Humbja E Lavdishme, Terheqja Fisnike

Nuk eshte e pamundur qe ofensiva e rrezikeshme e NATO-s te kete sukses, megjithese ajo ndoshta nuk do te kete sukses ashtu si e pret NATO.

Humbja E Lavdishme, Terheqja Fisnike

Nuk eshte e pamundur qe ofensiva e rrezikeshme e NATO-s te kete sukses, megjithese ajo ndoshta nuk do te kete sukses ashtu si e pret NATO.

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Po rritet frika qe ofensiva ajrore e NATO-s do te perkeqesoje katastrofen humanitare, te cilen ajo ishte planifikuar te shmangte. NATO thote se qeveria Serbe ka liruar kriminele te cilet u jane bashkuar grupeve paraushtarake qe veprojne ne Kosove. Ne Beograd, ajo cka mbetetet nga media e pavarur njofton se komandanti paraushtarak Zeljko 'Arkan' Raznatovic ka bere thirrje per vullnetare te rinj per te luftuar ne Kosove.


Megjithate, nuk eshte e pamundur qe ofensiva e rrezikeshme e NATO-s te kete sukses, megjithese ajo ndoshta nuk do te kete sukses ashtu si e pret NATO.


Skenari me i tmerrshem permban dy luftera. Ne njeren, NATO merr ne dore kontrollin nga ajri. Goditjet e avioneve i rrijne si cekan mbi koke bazave te policise Serbe dhe ushtrise Jugosllave, sistemeve te komunikimit dhe infrastruktures se qeverise. Avionet gjuajtes A-10 me topat e tyre qe qellojne me predha qe shpojne edhe mjetet e blinduara, mund te fluturojne ulet dhe te shkaterrojne mjete te blinduara dhe artilerine qe vepron ne Kosove. Por ne kete skenar, Serbia nuk dorezohet.


Ne vend qe te terhiqen, policia Serbe dhe ushtaret e Ushtrise Jugosllave godasin te vetmit objektiva qe mund te goditen lehte, te mbeshtetur nga njerezit e egjer te paraushtarakeve, ne mes tyre specialistet e terrorit dhe te pastrimit etnik te Arkanit. Por per shkak te luftes nga ajri, ata nuk mund te perdorin mjetet e blinduara dhe artilerine. Keshtu qe Ushtria Clirimtare e Kosoves eshte ne pozicion te barabarte, ndoshta disi me pak e stervitur, por e pajisur njesoj ndoshta edhe me mire, teper e motivuar dhe njesoj e eger.


Mund te mendohet se ne se kjo lufte e trupave te crregullta shperthen, cdo njeri me nje minimum humaniteti dhe me pak kurajo do te perpiqet te largohet. Beteja do te behet per kontrollin e nje toke te djegur.


Ky eshte skenari me dramatik, dhe ka kater alternativa ndaj tij. E para eshte qe NATO te dergoje trupat tokesore ne terren per te parandaluar kete, gje e cila deri tani eshte perjashtuar nga udheheqesit politike te aleances. Alternativa e dyte eshte qe, perpara se te shpertheje ky tmerr, NATO te pranoje qe ka nenvleftesuar mundesite e Presidentit Slobodan Miloshevic qe ti lere qytetaret Serbe te vuajne, te nderprese ofensiven ajrore dhe te perpiqet te ktheje klimen e bisedimeve. Duke qene se Miloshevici do ta kete mposhtur aleancen, ai mund te refuzoje me krenari bisedimet, dhe per me teper, te vazhdoje te ndeshkoje edhe me keq Shqiptaret e Kosoves.


Alternativa e trete eshte ajo qe NATO thote se deshiron me teper: Miloshevic ngre telefonin per te njoftuar se ai do te pranoje marreveshjen e Rambouillet dhe do te terheqe menjehere forcat e tij nga Kosova. Ne kete pike bota do te zbuloje ne se marreveshja e Rambouillet eshte akoma mbi tavoline, apo ne se ofensiva ajrore i ka rritur pretendimet dhe e ka bere qendrimin e Kosoves brenda Jugosllavise te pamundur. Sido qe te jete, ne rast se Grupi i Kontaktit nuk i jep edhe dicka tjeter, psh. rindertim ekonomik, kjo alternative do te thote humbje totale per Miloshevicin.


Pra edhe ne rastin me te keq, Miloshevic mund te kete hapesire per te manovruar, per te nxjerre sado perfitim te vogel nga kthetrat e humbjes. Alternativa e katert, eshte qe Miloshevici e kupton qe ai nuk mundet ta mundi NATO-n, dhe as te rezistoje ne se aleanca ruan deshiren dhe bashkimin per te goditur forcat e tij per dite dhe jave me rradhe. Dhe duke e ditur kete, ai mundet te perqafoje humbjen dhe ta ktheje ate, ne se jo ne nje fitore, te pakten ne mbijetese.


Nje prej miteve historike kryesore te Serbise eshte humbja e lavdishme me 1389 e Betejes se Fushe Kosoves, e cila i dha fund perandorise Serbe ne mesjete dhe duke vendosur dominimin Otoman ne Ballkan. Me ato fakte qe ekzistojne, duket nje pamje shume e ndryshme. Ushtria qe luftoi ndaj Otomaneve nuk ka qene vetem Serbe; pala jo-Otomane nuk e humbi kete beteje; dhe edhe ne se e kishte humbur, rezultati nuk mund te kishte shkaterruar perandorine Serbe sepse ajo eshte shembur qe ne 1355, nje brez me pare. Por per ata qe bejne mite qe prej kater shekujsh, Fushe Kosova ka qene nje humbje e lavdishme.


Me e bazuar ne fakte, por me te njejten mundesi per te mobilizuar ndjenjat kombetare, eshte historia e eksodit nga Kosova me 1690. Per t`u shpetuar raprezaljeve Otomane pas deshtimit te nje kryengritjeje Serbe dhe nje ofensive Austriake, Patriarku Ortodoks Serb Arsenije udhehoqi mbi 30,000 familje per te dale nga Kosova drejt veriut.


Pergjate shpirtit te humbjes se lavdishme, historia Serbe permban edhe terheqjen fisnike. Ne fillim te vitit 1996, ndersa filloi zbatimi i marreveshjes se paqes se Dayton, udheheqesit e Serbeve te Bosnjes evakuan Serbet nga Sarajevo, duke perdorur forcen per te detyruar ata qe nuk deshen te leviznin. Perseri, terheqja fisnike, me mire dhe me e sigurte se te jetosh nen nje sundim.


Nuk eshte dicka e paimagjinueshme te mendosh se Slobodan Miloshevic, i cili eshte mesuar me manipulimin afat shkurter te krenarise kombetare Serbe, mund te perdore perseri keto simbole te fuqishme historike. Nje thirrje nga Beogradi per Serbet e Kosoves qe ata te kthehen ne vendin ame Serbi, jashte kthetrave te armiqve te tyre dhe atyre qe bejne plane kunder tyre, do te jete ne gjendje te evokoje kujtimet e viteve 1389 dhe 1690.


Pra ka mundesi qe ofensiva ajrore te mbaje te hapur deren, neper te cilen Miloshevici te dergoje njerezit e tij ne shtepi. Por ndersa ata te largohen, dhe vecanerisht ne se forcat paraushtarake kane filluar te veprojne, do t`u jepte atyre me teper kenaqesi qe te lene prapa nje Kosove te demtuar ne menyre te pariparueshme.


Dan Smith eshte drejtor i Institutit Nderkombetar te Kerkimeve per Paqe (PRIO), Oslo, dhe kryetar i bordit te IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists