INÇIZIMI I SREBERNICËS NGRITË TENSIONET NË SANXHAK

Konklikti rreth vërtetësisë së dy inçizimeve të ndryshme përkeqëson marrëdhëniet në mes të serbëve dhe boshnjakëve në Novi Pazar.

INÇIZIMI I SREBERNICËS NGRITË TENSIONET NË SANXHAK

Konklikti rreth vërtetësisë së dy inçizimeve të ndryshme përkeqëson marrëdhëniet në mes të serbëve dhe boshnjakëve në Novi Pazar.

Zoran Damjanovic, një polic nga Novi Pazari, druan se familja e tij është në rrezik, si rezultat i ndodhive para dhjetë vjetëve matan kufirit në Bosnën lindore.


“Kam larguar familjen time dhe nuk kam ku të kthehem derisa të vërtetohet se unë nuk isha pjesëtar i Shkorpionëve,” ai tha.


Foto të Damjanovicit, të publikuara në revistën javore të Beogradit, janë paraqitur nëpër posterë në tërë Novi Pazarin, qytetin më të madh të rajonit të Sanxhakut në Serbi.


Posterët pretendojnë se ai ishte pjesëtar i njësitit famëkeq paramilitar të përgjegjshëm për vrasajet masive të boshnjakëve në Srebernicë, lindje të Bosnës, në vitin 1995.


Inçizimi i cili tregon Shkorpionët duke ekzekutuar gjashtë civilë boshnjak nga Srebernica, shumica prej tyre adoleshentë, shokuan gjithë Serbinë pas shfaqjes në TV B92 në fillim të qershorit.


Posterët provokuan një reagim posaçërisht të dhunshëm në Novi Pazar, ku boshnjakët përbëjnë shumicën e popullatës.


Damjanovic, i cili ka arritur në këtë qytet nga Kosova, ku deri në vitin 1999 ka punuar i polic trafiku në Pejë, është ballafaquar me presione dhe kërcënime që atëherë.


Shfaqja e inçizimit të masakrës në Bosne ka shtuar presion në marrëdhëniet e tensionuara në mes të serbëve dhe boshnjakëve në Novi Pazar pak para dhjetë vjetorit të vrasjes së tyre.


Inçizimi i ekzekutimit të gjashtë meshkujve të Srebernicës, emrat e të cilëve janë në listën e 8.000 meshkujve dhe djemëve boshnjak nga Srebernica të vrarë në vitin 1995, së pari u tregua gjatë gjykimit të ish presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, në tribunalin e Hagës.


Stacionet televizive në Serbi atëherë ritransmetuan inçizimin. Gjashtë anëtarë të Shkorpionëve të cilët mund të vërehen në inçizim u arrestuan më pas në Serbi dhe Kroaci.


Por shpejtë pas transmetimit të inçizimit, në mes të qershorit, nacionalistët ekstrem Partia Radikale Serbe, SRS, presidenti i së cilës Vojislav Sheshel gjithashtu është në tribunalin e Hagës për krime lufte, tentuan të përgjigjen ndaj efektit të inçizimit.


SRS atëherë zbuloj inçizimin e një ushtari të armatës së Jugosllavisë në duart e ushtrisë së Bosnës. Inçizimi atëherë gjithashtu u transmetua nga stacionet televizive ne Serbi.


Të dy inçizimet janë bashkuar për të ngritur tensionet në Novi Pazar, ku diskutimet mbi krimet e luftës ndodhin vetëm brenda shtëpive por tani kjo ka filluar të ndodh edhe në rrugë.


Muenesa Gilic, psikologe vendore, thotë se ka ardhur koha për tu ballafaquar me të vërtetën dhe për angazhim në një debat më të hapur për luftërat në ish Jugosllavi.


Më herët, ajo shton, njerëzit kanë nguruar të shprehin mendimet e tyre për shkak të mungesës së fakteve solide.


“Koha për konflikt serioz ka kaluar,” thotë Gilic, duke parashikuar disa “diskutime të tensionuara ku njerëzit i tregojnë njëri tjetrit se ata kanë qenë në dijeni të krimeve por nuk i kanë zbuluar ato.


“Gjithmonë do të ekzistojë një grup i njerëzve të cilët nuk do të pranojnë se ndonjë krim është kryer, por kjo është e pashmangshme.”


Zibija Sarenkapic, e cila punon për një OJQ vendore, thotë se ajo beson se inçizimet kanë shkaktuar përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy grupeve etnike në Sanxhak.


“Novi Pazari ka pasur një mundësi të mrekullueshme për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara në mes të dy grupeve etnike por transmetimet televizive të ngjarjeve [në Srebernicë] kanë vonuar këtë mundësi,” ajo tha.


Mendimet e banorëve të Novi Pazarit rreth rëndësisë së dy inçizimeve doemos reflekton prapavijën e tyre etnike.


Sait, një boshnjak, thotë se ai ndihet më i zemëruar se kurrë rreth vrasjeve në Srebernicë.


Srebernica ishte një nga gjenocidet më të mëdha në histori, ai thotë, por askush nuk do të dijë saktësisht se çka ka ndodhur pasi shumë pak njerëz kanë mbijetuar për të dëshmuar për këtë rast.


“Srebernica ishte hakmarrje [e Serbisë] për Kosovën dhe për vitin 1389 [viti i betejës së Kosovës, kur Perandoria Otomane mundi Serbinë],” ai tha.


“Madje edhe vet Ratko Mladiq [komandanti i ushtrisë serbe të Bosnës, i akuzuar për gjenocid në Srebernicë] tha, ‘Ne kemi shkatërruar tiranët turq dhe jemi hakmarrë për Kosovën’.”


Serbët lokal, në anën tjetër, thonë se të gjitha krimet dhe masakrat duhet të dënohen derisa disa thjeshtë mohojnë se Srebernica ka ndodhur ndonjëherë.


“Inçizimi nga masakra e Srebenicës është i rrejshëm dhe kjo është e çartë për të gjithë,” tha Zlatko, një serb. “Serbet nuk kanë kryer krime. Krimet janë kryer ndaj serbëve por askush nuk flet për këtë.”


Në anën tjetër, Saco, një boshnjak i vjetër, thotë se inçizimi i ekzekutimit të serbit është i rrejshëm.


“Jam skeptik rreth kësaj pasi nuk mund të shohë çartë se çka është duke ndodhur,” ai tha. “Është e çartë se ata [serbët] dëshirojnë të fajësojnë palën tjetër.”


Azem Hajdarevic, kryetar i komunës në Novi Pazar, thotë se njerëzit duhet të kuptojnë të vërtetën për Srebernicën dhe të gjitha krimet e tjera.


Kryetari i komunës hedh poshtë faktin se inçizimi ka nxitur tensionet, por ai dënon tentimin e SRS për t’iu kundërpërgjigjë inçizimit të ekzekutimit.


Dy ngjarjet nuk mund të krahasohen sa i përket shkallës, ai insiston, dhe inçizimi i vrasjes së ushtarit serb ishte “tentim i dështuar për të shënuar pika politike.”


“Të gjitha krimet duhet të zbulohen,” ai tha. “Por nuk ishte e përshtatshme të transmetohet tani inçizimi i ofruar nga SRS, pasi një krim me proporcion shumë të madh ndodhi në Srebernicë.”


Milan Veselinovic, kryetar i bordit lokal të SRS, mbanë mendim të kundërt.


Inçizimi i Shkorpionëvë nuk ishte kredibil, ai insiston [edhepse njësiti paramilitar ka pranuar vërtetësinë e kasetës], derisa vetëm pamjet e siguruara nga SRS ishin të vërteta.


Veselinovic thotë se inçizimi i Shkorpionëve është transmetuar me qëllim politik. “Qëllimi është të serbët të turpërohen dhe etiketohen si popull i cili ka kryer gjenocid,” ai tha.


Derisa mbështetësit e inçizimeve rivale po përplasen, shumë boshnjakë janë duke u pregaditur për të udhëtuar në Srebernicë për të marrur pjesë në dhjetë vjetorin e vrasjeve.


“Unë do të shkoj në Srebernicë pasi mendoj se është obligim i imi të shkoj atje,” tha një adoleshent. “Por nuk më pëlqen si e gjithë kjo është kthyer në një çështje politike.”


Alma Risvanovic dhe Prvoslav Karanovic janë bashkëpunëtorë të IWPR/BIRN


Frontline Updates
Support local journalists