INFLUENCA STABILIZUESE E BULLGARISE

Anetaresimi ne NATO do te inkurajoje Bullgarine te promovoje stabilitet ne Serbi dhe Maqedoni.

INFLUENCA STABILIZUESE E BULLGARISE

Anetaresimi ne NATO do te inkurajoje Bullgarine te promovoje stabilitet ne Serbi dhe Maqedoni.

Tuesday, 6 September, 2005

Kur parlamenti Bullgar ka diskutuar per here te pare per anetaresimin e vendit ne NATO 12 vjet me pare, pak njerez e konsideruan seriozisht kete plan. Por kete jave ne Prage, Bullgaria ka qene nje nder shtate vendet e Europes lindore te cilat jane ftuar te anetaresohen ne aleance. Bullgaria dhe Rumania do te jene gjithashtu dy vendet e pare ish komuniste te Ballkanit te cilat do te anetaresohen ne klubin Atlantik.


Bullgaret e konsiderojne anetaresimin ne NATO si nje simbol te pranimit te tyre ne komunitetin e demokracive Perendimore. Kjo eshte e rendesishme per Bullgarine, sepse ajo nuk eshte ne listen e vendeve kandidate per anetaresim ne Bashkimin Europian ne vitin 2004 se bashku me pese aplikantet e tjere - Slloveni, Sllovaki, Estoni, Letoni dhe Lituani - por shpreson te anetaresohet ne valen e dyte ne vitin 2007.


Bullgaret presin qe anetaresimi ne NATO te permiresoje gjendjen e veshtire ekonomike duke inkurajuar investitoret e huaj, te cilet kerkojne garanci te tilla stabiliteti politik. Pritet qe anetaresimi te jape nje shtytje marredhenieve te Bullgarise me fqinjet e saj, Greqine dhe Turqine, te dyja anetare te aleances, duke shtuar bashkepunimin ushtarak ndermjet tyre.


Bullgaria, ashtu si edhe Rumania, vuan nga nje korrupsion i shtrire ne te gjitha nivelet dhe ka trasheguar nje strukture ushtarake te tipit Sovietik e cila nuk eshte reformuar pavaresisht perpjekjeve te bera qe prej vitit 1999 per te ristrukturuar forcat e armatosura ne baze te planit masave te anetaresise ne NATO, MAP.


Anetaresimi ne NATO gezon nje mbeshtetje te gjithaneshme ne vend. Mbeshtetesit nuk jane vetem ne rradhet e Levizjes Kombetare te Simeonit te II, koalicioni i cili ka ardhur ne pushtet dy vjet me pare, dhe i cili eshte mbeshtetur shume tek ish koalicioni i qendres se djathte te Forcave te Bashkuara Demokratike, UDF, i cili ka qeverisur nga viti 1997 deri ne vitin 2000. Socialistet Bullgare te cilet e kane ndryshuar admirimin e tyre te vjeter per Bashkimin Sovjetik ne nje nacionalizem te moderuar gjithashtu thone se e mbeshtesin NATO-n po aq sa e djathta.


Njeriu i cili ka me teper merita per suksesin e Bullgarise ne anetaresimin ne NATO, eshte Solomon Passy, minister i jashtem qe prej vitit 2000 dhe nje partner i kreyministrit, Simeon Saxe-Coburg Gotha. Ambicioz qe Bullgaria te zhvillohet si nje demokraci perendimore dhe krejtesisht pro-Amerikan, Passy ka bere fushate per anetaresim ne NATO qe ne fillim te viteve Nentedhjete. Takimi i Prages me siguri do te jete pika me e larte e karrieres se tij politike. Sofia mund te luaje nje rol te rendesishem ne aleance, duke mbyllur hendekun e thelle qe ekziston ndermjet vendeve anetare te Europes lindore dhe Turqise - i vetmi shtet anetar Musliman i aleances.


Bullgaria eshte nje mbeshtetje e rendesishme per NATO-n ne Ballkan sepse ajo ka kufi me Serbine dhe Maqedonine, nje zone ku tensionet etnike jane treguar tashme se perbejne nje terren te mire per krimin e organizuar dhe ekstremizmin politik. Anetaresimi ne NATO do te inkurajoje Bullgarine te promovoje stabilitetin ne te dyja vendet.


Ne te kaluaren Sofia ka pasur marredhenie te veshtira dhe te tendosura me Maqedonine, si pasoje e pretendimeve historike te saj se Maqedonasit ne te vertete jane Bullgare.


Ky qendrim ka ndryshuar qe pas viteve Nentedhjete, kur nje brez i ri politikanesh kane dale ne skenen politike. Ivan Kostov, ish kryeminister dhe kryetar i UDF, ka qene i mendimit se nje demokraci moderne nuk mund te drejtohet nga idete e vjetra. Pas shperthimit te luftes ne ish Jugosllavi, Bullgaria ka shmangur me kujdes synimet nacionaliste ne kete zone dhe ka mbeshtetur nderhyrjen Perendimore ne Maqedoni.


Anetaresimi ne NATO do te forcoje vendosmerine e Bullgarise per te qendruar jashte konflikteve ne Kosove dhe Serbi. Sofia ka mbeshtetur sulmet ajrore te aleances ndaj Serbise ne vitin 1999. gjate periudhes se komunizmit, Bullgaret kane admiruar Jugosllavine per qendrimin e saj te paperulur ndaj Moskes dhe sot ata marrin pjese shpirterisht ne problemet e Serbise. Por kur vjen fjala per inisiativa Ballkanike, Sofia do te veproje vetem me mbeshtetjen e perendimit.


Ne te njejten kohe, siguria eshte problemi me i madh per vendin ne lidhjet me Maqedonine dhe Serbine. Kufinjte e saj perendimor jane dsestabilizuar seriozisht nga konfliktet atje dhe kontrabanda e amreve eshte shnderruar ne nje biznes teper fitimprures ne Bullgari. Ky biznes ka pasurur shume firma private, shume prej te cilave jane krijuar nga ish njerez te sherbimeve sekrete te kohes se komunizmit.


Disa dite me pare, qeveria ka pranuar se fabrika shteterore Terem ne veri lindje te vendit ka shitur ne menyre te paligjeshme pjese kembimi ushtarake per Sirine. Gazetat kane reaguar me shpejtesi duke thene se drejtori i saj i cili thuhet se ka nenshrkuar marreveshjen ka qene me origjine Turke, ashtu si rreth dhjete perqind e popullsise se Bullgarise. Ne kete menyre, historia rreth tregtise se paligjeshme te armeve eshte shnderruar ne nje histori rreth komplotit Musliman ne Ballkan.


Te moderuarit ne Bullgari shpresojne se anetaresimi ne NATO do te stimuloje reformat e metejshme ne ushtri. Por vetem anetaresimi nuk do te mund te ule kontrabanden e armeve. Sofia do te kete nevoje per nje ndihme te madhe nderkombetare nese Ballkani do te behet nje vend me i sigurte.


Nese BE vazhdon me planet e saj per te marre ne dore kontrollin e sigurise Europiane nepermjet Politikes Europiane per Sigurim dhe Mbrojtje, ESDP, ne bashkepunim me NATO-n, Bullgaria do te duhet te tregoje me teper se thjesht entuzismin e saj politik ne menyre qe te merret seriozisht.


ESDP do te kerkoje nje shtim te buxhetit ushtarak, si edhe shpenzime me te medha ne fushen e sherbimeve sekrete dhe investime ne nivel kombetar dhe nderkombetar.


Nen qeverine e tanishme, politika e jashteme e Bullgarise ka qene shume pro Amerikane. Ashtu si shumica e vendeve Europiane lindore, Bullgaret admirojne kulturen sipermarrese te Amerikes dhe jane mirenjohes ndaj Amerikes per mbeshtetjen e saj per zgjerimin e NATO-s. Megjithate, vendet anetare te cilat shpresojne te afrohen me teper me Europen nepermjet aleances do te duhet te punojne ne menyre me direkte me Europen ne te ardhmen.


Klubi i zgjeruar i Atlantikut do te krijoje nje marredhenie te re me Rusine bazuar ndermjet te tjerash edhe ne shqetesimet e perbashketa mbi Ballkanin.


Sofia ka ruajtur marredhenie miqesore me Mosken qe prej rrezimit te bllokut Sovietik. Ne te njejten kohe, ajo ka humbur shansin per t'u shnderruar ne nje ure ndermjet Rusise dhe Ballkanit.


Kjo ka ndodhur pjeserisht per shkak te qendrimit konfuz te Rusise ndaj Ballkanit. Moska shpesh deklaron se ka interesa ne kete zone por nuk ka thene ekzaktesisht se cilat jane keto interesa ne ambjentin e ri politik dhe ushtarak.


Megjithate, Rusia nuk ka kundershtuar seriozisht hyrjen e Bullgarise ne NATO. Si nje vend anetar i aleances, Sofia nuk do te ndikoje shume ne marredheniet e Moskes me Perendimin.


Aleanca dhe SHBA tashme kane zhvilluar marredhenie direkte me Rusine nepermjet keshillit NATO-Rusi dhe marreveshjeve te bashkepunimit.


Jeta ne Bullgari nuk do te ndryshoje shume pas takimit te Prages, sic ka paralajmeruar kete jave edhe ministri i jashtem ne radion kombetare. Por anetaresimi ne NATO do te kenaqe shume qytetare te cilet shpresojne se kjo do te ngreje me lart profilin e vendit dhe do te krijoje nje besim me te madh ne rradhet e investitoreve te huaj per te investuar ne vendin e tyre.


Milena Borden eshte Koordinatore e Projektit te Zgjerimit te BE dhe Sigurise ne Trustin Federal, nje organizate jo qeveritare ne Londer.


Frontline Updates
Support local journalists