Ikja Permes Flakeve Dhe Loteve

Serbet ne Kosove po perballen me zgjedhjen me te veshtire. Me zjarret e fundit, shume prej tyre po mbledhin plackat dhe po drejtohen per ne “shtepi” Serbi.

Ikja Permes Flakeve Dhe Loteve

Serbet ne Kosove po perballen me zgjedhjen me te veshtire. Me zjarret e fundit, shume prej tyre po mbledhin plackat dhe po drejtohen per ne “shtepi” Serbi.

Thursday, 10 November, 2005

Flaket u ngjiten lart ne qiell mbremjen e kaluar ne Fushe Kosove.


Pak kilometra jashte Prishtines, kjo eshte zemra e vendit, pothuajse krejtesisht e pa banuar nga Serbet. Kjo zone eshte gjithashtu edhe vendi ku ka ndodhur beteja famekeqe e vitit 1389 ne te cilen - sipas mitologjise kombetare - Serbet u munden nga Otomanet. Dhjete vjet me pare, ky vend ishte pika e nisjes se projektit per Serbine e Madhe te Slobodan Miloshevicit, i cili foli para nje turme prej rreth 1 milion Serbesh te mbledhur me rastin e perkujtimit te 600 vjetorit te betejes.


Por zjarri i tanishem nuk eshte festim. Nje shtepi e madhe prone e nje Serbi po digjej, nen syte e nje turme te vogel njerezish. Ata shpjegonin se kjo ishte “hakmarrje”.


“Ne kemi vendosur te mos largohemi, te pakten per momentin,” thote nje burre Serb. “Por ata qe kane vendosur te largohen, po djegin shtepite e tyre ne shenje hakmarrje ndaj Shqiptareve.”


Banoret shpjegonin se Serbet lokale po perpiqeshin te organnizonin nje lloj vete-mbrojtje te paarmatosur. Te frikesuar se NATO-ja do te perpiqet te sjelle Shqiptaret ne qytetin e tyre, ata po ngrene nje skeme per “kontrollin e lagjes”, duke vendosur njerez neper qoshet e rrugeve te cilet kontrollojne ato dhe sherbejne si vezhgues.


Ne zona te tjera, ku Shqiptaret dhe Serbet jetonin se bashku, Serbet po mbajne nje qendrim me te drejt per drejte. Ne Prishtine, apartamentet po digjen gjate dites. Dje ne mbremje, nje shtepi e madhe me kater apartamente u dogj, me sa duket nga policia Serbe. Sipas fqinjeve, aresyeja ishte se dy nga apartamentet ishin te banuara nga Serbe, por dy te tjeret ishin Shqiptare. Meqenese Serbet po largoheshin, ata nuk deshironin qe Shqiptaret te mund ti merrnin ato. Dhe menyra me e mire per tu siguruar ishte qe te digjnin te tere ndertesen.


Asgje nuk mund te tregoje me mire ndjenjen e konfuzionit dhe te humbjes se mendjes ne mes te Serbeve te Kosoves, se sa skena e ketyre Serbeve qe shkaterrojne pronat e tyre si nje sulm te fundit kunder kundershtareve te tyre etnik. Ndersa politika e Beogradit tashme eshte komplet konfuze, trupat e NATO-s qe po hyjne ne province, dhe ushtaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) te cilet po dalin haptazi ne disa zona, Serbet e Kosoves e ndjejne se askush nuk mund ti ndihmoje ata, keshtu qe e vetmja gje qe i mbetet eshte thjesht shkaterrimi, dhe ndonjehere edhe vetshkaterrimi.


Vete Serbet e Kosoves jane viktima te medias se regjimit Jugosllav, e cila i ka rene per vite me rradhe daulles se rrezikut te “terroristeve” Shqiptare dhe, gjate muajve te fundit te bombardimeve, tmerreve te “vrasesve, agresoreve fashiste te NATO-s”. Ata jane me te vertete te friksuar nga mberritja e trupave nderkombetare, dhe nga rikthimi i Shqiptareve. Ashtu si edhe ne rastin e Serbeve te cilet u larguan nga Krajina ne Kroaci me 1995 dhe nga Sarajevo me 1996, duket se - krahas shqetesimit te bazuar per sigurine e tyre - edhe vete propaganda e tyre po kontribuon ne kete largim.


Ne pjesen jugore te provinces, familjet kane ngarkuar makinat dhe jane larguar. Ata i kane mbushur makinat e tyre jo vetem me veshje dhe gjera personale por edhe me pjatalarese, ene kuzhine dhe pajisje dhe bicikleta per femije - duke sugjeruar se ata presin te qendrojne larg per shume kohe. Ata thone se planifikojne te shkojne ne Serbi per nje fare kohe, dhe me vone do te vendosin se cfare do te bejne. Por vecanerisht ne zonat si, ne jug dhe juglindje, te cilat jane pothuajse te banuara nga Shqiptare, duket pak e veshtire qe ata te kthehen ndonje here.


Nje karvan Serbesh ne makina private jane mbledhur ne Stimlje, nje fshat i madh prane Prizrenit, per te udhetuar permes Prishtines per ne Serbi. Gjate rruges, duke kaluar ne nje zone te kontrolluar nga UCK-ja, ka pasur disa here shkembime zjarri. Njoftimet nga deshmitare okular Serb thone se ndoshta kane qelluar te paret njerezit nga karvani. Por eshte njoftuar se nje femije eshte vrare, dhe disa njerez te tjere jane plagosur.


Brenda ne Prishtine, Serbet kane provuar vete doren e ashper te ushtareve te NATO-s. Tanket e NATO-s levizin neper rruge, dhe trupat Britanike patrullojne me automatiket e tyre ne dore, dhe mesazhi qe ata japin eshte i qarte.


Ne qender, 300 metra nga Grand Hotel, Veselin Jovovic, nje oficer policie Serb ne rezerve eshte qelluar dhe vrare nga KFOR. NATO-ja ka thene se ai ishte i dehur dhe i armatosur, dhe nuk ka pranuar te ule armen e tij. Gjithashtu ne Prishtine, nje grup Serbesh ne uniforma paten nje mosmarreveshje me ushtaret Angleze dhe menjehere - dhe ne menyre shume te ashper - u detyruan te dorezonin armet dhe u arrestuan.


Incidente te tjera te dhuneshme, ndermjet Serbeve dhe forcave te NATO-s dhe ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve, jane njoftuar edhe ne vende te tjera ne province - duke perfshire vrasjen e nje polici Serb, dy ushtareve, dhe nje civili prane Vranovac, te cilat jane njoftuar nga zyrtaret Jugosllave te Dielen. Askush nuk eshte arrestuar per sa i perket ketyre incidenteve. Por duke theksuar se forcat nderkombetare kane carmatosur rreth 70 ushtare te UCK-se, zedhenesit e NATO-s kane theksuar neutralitetin e misionit te tyre.


Megjithate edhe ne se eshte e vertete, do te jete e veshtire qe Serbet ta besojne kete, apo ta shohin shfaqjen e forces se NATO-s si ndonje gje tjeter pervec se nje sinjal te qarte, ne mos nje kercenim te drejt per drejte per ta. “Ata vrases dhe dhunues”, thoshte nje plak Serb ne rrethinat e Prishtines, duke ju referuar ardhjes se trupave te NATO-s. “Cfare duan ata ketu?”


Disa Serb, vecanerisht ne Prishtine, e kuptojne se per momentin, ne se ata do te vazhdojne te qendrojne ketu, ata do te mund te bejne edhe ca para. Qerate afat shkurtra te apartamenteve per te huajt, vecanerisht gazetaret, jane ne shifra astronomike - deri 3,000 Marka Gjermane (1,615 USD) ne jave per nje apartament modest. Me mungesen e ujit, disa njerez me fat qe banojne ne ato zona ku ka uje te rrjedhshem, kane filluar te marrin para per perdorimin e banjove dhe dusheve te tyre. Edhe ne kete fushe, Shqiptaret kane kontrollin, sepse duke pasur familje te medha, kane edhe shtepi te medha dhe mund te komandojne shuma gjithnje e me te medha.


Megjithate, problemi me i madh per Serbet eshte se si te jetojne me fqinjet. Vetem ata Serbe te cilet jane shume te sigurte se nuk e kane mbeshtetur regjimin besojne se - pavaresisht rreziqeve - ata mund te vazhdojne te jetojne me Shqiptaret e rikthyer. Te tjeret do te jene te shqetesuar se jane vene ne shenjester nga Shqiptaret per t’u hakmarre. Keto kalkulime te veshtira duhet te bejne Serbet ne keto dite kaotike.


Por ndjenja qe dominon per momentin, te pakten ne mes te Serbeve, eshte konfuzioni. Serbet qe punojne ne administrate dhe sektorin publik nuk kane marre ndonje urdher ne se duhet te qendrojne dhe te perpiqen te rivendosin nje fare normaliteti - apo te lene cdo gje dhe te largohen. Ne pergjigje te pyetjeve te gazetareve rreth situates, ata pergjigjen me nje pyetje tjeter: “Duhet te qendrojme apo te largohemi?”


Ushtaret e forcave Jugosllave, nderkohe, nuk kane keto dilema. Shume prej tyre u eshte zgjatur sherbimi per shkak te fillimit te fushates se NATO-s, duke i detyruar te durojne ashpersine e ofensives se NATO-s ne Kosove. Terheqja e tyre, deri tani, duket se eshte duke u kryer ne perputhje me skemen e tyre te terheqjes se organizuar.


Por per disa ushtare, edhe kjo nuk mjafton. Ata tani deshirojne te largohen me njehere nga territori te cilin kishin premtuar se do ta mbronin deri ne vdekje.


“Une mund te nderroja rrobat, te hypja ne nje autobus dhe te largohesha menjehere,” thote nje ushtar nga Beogradi. “Por une nuk do te largohem pa shoket e mi.” Ai dhe kater shoke te tij ushtare jane bere shume te afert si rezultat i eksperiencave qe kane kaluar se bashku gjate bombardimeve, dhe kane premtuar te kthehen ne shtepi se bashku sipas skemes se percaktuar.


Nje ushtar tjeter, nga Cacak, ne Serbi, kerkoi telefonin celular borxh nga nje gazetar per te marre ne shtepi. Kur foli me mamane dhe gruan e tij, ai premtoi shume here se do te kthehej brenda tre ose kater diteve. “Mama, do te kthehem se shpejti ne shtepi,” thoshte ai, me syte qe i mbusheshin me lot. “Kjo gjendje me ben te ndjehem keq.”


Autori eshte nje korrespondent i IWPR ne Prishtine, emri i te cilit nuk publikohet.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists