, por natyrisht individe te cilet ne nje menyre ose ne nje tjeter i kane bere keq Shqiptareve.


Tani qe nje mase e madhe e Serbeve po largohen, kjo po e ben te pamundur qendrimin e Serbeve te tjere. Ky eshte nje proces i vetnxitur, sepse askush nuk deshiron te mbetet i fundit. Gjithashtu ekziston edhe realiteti qe ata jane nje minoritet nen 10 perqind e popullsise e cila, brenda nje jave, ka qene deshmitare te nje ndryshimi dramatik ne gjendjen e saj. Gjate dhjate vjeteve te kaluara, ata kane qene administratoret koloniale dhe papritmas tani kane humbur te gjithe pushtetin. Ata e kane pare masen e madhe te shkaterrimeve te luftes, ata e dine se cfare kane hequr Shqiptaret, dhe ata kane frike se penduli do te ndryshoje krah dhe do te kthehet ne drejtimin tjeter.


Nese nuk eshte e mundur te ndalohet ikja e tyre tani, eshte e nevojshme qe administrata nderkombetare dhe Shqiptaret, te tregojne se ata e kane deren e hapur per tu rikthyer dhe ti ftojne ata te ndajne se bashku rreziqet e ndertimit te nje demokracie te ardhshme. Nje motivacion do te jete qe kur ata te shkojne ne Serbi, ata do te shohin qe ai eshte nje vend i shemtuar. Vetem brenda pak muajve, Kosova do te behet nje vend ku Serbet nga Serbia do te vijne te bejne pazar.


IWPR: A nuk duhet te kete nje komision te se vertetes?


VS: Fatkeqesisht eshte shume vone qe ai te ndihmoje me te vertete Kosoven. Por megjithate duhet te kete nje, te pakten per te ardhmen e vet Serbise. Populli Serb duhet te dije se cfare ka ndodhur ketu. Ne kemi kaluar nga lufta ne lufte dhe une kam degjuar njerez ne Beograd te cilet thone “ se populli Serb nuk e ka ditur se cfare po ndodhte”. Ne Kroaci, ne Bosnje, ata nuk e kane ditur se cfare po ndodhte. Por kjo nuk eshte e vertete. E verteta eshte se nese mbyll syte dhe veshet, natyrisht qe nuk do te dish. Edhe ne rastin e Kosoves, ata mund te zgjedhin vete qe te mos dijne. Por tani ata kane ne krye nje president te akuzuar per krime lufte te kryera ketu, e cila perseri sjell pergjegjesine kolektive. Ai eshte njeriu te cilin populli Serb ose e mbeshteti ose nuk beri shume per ta rrezuar nga posti.


IWPR: Ju permendni kaq shume probleme. A jeni optimist?


VS: Keto jane problemet e nje shoqerie ne zhvillim, dhe jo te nje shoqerie qe po shkon tatepjete. Keto jane dhimbjet e nje Kosove te re qe po ndertohet. Kosovaret kane dy motivacione te fuqishme qe ta bejne ate te suksesshme. Se pari, eshte shoqeria me moshe me te re ne Europe - 70 perqind e popullsise eshte nen 30 vjec. Se dyti, duke qenese kane kaluar kaq shume gjate gjithe ketyre viteve, nuk asnje mundesi qe kata njerez te lejojne qe gjerat te shkojne keq.


Ne gjithashtu kemi shume besim ne seriozitetin e treguar nga komuniteti nderkombetar ne kete krize. Ata, vecanerisht Bashkimi Europian do te deshirojne te ndertojne nje demokraci te qendrueshme ne kete zone. Kosova eshte nje eksperiment i mire, ajo mund te sherbeje si nje prove ne miniature e asaj qe ata mund te bejne, dhe ta bejne shpejt.


Anthony Borden eshte drejtori ekzekutiv i Institute for War & Peace Reporting.